Dy aleatë të PS-së me qasje të ndryshme

December 11, 2014 21:00

Dy aleatë të PS-së me qasje të ndryshme

Dy aleatë të PS-së që janë renditur në vendet e para në koalicionin e majtë me 37 parti që fitoi zgjedhjet e 23 qershorit kanë qasje të ndryshme ndaj raportit të Ramës me këto parti 1 vit e gjysëm pas marrjes së pushtetit dhe 6 muaj para zgjedhjeve lokale.

I prerë është në këtë pikë Skënder Gjinushi, kreu i PSD që mori mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e Qershorit. Kritik në shumë aspekte ndaj Qeverisë, i pyetur për fatin e aleatëve që PS pati në zgjedhje por ende të papërfaqësuar në qeverisje, Gjinushi thotë në një intervistë botuar sot në DITA:

“Ka shumë për t’u vendosur e rivendosur në vendin e duhur sipas kontributit, meritës, aftësisë e performancës. Mbështetja nuk sigurohet vetëm me idealizëm a burrëri, ca më keq kur këto dy cilësi tek ne kanë mbetur vetëm si nocion. Ajo do edhe reciprocitet. Çuditem me disa që ende sot flasin me përbuzje për militantë që kërkojnë vende pune apo për aleatë që duan karrige. Përse këta moralistë kur lidershipi i partisë garon hapur për fitore për t’u bërë kryeministra, ministra, deputetë etj, e quan të ligjshme e të moralshme, ndërsa kur mbështetësit luftojnë për punësim a funksione të nivelit të dytë, tretë a të katërt e quajnë pa moral? Përse kur partia e madhe synon dhe merr pushtetin e quajnë normale, ndërsa kur aleatët e saj kërkojnë pjesëmarrjen në qeverisje sipas kontributit quhet etje për karrige?

gjinushi ramaGjinushi shton se “Për ne s’është ndonjë surprizë që PS sillet ndryshe pas zgjedhjeve”.

Më pak i ashpër është Artur Dojaka, kreu i Aleancës Popullore, që mori në zgjedhje rreth 9 mijë vota. Në një intervistë në Channel One me gazetaren Klara Dervishi, Dojaka duket mbështetës ndaj Qeverisë dhe thotë që duhet të jemi realistë.

“Reformat që ka marrë qeveria sidomos aksioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike dhe ndërtimeve pa leje janë të domosdoshme. Nuk ka shtet pa rregulla e ligje dhe Qeveria ka dëshmuar edhe ndjeshmëri sociale duke ndihmuar atë pjesë të shoqërisë që preket nga këto reforma por që janë njerëz në nevojë” – thotë ai.

Kur gazetarja e pyet si shpjegohet që AP ka marrë 9 mijë vota në zgjedhje dhe nuk është përfaqësuar në qeverisje, Dojaka shton:

“Do të doja të ishim shumë realistë me situatën. Na janë bërë disa propozime të cilat ne i kemi vlerësuar jo shumë plotësuese për kualitetet që ne kemi si forcë politike. Të mos harrojmë që Aleanca Popullore, është një bashkim i disa partive politike dhe ka mjaft mundësi brenda vetes, jo vetëm për qeverinë, por edhe për vendin në çdo kohë”

I pyetur nëse mendon se Qeveria ka bërë sa duhet në luftën kundër korrupsionit, Dojaka thotë se Qeveria ka gjetur një situatë shumë të rënduar, por është fakt që në administratë ka ende drejtues të korruptuar.

“Mendoj që Kryeministri Rama dhe Qeveria kanë gjetur një situatë shumë të rënduar. Nuk është një luftë e cila mbaron sot me nesër, kjo është një luftë e cila do të vazhdojë gjatë. Patjetër mbetet shumë për të bërë dhe është për të ardhur keq që shumë drejtorë të korruptuar janë ende në vendet e punës dhe janë në vendet e punës me fakte të korrupsionit, me raporte të KLSH-së”.

dojaka ramaPër replikat e dikurshme me PDIU, faktin që kjo e fundit ka tentuar disa herë të flirtojë me mazhorancën, dhe qëndrimin që do të mbajë nëse Rama pranon që PDIU të kalojë nga opozita në qeverisje, Dojaka thotë:

“Ne jemi pjesë e këtij koalicioni. Kemi një marrëveshje për të qëndruar bashkë e cila është bërë me Partinë Socialiste dhe në bashkëpunim me LSI dhe me partitë e tjera të koalicionit. Çdo vendimmarrje e këtij koalicioni merret në koalicion, ashtu siç kemi bërë edhe më përpara. Një rast i tillë nuk di që të jetë rast konkret”.

Për konfliktet brenda PDIU, kreu i AP shtoi:

“Nuk do të doja të përfshihesha në asnjë problem të brendshëm të asnjë force politike, por thjesht kalimthmi do të thosha që edhe divergjencat që ne kemi pasur karshi PDIU dhe qeverisë së kaluar kanë qenë të bazuara katërcipërisht në luftën kundër korrupsionit. Kjo nuk ka qenë vetëm nga ana jonë si parti, por ka qenë nga i gjithë koalicioni i majtë fitues. Në daljet e mia si kryetar i AP me Kryeministrin e kemi shprehur këtë qartësisht”.

 

December 11, 2014 21:00
Komento

2 Komente

  1. vali March 11, 21:55

    PS te shikoje bazen e saj njehere,sepse te tjere mbledhin votat dhe te tjere vjelin frutat e pushtetit.Deputetet nuk i kemi pare qe me 23 qershor.

    Reply to this comment
  2. aleat me djallin March 11, 22:18

    Vetem po qene koqe kandari aleatet qe moren mbi 11 mije vota dhe frytet e tyre i moren LSI-tat te bejne koalicion me ju,mire se i mashtruat por jane duke ardhur si pordha neper breke duke kerkuar pune dhe kush sua fishkellen tani pas dy viteve u ra mendja per to???DUHET TE NDRYSHOHET KODI ZGJEDHOR DHE KANDIDATET TE MOS CAKTOHEN ME LISTE NGA KRYETARI I PARTISE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*