PS mbledh Asamblenë Kombëtare këtë të shtunë

April 27, 2018 16:06

PS mbledh Asamblenë Kombëtare këtë të shtunë

 

Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën Asamblenë e saj Kombëtare.

Top Channel ka mundur të sigurojë axhendën e punimeve, që do të hapen në orën 10:00 me një mesazh të kryeministrit Rama, njëherësh kryetar i partisë.

Më pas do të vijohet me një raportim mbi performancën e Qeverisë, pas analizave të zhvilluara nga PS dhe grupi i saj parlamentar me çdo ministër të kabinetit qeveritar.

Koordinatorja kombëtare, Elisa Spiropali do të raportojë për ecurinë e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.

Ndonëse zgjedhjet e ardhshme vendore janë më shumë se një vit larg, socialistët do të analizojnë edhe performancën e tyre në pushtetin lokal.

Asambleja do të udhëzojë edhe zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisjes qendrore dhe vendore, nga data 1 maj deri më 30 qershor.

Ajo çfarë bie në sy është mungesa në axhendë e ndryshimeve në Sekretariatin e PS-së, që Kryesia e partisë disa javë më parë kishte vendosur të realizohej në mbledhjen e Asamblesë.

Burime nga PS-së bënë të ditur se kjo është shtyrë për një tjetër mbledhje.

l.h/ dita

April 27, 2018 16:06
Komento

1 Koment

  1. elbasanasi April 27, 20:11

    Kryetar i Asamblese PS eshte kryetar i grupit parlamentar te PS dhe kryetar i shume e shume tjera grupesh der dhe kryetar i delegacionit parlamentar shqiptar ne Bruksel. Eshte dhe kryetar i grupit deputeteve socialiste per Elbasanin. Eshte shoku katunar Taulant Balla! Ka zevendesuar qytetarin intelektual Ben Blushin (aq sa zevendeson nje uturak balte nje vazo kristali)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*