KQZ ç’regjistron kandidatin e PD në Kurbin, në garë mbetet vetëm kandidati i PS

May 20, 2015 11:28

KQZ ç’regjistron kandidatin e PD në Kurbin, në garë mbetet vetëm kandidati i PS

PS i ka kërkuar KQZ-së ç’regjistrimin e kandidatit të PD-së Ilir Pjetraj për kryetar bashkie në Kurbin.

Sipas PS-së, “regjistrimi është i jashtëligjshëm dhe duhet shfuqizuar vendimi KZAZ”.

Dokumentet për kandidatin Pjetrajt u paraqitën me 13 maj dhe ky veprim, sipas PS, është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi kishte përfunduar afati për regjistrim.

Pas shqyrtimit të kërkesës së PS-së, KQZ ka pranuar kërkesën e socialistëve.

KQZ ka vendosur kështu që të ç’regjistrojë kandidatin e PD-së, Ilir Pjetraj.

Në këtë mënyrë, në Kurbin automatikisht kandidon vetëm përfaqësuesi i PS-së.

Kosovrasti: Do ankimojmë vendimin në Kolegjin Penal

Pas vendimit të KQZ-së për çregjistrimin e kandidatit të PD-së në Kurbin, ka reaguar dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike.

Njazi Kosovrasti tha se KQZ-ja nuk pranon regjistrimin e një kandidati tjetër dhe PD-ja do ankimojë vendimin.

Ne do ta ankimojmë vendimin e KQZ-së në Kolegjin Penal sepse është i padrejtë. Ky është një akt i çuditshëm, një vendim i jshtëligjshëm. Nuk mund të them se KQZ-ja është e jshtëligjshme. Më parë ishte kandidati Ilir Biba që dha dorëheqjen dhe kjo është e qartë, se kur pranohet kërkesa nga KQZ-ja për dorëheqje, duhet një emër tjetër”, – tha Kosovrasti.

May 20, 2015 11:28
Komento

5 Komente

  1. donald May 20, 11:30

    kurbini ngeli me nje kandidat.vetem ate te ashe.qe ketu shifet interesi per popullin.qe regjistrohen ne zgjedhje me vones.qe ketu shifet sesa te deshtuar jane dhe qe kane mendje vetem krijojne plane sesi te abuzojne me cdo vendim ligjor

    Reply to this comment
    • kujtesa May 20, 11:50

      Me ke e ke shoku,me KQZ,me PD apo me zotin se spo te marr vesh…!

      Reply to this comment
    • meri May 20, 12:26

      pra kur arrijen te shkelin cdo legjislacino imagjino sa do jene ne dispozicion per popullin.vajmedet pd.sdini ku keni koken te degjeneruar.ngelet duke shpifur.

      Reply to this comment
    • donaldi May 20, 12:27

      un e kam me keta te pd qe e kane te sigurt humbjen dhe bejene keshtu skenaresh.leqe kandidati i kurbini nuk e ka as mbiemrin e vet por eshte me mbiemer tjeter.pse valle?sepse dhe ai do jete i inkriminuar si te gjithe te tjeret.

      Reply to this comment
  2. shen LLuka May 20, 15:42

    Do te jete gjeja me e mire që te çrregjistrohen te gjithe kandidatet e PD-se. Per ata Kryeministri Rama ka thene :
    – nuk i hyjne ne pune as dreqit.
    – po fitoi kandidati i PD-se bashkise nuk do ti japi fonde.
    – ata te PD jane batakçinj etj etj.
    Prandaj me nje kandidatdo te jete shume me mire. Qeveria do te detyrohet te jap fonde bashkive te saj dhe nuk do te kete me zenka dhe zhurme. Ata qe do te emerohen ne krye te bashkive do te degjojne Qeverine. Prandaj qeveria ta bej sa me pare kete pune. Sa mire i ecin punet Kines qe ka nje Parti. Qeveria nuk ecen dot me ferra neper kembe. Qeverria nuk duhet share dhe nuk duhet kerkuar qe te rrezohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*