Zgjedhjet, PS mes aleatëve të vjetër dhe të rinj

Nga Elton Koka March 13, 2015 15:55

Zgjedhjet, PS mes aleatëve të vjetër dhe të rinj

Tre muaj nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, Partia Socialiste ka rikthyer vëmendjen ndaj aleatëve të vegjël dhe aleancave. Por me një pengesë jo të vogël të mes: Pakënaqësinë e aleatëve nga moszbatimi i marrëveshjeve të firmosura e të shpallura me bujë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Po bëhen dy vjet dhe parti që kanë kontribuar jo pak në kanalizimin e votave drejt mandateve parlamentare të së majtës, nuk janë kompensuar aspak me pjesëmarrje në pushtet, ndërkohë që PS aktualisht po rreket të shtojë edhe parti të tjera në aleancën e re për këto zgjedhje.

Pakënaqësitë dhe akuzat nuk kanë munguar të shprehen edhe në mbledhjen e fundit që i deleguari i kryeministrit Rama, deputeti Taulant Balla zhvilloi me përfaqësues të disa prej këtyre partive. Mungonin në takimin e para dy ditëve PSD e Skënder Gjinushit, PDS e Paskal Milos dhe AP e Artur Dojakës, të cilat më 23 qershor 2013 fituan së bashku në emër të mazhorancës së sotme, 30 mijë vota. Mandate parlamentare nuk morën, por këto mandate i fitoi shumica. Megjithëse me vonesë, për çka Balla u kërkoi ndjesë në emër të Ramës aleatëve, PS premton se do ta zbatojë pjesëmarrjen e aleatëve në pushtet. I pyetur nga DITA, deputeti Balla deklaroi se padyshim do të vihet në zbatim marrëveshja tashmë e vonuar, por ndërkaq do të hartohet edhe një pakt bashkëpunimi i ri, këtë rradhë për pushtetin lokal.

Por kaq nuk mjafton për të zbutur pakënaqësinë e aleatëve “të vjetër”, as për të hequr dyshimet e tyre tek partia e madhe. PS po konfirmon marrëveshje edhe me Aleancën Demokratike, tani jo nën drejtimin e Neritan Cekës por të Eduard Abazit, duke e rikthyer nën ombrellëne së majtës. Por një bashkëpunim më vete është duke u realizuar edhe me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, teksa partia tjetër që përfaqëson çamët, Aleanca Popullore e Artur Dojakës që shtoi gati 9 mijë vota më 23 qershor, ende pret. Paçka se vetë Dojaka nuk ka bërë deklarata publike dhe as është bërë protagonist pakënaqësish. Interesante është se çfarë ka thënë vetë Rama kur njoftoi marrëveshjen e PS me AP-në e Dojakës, para zgjedhjeve të 2013-ës: “Kjo e djathtë është një qendër grumbullimi mbeturinash politike, pas rrënimit të 8 vjetëve. Mbeturina republikane nga shpërthimi i korrupsionit në Gërdec, mbeturina monarkiste të mbretërisë së zullumeve këtu afër në ministrinë e Mbrojtjes, mbeturina demokristiane të disa llojeve të mbledhura në rrugën e ateizmit korruptiv, mbeturina balliste, nga koteci i pulave të korruptuara të oborrit të pushtetit të Saliut, mbeturina pseudoçame nga hallva korruptive e Havasë dhe nga bollokumja korruptive e Qifes, ku sigurisht nuk mund të mungonte, o Zot, si mund të mungonte kazani simbol i riciklimit të mbeturinave politike, Lufteri i madh, Xhuveli i përjetshëm…”.

Sot, padyshim synimi është maksimalizimi i votave, duke patur parasysh edhe nevojën akoma më të ngutshme për të performuar mirë në zgjedhjet lokale, pasi duhet llogaritur kostoja e të prekurve ndaj reformave të qeverisjes etj. Në këtë prizëm, edhe FRD-ja e Bamir Topit do ishte e mirëpritur, edhe kushdo tjetër. Është fjala për një përsëritje të taktikës së ndjekur nga fronti i majtë edhe më 23 qershor 2013. Por nga aleatët tradicionalë, i vetmi që mori një post zv.ministri ishte Petro Koçi, partia e të cilit PSV’91, një herë u shpall e bashkuar dhe shkrirë me PS, pastaj lajmi u përgënjeshtrua. Ishin gjithsej 6 mandate të koalicionit të majtë, si në Lezhë, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Elbasan, të cilat janë marrë me një diferencë prej 500 votash nga ky koalicion falë votave të të vegjëlve. Aleanca Popullore e Dojakës, për shembull, ka qenë në tri qarqe shumë afër mandatit të deputetit dhe në fund ka ndihmuar PS-në të marrë mandatin e 11 në Fier dhe mandatin e fundit në Tiranë, kurse LSI-në të marrë mandatin e dytë në Elbasan.

Për të tentuar një ripajtim real, a do të tentojë PS-ja të bëjë ndonjë riformatim të pjesshëm të kabinetit para zgjedhjeve, apo thjesht do të bëjë premtime të reja duke harruar të vjetrat? Kjo mbetet për t’u parë ditët në vijim.

 

Nga Elton Koka March 13, 2015 15:55
Komento

13 Komente

  1. ela March 13, 16:12

    Ja ku doli perseri ne skene Rama “premtuesi”. Sapo merr votat e aleateve te vegjel, kthehet shpejt e shpejt ne origjine.
    O zot cfare putanash politike…….
    Po a kane fjale burri keta njerez? Po edhe sa here do ti “hane” aleatet genjeshtrat e tua o RAMA fjalepambajtur? Se nje gje eshte e sigurt: koha e skllaverise ka perenduar me kohe. Per ty sot mund te skllaverohen kalamajte e G99, por socialistet e vertete ne baze nuk i genjen sa here te te ….. teket ty.

    Reply to this comment
  2. tani March 13, 16:20

    Artikull interesant qe tregon sa i pabese eshe Edi Rama. Qekurse u be me Lsine Rama ja futi te gjithe te tjereve. Rama nuk pranoi te emeronte anje socialist te vjeter dhe asnji aleat te vjeter. Blogerat e freshit perbaltin cdo figure te vjeter sa here qe ata apo ato flasin. Kurse lsise Rama i dha me shume pushtet se socialisteve dhe blogerat e Rames kurre nuk i kritikojne mijera emerime te lsise qe jane plot me te korruptuar qe kane vjedhur edhe me Berishen.

    Reply to this comment
  3. ada March 13, 16:30

    Eh, more Edi teveqeli. Sa shpejt kalon koha, apo jo?
    Mbasi bere palle me gjithe Ilirin, punesove ke te deshi qejfi, bere gjel kokoshin, me i bukuri i kotecit te Rilindjes, ja ku erdhi momenti per tu kthyer me kembe ne toke. Por kesaj rradhe me me shume flirtime se zakonisht. Tani kjo RILINDJA jote nuk ka me ngjyre vjollce; me prurjet e reja ne kete HALE…ANCEN tende, po i afrohet ngjyres se m…it qe mban ere. Po ka turp me te madh se te besh ti aleance me Bamir Topin? Bamiri ka lidhje me te majten, aq sa ti ke lidhje me burrerine dhe fjalen e mbajtur. Po ka akoma turp me te madh se te besh ti aleance me Idrizin pazarxhiun? Ky eshte putana me ordinere qe ka aktualisht politika shqiptare. Ai nuk eshte as i majte, as i djathte, as i qendres, dhe mbi te gjitha as CAM. Ai eshte “gjuetar” i parase dhe dallavereve. Ne kuader te zgjatjes se moratorumit te gjuetise (lajm ky i fresket fare) i duhet thene NDAL edhe gjuetise se felliqur per pushtet te Idrizit, Topit e gjithe soj e sorrollopit te tyre.

    Reply to this comment
  4. toni jo i kombinatit March 13, 16:40

    NJE REKOMANDIM PER TE GJITHE PARTITE E VOGLA TE ALEANCES SE MAJTE E TE DJATHTE:

    LERINI TE ZIEJNE NE KAZANIN E TYRE TE PAZAREVE CIFTET RAMA&META E BASHA&BERISHA. BEHUNI BASHKE TE GJITHE E PUNONI PER VETE. ALEANCAVE TE RAMA POZAXHIUT DHE META ORDINERIT NUK I BESON ME ASKUSH. FILLONI TE MENDONI PER VETEN TUAJ, QOFTE EDHE ME REZULTATE MODESTE, POR TE PAKTEN CONI UJE NE MULLIRIN TUAJ DHE JO NE GARDEROBEN E RAMES E MONIKES, APO NE BUTIKUN E ARMINES.
    FILLIMI PER TE VEGJELIT ESHTE GJITHMONE I VESHTIRE, POR KENAQESIA E TE PUNUARIT PER VETE E JO PER PADRONIN NUK KA CMIM.
    PRANDAJ, HAPNI SYTE DHE MENDJEN. JEPINI NJE SHANS DHE ALTERNATIVE TE RE KETIJ POPULLI TE LODHUR ME ROTACIONET E ZAKONSHME QE PO NA KATANDISIN NE VARFERI EKSTREME. KU I DIHET, MUND TE KETE EDHE SURPRIZA. PAKENAQESITE NE POPULL JANE TE MEDHA.

    Reply to this comment
    • era March 13, 17:08

      Bravo Toni. Thirrje me vend.
      Gjinushi, Milo, Dojaka, Ngjela (megjithese ky eshte i rrjedhur fare), behuni bashke. Mos rrini te degjoni kengen e Rama tallavase.
      Punoni per vete, keni sa te doni elektorat te zhgenjyer nga PS e Rames. Keni te zhgenjyer mijera e mijra socialiste te bazes, ata qe edhe pa buke ngelin e te majten nuk e tradhetojne. E sigurt qe Ramen nuk duan ta shikojne me sy, se sapo fiken kamerat Rama i kthen bythen atyre shpejt e shpejt.
      Nuk ka kohe per te humbur. Po te punoni me mend do surprizoheni nga te zhgenjyerit e Rilindjes. Rilindjes ja ka pare hajrin vetem LSI, grate e harremit te Rames dhe djemte e vajzat capkene te Veliajt.
      Te gjithe te tjeret, ata qe punuan tete vjet, mbeten edhe pa pune nga Berisha, ata jane akoma duke pritur kete mendjendriturin Edi.

      Reply to this comment
  5. olti March 13, 16:48

    Pazaret e Rames me Topin e Idrizin jane muhabete te vjetra. Me Topin u bene bashke ne zgjedhjet per Bashkine e Korces, kurse me Idrizin bashke ka qene gjithmone, sepse drejtoreshen e Idrizit, ate me dosje ne prokurori nga kontrolli i larte i shtetit per korrupsion, nuk e ka hequr asnjehere nga puna. Ate ja vuri krah te djathte Erion Veliajt. Hajduti me hajdutin e gjejne shpejt gjuhen e perbashket.

    Reply to this comment
  6. diu March 13, 16:59

    Keto tavolinat qe ben Rama me gjoja aleatet e vet jane qesharake. Po mbasi ky ka tallur trapin me premtimet qe i ka bere aleateve per dy vjet, c’kuptim ka qe i therret akoma per gjoja aleanca? Po pse mo te gjithe jane budallenj dhe vetem ky fylli i gjate eshte i zgjuar? Po si mund ta marresh per serioz kete fyllin kur ne FB e vet nxjerr Gjinin e Portokallise me videon qesharake?! Po Gjini trap eshte, e ben per buken e gojes, po ky figura e larte politike, kryeministri i nje vendi kandidat per BE, si ka mundesi qe eshte kaq ordiner more aman? Bej be qe Zaho do kete me shume tru se ky idioti.
    E ne presim te na nxjerre ne drite. Ky mendon se jeta eshte vetem portokalli, ngjyra fasadash e lapsa me ngjyra.
    Po ik e na ler rehat.

    Reply to this comment
  7. aleat ne pritje March 13, 18:00

    Ky autobuzi i unazes o zoti RAMA, nuk eshte se u vonua shume me kete xhiron e pare. Kane kaluar shume xhiro qe atehere por autobuzi yt i Rilindjes kalonte vertete neper stacione, por dyert i mbante mbyllur. Ja cilte vetem Idrizit, qe si k…rve politike qe eshte, cdo xhiro dilte i bente autostop, me minifund e cica perjashta.
    Ky eshte autobuzi qe drejton ti, ka vend vetem per prostituta.
    Aleatet e tjere nuk jane aq budallenj, kane kohe qe i kane hypur taksive!

    Reply to this comment
    • meri March 13, 18:33

      HAHAHAHAHAAHA……..
      I bukur ky koment, bravo o “aleat ne pritje”. Po imagjinoja Idrizin me minifund, te veshur si prostitute e duke bere autostop. Gallate fare. Pika qe su bie ketyre palo politikaneve, qe prostituojne vetem e vetem per perfitime te xhepit te tyre. Sot ne shtypin online ka edhe nje karikature te papare te treshes Rama – prift, Dulja – dhender dhe Idrizi – nusja.
      Keta bejne TRIO, ne presim reforma e mireqenie.
      Rrofte RILINDJA!

      Reply to this comment
  8. Taku March 13, 18:17

    Ka ngeluar akoma ndonje aleat qe i beson Rames? Nuk e besoj. Po nqs eshte e vertete dua ti hap syte. O aleate: Rama ja futi Tom Doshit, atij qe i ka dhene miliona euro fonde per fushtate, atij qe i ka mbledhur tere “te fortet” e veriut qe i kane dale ne rreshtin e pare te protestave kur ishte ne opozite, atij qe per here te pare i dha fitoren ne Shkoder, etj etj etj…
    Keshtu qe nuk ka shprese per asnje nga ju.
    Hapni syte e jepini drejtim vete situates, se po pritet Ramen, do vdisni duke enderruar.

    Reply to this comment
  9. edi piktori March 13, 19:55

    meqe as dule, as gjinushi, as paskali, as dojaka, partite e renditura pas dy partive te medha nuk paskan marre pjese ne kete tryeze, ateher me ke paska bere takim rama piktori?
    apo mjafton gjet ndoji, ky historiani i papare i arkivave te shtetit.
    roze e paska situaten ky bojaxhiu i fasadave.

    Reply to this comment
  10. Socialisti bythpambuk March 14, 04:10

    Kur genjehesh per here te pare , fajin e ka ai qe te genjen , kur genjehesh per here te dyte fajin e ke vete .
    Mos i besoni Edi mashtruesit.

    Reply to this comment
  11. metlaj March 14, 14:22

    me vjen shume keq per emrtimet qe bene artikull shkruesi qe ofendon partite politike historike ky egoiste qe eshte nje fatkeqesi te lexosh nje artikull te tille pe rmua ibene qejfin porositesit politik qe i ka premtor ndonje vende pune ose aktivizim ne karrier politke une ekam shkruajtur qe kam qene gjithe kohen dhe mbetem i djathte me vlersimit drejte te nacionalizmit duke vlersuar cdo mendim se jane te gjithe shqipetare por partit aktivizojne popullin per ndertim ose shkaterim sic ka bere ne keto per 24 vjete por kohet e fundit nje dore e fshete ngre ne krye tePS ata qe duan ta shkaterojne por keto duan qe bos besimin e popullit ta shtrin ne mos besim dhe te aleancat partiake sa te jete EDI rAMA ne krye tePS nuk PRANON aleanca me partite qe udhehiqen nga politikan sepse ai e pranon qe s eshte politika dhe tani thote se s do te pleqeroj ne politk kjo bene qe mos ti behet analiza e plote ai ska as karaktea dhe norma evropiane te dorehiqet por duhet hequr nga ne te majtet me te drejten qe mos te jete asnje antare i thjeshte MOS zbatimi i statutit dhe afrimi ne listen e deputeteve personalisht qe afershit ndihmohet edhe nga respektimi i rradhes ne liste dhe jo numeri i votave dihet qe ne te njejtat zonz kan te njete perkrahje partiake por diferencen e bene figura e kandidatit cdo antare partije te kerkoj zbatimin e statutit dhe vlerat e barabarta te votave dhe ne vendim marje jo te zgjidhen nga individet por sipas propzimeve te bazes dhe miratohen ne qote se do PS duhet bere radioskopi politike e veprimeve te tij dhe jepet ajo qe meriton

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*