PS: Shqipëria dixhitale, vetëm në mendjen e ‘sëmurë’ të Berishës

Redaksia Online May 17, 2013 13:15

PS: Shqipëria dixhitale, vetëm në mendjen e ‘sëmurë’ të Berishës

Partia Socialiste në sajë të nismës ‘100 arsye për të mos votuar Berishën” në ditën ndërkombëtare të shoqërisë së informacionit akuzoi kryeministrin se ka dështuar me premtin e tij “Shqipëria dixhitale”.

Kandidatja për deputete të PS Milena Harito gjatë një konference për shtyp nga selia rozë, theksoi se shqiptarët më 23 qershor do të largojnë me votë ‘kryeministrin e dështuar’.

“Sot mbeten vetëm 37 ditë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votë do të largojnë kryeministrin e dështuar, Sali Berishën. Sot është dita ndërkombëtare e shoqërisë së informacionit dhe sot më shumë se kurrë shqiptarët e kanë të qartë se kryeministri në ikje dështoi me Shqipërinë dixhitale. Shqipëria dixhitale, është realitet vetëm në imagjinatën e sëmurë të Sali Berishës, i cili herë e sheh Shqipërinë të dytën në rang botëror e herë superfuqi rajonale. Ndërkohë që, fatkeqësisht, Shqipëria mbetet sot e fundit në rajon në treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit dhe implementimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Sot studentët dhe nxënësit tanë janë dëshmitarë të gjendjes të laboratorëve kompjuterikë në shkolla. Të gjithë jemi dëshmitarë të tenderëve për gjoja modernizimin e infrastrukturës që hapen nga një ministri e mbyllen nga një tjetër, brenda po kësaj qeverie qesharake dhe pa kurrfarë transparencë”, theksoi Harito.
Harito theksoi se në Shqipërie ka 4 herë më pak makina sesa mesatarja e vendeve të BE-së dhe 4 herë më shumë aksidente rrugore, “asnjë menaxhim bashkëkohor të trafikut, asnjë kujdes për sigurinë, vetëm asfalt elektoral hedhur pa kriter tjetër veç klientelizmit dhe propagandës partiake”.

Për Partinë Socialiste Shqipëria sipas Haritos, shërbimi dixhital nuk është thjesht një fasadë elektorale, por së pari një sektor ekonomik që përfaqëson gati 10% të PBB të vendit teksa përsëriti t zotimin e shpallur prej muajsh:
“Pajisje personale për çdo të ri, me tablet elektronike në disa faza sipas grup moshave që fillon në shtator 2014 dhe brenda mandatit të parë pajisen të paktën gjithë nxënësit e shkollave të mesme”.

Redaksia Online May 17, 2013 13:15
Komento

1 Koment

  1. MARKO May 18, 15:45

    Poshte komunisti i qelbur Sali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*