“PS, bashkëfajtore për ’97-n sapo firmosi turpin e 9 Marsit”

January 11, 2017 11:55

“PS, bashkëfajtore për ’97-n sapo firmosi turpin e 9 Marsit”

 

Në vijim të bashkëbisedimit me Izet Haxhinë për ngjarjet e vitit 1997 ai thotë se marrëveshja e 9 marsit mes partive shqiptare ishte një gabim i madh i opozitës së kohës, e cila i dha Berishës pozitën e shpëtimtarit, kur ai ishte shkatërruesi i vendit.

Sipas tij, me këtë marrëveshje ata u bënë bashkëfajtorë në shkatërrimin e shtetit, në futjen e krimit të rrugës në politikë, në institucionalizimin e vjedhjes së pasurisë dhe votave, në shkatërrimin e drejtësisë. “Gjendja e sotme në politikë, drejtësi, parlament është një pasojë direkte e asaj marrëveshje famëkeqe”, thotë Haxhia për DITA…

Ai rrëfen për herë të parë se si Ambasada Amerikane ka tentuar të largojë për tre muaj dy badigardët kryesorë të Sali Berishës vetëm pak javë përpara trazirave të vitit 1997. Bëhet fjalë për një ofertë të Ambasadës për një kurs për Izet Haxhinë dhe Arian Adhamin.

Sipas Haxhisë, Berisha e refuzoi këtë ofertë, pasi sipas tij, dinte atë që do të ndodhte më pas. Më tej ai shton se si ndikuan firmat piramidale në rebelimit e qytetarëve dhe plani i Berishës për të vendosur bombë në ambasadën amerikane me qëllim fajësimin e të majtëve.

 

Vijon nga dita e djeshme

 

A ishin skemat piramidale të fajdeve shkaku kryesor i rebelimit në vitin 1997?

Duke ditur edhe vetë natyrën e popullit shqiptar si një popull i varfër, i cili vetëm po iu prek xhepi ngrihet të kërkojë të drejtat e tij, i bie që rënia e kompanive piramidale ishte shkëndija që ndezi rebelimin e 1997-s. Por faktorit fajde iu shtuan edhe faktorët e dhunimit të zgjedhjeve të lira,dhunimi i opozitës e mediave opozitare, persekutimi dhe shtypja e SHIK-ut ndaj çdo kundërshtari politik, qeverisja autoritare e Berishës e klanit të tij. Pa faktorin fajde, shqiptarët nuk do të ngriheshin në atë revoltë të madhe që u manipulua e u përfol për qëllime antishqiptare e përçarëse. Me ngritjen në revoltë shqiptarët synonin rrëzimin e regjimit të Berishës, por qëllimi i tyre u tradhtua edhe nga opozita e cila bëri marrëveshjen e 9 marsit me Berishën duke i dhënë atij rolin e shpëtimtarit kur ai ishte fajtori dhe nxitësi kryesor i katastrofës së’97-s… Me këtë marrëveshje ata u bënë bashkëfajtorë në shkatërrimin e shtetit,në futjen e krimit të rrugës në politikë, në institucionalizimin e vjedhjes së pasurisë dhe votave, në shkatërrimin e drejtësisë. Gjendja e sotme në politikë, drejtësi, parlament është një pasojë direkte e asaj marrëveshje famëkeqe…

 

Çfarë nënkuptoni me faktin qe opozita gaboi me marrëveshjen e 9 Marsit? Cilat janë pasojat që solli dhe çfarë përfitoi Berisha?

Përpara Berishës në atë situatë kishte dy rrugë: ose atë të shtypjes së “rebelimit të kuq”, siç e quante ai ose dorëheqje e pa asnjë kusht që vendi të mos zhytej në kaos e të mos ndodhte rënia e shtetit. Berisha si frikacak që është nuk bëri as njërën, as tjetrën. Dhe opozita që ka edhe ajo pjesën e vet në këtë tragjedi, i dha Berishës mundësinë e artë, atë të marrjes së rolit të pamerituar atë të paqebërësit… dhe këtë mundësi ia dha marrëveshja e turpshme e 9 marsit. A u qetësua situata pas kësaj marrëveshjeje? Jo, përkundrazi situata rrëshqiti me shpejtësi të madhe drejt kaosit dhe rënies së shtetit që kulmoi me datën 13 mars… Pasojat dihen me mijëra të vrarë, miliona armë në duart e civilëve, shkatërrim i pronës e pasurisë dhe më e keqja riciklimin e Berishës në politikë, amnistinë për krimet e bëra. Në sajë të asaj marrëveshje, Berisha edhe sot me veglat e tij kërcënon e bën karshillëk ndaj shtetit se do t’ua bëjë më keq se në 1997.

 

Izet Haxhia në kohën kur shoqëronte Sali Berishën

Izet Haxhia në kohën kur shoqëronte Sali Berishën

Sidoqoftë, marrëveshja u arrit dhe gjendja u duk sikur u qetësua?

Jo, nuk u qetësua aspak. Kishte tension dhe plasën grindje mes nesh. Pjesëtarët e mbetur të SHIK-ut me në krye Xhahit Xhaferrin, u mblodhën në Gardë nën drejtimin e komandantit të ri, dora vetë Xhahit Xhaferri… Ai filloi të shpifte tek Berisha për njerëzit që kisha afër. Atë ditë në Presidencë tek Berisha, e kapa për gryke dhe i them: “O spiun! Mos u merr me spiunime e shpifje si dikur në burg…” Iku tek Berisha dhe kërkonte prej tij që, o të më largonte mua, ose do të largohej ai… Berisha e qetësoi duke i thënë se “ti e njef Izetin që është i rrëmbyer, mos ia vë re” etj.. etj.. Por Xhahiti me njerëz të SHIK kishte shkuar të çarmatosnin njerëzit e mi tek kafe “Nkolino”. Pasi më njoftuan, shkova me shpejtësi atje dhe pashë që njerëzit e SHIK-ut të Xhaferrit me armë të mbushura të drejtuara nga njerëzit e mi po i çarmatosnin. Atëherë, u drejtova edhe unë armët atyre të SHIK-ut dhe isha gati të qëlloja mbi ta. Duke parë se unë e kisha seriozisht, u tërhoqën. Por kjo kthesë e Berishës, nga kryekomandant i operacionit për shtypjen e rebelëve, apo të kuqve, siç i quante Berisha, në një negociator apo njeri shpëtimtar që po sillte paqen, është vërtet e çuditshme! A thua se ai nuk ishte shkaktari. Situata erdhi e papritur për shumë eksponentë të PD-së, madje dhe për vetë komandantin e operacionit, gjeneral Gazideden.

 

Domethënë, marrëveshja e 9 marsit nuk i qetësoi ujërat?

Po nuk kish se si, sepse ajo marrëveshje nuk u bë për të qetësuar, por për të mbuluar krimet e Berishës dhe të politikanëve të të gjitha palëve, të cilët ishin të implikuar. Me amnistinë për ngjarjet e marsit ’97, që ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje, vendi u zhyt më tepër në kaos. Psh i kemi kërkuar pas kësaj marrëveshjeje Agim Shehut që të ruhej burgu 313, ku ishin grumbulluar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, por ai ka thënë se e ruan RENEA. Nga ana tjetër, po ky Agim Shehu, me urdhër të Berishës, ka bërë presion mbi komandantin e asaj kohe të RENEA-s që të mos bënte mbrojtjen e burgut. Siç doli edhe më 13 mars, kanë qenë njerëz të besuar të Agim Shehut nga forcat speciale të Briskut, me në krye Paulin Sterkajn, që kanë bërë evakuimin e Fatos Nanos nga burgu. U liruan me qindra vrasës nga burgu, vetëm e vetëm që të dilte i lirë Fatos Nano. Për mua Berisha në marrëveshje e kishte pranuar edhe lirimin e tyre në këtë mënyrë të jashtëligjshme. Me plot gojën mund t’u them se, pas kësaj marrëveshjeje, filloi parajsa për krimin dhe kriminelët në mbarë Shqipërinë. Edhe ata policë që u kthyen në detyrë, vazhduan së bashku me krimin t’u vinin gjoba bizneseve.

 

izet-haxhiaPërpara se të rikthehemi të zhvillimet e vitit 1997, a mendoni se kishin lidhje skemat piramidale me manipulimin e zgjedhjeve të vitit ‘96?

Pas humbjes së referendumit për Kushtetutën në 1994, Berisha e ndjeu se pushteti po i ikte nga duart, se shumica ishin në anën e tij të kundërt. Zgjedhjet e ’96-s po afroheshin e ato duheshin fituar me çdo kusht për të garantuar një mandat të dytë për Berishën. Çdo gjë u vu në funksion të kësaj. Dhe padyshim edhe rritja dhe shtrija marramendëse e firmave piramidale u bë në funksion të kësaj çmendurie për pushtet të Berishës… Berisha sot justifikohet se nuk dinim për firmat piramidale, por si është e mundur që një si Berisha që di çdo gjë e fut hundët edhe aty ku nuk merr vesh asgjë, nuk paska ditur se çfarë ishin ‹mrekullia ‹e tij ekonomike firmat piramidale. Ai është paralajmëruar nga FMN, organizëm financiar ndërkombëtar për rrezikshmërinë e tyre dhe përkundrejt këtyre paralajmërimeve, ai vazhdoi të mbronte e mbikëqyrte rritjen e tyre marramendëse. Vetëm për një qëllim të vetëm: Të fitonte me çdo kusht zgjedhjet e ’96-s që t’i siguronte vetes një mandat të dytë presidencial. Berisha po të donte mund t’i kishte mbyllur ato që në fillim të ’96-s kur filloi shtrija e tyre masive, por nuk e bëri sepse i duheshin paratë e këtyre firmave që paratë e popullit të varfër shqiptar për të blerë e manipuluar zgjedhjet e ’96-s …Dhe kur u vendos mbyllja e tyre, ishin njerëzit e klanit të tij që rrëmbyen e grabitën paratë e mbetura në llogaritë e këtyre firmave…

 

Ndërkohë që situata po ziente dhe po kuptohej se firmat rentiere do të binin, juve ju vjen një ofertë nga Ambasada Amerikane për një kurs tre mujor. Si është e vërteta dhe pse nuk shkuat? Çfarë komunikuat me Berishën?

Po, në fillim të muajt dhjetor 1996 na erdhi një njoftim i Ambasadës Amerikane, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, se Ambasada Amerikane në Tiranë më kishte akorduar mua dhe komandantit të grupit të shoqërimit të Berishës në atë kohë, Arjan Adhamit, një kurs tremujor kualifikimi në mbikëqyrjen e FBI që do fillonte nga fundi i dhjetorit ‘96. Pasi mbaruan gjithë procedurat dhe po bëheshim gati për nisje, Berisha thërret Arjan Adhamin ku i thotë se nuk keni për të shkuar në atë kurs as ti, as Izeti. Ngjarjet e mëvonshme e treguan qartë se Berisha priste turbullira dhe administrata amerikane ishte po ashtu në dijeni. Zëvendës Shefi i CIA-s në atë kohë George Tenet ka qenë për vizitë klandestine në Vlorë në shkurt të ’96-s , dhe po ky George Tenet në verën e ’98-s, tashmë Shef i CIA-s ka qenë po prapë për një vizitë të padeklaruar për mediat në kufirin verior të Shqipërisë.

 

Duke iu referuar kësaj që thatë më lartë, mund te themi se Ambasada Amerikane kërkonte që t’i largonte dy shoqëruesit kryesorë të Berishës në prag të trazirave të vitit 1997?

Po duke pasur parasysh se koha e trajnimit përkonte pikërisht me kohën kur do të ndodhnin trazirat, e bën edhe më të qartë synimin e Ambasadës që pa asnjë kërkesë, as nga ana e Gardës, as nga ana e Ministrisë së Brendshme, ofroi këtë kurs trajnimi. Dhe refuzimi që i bëri Berisha shkuarjes tonë në momentin e fundit, tregon atë që jo vetëm Berisha ishte i armiqësuar në marrëdhëniet me Amerikën, por e parashikonte edhe skenarin që po e priste Shqipërinë, pjesë e të cilit u bë edhe Berisha…

 

berisha-mars-1997E kujtoni informacionin e Zërit të Amerikës së rreth 130 milionë dollarë kanë ikur nga Shqipëria. Si u fabrikua ky lajm dhe pse u bë?

Që pas çështjes së të pestëve apo minoritarëve të arrestuar,ku Berisha refuzoi ndërmjetësimin e amerikanëve me anë të diplomatit Richard Shifter, marrëdhëniet e Berishës me Uashingtonin zyrtar ishin ftohur. Pastaj refuzimi i propozimit amerikan për përsëritjen e pjesshme të zgjedhjeve në 45 zona të zgjedhura me short shënoi ngrirjen e plotë të marrëdhënieve të Berishës me Amerikën. Administrata amerikane po priste momentin e përshtatshëm për të hequr qafe nga drejtimi i Shqipërisë Berishën. Me fillimin e përshpejtuar të firmave piramidale ku duhet të themi që shërbimi sekret amerikan ka dorën e tij në këtë përshpejtim.. dhe lajmi i Zërit të Amerikës në atë periudhë.

Për tërheqjen e 130 milionë dollarëve nga llogaritë e firmave piramidale ishte në funksion të këtij përshpejtimi të falimentimit të këtyre firmave.. Jo se nuk u bënë tërheqje parash të cilën e kam sqaruar më parë, por lajmi ishte me një qëllim të caktuar dhe besoj se ia arriti atij qëllimi… Ngjarjet e mëvonshme dhe hakmarrja e Berishës ndaj amerikanëve tregojnë se përplasja ishte e pathyeshme deri sa u tentuar të sulmohej Ambasada Amerikane në Tiranë.

 

Izet, këtu ndalemi pak. E ke përmendur edhe herë tjetër: Çfarë është ky plani  i Berishës për të bombarduar ambasadën amerikane?

Po. Ka qenë muaj maj më duket, ishte koha kur Pjetër Arbnori ishte i ftuar për një vizitë në SHBA nga Kongresi Amerikan. Ishte krijuar opinioni në të gjithë se SHBA i kishte hequr vizën e kuqe Berishës dhe po përkrahte të majtët për të ardhur në pushtet. Ishte një rast i mirë për të treguar se të

majtët antiamerikanë u zhgënjyen nga kjo vizitë e Arbnorit që i jepte kredibilitet PD-së së shkatërruar. Duke u nisur nga kjo, më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “asaj lavires (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë etj. Ti mund ta godasësh atë”, më tha. Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njihte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën. I them Mero Bazes se po të godisja Ambasadën Amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.

Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë, sepse Shqipëria humbet pavarësinë e saj dhe fiton armiqësinë e Amerikës”.

Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika Ambasadën Amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani. Pas disa ditësh më thërret Berisha dhe më thotë se çfarë kisha bërë për atë porosinë. I thashë që është e pamundur, sepse Ambasada ruhet nga forcat marinse të Amerikës dhe policia shqiptare. “Ti nuk ke dashur ta bësh!”, më tha i zemëruar. Ky ka qenë komunikimi i fundit i imi me Berishën president.

 

Vijon nesër…

 

Intervistoi: Erion HABILAJ – DITA

January 11, 2017 11:55
Komento

18 Komente

  1. Kukesi January 11, 13:47

    Zv/kryredaktorit te gazetes dita zotit Erjon Habilaj. Jam nje 80 vjecar nga Bicaj i Kukesit, ju lutem botoeni pyetjen qe po jua drejtoj juve: A nuk ekziston mundesia per ta intervistue perkthyesin e Jose Pablo Baraybar ish shef i zyres te Zhdukurve UNMIK – ut Kosov mbasi gjithmon intrigat dhe tradhetite e kane renduar qe ne kohen e Skenderbeut e deri me sot Kombin tone. Ku jemi bere skllav apo nenshtrues i kurves plak siq ka thene i ndjeri duke sabotuar cdo gje siq po behet dhe kohet e fundit qe Francezet jo vetem qe penguan UCK -ne te hynte ne veri te Mitrovices ne vitin 99 dhe tani ne arrestimin e Ramush Hajredinajt. Me nderime e respekt nga Kukesi.

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 11, 13:48

    Po ta lexosh me vemendje kete refim te Izetit ne DITA pyetja e pare qe te vjen ne mendje eshte:

    PSE ZEMEROHEN BOSAT ALBANEZE QE LA PAS ENVERI KUR BOTA I TREGON ME GISHT SI “ISIS” -I I BALLKANIT?

    sepse:

    Sapo nje gazete italiane publikoi nje lajm modest per islamiket shqyptare dhe kosovare qe i kane falur shpirtin Allahut dhe po luftojne me terroristet ne Siri, BOSAT shqyptare kercyen zgupthi sikur t’i kishte pickuar Zekthi ne bythe per te mallkuar italianet dhe BE-ne per keto lajme senzacionale antishqyptare pa e vrare mendjen fare se ISIS-i flet me shume ne gjuhen shqype se ne ate arabe dhe se heronjte e ISIS-it per prerje kokash jane kryesisht shqyptare apo kosovare, te cilet:

    MUND T’I VENE BOTES ZJARRE!

    Reply to this comment
    • proletar January 11, 16:18

      Edhe une e lexova me vemendje
      kete rrefim te Izetit ne Dita dhe pyetja e pare
      qe me erdhi ne mendje Ishte ::

      Ky eshte sistemi BALLIST ?
      AI Sistem qe na u premtua ne 1990 ,
      Duke na Tundur çekun e bardhe perpara Hundeve .
      O man e derman o Nastrdin ,
      na Trego , edhe sa vjet i duhen Shqiperise
      te hyje ne ate europen Balliste te premtuar ?
      Fabrikat komuniste i prishem ,
      Motrat tek semafori i nxorem si Heroina ,
      Shendetsin e beme me Leka ,
      universitete me diplloma te Kristalta per te Gjithe.
      per te Blere nje shtepi ,
      me rrogat e Fasoneve na duhet te punojme
      300 vjete ,
      ne kohen e Enverit ishim pa Taksa ,
      Tani ne kohen e ballisteve Taksimi po na merr frymen .
      ku Gjysma e shqiptarve jane Emigrande
      rrugeve te Botes .

      Ky ishte sistemi i premtuar o Taivanist
      i persekutuar ,
      dhe demShperblyer me kestet e ketij populli ?

      Kerko Falje , e duhet te Ktheni lekat
      e kesteve ,
      sepse e shkateruat shqiperine ,
      sikur e kane pushtuar BARBARET .
      s

      Reply to this comment
      • intelektuali January 11, 20:14

        O vjershetar budalla, qe te ikur frymezimi dhe llogjika po per cfare ballistesh flet o mavri qe je bere si enveristi Arben Duka, por qe nuk i njeh fare rregullat e poezise,

        PO NUK ISHTE ENVERI AI QE URDHEROI XHELATIN E TIJ MEHMET SHEHUN PER T’I VENE BOMBEN SOVJETIKEVE NE AMBASADE?

        Qe te godiste dhe te masakronte me pas intelektualet properendimore shqyptare qe nuk donin qe Vatani te behej si kampet e punes te Stalinit?

        Reply to this comment
        • gjermani i fundit January 12, 00:25

          Cfare ke shkruar kumandar Efendi? I ke keto pyetjet me spec, qe hyjne ne argument sa hyn patellxhani ne byrekun me lakra. Papapaa, drejt e tek Enveri e mbajte frymen, i re verdalle ambasades sovjetike dhe bere pyetjen famoze 1 milion $ per ISin, apapapaaaapa cfare inteleketuali protoperendimor Efendi, qe e fillon diten me komente tek gazeta Sabah dhe e mbyll tek gazeta Aksham.

          Reply to this comment
  3. Mark uk January 11, 14:40

    Se pari qeveria e asaj kohe ka fajet e renda qe lejoj te zhvilloheshin firmat piramidale te udhehequra nga P.S.Po ata organizuen popullin ne demostrat e per ket jam sigurt.Me kujtohen Namik Dokle Gramoz Ruci Skender Gjinushi qe u benin thirrje popullit me kto fjal: O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Dhe vertet huligantet e drejtuar nga kta xhelat thyen depot e ushtris,dhe dihen pasojat qe pati vendi.Me habisin disa qe shkojn e intervistojn nje kriminel nje dhunues nje dallaverexhi sic eshte ky karaduza Izet Haxhia.

    Reply to this comment
    • Astrit January 11, 19:08

      Te dyja forcat politike paten faj per ngjarjet e 97. Nga njera ane ishte pushteti diktator i berishes qe me injorencen dhe arrogancen e tij lejoi ngritjen e firmave piramidale dhe marrjen ne kontroll me vone nga vete ish-sigurimsat dhe ish-kapterrat. Nga ana tjeter ishte nje opozite e fuqishme komunisto-socialiste qe e shfrytezoi kete situate dhe i hodhi benzine zjarrit me qellimin te vinte ne pushtet me cfare do cmimi. Prandaj asnjehere nuk u vu drejtesia ne vend dhe u gjykuan keto krime sepse te dyja forcat ishin perzier ne zullum

      Reply to this comment
    • ! ! ! January 11, 19:53

      Po ti idjot Mark Uk , akoma shpreson se njerezit mund te
      te pranojne ne mjedisin e tyre ?!
      Ja , tek te tille shtaze , gjen mbeshtetje shpellari i Vicidolit !

      Reply to this comment
    • prizem January 11, 22:38

      Mark uk
      Ti marim me radhe:
      1) Ke thene “qeveria e asaj kohe ka fajet e renda qe lejoj te zhvilloheshin firmat piramidale te udhehequra nga P.S” – dua te kujtoj ketu posterat politik te PD ne Vlore (dhe ne shume qytete te tjere) me siglat e firmave piramidale (asnje firme, po asnje ama nuk perkrahu opoziten), perkrahjen publike te bosave te tyre per Berishen, garancia qe ai dha per vazhdimesine e tyre. Te genjen mendja kur thua qe qeveria e tij i lejoi se po te ishin te PS ai i mbyllte per 24 ore (mos harro qe kishte edhe presion nderkombetar) por perkundrazi – i mbajti dhe i shfrytezoi.
      2) Ke thene: “ata (PS) organizuen popullin ne demostrat… huligantet e drejtuar nga kta xhelat thyen depot e ushtris”. Po te kujtoje qe opozita ju bashkua revoltes shume shume vone, atehere kur Berisha po pshurrte ne dere te xhamise. Nje pyetje ketu, po ne veri te vendit te kujt ishin huliganet qe hapen depot, pse u derguan ne jug te vendit me xhakete zbori dhe me pantallona xhinse te grisura vende – vende per te shtypur revolten, po urdhrin per te bombarduar nga ajri apo hedhur LHL kush e dha etj. etj?
      3) Ke thene: “intervistojn nje kriminel nje dhunues nje dallaverexhi sic eshte ky karaduza Izet Haxhia”. Te kujtoj qe ne te gjithe boten e qyteteruar te drejten per te akuzuar e ka kushdo dhe per me teper nje krimineli qe eshte bashkpunetor me Berishen nuk mund t’i mbyllesh gojen kur tregon se si jane kryer keto krime.
      E fundit: Salibythlepires me gjigand se ty nuk eshte pare e degjuar ne keto ane. TUNG.

      Reply to this comment
    • roy January 11, 23:52

      ik more pall gomari ik more shpellar ik ruaj ndonje dhi nga bjeshket se po nxjer mut nga goja spo din cpo flet

      Reply to this comment
  4. fteri January 11, 18:02

    Simbas fantazëmës së Tajvanit, shqiptart dhe kosovart mund ti venë zjarrin gjithë botës !!!, jo gjithë botës, por gjithë “galaktikës” !…,Kjo është pjellë e imagjinatës të intelektualit famoz ,një shpifsë i pa skrupullt dhe i sëmurë psikik .

    Mendja e tijë haliçunante pjell vetëm oratori çoroditje e shpifje simbas oreksit të një të sëmuri psikik.

    Veç të na “shpëtoi ” nga zjarri global ,Intelektual –ferracaku ky i sëmurë psikik që ndjell e gjallron fantazmat e krizës kapitaliste.

    Përse nuk thua troç ,o’dallkauk -inteektuali se kapitalizmi juaj ishe burimi i fatkeqësive për shqiptarët !.

    Se klasa politike në tërsi dhe PD-ja e S.Berishës në veçanti ,erdhën për të vjedhur ,grabitur e djegur e shkatrruar shqiprinë ,jo për ta lulëzuar e ndërtuar shqipërin .

    Ju kundavutë jo komunizmit, por ju turrët si të babëzitur ekonomisë vendit për të vjedhur e shkatrruar shqiprinë.

    Ky është thelbi i kapitalizmit tuaj gjaktar ,plaçkitja e rrënimi i shqiprisë nuk luftuat idologjinë ,se nuk ja dilnit mateshi e të rrëzoni viganin e pa mposhtur E.Hoxha se edhe tani i vdekur ju mund .

    Kapitalizëmi juaj gjakatar ka 26 vjet në shqipri :
    QË,
    – ha mish njeru ,
    -ha njeriu-njeriun,
    – nuk erdhët për shqitarët por për ti vjadhur shqipërinë,
    -i varfëruat për një cop buk ,
    -nuk erdhët për sjellë demokracinë por dhunën e rrënimi,
    -nuk erdhët për mirqenjen e rritjen e popullsisë ,
    – por për vrasjen e zvoglimin e sajë ,
    -gjysmën e popullsisë e dëbuat jashtë trojeve shqiptare,për ti rrënuar ata .

    -kapitalizmi juaj properendimor rendi së bashku me klasën politike të vendit pas fitimit matërial pa skrupull ,pa moral e frikë nga ligji se i ndëshkon ,u hodhët si banda hajdut duke vjedhur e shkatrruar çdo gjë publike në emër të luftës kundër E.Hoxhës , duke goditur rëndë të ardhmen e shqiptarve.

    -Kapitalizmi juaj i mbushi lumejt me gjak për 26 vjet,
    -mbi 10000 të vrarë ,
    -me ushtri të shkatrruar ,armatime të vjedhur e trafikuar -me industri të rrënuar e rrafshuar përdhe,
    -me tokë bujqësore të kthyer në këneta e moçale ,
    -me një taktikë e strategji të tokës së djegur,
    – të shkatrrimit të çdo gjëje të mirë që ishte ndërtuar për 45 vjet në shqipri ,
    -taktika kapitaliste e armiqësore e rrënimit të tokës së djegur në pye ,në pemtore,në frutore,në shkatrrimin e fermave bujqësore e blektorale ,në minjera,në lumej etj.

    Hë pra O’dallkauk intelektuali falsifikator i mbjelljes së fatkeqësive që lëshon helm nga taivani shqiptar.
    PËRSE …..?

    Hedhë parulla të luftoimë komunizmin e E.Hoxhës !.
    -Kur E.Hoxha e la shqiprinë me pasuri që populli do të jetonte pa punuar për 25 vjet ,po të menagjohej mirë e të mos vidhej e shkatrrohej nga klasa juaj kapitaliste.

    Hë pra o lakuriq e sadist pederast i borgjezisë mos mashto jepi të drejtë E.Hoxhës që sa qe gjallë punoi për popullin ,dhe lulëzoi shqiprinë e ndërtoi atë si nuse .

    Reply to this comment
    • intelektuali January 11, 20:19

      O fteri myteberi,

      O mavri enveriste,

      PO NUK ISHTE ENVERI AI QE URDHEROI XHELATIN E TIJ MEHMET SHEHUN PER T’I VENE BOMBEN SOVJETIKEVE NE AMBASADE?

      Qe te godiste dhe te masakronte me pas intelektualet properendimore shqyptare qe nuk donin qe Vatani te behej si kampet e punes te Stalinit?

      prandaj:

      Lexoje me vemendje Izetin se flet te VERTETEN dhe Saliun, VARKARIN e Enverit mos ja ngjit Sali Komunistin si MUTI pas kepuce intelektualeve properendimore qe nuk e deshen Vatanin si nje CIFLIG feudal stalinist, por sic eshte Bota Demokratike dhe BE-ja.

      Reply to this comment
  5. Patriot January 11, 18:10

    O Mark uk sali Berisha,sa per kujtese nuke ishte PS qe nisi demostratat per doreheqjen e qeverisjes se superkorruptuar dhe te superkriminalizuar te pushtetit te konveruar komunito-enveisto-milloshevico-berishovic-nanoist,por ishin ish te denuarit politik dhe partite e vertet te qendres se djathte e te djathte qe bene thirrje per nje demastrate te fuqishme,por qe nuke u rrrealizua ngase u arrstuan kryetaret e ketyre forcave politike nga berishovic.Sepse porosia nga eterit e bijte e mostrat e diktatures komuniste ishte dhe eshte qe vetem brenda tyre te silleshin e sundoheshin pushtetet,duke i dhene te drejte vetem PS,pra asaj pjese te nje muti te ndare ne copa.Sot nuke do te ishte kjo pasqyre e peshtire shtetformuese nese ish te denuarit politik dhe partite e qendres se djatht e te djathtet nuke do ta kishin ngrene sapunin te servirur per djathe nga PS me satelit.Fundi tashme dihet o Mark uk sali berisha,dhe kete do ta tregojne Reforma ne Drejtesi dhe dekriminalizimi gjate rruges se tyre.O Mark uk sali berisha me shoke e shoqe,nuke mbulohet ai miku e gjethe fiku,Duan apo nuke duan gjykates,prokurore,avoketer keto seksere te djallit,e politikane te akuzuar e deshmuar me ze,figure e deshmi te gjalla si pjese e botes se krimit e korrupsionit ne vite,ato do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim,mjere kush i shkon mbas duke i bere avokatine djajve.

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic January 11, 18:45

    rIKTHIMI I bERISHES ISHTE ME PASOJA TE MEDHA. pER KET FAJSOHET bASHKIM fINO DHE fATOS nANO.! Keta u tregun me krishte se krishti.!

    Reply to this comment
  7. Mark uk January 11, 19:58

    patriot:Ata qe u benin thirrje per te rrembyer armet janta qe te thash shtoj Neritan Ceken Arben Imami Paskal Milo etj, se te ciles parti dihet.Nese vertet e meriton Berisha mire i bahet e dasht Zoti dhe e arrestojn.Po kta zagar kan qe ne 90 qe kerkojn ta arrestojn Berishen dhe te gjith drejtuesit e se djathtes.Po behuni bashk e hajani .utin si te tjerat here.

    Reply to this comment
  8. populli para 90 January 11, 20:03

    Kjo Marrveshje e ndyre ne kurriz te popullit Shqiptar tregon me se miri se kush jane politikanet shqiptar qe qeverisin dhe cfar mund , presesh prej tyre, e thene per hier te se vertetes kemi lindur per te vuajtur. Prandaj VELLEZER mos prisni asgje te mire nga keto horra.

    Reply to this comment
  9. haku January 12, 10:54

    Komenti qe me pelqeu eshte i POPULLI PARA 90.
    Perndryshe, z. Izet Haxhiu shume kjarte po tregon marrinat qe ndodhin ne luften per pushtet.Keso marrinash mese tepermi apo kryekeput i barte ne shpinde populli-qytetari.Luften per pushtet e bejne njerez si Izeti i cili po tregon vet se ishte rival i Sali Berishes.Njeriu i “besueshem” te jene rival eshte pika me e dobet e skandaloze e nje pushteti.Kesaj ne shqipe i thone PRERJE NE BESE.Zaten, rivaliteti jo i denje e mbane SHqiperine, pse jo edhe Shqiptarine, ne nje gjendje prore te mjerueshme.Kure TRUPROJA vendos se kene me e carmatos e kend jo aty nuk luk lulezojne gjera te mira.Te jesh komunist, demokrat, ballist etj. nuk eshte tradheti e as prerje ne bese.Te jesh musliman, ortodoks, katolik apo bektashian gjithashtu nuk eshte as tradheti e as lufte per pushtet.Keto qendrim jane deshire e qytetarit dhe pushteti eshte ai i cili duhet t’ia siguroje qytetarit qe at deshire ta shpreh lirisht e pa pasoja.Kjo ne Shqiperi nuk ndodhe.Si do te ndodhe kure ‘izetet’ ia prishin skenarin patronit.Patroni manipulon me qytetarin pa asnje therre ne kembe duke mos e lejuar ate qe ta qesin kokrren ne kutine QORRE.Ketu po ndalem ke premtimi i Titos dhene Cherchilit se zgjedhjet ne Jugosllavi do te jene te lira.Dhe ishin dy kuti ku duhet hudhur vota e qytetarit.Njera e Komunisteve e tjetra e Demokrateve te Mbretit.Votuesi merrte nje kokerr,si kokrra e lejthise, dhe duhej ta futte ne kuti.Kutise se Demokrateve i thoshin qorre dhe votuesit ia terhiqeshin vrejtjen me PO GABON E PO E QET KOKRREN NE QORRKE.Te gjitha zgjdhjet deri me sot ne tere Shqiptarine kane qene ALA QORRKE
    Faji nuk eshte vetem te Berisha.Kete e pohon edhe vet Haxhiu.Rivaliteti i paskrupullt do ta lene Shqiptarine edhe me tutje ne mjerim.Ne mjerim si kafshate qe s’kaperdihet e te cilin nuk e do askush,por ai askushi nuk ka cka te beje pos durimit.
    Rivaliteti do vazhdoje deri ne pafund nese ne FUNDOSIM Berishen, duke e hudhur ne turre drush.Nderkaq e shpetojme rivalin e tij duke e shpallur si fitimtare te rivalitetit.
    Me duket se mesazhi i te ndjeres Hafsa Zyberi:”Nuk qohet jeta me inat” shume pak ka ndikuar ke qytetari e sidomos ke qytetari me moral jostabil.

    Reply to this comment
  10. MH January 12, 13:55

    E majta shqiptare e perfaqesuar nga Kryetari i Partise F.Nano bashke me kryetarin e partise vete Gjinushi tradhetuane popullin e Vlores se do iu kthente cik m’cik te gjtha parat,te cilet ishin pergaditur per te marreshuar drejt kryeqytetit per ti marre frymen Sali Berishes nese do e kapnin pa ikur te familja qe e kishte garantue me kohe jashte atdheut ne Itali.
    Nese populli i Vlores do e conte angazhimin deri ne fund.Shqiperia do ishte shume ma e qete e ma e avancume ne kohe ne arritjet e mirqenies.Dhe dallkaun Berisha nuk do i shikonim surratin dhe zerin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*