PS-LSI ende pa marrëveshje për Lushnjën, për PD do të kandidojë Osman Shehu

March 5, 2015 16:22

PS-LSI ende pa marrëveshje për Lushnjën, për PD do të kandidojë Osman Shehu

Bashkia e Lushnjës është kthyer në një pikë ende e pazgjidhur mes PS-së dhe LSI-së. Burime nga dy partitë bëjnë me dije se ende nuk është përmbyllur marrëveshja, ndërsa të dyja kanë kandidatin e tyre.

Të njëjtat burime nga dy forcat bëjnë të ditur se më i përfoluri nga LSI është Albert Sanxhaku, ndërsa nga PS është kryetari aktual Fatos Tushe.

Në këtë bashki socialistët kanë gëzuar një mbështetje të gjerë, ç’ka ka bërë që baza e PS-së t’i kërkojë selisë qendrore që të mos e lëshojë këtë bashki. Por ndërkohë që e majta paraqet divergjenca, kjo mund të lehtësojë garën për kandidatin e së djathtës.

Në kampin e djathtë Osman Shehu është favorit. Mësohet se për këtë emër baza ka pasur konsensus të plotë për shkak të mbështetjes së gjerë që gëzon në këtë qytet. Edhe sondazhet e fundit të zhvilluara nga tre forcat kryesore, duket se kanë treguar se Shehu ka shanse për të “rrëmbyer” postin e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, duke përfituar edhe nga një mosangazhim i militantëve të PS-së apo të LSI-së për të mbështetur kandidatin e së majtës.

Sipas sondazheve të bëra në Lushnjë, Osman Shehu i PD-së është vlerësuar me 4.9 pikë, ndërsa Visar Zhiti ka marrë vetëm 4.7 pikë nga qytetarët e Lushnjës. Gjithsesi, Visar Zhiti nuk pritet të kandidojë për kryetar Bashkie, për shkak të detyrës që pritet të marrë nga qeveria.

Emër tjetër i përfolur nga e djathta për të kandiduar është Darien Xhindole, por që nga qytetarët e Lushnjës është vlerësuar vetëm me 4 pikë, shumë larg kandidaturës së parë.

March 5, 2015 16:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*