PS: Nuk e harrojmë tragjedinë e Gërdufit

April 26, 2016 04:01

PS: Nuk e harrojmë tragjedinë e Gërdufit

 

(“Fajtorët do të japin llogari për Tërbecin”, thotë selia rozë)

 

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se forca që ai përfaqëson dhe krejt populli shqiptar nuk e kanë harruar asnjëherë emrin e tmerrshëm të tragjedisë së Gërdufit, për të cilën është përgjegjëse opozita e sotme.

“Mes njëmijë e një mëkateve e skandaleve të kësaj opozite, qëndron tragjedia e madhe e Tërbecit, emrin e të cilës ne nuk e harrojmë kurrë, sepse është simbol i korrupsionit dhe makutërisë”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se në emër të viktimave të Bërdafit, Partia Socialiste do ta ndjekë këtë çështje deri në zbardhjen e saj finale. “Tmerri i Gërdulit nuk duhet të përsëritet më”, tha Rama.

Siç dihet, shpërthimi tragjik i një punishteje të demontimit të municioneve, të ngritur në një fshat në periferi të Tiranës, shkaktoi shumë viktima mes punonjësve, shumica fëmijë dhe gra të patrajnuara që punonin në të zezë.

Sipas deputetes socialiste, Olta Xhaçka, “sa të mbarojë reforma në drejtësi, dosja me emrin Bërdec do të jetë prioriteti ynë”.

Edhe deputetë të tjerë të PS ishin të mendimit se ngjarja e Gërdafit nuk do të kalohet kaq lehtë nga partia e tyre.

“Personat përgjegjës do ta paguajnë deri në një para ligjit masakrën e Tërbufit”, pohoi deputeti Eduard Shalësi.

“Nuk do ta harrojmë kurrë tragjedinë e Bërxullit”, përfundoi ai, “ky emër është i skalitur në memorjen tonë”.

 

 

******

SHËN.RED. / Gojët e Liga është një rubrikë satirike në DITA. Çdo përputhje me ngjarje apo rrethana reale është krejt rastësi

April 26, 2016 04:01
Komento

11 Komente

  1. Leko December 18, 18:30

    Me verte nuk e paskan harruar fare. Edhe emrin e thone fiks

    Reply to this comment
  2. Na bashkoj kenga popullore December 18, 18:51

    Per fatin e keq te kombit ton,dua te them nje gje shum te hidhur per ne Shqiptaret,ne shajme politikanet dhe eshte normale,por kur shajm Shqiptaret nuk eshte normale,po si spjegohet Shqiptaret e Gerdecit ja dhan voten kriminelit Saleh Berishes qe i çoj ne er dhe vrau 26 vet femi, gra,burra,mos vall Gerdecaret kan shitur gjakun e njerzve te tyre ?mendoj se nuk eshte faji i politikave qe sot protestojn kriminelat dhe jo shqiptaret.

    Reply to this comment
  3. E po kjo pune! December 18, 19:50

    eshte humor.. .po i hidhur…. cfare presim nga Rama!!! Rilindje!!! Eshte kapitalizem, nuk e luan dot b… se pushtetin e ka paraja dhe te gjithe e shesin shpirtin. Te ndershmit nuk i gjen ne politike sepse nuk notojne dot ne pellg te piset

    Reply to this comment
  4. cdrejtesi December 18, 21:20

    ylli pinari i meico,manaxheri doli dhe ben pudshime me fullanin,i kane pare ne madekas+KAR,
    po numurojne leket e B.SH 713 MILION dhe leket e kontrabandes e furmnizimin me arme me vendet kundra demokracise me dirigjent udheheqesin e pd

    Reply to this comment
  5. defi December 18, 21:45

    shuuume e hidhet, por edhe e vertet. Tani gerdeci e kreu detyren, te shkretet viktima jan statistik

    Reply to this comment
  6. Kris 1 December 19, 01:15

    Perseri Ducia po na kenaq me shakara plot kripe.Kjo deputetja Kacka e mbaroi pilafin?

    Reply to this comment
  7. Mileti December 19, 10:52

    Po afron janari dhe Rama aktivizohet. Mbas 22 janarit ka kohe deri ne dhjetor te 2016 te
    flitet per 21 janarin e 2017

    Reply to this comment
  8. TJ December 19, 13:16

    Prisni dhe lutuni! C’do gje lahet ne kete bote! Bota tjeter eshte parajse! Edhe Berisha do t’i laje shpejt krimet! Jane ca idiote ne PD qe duan te kthejne Berishen ?!

    Reply to this comment
  9. SMERLAPI I SHQUPIT December 20, 08:38

    rrofte shkerdhen gerdeci dhe 250 hajdutet e lopçareve te vuçidolit ne qoftese nuk i denon zoti do i denoje robi ato monstrat e gerdecit 21 janarit rruga durres -kukes shitja e detit edhe xhin xhonin e familjes se lopçarit nga karaduza e tropojes

    Reply to this comment
  10. shaban December 20, 11:00

    Rama per gerdecin pret te behet reforma ne drejtesi ndersa per ceshtjen e CEZ nuk pranon ta bejne te huajt sepse ne kemi organet tona te drejtesise.Ke te besojme te paren apo te dyten,kemi apo skemi drejtesi

    Reply to this comment
  11. shqiptar sharri. December 20, 13:17

    O`ju qe xhdo gje jeni,por sicialiste dhe te majt ju nuk jani,dhe ju nuk dote vini dore,ngase ju frigohni nga sali serbi,se edhe ju ndoshta jeni deri ne fyte me mekate e korupcion,po juve ju shkoi ma shum se gjysma e mandatit dhe asnji,te koruptuat te sali serbit nuk e arestuat,dhe as e denuat,ju arestuat njerzit e partis suja,se erate nuk ju sulmon berisha,kurse po ti prekni njerzit e tij,jua shkerdhen memen,se ai i mbron te vetet me gjith krimet qe kan bere,kurse ju edhe pse jeni kriminel dhe hajdute,por ma ne funde jeni dhe shites apo tradhtare,ju e tradhtoni njeri tjetrin dhe perate ju,dota kaloni ndoshzta kete mandat disi,por juve maa nuk ju zgjedh populli kete ta dini,se ju asnji premtim kunder krimit dhe korupcionit nuk e mbajtet dhe mjerishte prap sali serbin dota kemi ne vitin 2017,mjerishte.Se,ma edvin ramen nuk ka as partia socialiste fitore as populli,se ki njeri edhe ngjyren ja nderroi,partis,ja vuri ngjyren e shpive publike dhe anarkiste,e jo te partis socialiste,pra ky eshte nji anarkiste dhe nji i djathte i terbuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*