PS denoncon skandalin e publikuar për aferat e kandidatit të PD-së në Vlorë

June 19, 2015 20:48

PS denoncon skandalin e publikuar për aferat e kandidatit të PD-së në Vlorë

Partia Socialiste Dega Vlorë, denoncoi të premten përmes një deklarate për shtyp atë që ajo e cilësoi “skandalin e zbuluar dhe publikuar në mediat kombëtare për afera të dyshimta korruptive të kandidatit të Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj”.

Sipas socialistëve lokalë, “sot vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët mësuan se kush është në të vërtetë Deromemaj dhe përse ai kërkon postin e kryetari të Bashkisë Vlorë”.

“Faktet tronditëse të publikuara sot në shtyp tregojnë se ai është ndërtuesi në hije i familjes së Lulzim Bashës dhe përfaqësuesi i interesave klienteliste të tij. Për këtë arsye është shpërblyer me leje dhe tendera nga Bashkia e Tiranës”, theksohet në deklaratën e degës së PS-së së Vlorës, ku shtohet se, si pronar i kompanisë “Ndërtuesi shpk”, Deromemaj ka përfituar një sërë tenderash nga Bashkia e Tiranës, siç janë rikonstruksione çerdhesh dhe kopshtesh. Në vijim, në deklaratë evidentohet se, kandidati i të djathtës për Bashkinë e Vlorës, ka qenë nënkontraktor në ndërtimin e kompleksit dhe për këtë është shpërblyer me punë shtesë.

“Tenderat abuzivë dhe lidhjet e Deromemaj me Lulëzim Bashën dhe Familjen e Sali Berishës nuk përfundojnë me kaq. Prova që Sali Berisha dhe djali i tij kishin borxhe ndaj Genc Deromemaj, ishte prokurimi i drejtpërdrejtë që Saliu i bëri kompanisë “Ndërtuesi SHPK”, për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë”, nënvizohet në deklaratën e degës lokale të PS-së, ku theksohet gjithashtu se, “Në aktin e tij të fundit si kryeministër, Berisha prokuroi drejtpërdrejt si ndërtues të Xhamisë së Madhe, Genc Deromemaj, edhe pse kompania është fare modeste në fushën e ndërtimeve për t’i besuar një objekt kaq të rëndësishëm. Kjo aferë korruptive dhe klienteliste u zbulua dhe u bllokua nga institucionet shtetërore”.

Sipas socialistëve vlonjatë, “Të gjitha këto prova tregojnë se Deromemaj është thjesht një biznesmen i familjes Basha-Berisha, i cili ka qenë në prapavijë të punëve të tyre në sektorin e ndërtimit”. Në këtë kontekst në deklaratë citohet se, “Me kandidimin e Deromemaj, Basha dhe Berisha synojnë të rivendosin në vend interesat e tyre klienteliste në Vlorë, përfshirë pallatin tek Uji i Ftohtë dhe të kenë nën kontroll ndërtimet në qytetin e Vlorës”.

“Qytetarët e Vlorës nuk duan një kryetar bashkie, i cili do të vijë në pushtet për mbrojtur aferat e tij të dyshimta dhe pa dyshim, qytetarët e Vlorës, më 21 Qershor, do t’i japin përgjigje e merituar klanit Basha-Berisha dhe sekserit të tyre në Vlorë, Genc Deromemaj”, përfundon deklarata e degës së Partisë Socialiste të Vlorës.

June 19, 2015 20:48
Komento

3 Komente

  1. Arlindi June 19, 21:25

    edhe shpetim gjika i ka dhene firmes ndertuesi dhjetera tendera
    perse s’i permendni?

    Reply to this comment
  2. askushi June 19, 22:00

    po pse pètua ishte me PS?

    Reply to this comment
    • emigranti 1 June 20, 14:02

      Militante meskin ! Ju nuk kuptoni akoma mesazhet e qeverise.
      Te gjithe hajdutet qeveritare ose jo pa dallim partie ps pd lsi pr do te shkojne
      para drejtesise si felliqsira te popullit shqiptar(ju dhjefsha partite e mutit)
      Kur do beheni njerez o idjot partiak. Vdiq koha e klyshit shokut enver, mafioz berisha.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*