PS falënderon qytetarët e Tiranës, Rama: Ne kemi detyrën, pushteti është i juaji

Redaksia Online July 2, 2013 21:15

PS falënderon qytetarët e Tiranës, Rama: Ne kemi detyrën, pushteti është i juaji

Partia Socialiste festuan sonte në kryeqytet fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, njëherësh rikthimin në pushtet pas 8 viteve në opozitë. Aktiviteti “Faleminderit Tirana” u zhvillua në Amfiteatrin tek liqeni artificial. Deputetët e Tiranës, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, përshendetën qytetarët e Tiranës dhe falënderuan të gjithë socialistët që kontribuan për fitoren.

I pari që mori fjalën në aktivitet ishte deputeti Ditmir Bushat, i cili theksoi se qeveria socialiste ka përpara një sfidë të madhe, për të realizuar rilindjen që u kanë premtuar shqiptarëve.

“Duam ta mirëqeverisim Shqipërinë për të gjitha”

“Harta e Shqipërisë që shqiptarët pikturuan me ngjyrën e purpurt të rilindjes, është prova më kuptimplotë se shqiptarët e kuptojnë rilindjen si një shtet që u shërben shqiptarëve pa dallim nga veriu në jug”, tha Rama

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se fitorja e të majtëve nga veriu në jug është prova më kuptimplotë se “shqiptarët e kuptojnë rilindjen si një shtet që u shërben të gjithëve pa dallim”.

Duke shprehur vendosmërinë e të majtëve për të mirëqeverisur Shqipërinë për të gjithë, Rama i siguroi punonjësit e administratës se askush nuk do të largohet nga puna, nëse e ka fituar atë me meritë.

“Shqipëria është shumë e vogël për tu ndarë në ne dhe ata. Ka 20 vite që është qëllimisht e ndarë në ne dhe ata, etërit dhe të bijtë, ata të veriut dhe të jugut. Harta e Shqipërisë që shqiptarët pikturuan me ngjyrën e purpurt të rilindjes, është prova më kuptimplotë se shqiptarët e kuptojnë rilindjen si një shtet që u shërben shqiptarëve pa dallim nga veriu në jug. Ne kemi emrat, kemi detyrën. Nëse duam të dalim faqebardhë, pushteti duhet të jetë i juaji”- deklaroi Rama.

Duke falënderuar të gjithë deputetët dhe mbështetësit e PS-së në Tiranë, Rama theksoi se qeveria ka vetëm detyrën, ndërsa pushteti do jetë i qytetarëve.

“Ata që nuk kanë marrë pjesë në betejën e vijës së parë, siç keni marrë pjesë ju, do të mirëkuptojnë këtë aktivitet jo si një shprehje të triumfit, por si një shprehje të mirënjohjes për të gjithë ju. Ne nuk duam që qoftë dhe një shqiptar i vetëm të ndihet keq, duke na parë të buzëqeshur dhe të mbledhur. Ne duam ta mirëqeverisim Shqipërinë për të gjithë, për ata që na kanë zgjedhur dhe për ata që nuk na kanë votuar. Të gjithë atyre që nuk na kanë votuar dhe që na shohin të mblidhemi dhe t’ju falenderojmë juve, dua t’ju them sot se falë jush, punës tuaj të palodhur, sakrificave tuaja në një rrugë të vështirë opozitare dhe ata janë çliruar, janë shpëtuar. Këtë do tua provojmë jo me fjalë, por me veprat e qeverisjes sonë.”- theksoi Rama.

Më tej kryeministri i ardhshëm i vendit rikujtoi premtimin e tij për legalizimin e banesave brenda mandatit të parë, duke thënë: “Ne nuk jemi më në fushatë elektorale dhe prandaj unë ndjehem më i lehtësuar që t’ju them të gjithë atyre që presin të legalizojnë shtëpinë, që janë liruar nga kthetrat e një partie që i la pa legalizuar vetëm e vetëm për t’ju marrë votën. Ne në fund të mandatit tonë të parë do të jemi shumë krenarë para tyre, se gjithkush që ka ndërtuar një shtëpi do ta ketë atë pronë të patundshme të regjistruar në hipotekë. Procesin e legalizimit do ta bëjmë një proces që do të përfshijë çdo familje që ka nevojë për titullin e pronësisë”.

Redaksia Online July 2, 2013 21:15
Komento

2 Komente

  1. L.Itali July 2, 21:43

    Urime Rama! Beteja mbaroi me fitore spektakolare të pamenduar!Përse të mos kemi dhe një Shqipëri spektakolare në zhvillim ekonomik,punësim dhe mirqenie familjare? Në doni ndihmë edhe financiare të lartë, mundësitë janë!Na thërrisni! 300 ditë provë për Rilindjen jane të mjaftueshme!…Kemi mundesi të jashtzakonshme! E perseris publikisht, të jashtzakonshme! suksese se edhe kemi folur nga larg!…

    Reply to this comment
  2. Mark.uk July 3, 07:30

    Te ftoj ne se ke fitur nenshtetsin italjane,si dhe gjith te tjert qe kan mendjen tende te djegun azilin dhe te kthehen per te dhen kontributin ne ndertimin e Shqiperis socialiste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*