PS: 160 mijë biznese të vogla drejt falimentimit

Redaksia Online March 20, 2013 17:11

PS: 160 mijë biznese të vogla drejt falimentimit

Opozita ka bërë me dije se rreth 160 sipërmarrje, të cilat konsiderohen si biznese nga qeveria, janë në prag të falimentimit. Lindita Nikolli, anëtare e Kryesisë së PS-së dhe kandidate për deputete, tha se kjo gjë tregon faktin se Berisha ka dështuar me biznesin e vogël, duke e çuar atë drejt falimentimit me taksat e vendosura.

Plot 160 000 të vetëpunësuar që mbijetojnë falë disa sipërmarrjeve aq modeste sa në fakt nuk mund t’i quash biznese, përballen sot me mundësinë reale të falimentimit për shkak të politikave të ndjekura në këto 8 vite nga kjo qeveri.

8 vite më parë, kur erdhi në pushtet në vitin 2005, Sali Berisha u premtoi bizneseve të vogla mbështetjen e qeverisë, transparencë, bashkëpunim e sjellje miqësore nga administrata tatimore. Kryetari i emëruar i Bashkisë së Tiranës premtoi të tjera mrekulli: ulje 2 deri në 5 herë të taksave për bizneset e vogla, heqjen e taksës së gjelbërimit, lehtësirat, që do të revolucionarizonin biznesin e vogël, mbështetje me projekte konkrete, mbrojtje nga arbitrariteti e abuzimet e organeve tatimore”, tha Nikolli gjatë një konference për shtyp.

Vetëm në Tiranë kanë falimentuar mbi 4000 biznese të vogla si pasojë e politikave të ndjekura nga Sali Berisha në këto 8 vite. Ata që ende nuk i kanë mbyllur bizneset e tyre janë sot në një gjendje aq të dëshpëruar sa nuk mund të mbulohet as me propagandën e as me premtime”, tha ajo.

Sipas Nikollës, vendosjes e taksës së sheshtë, rënia e fuqisë blerëse dhe varfëria, gjobat arbitrare dhe korrupsioni i organeve tatimore etj, janë disa nga arsyet përse bizneset e vogla po falimentojnë.

Redaksia Online March 20, 2013 17:11
Komento

1 Koment

  1. A April 28, 20:11

    SHPALL FALIMENTIN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*