PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën, zbardhet axhenda

January 3, 2018 17:17

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e shtunë, më 6 janar, Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

PS do të ndryshojë sekretariatin. Gjithashtu, në Asamble do të diskutohet dhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti.

Asambleja e PS do të mblidhet te ‘Xibraku’, në kryeqytet, ndërsa pjesë e saj do të jenë dhe raportimet e deputetëve në terren apo raportimi i qeverisë, raporton Report Tv.

Kjo mbledhje vjen në javën e parë të vitit 2018, ku selia rozë pritet të bëjë një përmbledhje të punës së bërë gjatë këtyre muajve të qeverisjes gjatë mandatit të dytë, pas zgjedhjeve të fituara bindshëm në zgjedhjet e 25 qershorit, por kjo Asamble mund të sjellë dhe ndryshime dhe risi në radhët e socialistëve.

January 3, 2018 17:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*