PS refuzon mandatet e PD, në Kukës po mbyllet lista e emrave për zëvendësimet

March 14, 2019 15:50

PS refuzon mandatet e PD, në Kukës po mbyllet lista e emrave për zëvendësimet

Partia Socialiste nuk do të pranojë të marrë mandate nga ato të opozitës, në qarqet ku pritet të shterojnë listat e kandidatëve pa arritur të plotësohen vakancat në Parlament.

Rasti më i afërt është ai i PD në Kukës, ku mbetet ende pa zëvendësuar mandati i Isuf Çelës. I fundit në listën e kandidatëve demokratë është Miftar Dauti, që ka kohë deri të premten për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Burime nga selia blu theksojnë se Dauti nuk do ta pranojë mandatin, duke ezauruar kështu listën e kandidatëve të PD, shkruan topchannel.

Në këto kushte, krijohet një situatë që nuk është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, i cili tregon vetëm si procedohet kur partitë kanë garuar në koalicione. Në zgjedhjet e vitit 2017-të gjithë hynë të vetëm gjë që krijon një situatë ekstraligjore përsa i përket plotësimit të vakancave në Parlament.

Nuk mungojnë interpretimet sipas të cilave mandati duhet t’i kalojë partisë me hercin më të madh në qark, gjë që do të favorizonte socialistët. Por burimet në PS theksojnë se përsa kohë kjo nuk specifikohet qartë në Kodin Zgjedhor, partia në pushtet nuk do të pranojë të marrë mandate që nuk i janë dhënë drejtpërdrejtë nga zgjedhësit me votë.

l.h/ dita

March 14, 2019 15:50
Komento

1 Koment

  1. Doni, apo nuku doni ju o mijë kënetash Drejtësia do të BËHET. March 14, 17:44

    Deklarata e PS, as më shumë e as më pak, por një skenarë i peshtirë për të vonuar Reformën në Drejtësi, por gabojnë, ata me këto skenarë të fëlliqur vetëm se i shtojnë vetes vitet e heqjes së lirisë. Askush të mos mendojë dado pushtet që të ketë se do të gëlltisë miljona dollarët e investuar në Shqipëri për Shtetin e së Drejtës nga SHBA e BE- ja. Doni,apo nuku doni ju o mijë kënetash Drejtësia do të BËHET, nuku ka pushtet e lekë të pisët brënda ligësisë që t’u shpëtojë nga ndryshimi, se mbi supet tuaja rëndojnë mijra krime e superkorripsione të denoncuara me zë figurë e dëshmi të gjalla sa institucionale, aqë dhe më shumë popullore e medjatike. MJAFT me të bërit avokati ndaj djallit.Janë mijra nëna e gra të veshura me të zeza si dhe mijra fëmijë të mbetur jetim, pa harruar një pasuri kombëtare e private të grabitur e të tjetërsuar nga politikat kastarde të rendjes pas lekëve të pisët e pushteteve brënda jashtëqitjes shqiptare në Tiranën zyrtare që kërkon Drejtësi dhe jo lloqe kavajsish; thote populli. Besoni, dinduni e ndaluni në martirë tuaja dhe rrefehuni sa nuku është vonë,që SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe ZOTI t’u mëshirojë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*