PS: Berisha tallet duke ricikluar premtimet e pambajtura

Redaksia Online March 25, 2013 12:56

PS: Berisha tallet duke ricikluar premtimet e pambajtura

Në kuadër të fushatës “100 arsye për të mos votuar Berishën” Ps solli sot një tjetër argument. Në një konferencë shtypi nga selia rozë, ekspertja për programin, Milena Harito, tha se kur kanë mbetur 90 ditë nga largimi i Berishës nga pushteti, arsyeja e radhës për ta ndëshkuar me votë është përpjekja për t;u tallur me shqiptarët, duke ricikluar premtimet e pambajtura të bëra në fushatat e kaluara.

“Pas 8 vitesh në pushtet, Sali Berisha dhe qeveria po tregojnë se nuk ka më asnjë arsye për t’i votuar. Berisha sot po na provon se nuk ka më asnjë ide, plan, vizion apo strategji për të qeverisur. Ai u riciklon qytetarëve premtimet e fushatës 2009. Një javë më parë në Gramsh premtoi se do të firmosë për fillimin e punimeve në kaskadën e Devollit, që do të hapë 8 mijë vende pune. I njëjti premtim në 2009, asgjë nuk u bë.

Lista e premtimeve të ricikluara për të marrë vota është e gjatë. Premton 200 mijë vende të reja pune, sikur nuk ka qenë në qeveri, por nuk shpjegon se ç’u bë me 161 vende të tjera pune. Saliu duket i bindur se mund të tallet me shqiptarët siç ka bërë për tetë vjet. Kjo është një nga arsyet për të cilat shqiptarët do ta nxjerrin në pension në 23 qershor”, tha Harito.

Redaksia Online March 25, 2013 12:56
Komento

1 Koment

  1. ministri i berishes March 25, 14:12

    ju paskan kopjuar kopertinen sot keta te PS-se o |Dita :))

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*