PS, përjashtohet Tom Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe të Fufit

March 2, 2015 13:49

PS, përjashtohet Tom Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe të Fufit

UPDATE: Grupi Parlamentar i PS përjashton Tom Doshin nga përbërja e vetë.

Mbledhja që nisi pak pas mesdite filloi me fjalën e kryeministrit, i cili në një ligjëratë të gjatë kërkoi prishjen e kontratës së Tom Doshit me PS.

Më pas ka filluar edhe përplasja verbale, ku deputeti Doshi ka lënë mbledhjen përpara kohe. Gjatë mbledhjes, deputeti Tom Doshi i tha kryeministrit Rama se është peng i Ilir Metës, për të cilin deputeti tha se është shndërruar në një tutor të kryeministrit.

Je peng i Ilir Metës. Është kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. T’i kam thënë rastet kur kanë dashur të më vrasin mua dhe Fufin, por ti s’ke reaguar”, mësohet t’i ketë thënë Doshi kryetarit të PS-së.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS­së, edhe akuzat e Tom Doshit, se ka një plan për vrasjen e tij.

Mësohet se Rama ka thënë që janë bërë hetime pas denoncimit të Doshit, por nuk ka asnjë provë se rrezikohet apo kërcënohet jeta e tij.

Për këtë janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat e shtetit, që nga Policia e Shtetit e deri tek Krimet e Rënda dhe Prokuroria. Toma është marrë në mbrojtje, por nga të gjitha hetimet që janë bërë, nuk rezulton asnjë rrezik dhe asnjë kërcënim jete për deputetin Tom Doshi”, mësohet se ka thënë kryeministri.

Në vijim të përplasjes, Doshi ka vijuar më tej me akuzat.

Ti je mosmirënjohës, je bukëshkelur, je qenia më e keqe që unë kam njohur. Më ka thënë Blushi para ca vitesh, si ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër, se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty”, është shprehur më tej Doshi.

Mbledhja është shoqëruar me debate edhe nga Ben Blushi, i cili ka replikuar ashpër me kryeministrin, ndërsa është dashur ndërhyrja e Gramoz Ruçit.

Në përfundim nuk ka pasur një votim për largimin e Doshit nga Grupi, por të gjithë e kuptuan se rruga e deputetit me PS-në, nga dje ka kahe të ndryshme.

Blushi: Është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë

Deputeti Ben Blushi, një nga zërat ndryshe në Partinë Socialiste, deklaroi për mediat pas mbledhjes së grupit të deputetëve se Rama-Doshi është historia e dy shokëve të ngushtë që patën konflikt jo për arsye politike.

Thënë këtë, Blushi shtoi se ndarja e tyre i vuri një damkë të keqe Partisë Socialiste, ndërkohë që bashkëjetesa politike në këto kushte ishte e pamundur.

E thashë dhe në mbledhje, është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që s’duan të na i thonë dhe as duam t’i marrim vesh.

Por fatkeqësisht, një histori miqësie disavjeçare që u prish për motive që nuk dua ti di, por që për fat të keq nuk janë politike, po i vë një damkë të madhe PS dhe sigurisht Edi Rama si njeriu që duhet ta administronte këtë gjë prej shumë kohësh, të qeveriste më mirë, ka përgjegjësinë e vet, sado që jam dakord me faktin që kjo bashkëjetesë në këto kushte ishte e pamundur.

Por prapë them se ishte miqësia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që nuk i di”, tha Blushi.

Deputeti e ka quajtur gjithë sa ndodhi një dëm të madh për Partine Socialiste./DITA

 

March 2, 2015 13:49
Komento

37 Komente

  1. olsa March 2, 13:23

    Mendoj se perpara se te perjashtohet Toma, deputetet duhet te perjashtojne Ramen sepse nese nuk e bejne kete gje sot do perjashtojne veten neser, nuk do te jene me deputete.

    Dilni ne baze o shoke dhe degjoni zerin e socialisteve, eshte identik me zerin e Tomes. Une madje qe jam anetare e PS, e papune, kur degjova Doshin te enjten mu duk sikur po degjoja veten.

    Ky kryeminister eshte zhgenjimi me i madh qe kam patur, qe kemi patur, ndaj hiqeni, mos e kurseni se po vazhduat me te shume shpejt do na risillni Berishen

    Reply to this comment
    • fotomontazh March 2, 14:02

      jane 1 milion qe kane votuar ps dhe lsi po pse te gjithe ne shtet do punojne?

      Reply to this comment
      • TANI March 2, 14:11

        JU FRESHISTAT QE MBRONI SOT ILIR METEN A MERRNI VESH KUSH ESHTE ILIR META? TURP TJU VIJE QE RRINI NE ALEANCE ME ILIR METEN DHE KENI FYTYRE SHANI TE TJERET PER MORAL DHE MERITA PASTAJ. ILIR META E MBAN RAMEN ME SHANTAZH DHE RAMA PO I JEP LSISE PUSHTETIN E POPULLIT PA PYETUR PER NEVE. RAMA DUHET TE MBAJE PREMTIMET E 21 JANARIT PERNDRYSHE TE LARGOHET NJE ORE E ME PARE. SIC KA THENE PANDELI MAJKO NEVE NA DUHET KOALICIONI I 21 JANARIT JO I NGJALAVE.

        Reply to this comment
    • KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) March 2, 14:08

      Tom Kodoshi tash duhet te flase,dhe jo te tutet.
      Burracaku nuk asht tradite e malsise,
      Ai ka fillue me pas halucione.
      Dun me me vra thot Toma !!
      E nxorre pushken or Tom,tash qello,dhe mos u boj laper.
      Po ti more Tom i dergoje sinjale dhune Kryeministrit.
      Mos tund doren ne parlament sikur me qen edukatore kopshti,e del para kamerave si llapist.
      Burrnia aty tregohet dil ne shesh te mejdanit dhe trego te verteten dhe mos shantazho.
      E verteta nuk fshihet or Tom LLAPISTI,..sepse del qi ti je GENJESHTAR profesionist,i veshun me kostum Versace, qe paguhesh me taksat e shqiptarve.
      Ose Fol ose ndrysho seksin,preji haletet se kena me te qujt
      Tom Topalli motra e Zholefines

      Reply to this comment
  2. Ela March 2, 13:23

    Po ç’vendim do merret per Tom Doshin? I mire apo i keq, Doshi ka kontribute te medha per sjelljen e votave per partine socialiste. Dhe mbasi ka mbledhur vota ka mbetur me gisht ne goje si te gjithe kontribuesit e tjere te Rilindjes.
    Frytet e pushtetit po i vjelin hajdutet ordinere te “Mjaftit” me ne krye Erion Veliajn, Sajmja me grupin e vet “Tepelena” dhe fyckat ministresha te Rame Bukeshkalit.
    Pra gjithe puna e socialisteve te vertete shkoi per LESH.
    Po do ta shohim sa vota do i sjellin grupi rinor Rames ne keto zgjedhje. Veliaj me shoke kur konkuroi si G99 doli me HIÇ vota, ka eksperience te madhe ne hajduteri por jo ne mbledhje votash.

    Reply to this comment
    • ??? March 2, 14:47

      Nuk funksionon keshtu demokracia moj Ela. Cdo njeri voton per alternativen me te mire, por nuk do te thote pse “solla” vota une te marr peng qeverine dhe kryeministrin! Pushteti nuk ka fryte por pune per te rregulluar jeten e te gjitheve. Fakti qe varfanjak si puna juaj pushtetin e quajne frut qe mund te kafshojne tregon cfare mentaliteti idiot ka shumica ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  3. politike e deshtuar March 2, 13:23

    Nuk mendoj se PS do ta perjashtoj Tom Doshin dhe jo se nuk duan por nuk munden, se pastaj “do dridhen themelet e mazhorances”

    Reply to this comment
  4. Zoro March 2, 14:00

    Partia Socialiste tani si pije “Kacurrel”.
    Pije kjo qe po ju serviret te gjithe socialisteve te zhgenjyer pas zgjedhjeve te 23 qershorit 2013.

    Reply to this comment
  5. Emigrant March 2, 14:01

    Ky eshte budalla ndersa ai Fufi me duket se eshte ai qe vrau ne emer te PD per votat ne Lac

    Reply to this comment
  6. lapashtica March 2, 14:04

    tom kodoshi kaq e pat tani te bashkohet me xenin apo me lulin se ndoshta ato nuk ja prishin plantacionet e droges ne dukagjin boll na genjeve ne postribakeve na e shite sapunin per djath pritni edhe pak se tani ne shqiperi do kete konlifkte sociala ndermjet veriut dhe jugut sali maloku me verioret kunder jugoreve koha do ta tregoje t fala pashuk termali

    Reply to this comment
  7. shqiptar sharri. March 2, 14:10

    Hajde galat hajde mbygalat!
    Po,pse dashka me te vrar Iliri META,nuk e tregove?Pra vertetohet se jeni hiena,se vetem kur ju preken interesat ju vritni njeri tjetrin,pra jeni grupe mafioze,nuk jeni grupe politike per interesat dhe mbrojtjen e populit.
    Po,cfar dote beje SENATI,i famshem amerikan,ju jeni te gjthe te shitur tek te hujt more tradhtar nese nuk e nderton shpin tende ti,cfar mendoni amerikanet dotjua ndertoin shtetin more kopila te serbit,si ju te ashtu qujtur te majte si ata te vetqujtur te djathte,qe vec djaje jan nuk jan te djathte,por jan te udbes serbe sic jeni dhe ju.Tani,na del e thot njeriu qe dotme vritete u takue ma ministrin tahiri.Po,pse te takohet me ministrin,le tet vritete nese eshte paguar,dhe nuk dotu zbulohej asnjihere,sic nuk zbulohen shum vrasje mafioze ne shqipri.Hangshi kokat e juja,sic jeni duke i ngran,dhe mir beni vritni njeri tjetrin sa ma shpejt dhe te clirohet ki popul prej juve banditve.

    Reply to this comment
    • antienveri March 2, 16:25

      Kshtu i vuni edhe Enveri debilat komuniste te vrisnin njani-tjetnin si ne reshtoren e Hitlerit dhe ma ne fund i tha edhe Mehmetit dhe Kadrise prej Mallakastre: “Hajt bab ikni edhe ju edhe ne gop t’semes se nuk ju due mo!” dhe vuni Ramiz Aline n’krye te Partise se Punes se kishte bo krushqi me pare dhe e kishte voj me Nexhmijen. Prandaj me avash mos e merr me yxhym o shqyptar prej Sharrit te Tetoves se i nxive te gjithe socialistet qe jane kunder Partise, njesoj sic bonte Enveri.

      Reply to this comment
  8. latif March 2, 14:14

    Jam zhgenjyer nga Rama se po ndjek rrugen e batutaxhiut Nano.I paafte te ndeshkoje vrasesit dhe hajdutet,eshte i afte de denoje ata qe e sollen ne pushtet.I afte te katapultoje ne maje te pushtetit gjimnaziste g99,tanga plazhesh,qe kapen castin te inaugurojne martesa.Nuk ua kemi ngene.

    Reply to this comment
  9. Malesori March 2, 14:22

    Ore , pse nuk e kane kontrolluar kete tek ndonje psikater,mos …..ajo e shkret mendje…….. ,kokerr gruri eshte.

    Reply to this comment
  10. bora March 2, 14:23

    Turp, qe u perjashtua Toma, kjo parti nuk duroka debat!

    Cdo gje con uje ne mullirin e Ilir Metes. Partine Socialiste Edi Rama e beri lesh e li.

    Reply to this comment
  11. lulushi March 2, 14:23

    Fjalet E TOM Doshit jane si fjalet e SALIUT qe i shpif ne kohen e fundit. Kur e ditka kete gje,pse nuk priti porganet e drejtesise. Sa per parine e muarem vesh.Do jete si 98 partite e tjera qe nuk u dihet emri. Ku paske qen Ti koke e madh e PD_PS

    Reply to this comment
  12. Hm... March 2, 14:24

    Hyner te madh keni bere… Toma ishte si ishte por ishte trim dhe i jepte kurajo aksionit opozitar te PS apo tani jemi ne qeverisje dhe fshihemi pas policave… nuk eshte mire keshtu, Toma, Gjinushi, Milo, Ngjela, Zogaj etj etj nuk jane vetem per fasade apo aleanca me LSI ka kushtezuar shume gjera!!! Se me kete aleance ra 21 janari, marreveshja e detit (ku gazetaret u etiketuan keq nga kreu i LSI) etj etj dhe ta harrojme drejtesine ndaj ish-kryeplakut qe ferkon duart se PS po shperbehet dhe LSI me te cilen beri 4 vjet pazare po majmet

    Reply to this comment
  13. Zoro March 2, 14:30

    Koalicioni i ngjalave nuk do ta kete te gjate.Ne socialistet nuk mund ta durojme dhe pranojme Ilir Meten se si komandon shumicen.
    Rama po tregon dobesi te theksuara ne drejtimin e te majtes, po imiton Nanon me perjashtimet ne PS dhe batutat e tij ndaj deputeteve.

    Reply to this comment
  14. Ina March 2, 14:32

    Me ne fund te largohen te gjithe keta politikane cuba , s’duhet me te tilla funderina qe s’dine as te artikulojne dy fjali.Hajde yshhhh Tome.

    Reply to this comment
  15. LOVE March 2, 14:33

    uuuuaaaa …ahahhahahhahahhaha
    iku dhe reaksionari ….
    aman po ky Fufi kush eshte ???

    Tom , e dime ne qe krijon parti te re ,dhe del me 60 kantidate …ata si ty i kemi me shumice
    po keto akuzat duhet qe ti mbrosh ,kjo eshte shume e rendesishme .
    tani qe ky thote senati amerikan ,a di ndonjeri te na spjegoje perse Tahiri me floket me xhel u prit nga Kerry ?? cfare corbe ,cfare corbe ….. 1 milion shpulla 🙂
    me pelqen lufta kunder tutorit .A na edukuat qe duhet te zgjedhim te keqen me te vogel ??
    e pra ,
    JE SUIS TOM DOSHI ! 😛

    kohet e fundit shoh gjithmone ne enderr saliun ,shume shpesh 🙂

    Reply to this comment
  16. info analitike March 2, 14:37

    Po me cfare tagri e ka perjashtuar Edi Rama Tom Doshin? Rames i ka skaduar mandati si kryetar me vakt e sipas statutit duhej te ishin bere zgjedhjet per kryetarin. Ne kete rast eshte Rama qe po abuzon me nje pushtet qe nuk i takon sipas rregullave qe ka percaktuar vete PS-ja.
    Pastaj keta flasin per respektin e rregullave , te shtetit e te ligjit. Fatkeqesisht krereve te partive ne Shqiperi u duket vetja sulltane e i kane kthyer partite ne sulltanate ku cilido kundershton apo kritikon shefin flaket jashte.

    Reply to this comment
  17. tirona March 2, 14:38

    Ne BE dhe ne Washington po pergatitet guzhina e re e politikes shqiptare, te cilet se shpejti do te marrin frenat e poltikes ne dore mbasi te spastrohen mafia qe ka mberthyer te gjithe politiken. Kryeministri shqiptare po bon ate qe don BE dhe Washingtoni, fillimisht reformen ne politike, se pa bo kete reforme, nuk bohen reformat as ne sistemin e drejtesise ……

    Reply to this comment
  18. Baba Ali Tomori March 2, 14:40

    Mos kerkoni te rregurrohet Shqiperija pa hequr kancerin qe eshte brenda qeverise, Ilir Meten dhe LSI. Ilir meta eshte vrases, eshte i pangopur me para e parona, eshte mallkimi i ketij vendi. Po te largohet LSI dhe Ilir Meta, ky vend do te ece ne rruge te mbare.

    Reply to this comment
  19. malesori March 2, 14:43

    o tom lepuni,do dite ma pare te kam shrujt qa mos baj cubi se je tu korit te tan malesin e tan fisin,te kan la me ba pare sa me dashte dhe me perfiu cdo gja qe ste ka takue,por ke ngran shume ore kadosh,e mbasi je nginje shume ke shku tuj mendu se mund me ba kjamein me pare droge dhe me cubat qe je tu i mba rreth veti.Me qe pona don kaq fort pse nuk i ke dhane me pare keto filma ,a thue se i ke mbajt per me rrujt vetin…a me pas zellin me ndimu popullin,se me na ndimue na nuk kemi pa kurre hic kure gja jena te tane tu lane shtepi e tujde hik prej shkodre e malesie e po ta shofim fytyran tande te ngrehosum

    me paret e droges.

    Reply to this comment
  20. @@@@@@populli March 2, 14:43

    Populli deri me sot eshte i zhgenjyer me ”rilindjen” qe krijovi nje qeveri me lepuj,pra stan me lepuj nuk eshte bere ndonjehere dhe me zv. e tij Pe(llleeeshshshseeee)leshe
    dhe leshe te tjere neper ministrite ska si ti vene punet mbare,nuk kalohet kjo pune me mashtrime dhe genjeshtra per zgjedhesit te cilet ju besuan dhe ju dhane votat per nje drejtim me te mire. TOM D(DOCER)SHER kini patur ,kini dhe do te kini ngahere se keshtu u gatuat.

    Reply to this comment
  21. pelivani March 2, 14:46

    O mender Tom Doci… Po,cili je ti more hic,qe u dashka te te vrasin?!!!!

    Reply to this comment
  22. Shqipe March 2, 15:04

    Bravo grupi I PS-se per vendimin qe mori dhe e perjashtoi Doshin! Kryeministri eshte figura e SHTETIT. Te kercenosh Kryeministrin, eshte njelloj Sikorsky te kercoshe gjithe shtetin, dhe qytetaret e vet. Pra me ate qe beri Doshi ka kercenuar te gjithe shqiptaret, dhe kjo eshte e pafajshme, dhe ne vendet perendimore e denueshme me burg. DEMOKRACIA nuk eshte ANARSHI, te nderuar miq. Ne sistem in DEMOKRATIKE ligjin nuk e ben I forti me kercenime, veprime, e forcen e bandave, apo te te ashtuquajtureve elektorat me vota te vlera ne FUSHATE.

    Toma nuk mund te bej ligjin ne emer te ATYRE qe thyejne ligjin, duke mbjelle kanabis, duke mos paguar ENERGJINE dhe detyrimet shteterore, duke vrare e mbuluar krimet e kriminelet, duke bere pazar prostetutash…..etj

    Ne opinionin tim, jo vetem Toma, por te gjithe ata si Toma, qe flasin, veprojne, kercenojne e aludojne si Toma duhet te lene KARIGET e PARLAMENTIN se jane dhunues te elektoratit, dhe JO perfaqesues te elektoratit.
    Te kapesh nje KARIGE me vota te blera nuk eshte se je I dedikuar te mbroshe interesat e popullit, por je I qiellimshem ne ate qe ben, te kapesh nje KARIGE ne PARLAMENT, nga ku mund te mbroshe BIZNESET e tua te PISTA…..etj dhe ti mbuloshe me pektun POPULL….

    O POPULL LERINI HESTERITE NDAJ PERTIVE DHE KODOSHAVE TE TYRE, POR SHIKONI HALLIN QE JU KA ZENE. SIGURINE E JETES…..SHIKONI SHQIPERINE E COPTUAR, DETIN E SHITUR, HIDRICANTRALET ME PRONARE TE HUAJ, MINIERAT PO ASHTU….PSEUDO SIPERMARESIT E HUAJ, QE VIJNE ATY ME FIRMEN E MONARKEVE SHQIPTARE, QE JAN HAPUR SI METASTAZAT E KANCERIT, DHE JU KANE MBERTHYER PA RRUGE DALJE.

    A DI DONJERI NGA JU TE ME THOTE SE KU DO TE PERFUNDOJE BREZI I RI NE SHIPERI?…….KA VETEM NJE PERGJIGJ…..SKLLEVER ME MEDITJE, TE FIRMAT E HUAJA NE SHQIPERI, POR QE REALISHTE JAN TE BERISHOVICEVE E KOMPANI….

    Reply to this comment
  23. Arben March 2, 15:04

    RROFTE RILINDJA E ILIR M…TIT.

    Reply to this comment
  24. dada March 2, 15:14

    Edi Rama , nuk pranoje shantazhin qe I bente Doshi. , bravo edi.

    Edi I tha shko je I lire beje denancim ne rruge ligjore. ku eshte kryeministri qe duam.

    Ka pese muaj qe e DITKA pse sote?????????? Doshi mere Fufin beni parti dhe quani parta e krimineleve.

    Reply to this comment
  25. Ericson March 2, 15:30

    Mendoj se deputeti Tom ,sado malok e kokegdhe, mundet te kete te drejte per sa thote per Ilir Muten, person mjaft i dyshimte per venie pasurie te pajustifikuar,korruptiv, venie dore ne vjedhjen e floririt te shtetit ne Krrabe, e cilesimin e demonstrueve te 21 Janarit kokepalare, e me pas me cinizem te pashoq, se kjo date eshte nje ceshtje arkeologjike etj.

    Pasi eshte kthyer fizikisht ne nje kerme qe ngjet tepke si aktori Lino Ventura ne filmin “Te Mjeret” si Zhan Valzhani i porsadale nga burgu (por fare i pangjashem me te moralisht) , ky katrigar e maskara politik me partine e tij qe shet e ble vende pune e nepermjet tyre vota, as qe ka ndermend , bile pengon rihapjen totale te vrasjeve te 21 Janarit!

    Edhe kete radhe funksionoi skema e njohur e gogolit Berisha ne zgjedhjet parlamentare, pasi ne fakt Salahudini ishte bere simboli i dhunes qeveritare,korrupsionit galopant e sidomos zaptimit te te gjitha pushteteve ,dhe kulmi me katastrofen e Gerdecit qe e kaloi edhe me ndihmen e gallofit Rama e lobe hajdute amerikane, por apogjeu ishte 21 Janari ku Salahudini vrau me ndergjegje kater fshatare te varfer per te mbjelle frike e terror!

    Gallofi Edi Rama i fitoi keto zgjedhje plebishitare bashke me maskarain politik Ilir Muta, nje fshatar i poshter e gdhe ,tipiku i varfanjakut te viteve 90 qe u be milioner pa vene kurre firmen ne ndonje bordero pune. vazhdon…

    Reply to this comment
  26. BISHA March 2, 15:32

    Eh mo Tom !!! Kjo rilindja e juaj na u kthye si ne kohen e xhaxhit ku i fuste ne rrjesht te gjithe.

    Reply to this comment
  27. TROJA March 2, 15:56

    A KE FUQINE TE KRIJOSH PARTI NDRYSHE NGA PD-PS-LSI?
    PO E KRIJOVE DHE TE TE LERE TE GJALLE KJO MAFJE,KE ME VETE GJITHE VEGJELINE DHE NJEREZIT E NDERSHEM TE SHKATERUAR NGA KJO POLITIKE DHE NGA KETA KRIMBA POLITIKANE QE GERYEN E SHKATERUAN NJE KOMB NE 25 VJET.PROVOJE DHE DO E SHOHESH SE MER JO 60 DEPUTETE POR EDHE 75.

    Reply to this comment
  28. Bedri Lamce March 2, 16:25

    Zoti Tom krijoje Partin se per ju do votojme keta jane politikan qe martohen brenda gjinise.

    Reply to this comment
  29. . March 2, 20:37

    MALOKET Verior duhet t’e largohen nga Politika.

    Historikisht njihen si njerez mashtrusa, te pabese, vrases dhe kurre nuk kane “punuar” per te miren e Shqiperise.

    Reply to this comment
  30. Arben March 3, 06:28

    TE ENJTEN, TE GJITHE QYTETARET E NDERSHEM TE KETIJ VENDI NE PROTESTE

    PARA KUVENDIT KUNDRA KLASES POLITIKE TE DEGJENERUAR.

    Reply to this comment
  31. Mark uk March 3, 09:10

    Kur Toma bente te fortin ne parlament,disa zagar qe e fyejn hapeshin.Te ishit burra i delni perpara e ja thuani more legena materniteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim