PS: Nuk heqim dorë nga zbardhja e “21 janarit” e “Gërdecit”

Redaksia Online May 23, 2013 13:43

PS: Nuk heqim dorë nga zbardhja e “21 janarit” e “Gërdecit”

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, tha sot se qeveria “Berisha” ka dështuar  me drejtësisë, të cilën e ka zhytur në batakun e korrupsionit.

Hysi tha se shqiptarët presin edne drejtësi për “21 janarin”, “Gërdecin”, vrasjen e Fatmir Xhindit e plot dosje të tjera të pazbardhura.

Ajo u shpreh se PS nuk heq dorë nga vënia para drejtësisë e atyre që kanë kryer këto krime.

“Ky kryeministër e ka përdorur pushtetin për të përfituar përmes padrejtësive duke grabitur pasuritë e vendit, duke grabitur të ardhurat e njerëzve, duke shkelur liri dhe të drejta për të mundur të fitojë qetësinë që i duhet që të sundojë mbi një batak korrupsioni dhe kriminaliteti. Dhe pse tashmë pa imunitet, gjykata dhe prokuroria vazhdojnë të mos kenë vullnetin që të hapin çështjet ndaj ish-ministrave përgjegjës për disa nga këto ngjarje. Dhe pse pa imunitet, asnjë hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar për korrupsion. Për Partinë Socialiste 21 janari nuk është një nga çështjet e drejtësisë, por është çështja që do të vendosi në themelet e drejtësisë shqiptare të drejtën. Për këtë arsye ne nuk do të heqim dorë për asnjë çast nga rivendosja e drejtësisë në vend dhe vënien përpara saj të vrasësve të 21 janarit, vrasësve të Remziut, të Fatmirit dhe përgjegjësit e Gërdecit”, tha Hysi.

Deputetja socialiste u shpreh se me ardhjen në pushtet, Partia Socialiste do t’u  japë shqiptarëve një qeveri legjitime që do të qeverisë me drejtësi dhe me legjitimitetin e votës së tyre do të rivendosë shtetin e së drejtës, duke çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë e duke vendosur barazi përpara ligjit.

“Ne do t’i mbështesim pa i braktisur për asnjë çast familjet e 21 janarit, të Remziut, të Fatmirit, të Gërdecit e familjarët e të gjithë viktimave të drejtësisë të munguar në këto vite. Rilindja do të fillojë me votën e shqiptarëve në 23 qershor dhe do të vazhdojë me rivendosjen e drejtësisë në vend”, tha ajo.

 

 

Redaksia Online May 23, 2013 13:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim