Provokacjet e Muchit si pickimet e mizave

July 20, 2018 16:16

Provokacjet e Muchit si pickimet e mizave

Nga Sadik Bejko

Mendoj se për ndreqjen e marrëdhënieve shqiptaro-serbe të gjesh dikë më të papërshtatshëm, dikë si Mustafa Nano, nuk ka gjetje më të dështuar.

Mustafai sa do të rreket të hidhet lart, të kapet dhe nga lidhësat e këpucëve për të kërcyer përpjetë, nuk mundet të bëjë tjetër veç të bjerë mbi hundën e vet.

Ata që hoqën Fatos Lubonjën nga ky rol i provokimit të shqiptarëve në favor të serbëve, për ta zëvendësuar me Much Nano, nuk e kanë menduar fort mirë.

Qoftë Muchi, qoftë Lubonja i kanë shërbyer interesit të xhepit të vet me lapsin e publicistit. Asgjë më shumë. Kanë parë nga anon lexuesi i momentit, çfarë kashte a tallashi preferon ai i frustuari, militanti, lexuesi agresiv, ai njeriu me sy të verbër e me mendje të skizofrenuar… dhe kanë shkruar për t’i shërbyer atij. Për ta majisur dhe më keq një situatë të të sëmurëve në reaminacion. Kjo rrit tirazhin, rrit audiencën. Kjo të afron me shefat politikë kombëtarë a ndërkombëtarë. Ti kështu e ndez, e mban gjallë skizofreninë politike që prej vitesh e ka çmendur këtë vend. Por kjo nanove u ka dhënë përfitime, emër… etj, etj. Këta janë gazetarë tipikë të prerë për kohëra të skizofrenisë kolektive, të amokeve politike, të krizave pëlcitëse e përsëritëse.

Ç’mund të bëjnë këta në kohëra të qeta? Mund të bëjnë provokacja.

Ja, Berisha, që ishte demi i korridave politike dhe i tërbonte stadiumet e majta, u tërhoq pak anash. Sa para janë bërë nga ata gazetarë duke ndërsyer militantë kundër Berishës, ose e kundërta, me ndërsimin ndaj Ramës? Kanë fituar edhe duke mbajtur qëndrime kozmopolite, duke u vetëshpallur qytetare të botës në dëm të qytetarisë e nacionalitetit shqiptar.

Mustafa Nanua thotë se s’ka asgjë që në Beograd a Sërbi të jetë e huaj për mua. Dakord, po dallimet tona nuk janë ekologjike, që të kanë të bëjnë me klimën e natyrën. Nuk janë as kulinarike, që të kenë të bëjnë me kuzhinën a pijet. Nanua thotë që mund të kemi përzierë dhe gjakun me serbët. Sado që kjo puna e gjakut në Ballkan nuk të lë të painteresuar, dallimet mes shqiptarëve e serbëve nuk janë as të natyrës biologjike.

Janë dallime të kulturës sonë, të narrativave kulturore, të miteve, të prodhimit intelektual gati shekullor që ka helmuar mendjet. Ka me qindra libra të botuara dhe në Evropë që lartësojnë serbët e përçmojnë shqiptarët. Ka elaborate të akademikëve që projektojnë zhdukjen e shqiptarëve. Dhe që institucionet shkencore e kulturore serbe nuk i kanë mohuar as nuk janë distancuar prej tyre.

Janë histori masakrash e pushtimesh, përdhunimesh në kurriz të shqiptarëve.

A mundet me provokacjet e tij të na hedhë hi syve Nanua?

Kam qenë në Beograd më 2012. Mora pjesë në një konferencë rajonale shkrimtarësh si i ftuar nga PEN-i i Beogradit, me pjesëmarrjen dhe të John Ralston Saul, president i PEN Internacional me rezidencë në Londër. Kam recituar në mbledhje me shkrimtarë të PEN-it internacional atje. Kam shëtitur në Kalimegdan, kodrën historike të Serbisë. Më pëlqejnë organizimet kulturore me shumë seriozitet në Beograd.

Udhëheqësit e këtyre institucioneve përfaqësuese të shkrimtarëve veç që janë artistë, janë dhe figura të diplomacisë së lartë të Serbisë. Serbët kanë institucione të shkëlqyera kulturore. Zyrat e PEN-it në Beograd janë nga më të mirat. Mikpritja e tyre, sjellja e shkrimtarëve, e kolegëve është e qytetëruar. Vërtet gjellët, pijet, ajri, rrugët, pamjet e lumit përmes qytetit në Beograd nuk kanë të sharë.

Mund t’i shijoj këto mirësi e hijeshi ashtu si një vizitë në cilindo qytet historik në Europë, si në Linz në Austri, në Antverpen, në Pragë a në Budapest. Vizitë dhe nga pikëpamja turistike e mrekullueshme. Takime mbresëlënëse me kolegë shkrimtarë, botues, gazetarë. Kështu është, kështu të ndodh po të shkosh në Beograd. Dhe pastaj secili në punë të vet. Sipërfaqësor dhe elegant në shije e në sjellje. Si të ishe një turist.

Përtej dukjeve dhe atraksioneve me vlerë që duhen shijuar, përtej pritjeve, përtej takimit formal mes shkrimtarësh që vetëm se ndodh, duhet falënderuar… mbetet diçka që duhet rindërtuar e forcuar…, që duhet shoqëruar me përkthime e njohje të ndërsjella të shkrimtarëve këndej e andej… Ndryshe, kjo ndodhje në Beograd ashtu si dhe në një vizitë në Tokio, në Japoni, mbetet ushqim i mirë për përvojat e udhëtimeve nëpër botë. Një takim që e vë në kujtesë, e vë në fotografi vizitën në Beograd e asgjë më.

Vërtet e shijova Beogradin. Por… më duhej që ta shtypja kujtesën përkohësisht.

Nuk i kemi pushtuar ne serbët, ata e kanë bërë diçka të tillë. Nuk kemi ne ndonjë Çubriloviç, apo Ivo Andriç që kanë projektuar vrasjen e zhdukjen e shqiptarëve. Dhe projektet e tyre ende zyrtarisht respektohen.

Para se të shkoja në Beograd më 2012, një kolegu im gjuhëtar, pedagog i UT, më tha se pak muaj më parë ishte mbajtur një konferencë e studimeve albanologjike nga katedra e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në Universitetin e Beogradit dhe nuk ishte ftuar asnjë referues shqiptar. Kaq të padenjë dhe shkencërisht në albanologji qenkan shqiptarët? Ndaj kujdes në Beograd, më tha kolegu im.

Sigurisht, jo vetëm për këtë isha i ftohtë në Beograd. Isha kështu dhe do të mbetem në ngricë derisa kolegët e kulturës së lartë në Beograd të marrin përsipër të ndreqin diçka thelbësisht të deformuar në narrativat mbi marrëdhëniet tona. Është produkti helmatosës kulturor, jo vetëm ai politik, që i bën serbët e thjeshtë të na urrejnë, ashtu si para disa javësh në Rusi kur tifozët serb në ndeshjen me Belgjikën thërrisnin: Vraji, vraji shqiptarët.

Ka shumë nga ata që i dinë mirë sesi janë gjërat atje në Beograd. Provokacjat e Nanos janë si ato pickimet e mizave mbi një pikturë të mumifikuar. Pickimet e mizave, të pëgërat e tyre, zukamat e mizave dhe më shumë të bëjnë pis.

Nanua si ata showmenët e dobët, qesharakë kërkon audiencë… me çdo mjet. Jo tjetër gjë.

 

July 20, 2018 16:16
Komento

9 Komente

  1. katarakti July 20, 17:40

    Autori ka te drejte ne ato qe shkruan. Shqiptaret dhe serbet i ndajne ne mes lumenj gjaku. Qe eshte gjak i derdhur nga shqiptaret gjate ketyre 200 vjeteve te fundit.Muçi ishte inatosur se ne simpoziumin qe kishte per teme marredheniet shqiptaro serbe zyrtaret e Beogradit u moren shume me çeshtjen e Kosoves!!! Turp i madh! Duhej te ishte Muçi qe duhej te kishte trajtuar i pari çeshtjen e Kosoves ne kete kolokium. Por perkundrazi atij nuk i kishte pelqyer qe ishte futur Kosova si pilaf ne mes! Problemet shqiptaro serbe mbahen peng pikerisht nga çeshtja e Kosoves. Por siç duket per Mustafane kosovaret nuk qenkan shqiptare. Marredheniet ndermjet shqiptareve te Shqiperise dhe serbeve nuk perbejne problem sepse neve nuk jemi vende fqinje. Ajo qe na bashkon dhe na ndan me serbet eshte Kosova.Kete çeshtje e trajtuan ne kete mbledhje zyrtaret e larte serbe, por Muçit me flatra nuk i paska pelqyer! Me e pakta ai duhej te kishte kerkuar nga serbet qe ata te kerkonin ndjese per krimet qe kane kryer ndaj kosovareve! Por ndofta snobizmi i katunarit apo “Provokacia” e tij i kane zene syte Muçit tone kozmopolitan nga Oksfordi i Skraparit.

    Reply to this comment
  2. Nik July 20, 18:55

    Drejt Z. Bejko. Faleminderit!
    Nik

    Reply to this comment
  3. Po , Po July 20, 19:47

    Ketij shkrimi nuk i leviz dot asnje presje … , kaq i sakte eshte ! Flm z. Bejko !

    Reply to this comment
  4. dori July 20, 19:50

    Nga kjo histori vetem nje gje u fitua.Fjala Muchi = dmth. nje gazetar provincial qe do te behet i madh me pahir.

    Reply to this comment
  5. Arber I July 21, 00:38

    Mustafa Nano eshte komod me veten e vet, pasi Liria e Fjales eshte e garantuar me ligj ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Qeveria nuk mund t’i ndaloje njerezit te flasin apo te shkruajne rreth ideve te tyre. Per mua qe e njoh mjaftueshem historine e marredhenieve midis shqiptareve dhe serbeve, Much Nano ka ide te gabuara, por kjo eshte puna e tij. Qeveria nuk ka pune me Nanon, por me punedhenesit e tij. Ja nje shembull tipik per reagimin e shtetit dhe shoqerise ndaj nje veprimi te gabuar te nje lojtari te futbollit amerikan. Eshte fjala per lojtarin Colin Kaepernick, i cili nuk u ngrit ne kembe per te nderuar Himnin e Flamurit Amerikan. Askush nuk i tha gje atij, por pronaret e klubeve te Futbollit Amerikan nuk ia perseriten me kontraten e punes dhe ai humbi miliona dollare te nevojshem per jetese. Keshtu, qeveria shqiptare DUHET TE MERRET me televizionet apo gazetat qe publikojne brockullat provokative te MUCH NANOS

    Reply to this comment
  6. Besiana July 21, 06:30

    Po ato palacetat,
    i vesh Nano kur del studiove te Beo Gradit?!
    O i gjori ti o njeri qe nuk po ze karar.

    Thyej tabu, thote nano.
    U kthye ne tabu: tere tabute do t’i thyej Muci.

    Po pastaj?!

    Mahere s’ do jetw me kufiri midis. Gwrqi, Albany, Serby, te tera bashke: Do quhet Mustafastan. Apo Nanoserbi?!

    Do ndalohet Ivo Andreic dhe Ismail Kadarea, se provokojne ne Legjendat e tyre…

    Mjaftojne provokacjat e Nanos…!

    Reply to this comment
  7. PANO HALLKO July 21, 22:37

    RESPEKTE AUTORIT!

    Reply to this comment
  8. karocieri July 23, 06:47

    Me pelqen analiza qe i bene nje realit eti te papertypshem,nga nje pseudo gazetar!Titulli do te qe me i goditur keshtu:PROVOKACJA E MU. NANOS ESHTE SI PICKIMET E MIZES NE BYTHEN E KALIT!

    Reply to this comment
  9. Landi July 24, 13:46

    Mos e shkruani muchi me c h por bejeni muqi ose muci Se Po e shkruajtet muchi i behet qejfi. Gjuha shqipe ska shkronje ch vetem gjermanishtja dhe kjo do te Thote p… Neqoftese e shkruani muschi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*