PS: Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën
Nga Arkiva
Partia Socialiste kërkon që Prokuroria të marrë në pyetje Lulzim Bashën.
Blerina Gjylameti, deputete e PS-së, në një komunikim me median e quan një krim politik financimin rus të PD-së.
“Lulzim Basha duhet të rrëfehet një orë e më parë në Prokurori. Prokuroria, duhet ta marrë në pyetje Lulzim Bashën. Sepse kjo histori nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me mbi gjysëm milionë dollarë pastrim parash dhe financim i paligjshëm i partisë, po në radhë të parë me domosdoshmërinë për të ditur të vërtetën e ndërhyrjes apo jo nga jashtë. E cila, do të ishte një krim politik i pashoq në dëm të interesit tonë kombëtar dhe kundër ëndrrës europiane të Shqipërisë!”, tha Gjylameti.
o.j/dita
KU JE MOJ LLAÇKA E PS!?
Ne emer te kujt i jep urdhera prokurorise se ke te pyese e ke mos pyese!?
Ne emer te kujt e ne cilen shkolle ‘kristal’ na ke lexuar qe prokurorija na u marka me ‘krime politike’ dhe kush quhet krim politik!
As na thua 28 vjet sa MILIARDA ka harxhuar PS per lobizmin amerikan e fushata elektorale pa evidentuar e pa trasparence e kush do shkoje ne BURG!
Uuuu, u prek per Lulezimin ky komentuesi qe i ka humbur emri me larte. Duket qe koken nuk e kane mbi supe ca, por ne vend tjeter. Puna e tyre.