PS-ja me kongres dhe libër, dje dhe sot

Arben Duka March 19, 2016 13:29

PS-ja me kongres dhe libër, dje dhe sot

Në Kongresin ku Rama u zgjodh kryetar, kam shpërndarë 400 libra në favor të tij.

Në fakt unë dhe dy-tre shokë me influencë në Partinë Socialiste të asaj kohe, jemi investuar drejtpërdrejt në dy konkurrimet që Rama ka bërë në dy kongrese partie. Në Kongresin e parë na duhej të mblidhnim firmat e dhjetë përqindëshit të gjithë delegatëve, që Rama të mund të hynte në konkurrim. Duheshin 42 firma se qenë 420 delegatë.

E mora shumë lehtë këtë punë, mbasi i njihja dhe më njihnin shumica e delegatëve. Ditë pas dite kjo punë rutinë u bë një mision i pamundur. Situata politike në PS qe shumë më keq se tani. Delegatët kishin marrë urdhër të prerë nga Udhëheqja: “Asnjë firmë për të mbështetur Ramën të kandidojë!”

Kongresmenët kishin një urrejtje të paimagjinueshme për Edi Ramën. Shumicën e atyre sot e ka përreth vetes. Jo vetëm s’jepnin firmën, por vijonin me një lumë të sharash kundër pretendentit.

Me shumë mundim, për gati një muaj cep më cep Shqipërisë, ne kishim arritur të mblidhnim 34 firma, por duheshin dhe tetë. Po s’kish perëndi t’i siguronte këto firma, mbasi procesi qe bllokuar. Për pak dhe do fillonte kongresi, dhe pa ato 42 firma Rama jo që s’konkurronte dot, po as në sallë nuk hynte dot. Isha në komunikim të ethshëm me Ramën gjatë gjithë atyre ditëve. Në fakt ai qe i qetë.

Më në fund pashë ç’pashë vajta tek Gramoz Ruçi dhe si rutinë i kërkova firmën mbështetëse për Ramën.

– E do për vete, ta jap,- tha Ruçi,- për atë (l…..) jo!

– Po kjo s’ka kuptim,- i thashë unë,- ti duhet ta zhbllokosh situatën, delegatët janë të frikësuar dhe Nanua s’mund të konkurrojë me veten. –

– Sa vota të duhen akoma?- pyeti Ruçi.

– Dhe 8,- i them unë.

Me një gjest të dorës thirri delegatët e Tepelenës dhe Gjirokastrës, dhe mbas pesë minutash kishim jo 42, por 48 firma, në sajë të Ruçit që siç duket i kishte bllokuar vetë.

Tani dihet si shkoi ai Kongres. Në fund të votimit Rama mori 34 vota, besoj të atyre që na kishin dhënë firmën me kokën e tyre. Por qëllimi i Ramës nuk qe fitorja. Ai donte të bëhej një kandidat potent për kongresin e radhës, që në fakt erdhi shumë shpejt.

Në 2005-ën Nanua dha dorëheqjen e për rrjedhim do bëhej kongresi jashtë radhe për zgjedhjen e kryetarit të ri. Rama hyri në konkurrim. Përballë kish Rexhep Mejdanin-një kandidaturë e vakët. I njëjti grup i ngushtë shokësh e ndihmuam përsëri Ramën, po në këtë kongres qe më e lehtë se Nanua kish dalë nga loja dhe as në Kongres nuk kish ardhur.

Unë atëherë sapo kisha nxjerrë me tirazh të madh volumin e dytë të Xhuvelërisë. Në fakt ky libër u shkrua enkas për Kongresin.

Ka disa poema kundër “pordhacëve socialistë” dhe një poemë për Edi Ramën, me titull: “Lëreni të fryjë furtunën!”

I çova nja 400 libra në hollin e Teatrit të Operave, ku zhvillohej kongresi.

Për një gjysmë ore u shitën të gjitha.

Nuk pata asnjë pengesë dhe pse dihej që libri propagandonte zgjedhjen e Ramës me idenë se PS-ja kish nevojë të shkundej nga një furtunë e fortë, që do të sillte dhe oksigjen në Parti.

Rama e fitoi atë kongres me 395 vota.

“Një libër-një votë”, bëra unë shaka me SMS me Ramën. “Eja ta pimë kafen në zyrën e Nanos!”- qe përgjigja e Ramës që dukej më se i lumturuar. S’e di ç’më ka penguar, por dhe sot e kësaj dite unë nuk kam shkuar në zyrën e Nanos për ta pirë atë kafe.

E solla kujtimin e shitjes së librit në Kongres për t’ia bërë më të lehtë Blushit shpërndarjen e librit të tij më të ri, në kongres. “Letër një socialisti.”

Rama nuk duhet ta pengojë, si ç’nuk u pengua libri në favor të tij, kur u zgjodh për herë të parë Kryetar i Partisë Socialiste.

 

Arben Duka March 19, 2016 13:29
Komento

4 Komente

  1. SH.K March 19, 14:02

    EDHE!?

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN March 19, 19:52

    qenke dhe investuar personalisht per Ramen /??
    epo ti do pushkatuar pa gjyq ! oficer hesapi ,kush ka pare hair nga bunkeret
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahha
    vajti te Ruqi , i kerkoi ndihme ,dhe Ruqi biro e vjeter ,ja dyfishoi votat ,po pastaj keta dolen pa vota ahahhahahahahahahhahahahhaha ,e kupton ti apo jo
    vajti kerkoi ndihme te Ruqi
    per ate zot me mire te kishe vajt te Saliu ,po te dha fjalen e ther dhine ….
    sa her te duhet ndihme nga biroja kujto xhaxhi Envorri
    “po pse se dinim ne kush ishte Beqir Balluku ? nje mut muti ishte ,po ke te vinim Vehbi Hoxhen ,fraksionistin ?”
    cfare gazi , sikur mos te mjaftonte kongresi
    1] Zbulohet grupi i tradhetareve ,
    dhe gjithmone Ruqi e zbulon , e ka me Kokedhjerin ,
    te marri veglat e rrojes se Koqua ka nevoje urgjente
    eshte kufome qe po ecen tashme Ruqi
    dikush ta lajmeroi ,thuaja ti qe ja ke borxh
    2] zgjidhen perfaqesues nga kllasa punetore ,shume puntore ,te sprovuar ne lloj lloj trafiqesh
    3] Vend nderi ka fshataresia koperativiste ,nenat e preshave ,fiqve ,ndonje lokomotive etj
    shoqja Dade eshte relike e pazevendesueshme , kur ben sikur do mendim ndryshe te shpeton ….mendja
    4] Te rroje partia e ne te semes Shqiperia
    turma brohoret Parti – EDver jemi gati kurdoher

    kaq kuptova deri tani mar shoke ,do ju azhornojme me zbulimin e metejshem te armikut
    ky torollaku me siper nuk hyn ne radhen e armiqve ,po ben autokritike dhe partia eshte zemergjere ,do ja fali
    do ja japi dhe ate kafen ne zyre …nga 2050 😛

    Reply to this comment
  3. ganiu March 20, 20:46

    “Kongresmenët kishin një urrejtje të paimagjinueshme për Edi Ramën.”
    Kurse sot ti je kundër Blushit? Beno.
    “delegatët janë të frikësuar dhe Nanua s’mund të konkurrojë me veten. –”
    Kurse ai që ti e ndihmave të konkurrojë për të pasur demokraci ne PS, nuk pranoi. Sta vari fare Beno, apo thjeshtë dhe ti nuk je më për demokracinë?
    Sidoqoftë me këtë shkrim ke treguar hipokrizinë që mbizotëron në ZP (zyra e punës jo zëri ì popullit). PS nuk ekziston më. Ata komunistë të luftës që themeluan këtë parti, që punuan si kafshë dhe shumë shkuan për lesh a nga plumbat pas koke, shumica ka vdekur, r rrotullohen në varr kur shohin se nga PK unë shendrua në PP, në PS kurse tashti në Zyrë Pune.
    Mëkat që hoqëm të çmendurin dhe vendosëm mbretin, hë për hë ì partisë. Ka kohë për Shqipërinë. Dhe nja një vit sa të iki Buçi.

    Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 March 21, 11:30

    beno nuk e kuptoj se çke dash të thuash me këtë shkrim!!shkrim që del jasht nga vargjet e tua të përhrëshme!!
    ke dash të thuash se HIPOKRIZIA SHQIPTARE është tmerrësisht e ndyrë??se nuk e kemi për gjë të ulërasim “vdiq mbreti, rroftë mbreti”??se armikun,e bëjmë mik dhe mikun,armik sapo ndryshon drejtimi i erës??
    se ne i bindemi urdhërit të të fortit dhe korrupsionit të mikut??se nuk ka demokraci në PS dhe se çdo gjë bëhet për miqësi dhe jo për parim??
    apo thjeshtë se ti pret shpërblimin tënd për ndihmën që i ke dhënë në të shkuarën mbretit të ri??
    apo thjeshtë ej penduar që ke mbajtur gjarprin në gji,bile ja ke futur PSsë padashje,në mirbesim??
    mos vallë është zhgënjimi tënd?
    të tëra këto pyetje më lindën ashtu si padashje,ashtu si me dashje,për të mos thënë!prej zhgënjimit!!
    prej ramës jam zhgënjyer që në maj të 2010ës kur iku me bisht në shalë pas mashtrimit të paralajmëruar të saliut!!më pas ky zhgënjim nuk më tradhëtoi(do të kisha pranuar me kënaqësi një zhgënjim për parashikimin tim),zhgënjimi u thellua gjithnjë e më tepër!!deri më sot nuk po shoh ndonjë përmirsim ndonjë ulje të zhgënjimit!!po forcohet gjithnjë e më tepër!
    kjo nuk më shqetëson më!!ai po e tregon se po këthehet në origjinë!!ne po tregojmë se nuk mund të pranojmë të jetojme në liri!!ne jemi mësuar me zgjedhë,ne nuk mund të pranojmë që të gjithë të kemi mendimin tonë dhe më pas të bashkohemi dhe kur jemi të ndarë!!jo ne duhet të varemi nga dikush!!herë me dhunë e herë me dëshirë!
    zhgënimi është shtrirë tashti dhe tek jo pushtetarët,është shtrirë dhe tek ju të tjerët!!ju që deri dje ishit në të njëjtën llogore!që ishim në të njëjtën llogore!!unë mendoja në atë demoktarike,në llogoren e lirisë!s’paska qënë ashtu!paskam qënë në llogoren anti berishjane dhe jo atë të lirisë!!
    para disa vitesh,kur ti shkruaje tek shekulli dhe nga zhgënjimi deshe të braktisje poezitë e tua,të thashë se ishte detyra jonë për të ndihmuar në rrëzimin e diktaturës berishjane,në vendosjen e demokracisë!!
    saliu u “rrëzua”(nuk e di se si,por ai iku)por demokraci nuk pamë as ditën e parë e as sot!!kemi dëgjuar të flitet vetëm për “UNË”!për madhërinë për artist vizionarin dhe brënda tre vjetëve i siguruam përjetësinë!!vetëm vdekja mund të na ndajë nga artisti vizionar!!
    poezia tënde ka lënë shumë për të dëshëruar beno!!jo vetëm nga përmbajtja,jo vetëm nga kauza që po mbron,por dhe nga cilësia!!
    beno ti je si puna time!!kur nuk ndjen diçka nuk je i zoti ta shprehësh!!ose e shpreh sa për të thënë!!
    mua kur nuk më pëlqen diçka,nuk jam i detyruar ta shpreh,kur nuk e ndjej nuk e shpreh fare!!nuk dua të dal kallp!!
    shëndet beno,ndoshta mosha dhe vëndi të bëjnë që të mos shprehësh atë që ndjen në zëmër!?ndoshta,ndoshta e në fund ndoshta!!
    dikush ka thënë se “me 20 të mos jesh revolucionar?!je i vdekur!me 40 të jesh akoma revolucionar?!je i çmëndur!”
    mua më mban ngrohtë çmënduria time!!shpresoj që ty të të ndihmojë mënçuria!!megjithese dikatatura ka ngrënë çdo mënçuri!!
    i kemi jetuar ato vite kur diktaturat çuan para skuadrave të pushkatimit,i rrahën dhe i syrgjynosën mëndjet e mënçura!!bile dhe ata që për trimëri nuk patën shokë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*