PS: Opozita po sulmon forcat e rendit

May 13, 2014 15:53

PS: Opozita po sulmon forcat e rendit

Partia Socialiste akuzoi opozitën se po ngre stuhi sulmesh ndaj Policisë së Shtetit, me qëllim denigrimin dhe demotivimin e saj në punën kundër krimit. Deputeti Besnik Bare tha se droga, që po bllokon sot policia, është mbjellë kur vendin e drejtonte pikërisht Sali Berisha. 

“Sot shqiptarët ishin dëshmitarë të sulmit të neveritshëm, që opozita po i bën forcave të rendit, procesit të integrimit europian, imazhit të vendit. Pa fakte, por vetëm me shpifje e gënjeshtra të neveritshme, opozita tenton të dezinformoje opinionin publik. E vërteta është se Policia e Shtetit është në detyrë dhe sot, aksionet policore janë shumë herë më të suksesshme se një vit më parë, kur Shqipëria qeverisej pikërisht nga ata, që sot janë në opozitë.

Të gjithë e dinë se kanabisi mbillet në verë. Droga e konfiskuar nga policia është drogë e mbjellë kur qeveriste Berisha. Por, ndryshe nga koha e Berishës, policia sot po ndalon trafikun e drogës. 19 ton kanabis të kapura nga Shtatori në Prill të këtij vit, vetëm 14 ton të kapura një vit më parë. Çfarë bëri qeveria e kaluar në 8 vjet për të ndalur trafikun e drogës? Shifrat flasin qartë. Gjatë qeverisjes së kaluar droga është mbjellë më shumë dhe është kapur më pak.

Sot, shqiptarët duhet të kenë besim në institucionet shtetërore dhe të mos bien prè e propagandës së opozitës, që në një moment kyç për integrimin europian, përpiqet me çdo kusht të nxijë imazhin e vendit. Policia e Shtetit është duke luftuar ashpër me një monstër, që është trafiku i drogës dhe krimi i organizuar. Një monstër që, për 8 vjet u forcua çdo ditë e më shumë, por që sot po jep shpirt. E teksa jep shpirt, përpiqet sigurisht të godasë me ndonjë kafshim të fundit”, është shprehur deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj.  / Top Channel

May 13, 2014 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim