PS: Asnjë kandidat i ASHE me rekorde kriminale, as brenda dhe as jashtë vendit

June 18, 2015 19:17

PS: Asnjë kandidat i ASHE me rekorde kriminale, as brenda dhe as jashtë vendit

Partia Socialiste nëpërmjet një deklarate për mediat ka theksuar se nga verifikimet e saj, asnjë prej kandidatëve të ASHE nuk rezulton me rekorde kriminale as brenda dhe as jashtë vendit.

“Duke marre shkas nga disa shkrime të ditëve të fundit në media, ku hidhen dyshime mbi pastërtinë e figurës së dy kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Partia Socialiste thekson se:
Pas ngritjes së një grupi pune të Partisë Socialiste, është kryer verifikimi i figurës për secilin prej kandidatëve të ASHE. Ky proces verifikimi është kryer duke kërkuar informacion pranë institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Në përfundim të procesit të verifikimit nuk ka rezultuar asnjë kandidat me rekorde kriminale, as në Shqipëri e as jashtë Shqipërie.
Në çdo demokraci, fajësia e qytetarit vendoset nga Gjykata. Në çdo demokraci, çdo qytetar është i pafajshëm deri në momentin që një gjykatë, bazuar në prova dhe fakte, vendos ta fajësojë atë përmes një vendimi të formës së prerë.
Deri më sot, në median e shkruar dhe elektronike, kanë qarkulluar fjalë dhe hamendësi për precedentë penale të kandidateve të shumicës apo të opozitës. Por deri më sot, në asnjë media të shkruar apo elektronike, nuk është publikuar asnjë vendim i vetëm që ngarkon ndonjë kandidat të Aleancës për Shqipërinë Europiane me precedentë penalë.
Për sa kohë jetojmë në demokraci, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara; për sa kohë jemi zotuar për të respektuar pikë për pikë Kushtetutën e Republikës, është mirë që akuzat publike të shoqërohen me fakte dhe prova. Në të kundërt, ato mbeten thjesht dhe vetëm thashetheme.
Partia Socialiste mbështet fort dhe hapur çdo nismë që ndalon personat me precedentë penalë të zgjidhen apo emërohen në pozicione drejtuese të shtetit shqiptar. Madje, Partia Socialiste është duke punuar për të depozituar pranë Parlamentit të Shqipërisë edhe një nisme ligjore që mbështet këtë parim”, thuhet ne reagimin e PS.

June 18, 2015 19:17
Komento

10 Komente

  1. liza June 18, 19:22

    krimin edhe kriminelet gjithon i ka sjell pd si te vetmen mundesi te mbajtjes te pushtetit me dhune. kjo ka qen filozofia e tyre terror per te mbajtur pushtetitn as me pak edhe as me shume. kte e dine shume mire shqiptaret skan nevoj per fjale te teperta!

    Reply to this comment
    • mario June 18, 19:24

      Kjo gje dihet, partia socialiste gjithmon ka treguar qe pran ksaj force ka pasur njerez me integritet te larte per te qeverisur tamam sic duhet shoqeria shqiptare. Ne ndryshim nga pd kjo forca ka treguar qe njerzit qe jane perzgjedh jane te duhurit per te cuar ne drejtimin e duhur kte vend!

      Reply to this comment
    • platoni June 18, 19:44

      .shqupi i ka te gjthe madje dhe kryetarin e ka kriminel,i ka te gjithe te zhytur me llum gjer ne fyt.ps ka ngritur madje dhe nje komision per te hetuar per kete ceshtje,dhe pd qe e di qe ai eshte denuar qe mos te shkele ne asnje vend te europes dhe madje madje e vuri dhe ke listat e zgjedhsve.

      Reply to this comment
    • artisti June 18, 19:46

      nuk quhet krim te nderrosh emrin dhe te ndalohesh nga policia.po normale qe asnje nuk eshte me rekorde kriminale ,pasi e tha dhe rama dje qe ka ngirtur nje grup te posacem.pra te nderrosh ermin per dokumenta keta e quajne krim dhe te denohesh qe te mos shkelesh ne asnje vend te europes,madje madje dhe e vejne si kanidature.por ai duhej te hiqej fare nga listat madje dhe si anetar i pd.

      Reply to this comment
    • ortjoni June 18, 19:47

      sepse ps tregoi serjozitet ne zgjehdjen e kandidatve.ps nuk ka asnje kandidat me rekodre kriminale.madje i ka cuar 3 variante pd se si mund ta bejen dekriminalizimin e strukturave te partive por pd si gjtihmon qe asnjeher nuk punon serjozisht per njerzit i ka shkuar me letra bakalli dhe keshtu duam ne.ne menyren me te gjate dhe me te veshtire te mundshme.kurse pd i ka qe nga kryetari e te gjithe me radhe.

      Reply to this comment
    • homeri June 18, 19:48

      eshte turpi i shqupit qe tallet me popullin.shqupi i ka te gjithe kandidatet me rekorde kriminale dhe jo thjesht te ndaluar nga policia se keta kujtojne qe po te ndaloje policia je kriminel,dhe kur denohesh nga gjykata je shume ne rregull.dhe keta thone qe ne e larguam.ai ishte denuar te mos shkelte ne asnje vend te europes,ai sduhet te ishte pjes hic e strukturave te pd.

      Reply to this comment
    • kontroll June 18, 20:21

      pas nje procesi strikt verifiki brenda partise socialiste dhe aleances per shqiperine evropiane, dhe ne bashkupunim me ambasaden amerikane, kandidatet e kesaj aleance dolen me kandidat te perbashket qe kut nuk jane denuar me pare. prandaj eshte e kote te degjosj nga partia demokratike t bertas per njerez te inkriminuar!

      Reply to this comment
  2. Eliza June 18, 19:24

    Ndryshimi me i dukshem dhe me i rendesishem midis kandidateve te ASHE dhe PD eshte se keta te paret, jane qytetare ne rradhe te pare, jo banore qe nuk kryejne asnje funksion per vendin ku jetojne.
    Te tille njerez qe nuk kane gje per te humbur vetem dhe vetem shpifin, shpikin dhe mashtrojne.
    Populli eshte gjykuesi me i mire i liderve, dhe ata te gjithe do te zgjedhin drejtimin e DUHUR.

    Reply to this comment
  3. info-analitike June 18, 19:45

    Ky insistim eshte tregues se edhe Rama tashme eshte bere pale me krimin duke e mbrojtur me vendosmeri ate. Faktet jane me kokeforte se kokefortesia e Rames.

    Reply to this comment
  4. info-analitike June 18, 19:47

    Ne mediat e shkruara po qarkullojne pikersiht dokumentet qe nxjerrin cullak edhe perfaqesuesit e te rilindjes tashme te dale boje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim