Prrenjas, aksident i rëndë me 1 të vdekur e 4 të plagosur

September 19, 2016 16:37

Prrenjas, aksident i rëndë me 1 të vdekur e 4 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë një të vdekur dhe 4 persona të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit, ku dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre. Emri i viktimës dhe personave të plagosur ende nuk bëhen të ditur, ndërsa mësohet se 4 personat e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.

September 19, 2016 16:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*