PS paraqet dy kandidaturat në KQZ. Basha: Na takonin neve

October 30, 2018 15:47

PS paraqet dy kandidaturat në KQZ. Basha: Na takonin neve

Mazhoranca prezantoi zyrtarisht në Komisionin e Ligjeve Bledar Skënderin dhe Rezarta Bitrin, si kandidaturat e saj për 2 prej 4 posteve që pritet të mbeten vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të përfundimit të mandateve të disa prej anëtarëve.

Numri dy i PS-së, Taulant Balla, theksoi se Kodi Zgjedhor i lejon socialistëve të zëvendësojnë mandatet që deri më tani mbaheshin nga demokratët Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj.

“PS, në cilësinë e partisë me numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare duhet të propozojnë kandidaturat për vendet vakante në mandatet e mabjtura më parë nga Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, të cilat janë mandate të mbajtura si përfaqësues të shumicës parlamentare në legjislaturën e kaluar”, deklaroi Balla.

Demokratët deri më tani nuk i janë përgjigjur thirrjeve për të dorëzuar në Kuvend propozimet e veta, por Lulzim Basha mendon se shumica po i merr postet në KQZ: “Aprovimi i dy kandidaturave nga PS-ja përbën një shkelje të ligjit. PS-ja nuk ka të drejtë në kuadrin aktual ligjor që të propozojë dy kandidatura, por ka uzurpuar një kandidaturë të opozitës. Është kapje e paligjshme e KQZ-së dhe natyrisht që opozita nuk mund dhe nuk do të bëhet pjesë e kësaj”.

o.j/dita

October 30, 2018 15:47
Komento

2 Komente

  1. C'a bohet kshtu October 30, 17:02

    O trapat dhe koqet e SHQUP-it keni 28 vjet qe keni shumicen ne KQZ ne kundershtim te cdo ligji e Kodi Zgjedhor.
    Po mire moj tranvestite e Hollandes qe sharrove per car me keq se Torja e 31 Dhjetorit, perse ja ka dhene shumicen populli PS qe te qeverisni ju te pakices me Mona Kokemadhen dhe hunderren?
    Zguri, Kyecar i KQZ perfaqeson PR qe nuk ka asnje deputet ne Kuvend edhe Fatmir Cami (Mediu) eshte zgjedhur nen siklen e SHQUP-it, kjo si pasoje e pislliqeve te bera nga Rama 18 majin e vitit 2017.
    Ed merr Kryeun e KQZ sipas kodit zgjedhor dhe leri pazaret, marreveshjen e ke bere me qytetaret qe te kane dhene voten dhe e ke shkelur me dhjetra here, thirri menjes o rrote.

    Reply to this comment
  2. Xha Teme October 30, 18:03

    Jam dakord me ty C’a bohet kshtu. asnje leshim pisave te Pedese. Sa me shume i TOLERON AQ ME TE HARBUAR BEHEN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*