PS arrin numrat të qeverisë e vetme, Rama mesazh në FB

June 27, 2017 08:53

PS arrin numrat të qeverisë e  vetme, Rama mesazh në FB

Numërimi i votave po shkon drejt fundit, ndërsa tashmë është bërë e qartë se mandatet e marra në këto zgjedhje, bëjnë që PS të formojnë qeverinë e vetme. Kryeministri Edi Rama iu ka uruar mëngjesin në Facebook të gjithë ndjekësve të tij me një Falenderim për fitoren e thellë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Rama ka postuar një bluzë ku është i stampuar slogani i PS në këto zgjedhje për “Shqipërinë që duam“, ndërsa në fund është shkruar “Faleminderit“.

Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit, PS ka arritur të sigurojë 74 mandate në Kuvend, nga 71 që i duhen për formimin e qeverisë. Kjo bën që socialistët të mos trokasin te partitë e tjera për të bërë shumicën, por të qeverisim vetëm, duke shënuar kështu për herë të parë një qeveri maxhorancë pa koalicion.

June 27, 2017 08:53
Komento

4 Komente

  1. Mark uk June 27, 09:52

    Para 4vitesh kur ne kualicion me siguroj 85 deputet dekleroj se tani nuk mund te themi se na perngoj Pd se i kemi numrat.Gjat fushates fajsoj LSI si nuk mbajti premtimet.Kerkoj timonin e mori ashtu si e mori.Te shofim se si do punoj.Te pakten nuk mund te fajsoj ken.

    Reply to this comment
  2. Mark uk June 27, 18:38

    Para 4vitesh kur ne kualicion meL LSI siguroj 85 deputet dekleroj se tani nuk mund te themi se na perngoj Pd se i kemi numrat.Gjat fushates fajsoj LSI si nuk mbajti premtimet.Kerkoj timonin e mori ashtu si e mori.Te shofim se si do punoj.Te pakten nuk mund te fajsoj ken.

    Reply to this comment
  3. Danke für nichts ! June 27, 19:42

    E cuditshme se si akoma ne shek. 21, ne mes te Evropes ka akoma populiste qe vazhdojne te perdorin raqe trupi dhe flamuj per propagande, dhe askujt prej gazetareve nuk i ben aspak pershtypje.

    Faleminderit per asgje!. Kjo shprehje do t’i shkonte me mire mbi T-Shirt

    Dikur me pardesy te bardhe, corape te kuqe, kapuc ylberi, frak te zi, dhe sot me pelerine dhe citjane te bardha… ka 25 vjet qe po i terheq masat pas hunde. Sa trishtim!

    Danke für nichts !

    Deshiroj te qeverise i vetem dhe te perballet me opoziten me te ashper qe ka njohur ndonjehre parlamenti.

    Per kete PD-ja duhet te rigrupohet edhe nje here nga e para, dhe te distancohet urgjentisht nga dy-tre dordolece qe kerkojne ta mbajne peng me zorr.

    E rinovuar teresisht nga e para, dhe duke ofruar brenda saj mjaft demokrate te vertete brenda dhe jashte vendit, PD-ja jam i sigurte se ne nje te ardhme relativisht te shkurter do behet serisht forca kryesore e politikes.

    Barra me e rende i bie eksponenteve me ne ze te saj perfshi znj.Patozi, znj.Bregu, znj.Topalli, z.Rusmajli, etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim