PS “rrëzon” Metën për tarifat gjyqësore

December 12, 2017 16:30

PS “rrëzon” Metën për tarifat gjyqësore

 

Partia Socialiste ka rrezuar dekretin e presidentit Ilir Meta, duke refuzuar ndryshime në ligjin për tarifat gjyqësore.

Deputeti socialist Bashkim Fino deklaroi se kreu i shtetit ka paragjykuar Kuvendin e Shqipërisë, dhe për këtë ai tha se ndjehen të fyer.

Në rastin konkret ne jemi të fyer, sepse Presidenti na ka paragjykuar, duke thënë që ju duhet të kaloni ligjin e ndihmës juridike përpara se të kalohet ligji për tarifat gjyqësore”, tha Fino.

Por këshilltari i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, tha se se niveli i pagesave është bërë në mungesë të një studimi të thelluar dhe nuk parashikohen mekanizma për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

“Parimet e vendosura nga kushtetuta në nenin 42 pika 2 kërkojnë që në këtë ligj të parashikohet qartësisht procedura dokumenta dhe kërkesa sesi një kërkesë për mbrojtje juridike apo për mbrojtjen e vendit e saj falas do të vendoset nga gjykata”, tha Dervishaj.

December 12, 2017 16:30
Komento

1 Koment

  1. Arberia December 12, 19:50

    Bobo! Ilir Meta do te shkatrroje Shqiperine nga inati qe nuk e pyet me kush!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim