PS, PD dhe LSI bëhen bashkë në Elbasan, miratojnë buxhetin

December 26, 2017 19:47

PS, PD dhe LSI bëhen bashkë në Elbasan, miratojnë buxhetin

Këshilli Bashkiak i Elbasanit si rrallë herë është bërë bashkë unanimisht duke votuar buxhetin e bashkisë për vitin 2018.

E ndërsa mbledhja e parë ishte shtyrë, pasi opozita kërkoi më shumë kohë, në mbledhjen e dytë që u zhvillua sot, PD dhe LSI bashkuan votat me PS duke miratuar buxhetin. Mbledhja e sotme me praninë e të gjithë këshilltarëve ka pasur diskutime të shumta rreth pikave më nevralgjike të projekt-buxhetit .

Në emërues të përbashkët ka qene sensi i diskutimeve, lidhur me shqetësimet qytetare dhe për të administruar sa më mirë fondet e parashikuara në dobi të komunitetit të madh të kësaj bashkie, shkruan Shqiptarja.com.

Më së shumti, sugjerimet kanë qenë nga këshilltarët e djathtë, të cilat janë mirëpritur nga kreu i i Bashkisë , Sejdini.

December 26, 2017 19:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*