PS: Reagimi i KLD, i turpshëm. Po kthehet në sekt zullumesh

July 9, 2014 13:46

PS: Reagimi i KLD, i turpshëm. Po kthehet në sekt zullumesh

Partia Socialistë e cilëson të turpshëm reagimin e KLD, që pasoi deklaratën e ministrit të Drejtësisë lidhur me vendimin për të mos marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion. Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist, Blendi Klosi, tha se PS është e skandalizuar nga vendimmarrja e KLD, reagimi i të cilës përforcoi akuzat se sistemi i drejtësisë është i korruptuar.

“PS dhe grupi i saj parlamentar janë të skandalizuar nga vendimmarrja e KLD që arriti kulmin ditën e hënë kur gjyqtarëve me probleme flagrante në deklarimin e pasurisë vendosi të mos merrte asnjë masa. Akoma më i turpshëm është reagimi i KLD pas deklaratës së ministrisë së Drejtësisë, një reagim ku përforcoi akuzën tonë se sistemi i drejtësisë po kthehet në një rrjedhë ku bëjnë pjesë gjyqtarë kryekëput të korruptuar që nuk punojnë për të vënë drejtësi, por për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve të këtij vendi. Një rrjet gjyqtarësh të korruptuar që po kthehen në një sekt që bëjnë gjithçka për të mbrojtur dhe shpëtuar nga zullumet ku përfshihen të gjithë. Që sistemi i drejtësisë nuk po funksionin këtë e di i madh dhe i vogël. Ishte kjo një nga arsyet se pse shqiptarët votuan këtë qeveri. Qeveria kërkon ndërhyrjen e Parlamentit shqiptar, përfaqësuesit e popullit kanë detyrimin ligjor dhe moral të shprehen dhe të distancohen nga përfaqësuesit e KLD, që janë zgjedhur nga parlamenti por që çdo ditë e më shumë po bëhen përfaqësues të denjë të korrupsionit”, theksoi Klosi.

July 9, 2014 13:46
Komento

6 Komente

  1. elio July 9, 14:23

    Ky eshte ai bixhzciu qe ka kapur AKU bashke me vangjush dakon dhe po vjedh parate e biznesit per te paguar parate e bixhozit….e dine te gjithe cfare eshte bere AKU…me kryetarin officer, dhe drejtorin e riskut, IT, mjet qe ky gagaci te paguaje bixhozin…
    Ato qe thote jane te verteta por qe ky llakllaku nuk ka moral personal ti thote…

    Reply to this comment
  2. Naci July 9, 14:29

    Ti Blendi Krosi mos na fol sikur vjen nga planeti se keni nje milion vota per te reformuar k.l.d…jeni ne mozhoranc o toq mos i genjeni ma shqipetaret…..po dhe ju ju intereson nje cike mjergull..

    Reply to this comment
  3. Lleshi July 9, 14:43

    Po mire more Bledar , shkurt Bledi ! A jemi ne sistemin e kapitalit ? Ky sistem e mbahet nga kater pushtete (tre me ligj dhe nje pa ligj ) legjislativi , ekzekutivi , gjyqesori dhe media ? Atehere keta jane pronaret e shoqerise dhe te sistemit ! Atehere keta normalisht fare duhet te kene aksionet e tyre ne zoterimin e kesaj shoqerie !

    Po te mos “jesh dakort” , zotrote , i bie t’i vish ndesh sistemit ? Te prishesh vullnetet e aksionereve ! Atehere cfare kuptimi kane aksionet dhe pjesmarrja ne kapital , ne “shtet” ?

    Apo duhet krasitur hardhia qe te prodhoje nga mot me shume ? Ha…ha…ha…

    Te kujtohet ajo bejtja qe i kendonte ai fshatari Kiço Ngjeles kur ishte Minister , tek shkallet e Ministrise ? “Kiço ti , e Kiço une/ Dil Kiço se kam nje pune/ Kiço ti ne Ministri/ Kiço une çoban me dhi// …… / Kiço s’do gje tjeter poeti/ veç per vajzen nje burse shteti! …..ha…ha…ha…

    Sa ua kane zene deren sot dhe a prisni ndonje ?

    Apo tani nuk flitet me ju “Kiçot” se te del bodyguardi para , dhe te thyeni koken me para , pavaresisht se jane tonat dhe i mban xhepi juaj dhe llogarite tuaja ! Ha…ha…ha…

    mire , mire ….s’paske harruar te besh moral …!

    Reply to this comment
  4. Socialisti bythpambuk July 10, 01:34

    KETA NUK MEREN ME ASNJE PUNE ,POR VETEM LLAFE.,NDERSA K.MINISTER MASHTRUESI SHPERNDAN CERTIFIKATA.
    PO VJEN 21 JANARI TJETER DHE KY NJERI I SHTIRUR, ME DHURATA DHE ZONJEN TIRONSE NE KRAH DO SHKOJE TE VOGELUSHET E ALEKS NIKES .
    KY PERVERS NUK KA TURP.

    Reply to this comment
  5. Shushica July 10, 08:29

    Ky nga PS,dhe ai i i komisionit te zgjedhjeve te PD(nuk me kujtohet emri) asnjehere nuk me duken esell….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*