PS regjistrohet zyrtarisht në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit

March 20, 2017 16:55

PS regjistrohet zyrtarisht në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit

Partia Socialiste është regjistruar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me votimet e 18 qershorit, ndërsa sot janë regjistruar edhe 5 parti të tjera, kryesisht të majta.

Me anë të një njoftimi, KQZ-ja bën me dije regjistrimin e disa partive politike si më poshtë:

Partia Socialiste të Shqipërisë

Partia Emigracioni Shqiptar

Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare

Partia Socialdemokrate të Shqipërisë

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar

Partia e Punës së Shqipërisë

Regjistrimi vjen ndërkohë që partitë opozitare të kryesuara nga Partia Demokratike kanë paralajmëruar se nuk do të regjistrohen pa u plotësuar më parë kërkesa e tyre për qeveri teknike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme, të vendimmarrjes për projekt-vendimin, “Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.

March 20, 2017 16:55
Komento

1 Koment

  1. shpresa March 20, 22:52

    Po opozita e FRD-se e Bamir Topit akoma nuk eshte regjistruar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*