PS ia beson Reformën Zgjedhore ish-deputetit të PD që u ndëshkua nga Berisha

August 29, 2018 18:10

PS ia beson Reformën Zgjedhore ish-deputetit të PD që u ndëshkua nga Berisha

 

Burime pranë ambasadës gjermane kanë zbardhur për Report Tv emrat e ekspertëve që po shkruajnë draftet për reformën zgjedhore.

Dy ekspertët janë Ilir Rusmajli, propozuar nga PD dhe Viktor Gumi propozuar nga PS.

Emri i Gumit, tërheq vëmendjen, pasi ka qenë deputet i PD-së në legjislaturën 2009-13, ndërsa më pas u përjashtua nga listat e selisë blu.

Viktor Gumi ka qenë mes anëtarëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve të ndëshkuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve.

Ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve.

Gumi asokohe sqaroi se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve.

“Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident. Projektligji i paraqitur në atë kohë për mendimin e Komisionit të Ligjeve shkonte në drejtimin e kundërt.

Ligji për përgjimin parandalues nuk përcakton kategorinë e veprave penale për të cilat ai lejohet. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve, përderisa nuk liston kategorinë e veprave penale për të cilat kryhet, lejon këdo dhe në çdo kohë të jetë subjekt i këtij përgjimi.

Kjo është një praktikë unike në Europë dhe në thyerje të çdo standardi të kërkuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në kontrast të thellë me ligjin tonë, p.sh. në ligjin gjerman vetëm një nen për këtë gjë është dy faqe e gjysmë i gjatë. Ligji nuk përcakton kategorinë e personave që i nënshtrohen këtij përgjimi.

Edhe në këtë aspekt eksperienca jonë është unikale”, deklaronte në 2014 gjatë prononcimit për mediat Viktor Gumi.

Ndërkohë që Reforma Zgjedhore prej kohësh ndodhet në ngërç, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për disa çështje, mes tyre votimin e emigrantëve dhe kërkesën e opozitës për votimin dhe numërim elektronik.

a.s/dita

August 29, 2018 18:10
Komento

8 Komente

  1. C'a bohet kshtu August 29, 18:17

    Edhe Ilir Rusmajlit goma majtas i ha, lindur e rritur ne nje familje komunisti, babi i tij ka qene Drejtor ne Radio ne RTSH per shume e shume vite ne kohen e diktatures, tradita vazhdon…. vazhdimin.
    Flasim kot per te tjeret kur ne krye te Shqu-pisave eshte Komunisti 24 kar-at, Sali Zehere Kar-axhic.

    Reply to this comment
  2. katarakti August 29, 18:26

    Nuk jam kunder zgjedhjes se ketij Gumit ne kete komision, por çuditem me diçka tjeter: A nuk ka Partia Socialiste alias Rilindja personalitete te spikatura per t’i vene ne kete post, por shkon e merr nje ish eksponent te PD-se?! A nuk ngjau e njejta gje me Arta Markun, e djathte e deklaruar edhe si familje! Qe eshte e djathte per mua nuk ka asgje te keqe. Eshte krejt normale dhe e kuptueshme. Por ajo qe nuk kuptoj eshte se pse Rama nuk nxjerr ne pah eksponentet socialiste, por zgjedhjet i ben gjithmone nga krahu i djathte! A mos eshte ai valle gabim ne krye te PS-se?! Apo nuk e di akoma se PS-ja eshte nje parti e majte?! Po votat dje nga i mori?! Po neser kujt do ia kerkoje voten?! Nuk kuptoj asgje. Ose me mire me thane: ka diçka qe nuk eshte ne rregull me kryeministrin tone.

    Reply to this comment
  3. Faiku August 29, 21:27

    Jam plotesht me ty Katarakti.
    Edi Rama eshtei djathte pavaresisht se merr votat e majta.
    Ka me qindra juriste me te mire e me garante se b/q Gumi, kelysh i Sales dhe Lulit. Qeni leh per te zotin edhe pse e rreh.

    Reply to this comment
  4. info analitike August 29, 21:42

    Mos u shqetesoni shoke se eshte vetem nje shashke vere ose si i thone keta modernet “fake news”!

    Reply to this comment
  5. OPGJ August 30, 06:01

    Mos i hani genjeshtrat e Viktor Gumit.eshte personi.qe ka perpunuar idete dhe zbardhur projektet e ligjeve ne petiudhen 200 2010 Eshte zbatuesi nr 1 i ideve te Argites dhe Berishes se bashku me Bylykbashin per ligjet me antishqiptare.Nga socialist i thekur u shndrua ne demokrat te thekur.Kryesore ai i armatimeve.Sa here eshte takuar me Shkelzenin kur ishte zv minister.Sa here ka folur ne telefon.Le te thote kush e ka shkruar ne koken letres TE NJIHET ZOTI SHKELZEN Aldo Bumci api Viktor Gumi.Ne kemi gazetari leshi se prokurori jo e jo.Pse nuk bejne nje akt eksperimi te thjeshte grafik te jeti shkrimi.

    Reply to this comment
    • w August 30, 11:27

      Shoku si gazetaret si prokuroria i dini mire lidhjet e gjera po thuaj, kemi BQ gazetare e prokurore dhe nje popull pa karakter dhe te babzitur. Permbledhja !

      Reply to this comment
  6. Shkelzeni August 30, 06:08

    Zgjedhja e Viktor Gumit nga Ps tregon edhe nje here qe ajo eshte kunder reformes.Ke ka bere Sala deputet pa dhene prova besnikeri asnjemAta qr i kane dale kunder vetem per interesa te ngushta.Viktor gumi eshte tipiku.Deshmitar dhe zbatues porosive me te sekelldisura te Sales Argites dhe Chozefones per shkaterimin e drejtesise.shqiptare.Ka shime mundesi qe kategoria e Viktor Gumit te jene te penduarit ekselente ne proceset pist veting kinder Sales e co.TE NJIHET ZOTI SHKELZEN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim