PS mbledh Asamblenë të shtunën, çfarë do diskutohet

October 2, 2017 10:26

PS mbledh Asamblenë të shtunën, çfarë do diskutohet

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e shtunë, më datë 7 tetor 2017, Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja e Asamblesë së PS do të nisë në orën 10:00, në Hotel Tirana Internacional, në sallën Akernia.

Report Tv ka zbardhur rendin e ditës të Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të hapet nga Gramoz Ruçi dhe mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Në rend dite janë 5 pika, mes të cilave është edhe prezantimi i objektivave të 100 ditëve të para të qeverisjes “Rama 2”, ku çdo ministër do të flasë nga 5 minuta.

Rendi i ditës:
1. Hapja e punimeve të Asamblesë – sh.Gramoz Ruçi.
2. Prezantimi i objektivave të 100 ditëve të para të qeverisjes. Çdo ministër nga 3-5 minuta. (renditja TBC).
3. Prezantimi i konceptit dhe planit për bashkëqeverisjen – sh.Saimir Tahiri, 5 minuta.
4. Organizmi i zgjedhjeve brenda partisë – sh.Bashkim Fino, 5 minuta.
5. Fjala përmbyllëse e Kryetarit të partisë, Edi Rama.

October 2, 2017 10:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*