PS: Thirrjet e opozitës për protesta kundër integrimit

May 19, 2014 09:26 Updated

PS: Thirrjet e opozitës për protesta kundër integrimit

Thirrjet e Partisë Demokratike për protestën që pritet të organizohet të premten përpara godinës së Qeverisë rrezikojnë marrjen e vendit kandidat. Kështu është shprehur deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjaut, sipas të cilës opozita është duke i ftuar qytetarët të mbështetin ata që sipas saj ngritën bastionin e drogës. Deputetja e PS-së ka theksuar më tej se sot, Ambasada Gjermane ka falënderuar Policinë e Shtetit për punën ndaj trafikut të drogës. Sipas saj opozita bën thirrje pët të ndal integrimin e vendit. “opozita thotë dilni në protestë, pasi tani që statusi i vendit kandidat duket thuajse i sigurt”, shprehet Shkjau, duke shtuar më tej, se tani që të gjitha fuqitë e mëdha duan ta mbështesin Shqipërinë, opozita tenton me çdo kusht për ta ndalur rrugën e vendit drejt Europës. “Të dashur miq, në emër të kryetarit të Partisë Socialiste, të Grupit tonë Parlamentar, ju kërkojmë thellësisht ndjesë për shqetësimin e krijuar nga kjo valë tërbimi pseudo-opozitar”, thotë deputetja socialiste. Sipas saj, motoja e opozitës është ‘shpif’ se diçka do të mbetet. Ndërsa motoja e PS është lufto kundër krimit e korrupsionit. “Kjo opozitë e mjerë është bërë pasqyra ku krimi e korrupsioni frymëzohen duke mos u ndjerë vetëm në luftën me shtetin e me ligjin”, theksoi Emeralda Shkjau.

May 19, 2014 09:26 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*