Provimi për vendet e lira të punës, 200 mësuesit që duhet të korrigjojnë të dhënat

March 8, 2018 20:20

Provimi për vendet e lira të punës, 200 mësuesit që duhet të korrigjojnë të dhënat

Pas verifikimit të të dhënave të dorëzuara nga vetë mësuesit gjatë fazës së aplikimeve, Qendra e Shërbimeve të Arsimit bën me dije se për qindra kandidatë janë evidentuar pasaktësi. Në rast se këto pasaktësi nuk korrigjohen, atëherë mësuesi rrezikon të mbetet jashtë garës për emërimet e reja që do të bëhen në arsim përgjatë këtij viti, pasi nuk do të lejohen të hyjnë në testim.

Në vijim të shkrimit gjeni të plotë listën e 200 mësuesve që duhet të paraqiten për të korrigjuar të dhënat e tyre. “Të gjithë kandidatët e mëposhtëm të testimit të informatizuar duhet të komunikojnë me RASH për saktësimin e të dhënave, me qëllim përfshirjen në listë për dhënien e provimit. Në kolonën e fundit është shënuar dhe problematika juaj që duhet të korrigjoni. Kontakt i RASH (Rrjeti Akademik Shqiptar) është: [email protected]”, bëjnë me dije ekspertët e QSHA-së.

LISTAMësuesit që duhet të rregullojnë të dhënat

 

p.k/dita 

March 8, 2018 20:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*