Rama: Të ndalim manipulimin me pjesëmarrje masive në zgjedhje

Redaksia Online January 26, 2013 12:00

Rama: Të ndalim manipulimin me pjesëmarrje masive në zgjedhje

Asambleja e Partisë Socialiste ka nisur sot me një minutë heshtje në nder të Musa Skurës, shefi i krimeve të Burrelit, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali, pas plagosjes në një operacion policie.

“Superioriteti i krimit është fakt që provohet çdo ditë, nga rrënimi moral dhe profesional i policisë së shtetit. Shëmbëlltyra e forcave të rendit në një trup pa kokë, është dora vetë ministri i Brendshëm”, tha Rama, i cili theksoi se aktualisht Shqipëria ka koeficientin e vrasjeve më të lartë në Europë dhe rajon dhe numrin më të lartë të vdekjeve në rrugë, ndërkohë që ka numrin më të vogël të automjeteve.

Më tej, Rama u ndal në retorikën nacionaliste të kryeministrit Berisha, të cilat sipas tij nuk bëjnë gjë tjetër veçse prishin marrëdhëniet me fqinjët dhe e largojnë vendin nga BE-ja.

Rama bëri thirrje që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime, si një mënyrë për të shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimin dhe për të shmangur çdo manipulim.

“Shqiptarët duhet ta ndryshojnë gjendjen e tyre dhe ndryshimi fillon nga një votë. Mjetet e manipulimit duhet të ndalohen nga vetë njerëzit. Gjithkush duhet ta kuptojë që duke mos votuar lë mundësi të manipulohet me votën e tij. Duhet ta mundim makinën e manipulimit të zgjedhjeve. Mënyra më e mirë është pjesëmarrja në zgjedhje”, tha Rama.

 

* * *

Mbledhja e Asamblesë u parapri disa ditë më parë nga mbledhja e kryesisë, ku u diskutuan në detaje strategjitë për ruajtjen e votës. Në përfundim të mbledhjes, Rama deklaroi se kryesia i vendosi pikat mbi i për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me organizimin dhe procesin e zgjedhjeve në tërësi.

Dy ditë më parë, kreu i PS-së thirri në një mbledhje aleatët e kësaj partie, për të diskutuara rreth koalicionit të së majtës në zgjedhjet e qershorit. Në mbledhje u vendos për një koalicion të gjerë të së majtës, në të cilin bëjnë pjesë 30 parti.

Redaksia Online January 26, 2013 12:00
Komento

3 Komente

  1. Saimir January 26, 12:53

    I nderuar z.Rama,lexoj me vemendje udhezimet qe Ju i jepni elektoratit duke iu drejtuar qe ne mund ta mundim makinen duke marre pjese sa me shume ne zgjedhe!Me vjen keqe qe se pari ne vend qe te jeni i prere me qendrimin T’uaj per shkaterrimin e kesaj makine vrastare Ju dhe vetem Ju bini preh e njohjes se kesaj makine qe siç thoni edhe Ju vete “ska birr kurve qe mund ta ç’montoje kete makine”tashme e lubrifikuar edhe nga faktore nderkombetare .Ju duhe te jeni i prere ne ultimatumet qe duhet ti leshoni kesaj makine duke i bere te qarte deri perse jo bojkotimin e ketyre vjedhjeve te radhes.Ka ardhur koha qe Ju te tregoni se lajtmotivi Juaj nuk eshte te rezoni nje Berishe por te rindertoni nje vend.Mos harro qe vota te eshte xdhene nga ne e te eshte vjedhur nga makineria e deformuar nga ata qr sot kerkojne standarte zgjedhjesh e qe pas ç’do votimi dalin me qendrimin qe Shqiperia ka bere hapa perpara ne rrugen e demokratizimit te vendit.Se fundemi qe une,ai,ajo te vijme te votojme duam qe vota te na garantohet si leksioni i pare i nje demokracie , kjo nuk nenkupton leximin e vptes nga disa pseudodiplomate qe per parfume kane zgjedhur eren e elbit nepermjet gotave ye birres por leximin drejt te kesaj vote!

    Reply to this comment
  2. ciupatriot January 27, 01:12

    mirer e ke ti se cfare duhet te bejme ne dhe ke te drejte, se sa me shume te jete numri i votuesve aq me te pamundur e kane keta hajdutet e votave qe te blejne vota per vete. por a na garanton zotrote se ke per te na i mbrojtur votat dhe me lufte po qe nevoja qe te na i lexosh drejte dhe mos te tui vjedhin diten me djell e ne sy te tereve dhe vecanerisht te nderkombetareve qe vec per shqiperine nuk i plas fare por kane hallin te jete gjullurdi qe te mbushin xhepat. a i ke ngritur grupet e te rinjve qe te mbrojne voten dhe me lufte po qe nevoja. e po nuk i ke bere keto dhe te na japesh garanci ne televizor te na thuash atehere eshte e kote te shkojme e te votojme se do na shkoje vota dem. do ti vjedhin ne sy dhe do beheni gazi i botes per here te trete se bota nuk e can trapin gallate do. ndryshe vollfadhi nuk do thonte per here te 1 milionte se zgjedhjet duhen qe te jene te drejta e transparente sikur nuk ka pare e degjuar se cka ndodhur e cpo ndodh me shqiperine. zoteri i nderuar ne jemi me ty por behu garant i votes, luftoje qelbesiren dhemb per dhembe dhe me te njejtat arme dhe vec keshtu do mund te fitosh. se ai plera e ka bere gati skemen e manipulimit dhe vollfardhi nuk i pellcet fare se cfare do ndodhi. merr masa sa nuk eshte vone ose hapi krahun ndonje trimi qe ta mundi kete kryeplere me lufte po qe nevoja. po qe per ligje dhe shtigje ka per te ta hedhur dhe kete rradhe , eke te humbur as mos e merr mundimin ta cosh popullin ne zgjedhje se do behesh gazi i botes. kur si bie ndonje rrufe atij kryepleres kryeklanorit se vec keshtu nga zoti mund te shpetoje shqiperia se ju demokrate te medhej, doni ta fitoni me rregulla demokracie ,e ku pa ne mes te xhungles ku hijenat kane bere gati pusite. na ruajte zoti e ju hapte syte para realitetit sa nuk eshte vone e s’keni c’te beni….

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit January 28, 05:02

    Mbetem me mendimin tim te palekundur, se zgjedhjet e 23-qershorit, duhet te behen pa Sali Berishen kryeminister.
    Berisha duhet rrezuar, se me ate ne zgjedhje, sdo te kemi asnje rezultat te sinqerte, por do te kemi vetem kaos, deri ne gjakderdhje dhe manipulime, do te kemi turma malokesh, me arme neper duar, te burgosur te liruar vetem per diten e zgjedhjeve, per te trembur elektoratin shqiptar.
    Situata eshte shume e rrezikshme, prandaj duhet ta kapni Saliun ne befasi, duhet ta rrezoni sa me shpejt, pa i dhene atij mundesi te riorganizohet per masakren e rradhes, ai eshte skizofren, se te cosh avione luftarake per te bombarduar populli tend, sic coi dy avione ne vitin 97-te ne Vlore, mund ta bejne vetem diktatoret sic po ndodh aktualisht me rregjimin vrases te Asad-it ne Siri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*