Pse 2% e femrave janë biseksuale (dhe disa mendime mbi homoseksualizmin shqiptar)

April 25, 2018 09:59

Pse 2% e femrave janë biseksuale (dhe disa mendime mbi homoseksualizmin shqiptar)

Dr. Adem Harxhi

Edhe pse ka të dhëna që flasin për faktorë biologjikë në shfaqjen e homoseksualizmit, deri sot nuk është zbuluar një gjen homoseksual. Sipas statistikave më të besuara rreth 2% e të gjithë femrave janë biseksuale. Ju  duhet ta pranoni faktin, se rreth jush ka edhe njerëz që janë ndryshe nga ju. Por nuk ka asnjë arsye që një gay, lesbiane ose biseksual të jetë më krenar se një heteroseksual. Lidhur me martesat legale midis çifteve të të njëjtit seks, më duket se tradita dhe kultura jonë, akoma, nuk është e përgatitur ta pranojë këtë.

 

Homoseksualizmi dhe homofobia janë tema që vazhdimisht krijojnë debate dhe keqkuptime. Para disa ditësh në shtypin e përditshëm, kishte një diskutim për këto probleme. Me dëshirën që ju, miqtë e mi të rinj, të dini të orientoheni më mirë në këtë diskutim, i kthehem edhe një herë kësaj teme.

Ju  duhet ta pranoni faktin, se rreth jush ka edhe njerëz që janë ndryshe nga ju. Që ta pranosh dhe ta duash veten ashtu siç  je, duhet të kesh fituar vetë-besimin. Të rinjtë gay, lesbiane, dhe biseksuale, e kanë më të vështirë rrugën që duhet të bëjnë për të njohur veten. Kjo është arsyeja pse shokët e tjerë rreth tyre, ushqejnë ndjenja homofobike ndaj tyre.

Çdo ditë bëhen komente negative për këdo që nuk është 100% heteroseksual. Këto komente negative, zakonisht, i bëjnë homofobët. Urrejtja dhe intoleranca detyruese e homofobëve ndaj gay-ve, buron nga frika që ata ndjejnë, se mos edhe vetë janë homoseksualë.  Askujt nuk i lejohet të përdorë etiketa, që synojnë të poshtërojnë ata që janë ndryshe. Njerëzit  e shëndetshëm dhe që ndjehen të sigurtë, nuk i poshtërojnë të tjerët, nga që janë të ndryshëm. Ata nuk shqetësohen, pse të tjerët i akuzojnë se mbrojnë gay-të, lesbianet dhe biseksualët.

Shembuj të sjelljeve diskriminuese ndaj gay-ve gjenden në media, në fe dhe në ligj. Fatkeqësisht, disa fe i shikojnë gay-të dhe lesbianet  si mëkatarë.  Media, shpesh, etiketon keq këdo që është i ndryshëm. Minoritetet kanë shumë vite që e provojnë këtë padrejtësi.

Homofobia, që shkakton dhunën dhe keqtrajtimin e gay-ve, madje, edhe vrasjen e tyre, duket hapur në shoqëritë ku diskriminohen homoseksualët. Gazetat, kudo në botë, raportojnë shembuj tronditës të dhunës homofobike. Por, shumë krime homofobike mbulohen dhe kurrë nuk shfaqen në media ose në gjyq. Ju, me siguri keni dëgjuar për studentin e Rutger University, që në pranverë të vitit 2011 u hodh nga ura George Washington në New York. Ai u turpërua nga që shokët e panë të përfshirë në seks homoseksual.

Pse ekziston homofobia? Shkak i homofobisë është qëndrimi kundër-gay i pjesës dërmuese të shoqërisë. Por këtu, nuk duhet të lëmë pa thënë se edhe “Marshimet e krenarisë gay”, nuk sjellin ndonjë të mirë. Nuk ka asnjë arsye që një gay, lesbiane ose biseksual të jetë më krenar se një heteroseksual.

Seksualiteti, orientimi seksual dhe preferencat seksuale, janë pjesë e personalitetit të njeriut dhe gjithkush vepron sipas preferencave dhe mundësive të tij. Gjithkush vepron sipas dëshirës dhe nuk ka arsye që ata vetë ose të tjerët, të duartrokasin zgjedhjen e tyre. Çiftet me gjini të njëjtë kanë të drejtën, por aspak privilegjin, ta duan njëri-tjetrin. Kjo është njësoj si dhe për çiftet me sekse të ndryshme. Të gjithë, hetero ose homoseksualë, i ndjejmë njësoj nevojat emocionale dhe seksuale, për të qenë të lirë dhe të dashuruar.

Shumica nga ju janë heteroseksualë. Sipas statistikave vetëm 2% e njerëzve janë homoseksualë. Ka disa vende ku kjo shifër  raportohet më e madhe.  Sipas një statistike amerikane të vitit 2002; 11.5% e grave dhe 6.2% e burrave të moshës 18-44 vjeç, kanë kryer disa kontakte seksuale me të njëjtin seks. Sipas një anketimi tjetër të vitit 1992, vetëm 4% e grave dhe 4.9% e burrave, kishin kryer kontakte të tilla homoseksuale. (Associated Press, MSNBC, Shtator 15, 2005; Tamar Lewin, New York Times 2005).

Nga kjo statistikë shihet qartë se në dhjetë vjet, kontaktet homoseksuale të grave janë trefishuar, ndërsa për burrat, rritja e kontakteve homoseksuale është më e vogël.

Ju dëgjoni zëra që u thonë se orientimi i juaj seksual nuk është zgjedhja e juaj, por është e lindur. Juve u thuhet, gjithashtu, se ju nuk mund ta ndryshoni orientimin tuaj seksual gjatë jetës.  Unë mendoj se kjo nuk është plotësisht e drejtë, për këto arsye:

  • Edhe pse ka të dhëna që flasin për faktorë biologjikë në shfaqjen e homoseksualizmit, deri sot nuk është zbuluar një gjen homoseksual.
  • Disa homoseksualë, kur detyrohen nga presioni i shokëve, e ndryshojnë orientimin e tyre homoseksual.
  • Kush dëshiron dhe ka vullnet të heqë dorë nga praktikat homoseksuale, mund ta arrijë këtë me sukses.

Këto fakte tregojnë, se faktori biologjik nuk është i vetmi që  përcakton homoseksualitetin, por ka edhe faktorë të tjerë socialë e edukativë.

Rritjen e numrit të lesbianeve, shumë autorë, e shpjegojnë me këto dy arsye:

  • Tendenca në rritje për ta bërë lesbianizmit modë.
  • Pasojë e përpjekjeve feministe që synojnë t’u thotë burrave, se edhe për seks nuk ua kemi nevojën.

Sipas statistikave më të besuara rreth 2% e të gjithë femrave janë biseksuale (National Center for Health Statistics ).

Të rinjtë, për të kuptuar orientimin e tyre seksual, ndonjëherë, u duhen vite të tëra. Shumë pyetje dhe komente që bëjnë ata lidhur me seksualitetin, shprehin konfuzionin  që ata kanë lidhur me identitetin e tyre seksual. Konfuzioni vjen nga që shoqëria është e mbyllur dhe nuk i pranon, akoma, gay-të dhe lesbianet. Të rinjtë janë, akoma, në procesin e njohjes së vetes. Ata janë duke zbuluar  preferencat e tyre seksuale dhe ky është një proces krejt normal. Rrugëtimi i tyre seksual shoqërohet edhe me fantazi dhe eksperimentime me seksin e njëjtë. Kjo është normale për adoleshentët. Ata janë në kërkim të vetes dhe dëshirojnë të eksperimentojnë.

Homoseksualiteti është subjekt i komplikuar. Identiteti seksual i të rinjve është përzierje e dëshirave, e fantazive dhe sjelljeve të tyre seksuale. Të jesh gay, lesbiane, biseksuale, ose heteroseksual është një gjendje mendore, po aq sa dhe  një sjellje seksuale. Konfuzioni, lidhur me preferencat tuaja seksuale rritet, nga përpjekja që ju bëni për të gjetur për veten dhe për të tjerët një vrimë pëllumbi të caktuar. Kjo vjen nga tendenca që ne kemi, për  t’i klasifikuar sjelljet e njerëzve si ekstreme dhe të kundërta.

Ato pak fantazi që kanë disa nga ju, për të bërë seks me shokët e shoqet e së njëjtës gjini, flasin për  dëshirën që ata kanë për të eksperimentuar seksualisht. Kjo, kurrsesi nuk do të thotë se ata janë gay ose lesbiane.  Po qe se nuk veprojnë sipas fantazive që kanë tani, ata do ta kenë të vështirë të përcaktojnë orientimin dhe preferencat e tyre seksuale për vitet që do pasojnë.

Ka disa nga ju që janë, siç i quajnë, transseksualë. Ata nuk janë as gay as lesbiane. Ndryshe nga shumica juaj, djem dhe vajza, që jeni të kënaqur me gjininë që keni, transseksualët janë të pakënaqur me gjininë që kanë. Ata ndjejnë se nuk i përkasin, emocionalisht, gjinisë anatomike të trupit të tyre. Atyre u duket sikur janë zënë në grackë në një trup të gabuar, që nuk është i gjinisë së tyre.

Njerëzit shpesh mendojnë se duke qëndruar pranë mësuesve, ose njerëzve të tjerë që janë gay, edhe ata do të bëhen homoseksualë. Kjo është, krejtësisht e gabuar. Është krejt normale, që disa të rinj, ndonjëherë, të eksperimentojnë marrëdhënie seksuale me shokë dhe shoqe të të njëjtit seks. Kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se çfarë janë. Duke thënë këtë, në asnjë mënyrë nuk rekomandoj, që të gjithë adoleshentët të eksperimentojnë marrëdhënie seksuale me të njëjtën gjini. E përsëris, kjo vlen vetëm për disa të rinj!

Ju duhet të dini se të gjitha format e marrëdhënieve seksuale, siç janë, masturbacioni reciprok, seksi oral, seksi anal, interkursa, puthjet, përkëdheljet, janë sjellje seksuale të sigurta për adoleshentët homoseksualë, ashtu siç janë të sigurta edhe për adoleshentët e drejtë.

Siç e theksova edhe më lart, nuk duhet të ngatërrohet orientimi seksual me politikat seksuale. Është e gabuar dhe false ideja, që  gratë që përkrahin lëvizjen feministe duhet të zgjedhin gra  për partnere seksuale. Sipas shumë studiuesve, kjo është një nga arsyet që janë rritur shumë rastet e marrëdhënieve lesbiane. Në favor të këtij opinioni është dhe fakti se deri sot, nuk ka asnjë të dhënë biologjike shkencore në favor të lesbianizmit. Kurrë, mos i u dorëzoni presioneve. Mësohuni të ndjeheni mirë me veten tuaj. Mund të duhet kohë për të njohur veten. Kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka mënyra si ndjeni dhe veproni ju vetë. Ajo që mendojnë të tjerët, në krahasim me atë që mendoni dhe ndjeni ju për veten, nuk ka fare rëndësi.

Disa nga ju qëndrojnë, siç i thonë, të mbyllur në dollap. Ata jetojnë si gay, lesbiane, ose biseksualë të fshehur. E kuptoj arsyen pse ata zgjedhin ta mbajnë sekret identitetin e tyre seksual. Ata orientimin e tyre seksual ua shfaqin vetëm pak shokëve, ose fare pak prindërve. Ata duhet të gjejnë kurajën ta shfaqin orientimin e tyre seksual. Këtë duhet ta bëjnë    vetëm në ambiente që i mbështetin.

Adoleshentët e rinj që ndjejnë se janë gay ose lesbiane, bëjnë mirë të mos e afirmojnë dashurinë e tyre homoseksuale ende pa shkuar në gjimnaz. U lutem ta respektoni këtë këshillë: Prisni, që në kohën e duhur dhe në vendin e duhur të kuptoni kush jeni, heteroseksualë ose homoseksualë. Po qe se nxitoni të shfaqni prirjet tuaja seksuale para kohe, kjo mund të jete shkak për gabime qe do t’i vuani gjithë jetën.

Në vende të mëdha ka grupe adoleshentësh që organizohen nga gay-të dhe lesbianet, ku diskutojnë orientimin dhe preferencat e tyre seksuale. Në vendin tonë të tilla organizime nuk ka. Edhe pse thuhet që këto organizime janë shumë ndihmuese për adoleshentët, personalisht, dyshoj në vlerën e tyre dhe nuk do t’i rekomandoja.

Interneti është një burim i mirë informimi për seksualitetin. Asnjë adoleshent nuk duhet të mbetet në errësirë, lidhur me seksualitetin e tij. Gjithkush duhet të përpiqet të gjejë informacionin e kujdesshëm dhe ndihmues për këto çështje.

Sipas shumë studimeve, adoleshentët gay dhe biseksualë janë të predispozuar për tentativa vetëvrasëse. Këta adoleshentë duhet të bien në kontakt me  gay të tjerë të shëndetshëm, të cilët do të ofrojnë këshilla dhe inkurajim.

Dua ta theksoj edhe njëherë, askush nuk e zgjodhi vetë të jetë homoseksual, gay, lesbiane, ose biseksual. Homoseksualët dëshirojnë marrëdhënie seksuale të kënaqshme me seksin e njëjtë. Kjo është mënyra që ata zgjedhin për një jetë intime të mirë. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Këto veprime homoseksuale duhet t’i aprovojë edhe shoqëria. Ata nuk duhet të  bien ndesh me kulturën dhe traditën popullore të vendit. Çdo veprim që shkel rregullat dhe traditat e kulturës së vendit, e ka një çmim.  Hapat duhet të hidhen me kujdes.

Lidhur me martesat legale midis çifteve të të njëjtit seks, më duket se tradita dhe kultura jonë, akoma, nuk është e përgatitur ta pranojë këtë. Tek ne nuk është vetëm feja kundër martesave  homoseksuale. Këto lloj martesa janë akoma të papërshtatshme dhe të pambështetura nga shoqëria shqiptare. Kundërshtitë do të vazhdojnë edhe për shumë vite, madje edhe sikur ligjvënësit të bëjnë legjislacionin  që do t’u japë gay-ve dhe lesbianeve të njëjtat të drejta me heteroseksualët. Do të marrë kohë që këto martesa opinioni ynë shoqëror t’i pranojë.

Në qofte se legjislacioni nuk do të marrë parasysh traditën dhe kulturën kombëtare, pa dyshim, që do të hapen probleme të mëdha. Në fund të fundit, çdo popull meriton t’i respektohet ajo që beson më shumë. Ne nuk duhet të bëjmë, patjetër, atë që bën Suedia, ose Holanda dhe vende të tjera, pa pritur të vijë koha dhe zhvillimi për këtë. Gjithçka e sforcuar është me rreziqe.

Botuar në Dita

April 25, 2018 09:59
Komento

13 Komente

  1. Anti-gei April 25, 10:18

    …Vete ideja e maredhenieve sex ndermjet te njejtes gjini, apo ndrrimi i gjinise, eshte absolutisht PERVERSE, qe prodhon PERVERSITET…! Ne nje fare menyre , kjo rrace e dobet, mohon ligjet e natyres…!Sipas statistikave boterore, krimet me te perbindshme dhe te neveritshme, i ka kryer ky kontigjent…!Kjo rrace e deformuar, ndjehet inferiore nga ku buron dhe urrejtja e tyre per çdo gje…! Shkenca mjekesore dhe ajo ne pergjithesi, i kane te gjitha mundesite per te eleminuar kete deformim pervers, qe ne te shumten e rasteve eshte psikologjik…!

    Reply to this comment
    • Kopili April 26, 06:26

      Z. Anti-gay nuk behet fjale per çeshtje psikologjike ose te karakterti mendor siç thote me tinezi dr. Harxhi. Organizata Boterore e Shendetesise para gati 35-37vjtesh me nje deklarate te veçante do te deklaronte solemnisht – natursiht shkencerisht – qe homoseksualiteti nuk eshte nje semundje! Dmth nuk eshte asnje lloj semundjeje as psikiologjike as mendore! Ky lloj vendimi i shpallur nuk don te thote se te gjitha delegatet e keaj Organizate mjeke autoritare nga e gjithe Bota ne mos qençin homoseksuale deklaruar te pakten do kene qene “simpatizante” te homoseksualeve…: JO!! E drejta universale e njeriut eshte ne mes tjerash qe cili ne jeten e vet do te duhet t jete po vete padron i Trupiot dhe ndjenjave te veta dhe si t’i perdore ato!! Gezimi i te se drejtes personale natyrsht kerkon prej te gjitheve pergjegjesi etiko-morale dhe gezimi i te drejtave te tilla nenkupton ne radhe te pare jo esibicionizem, sepse esibicionizmi eshte i demshem kur kalon masen dhe funksionin e duhur!! Te jesh apo te mos jesh homoseksua/el, te jetosh si i/e tille nuk duhet te jete problem per te tjeret kur nje gje e tille e vendos vete nje individ i caktuar ne te drejten e veet si te perdor trupin dhe ndjenjat e veta. Dr. Harxhi me dinakeri na sjell edhe “statistika”…, te cilat rezultojne se jane te manipuluara tinezisht prej tij. Shifrat ne realitet per popullsine bi-seksuale dhe homoseksuale ne Bote jane me “alarmuese” ne fakt ke krahasim me ato çka çensuron ne te vertete dr. Harxhi. Personat me orientim seksual ne Historine e Njerezimit kane qene njerez te medhenj e gjeni: gjenia dhe kondtributi i tyre ne Arte. Kulture e kudo natyrisht nuk ishte fale e faktiit se ata ishin homoseksual, jo. Kjo verteton edhe nje here nga ana tjeter ate qe eshte liria qe gezon nje individ kur vendos vete per trupin e tij dhe jo te vendosin paragjykimet e te tjereve (o shoqeria) qe i krijon pra ketij individi, mundesi me te medhaja qe te shprehet dhe te koncentrohet ne vlera me te medhaja e me te mirefillta!!! Eshte turp qe dikush (ose shoqeriia) te vleresoje nje individ sesi e perdor trupin e vet ne privatesine e vet, pa patur aspak te drejte te vendose per trupin e nje personi tjeter qofte ky mik, vella, kusheri o i aferm, ose fqinj aq me teper te shprehe nje paragjykim, perbuzje ose apartheid. Komenti Juaj tregon se Ju per fatin e keq Tuajin jeni nje njeri i prapambetur dhe i padale ne te gjitha pikepamjet. Ju dhe hume si Ju ne Shqiperi jeni te rrezikshem por jo vetem per kete argument! Njerzve si Juve u mungon ne pergjthesi ajo çka quhet luajiteti formal civik etik-moral, dhe kur mungon diçka e tille elementare dhe fillestare Ju si njerez jeni i korruptuar dhe i korruptueshem!! Zoteri a keni degjuar per Leonardo Da Vinçin, Mikelanxhelon, etj etj etj etj etjjjjj, Nga gjuha sesi flisni jam i bindur qe JO !

      Reply to this comment
  2. Anti-gei April 25, 10:19

    …Vete ideja e maredhenieve sex ndermjet te njejtes gjini, apo ndrrimi i gjinise, eshte absolutisht PERVERSE, qe prodhon PERVERSITET…! Ne nje fare menyre , kjo rrace e dobet, mohon ligjet e natyres…!Sipas statistikave boterore, krimet me te perbindshme dhe te neveritshme, i ka kryer ky kontigjent…!Kjo rrace e deformuar, ndjehet inferiore nga ku buron dhe urrejtja e tyre per çdo gje…! Shkenca mjekesore dhe ajo ne pergjithesi, i kane te gjitha mundesite per te eleminuar kete deformim pervers, qe ne te shumten e rasteve eshte psikologjik…!..

    Reply to this comment
    • nje shqiptar ne Itali April 25, 15:01

      Anti-gei , e ke shume-shume gabim . Ku e ke lexuar apo degjuar qe ky kontigjent njerezish eshte i prirur per krime te perbindeshme ? Eshte krejtesisht e kunderta . Ky kontigjent njerzish (lesbiket e homoseksualet) , jane njerzit me te ndjeshem , me te urte , aspak ngaterrestare , qe shikojne punet e tyre dhe statistikat tregojne te kunderten : kriminaliteti i ketij kontigjenti , eshte pothua ZERO . Personalisht , me dridhet trupi kur mendoj seksin e tyre , por nuk kam asgje kunder tyre , ashtu i ka bere natyra dhe bota e civilizuar i konsideron njelloj si gjethe te tjeret . Me vjen shume keq , kur lexoj neper forrume shqiptaresh , por edhe politikane te njohur shqiptare , qe shkruajne e flasin me nje urrejtje te pa justifikueshme . Shqiptaret jane evropiane ne te gjitha pikpamjet dhe ne te gjitha botkuptimet ; e vetmja gje , qe nuk i nderon aspak , eshte urrejtja ndaj homoseksualeve , gje qe , ne Evrope nuk ekziston e nuk mund te himagjinohet . Homoseksualet , jane nga me te talentuarit ne bote ne muzike (Elton Xhon e dhjetra kengetare te tjere te famshem) , ne art , kulture , shkence , jane homoseksuale , pothua te gjithe stilistet e modes ( Valentino , Armani , Dolce&Gabana , Gucci , plot stilista amerikane , angleze , franceze) . Eshte antinjerezore , injorance dhe antihumane , te urresh nje grup njerezish , vetem e vetem per menyren se si bejne seks . Ç’na duhet neve , se si e ben seksin ne shtrat , njeri , apo tjetri ? Hiqni dore nga marrezia e urrejtjes ndaj homoseksualeve , para se te hyni ne BE .

      Reply to this comment
  3. nje shqiptar ne Itali April 25, 14:58

    Anti-gei , e ke shume-shume gabim . Ku e ke lexuar apo degjuar qe ky kontigjent njerezish eshte i prirur per krime te perbindeshme ? Eshte krejtesisht e kunderta . Ky kontigjent njerzish (lesbiket e homoseksualet) , jane njerzit me te ndjeshem , me te urte , aspak ngaterrestare , qe shikojne punet e tyre dhe statistikat tregojne te kunderten : kriminaliteti i ketij kontigjenti , eshte pothua ZERO . Personalisht , me dridhet trupi kur mendoj seksin e tyre , por nuk kam asgje kunder tyre , ashtu i ka bere natyra dhe bota e civilizuar i konsideron njelloj si gjethe te tjeret . Me vjen shume keq , kur lexoj neper forrume shqiptaresh , por edhe politikane te njohur shqiptare , qe shkruajne e flasin me nje urrejtje te pa justifikueshme . Shqiptaret jane evropiane ne te gjitha pikpamjet dhe ne te gjitha botkuptimet ; e vetmja gje , qe nuk i nderon aspak , eshte urrejtja ndaj homoseksualeve , gje qe , ne Evrope nuk ekziston e nuk mund te himagjinohet . Homoseksualet , jane nga me te talentuarit ne bote ne muzike (Elton Xhon e dhjetra kengetare te tjere te famshem) , ne art , kulture , shkence , jane homoseksuale , pothua te gjithe stilistet e modes ( Valentino , Armani , Dolce&Gabana , Gucci , plot stilista amerikane , angleze , franceze) . Eshte antinjerezore , injorance dhe antihumane , te urresh nje grup njerezish , vetem e vetem per menyren se si bejne seks . Ç’na duhet neve , se si e ben seksin ne shtrat , njeri , apo tjetri ? Hiqni dore nga marrezia e urrejtjes ndaj homoseksualeve , para se te hyni ne BE .

    Reply to this comment
  4. Anti-gei... April 26, 13:21

    …FAMILJA, eshte themeli i çdo shoqerie…E çfare familje mund te krijojne kjo rrace…!!!???.Njerezit, jane te lire brenda privacise se tyre…Kjo rrace kerkon qe te imponohet shumices…duke nderhyre ne lirine e te tjereve…(“pra liria e çdo kujt, mbaron te kufiri i lirise se tjetrit”)!!!.Ne bote ka me miliona, qe “fatkeqesine” e tyre e konsumojne brenda privacise…Kjo rrace ,do qytetarine…!!!.Ju komentues, nqs jeni normale, a mund tja jepni per biresim femijen tuaj nje çifti gei…??? A ja beni pyetjen vetes, se me çfare kulture mund te rrisin femije , kjo rrace…!!! Kur nje mashkulli nga kjo rrace, “i punon”, pse nuk shkon me nje femer…!!!??? Problemi eshte tek ata me deformime gjenetike seksuale…Kur nje femer ,nga kjo rrace , “kruhet ” me nje femer, pse nuk shkon tek seksi i kundert…??? Shkurt, shumica e kesaj rrace, kane mendje PERVERSE, dhe rrjedhojat dihen…

    Reply to this comment
    • Kopili April 26, 18:13

      Eshte mese e vertete qe familja ne baza eteroseksuale eshte themeli i shoqerise: nuk pike dyshimi per kete dhe une personalisht e bashkendaj me ju e me te tjere kete opinion o mendim. Shume sume dakort, Por kjo nga ana tjeter duke u pikenisur nga pikerisht nga kjo gje, te kundershtosh, te perbuzesh te tjeret qe mendojne ndryshe per jeten dhe trupin e tyre do te na perbente nje albi te rrezikshme!! eshte njelloj sikur dikush prej nesh do te kishte nje te mete fizike bie fjala çalon, i merret goja, dikush do te kishte nje mori nishanesh te shemtuar ne fytyre, mos valle keta perosna do te duhet t’i nenshtrohen gjykimit ne stil apartheidi sepse keta te fundit nuk jane njerze te bukur e terheqes si neper reklamat pubblicitare??!? Ju zoteri e paragjykoni ne pikepamje sociale njeriun vetem nga e vetmja optike e juaja dmth si nje qenie seksuale qe shpreh vetem keto instikte “perverse” qe juve ju besdisin, por ju harroni se njeriu modern eshte para se gjithash qenie shoqerore qe duhet te gezoje te drejtat e veta ne perdorimin e vetvetes, te trupit, ndjenjave, te fuqise krijuese se tij e me pas eshte nje qenie seksuale. Nese juve i nderuar zoteri – dhe shume te tjere ne Shqiperi ose ne Bote – ju shqeteson fakti sesi njerezit (pa eksibicionizem te skajsshem..) vendosin vete ne liri per perdorimin e trupit te tyre per te drejtat e tyre, atehere eshte mese evident fakti qe problemi nuk eshte tek homoseksualet qe duhet te kene te drejta apo jo, por problemi i vertete jeni pikerisht kategoria e juaj qe kerkon apriori te percaktoje tek te tjeret modelin qe ju deshironi… Askush nuk ka te drejte te vendose per fatin e te tjereve!! Besoj eshte e qarte!! Zoteri i nderuar, njeriu para se te jete nje qenie seksuale njeriu eshte nje qenie inteligjente e sociale qe ne dallim nga kafshet e larta, vepron mbi ambientin qe ta trasformoje kete ne fuksion te vetin (te shoqerise) dhe te jetuarit me mire si individ dhe shoqeri, keshtuqe me pas vjen ne plan te dyte qenia “seksuale” e njeriut. E perseris qe askush ne bote ka te drejte te vendose per fatin e te tjereve!! Nje shembull per t’ju treguar sesi kane ardhur punet ne kete bashkekohesi:: Papa Francesco para nje viti do te deklaronte ne nje interviste sesi mendon per te drejtat e gay-ve etj personave me orientim seksual te ndryshem nha shumica: Ai u pergjegj sepse: “po cili jam une qe duhet te gjykoj te tjeret dmth homoseksualet e tjere se bejne mire apo keq ne zgjedhjen e tyre ne jeten e tyre”.., duke shtuar se nuk duhet para e prapagjykuar asnje lloj individi duke u pikenisur prej orientimit seksual sepse secili eshte ne ne te drejten e vet! Zoteri, une qe po ju shkruaj nuk jam homoseksual por ju them qe ne jete duhet me shume kuraje me kapercy vetveten, shijet personale, simpatite o antipatite e teperta: askush juve nuk do t’ju kercenoje, sepse askush nuk do t’iu imponoje stilin e vet te jetes, te menduarit, perdorimin e trupit te vet. Zoteri i nderuar: ne nje pike do te isha shume e jashtezakonisht dakort me ju (dhe besoj do te ishin dakort te tere hoseksualet): qe kur trajtohet argumenti i personave homoseksuale, nuk duhet kurrsesi qe keta te fundit te ngaterrohen ne menyre dashakeqe me pedofilet, perkudrejt te cileve pra kunder ketyre te fundit do te duhet te veproje me ashpersi ligji !!!!!!

      Reply to this comment
  5. Anti-gei... April 26, 13:22

    …FAMILJA, eshte themeli i çdo shoqerie…E çfare familje mund te krijojne kjo rrace…!!!???.Njerezit, jane te lire brenda privacise se tyre…Kjo rrace kerkon qe te imponohet shumices…duke nderhyre ne lirine e te tjereve…(“pra liria e çdo kujt, mbaron te kufiri i lirise se tjetrit”)!!!.Ne bote ka me miliona, qe “fatkeqesine” e tyre e konsumojne brenda privacise…Kjo rrace ,do qytetarine…!!!.Ju komentues, nqs jeni normale, a mund tja jepni per biresim femijen tuaj nje çifti gei…??? A ja beni pyetjen vetes, se me çfare kulture mund te rrisin femije , kjo rrace…!!! Kur nje mashkulli nga kjo rrace, “i punon”, pse nuk shkon me nje femer…!!!??? Problemi eshte tek ata me deformime gjenetike seksuale…Kur nje femer ,nga kjo rrace , “kruhet ” me nje femer, pse nuk shkon tek seksi i kundert…??? Shkurt, shumica e kesaj rrace, kane mendje PERVERSE, dhe rrjedhojat dihen…..

    Reply to this comment
  6. Sebastjanis Karavaqidhi prej Koqinolitharis April 27, 05:02

    — Eshte idjotesi te meresh me keto lloj temash. Keto ndikojne ngativisht ne zhvillimin normal te njerzimit apo jetes njerezore.
    — njerzit qe i kane dhe i ushtrojne keto vese jane me deformacion psiqik, mendore, prandaj duhen trajtuar e kuruar si te tille .
    — Eshte fatkeqsi per njerzit qe jane te ”infektuar ” nga kjo lloje semundje .
    Eshte normale qe familja dhe shoqerija duhet te punojne me kujdes qe deformacione te tilla te koregjohen. Ata duhen ndihmuar dhe jo diskriminuar apo propoganduar ne opinionin e gjere, ne vecanti ne kushtet e vendit tone. Ky zakon ne shqiperi ka ardhur nga jeniceret e anadollit dhe duhet te shkoi njehere e mire andej nga ka ardhur .
    —- Ky lloje vesi eshte perhapur e nxitet nga lobet ber qellime fitim- prurese dhe interesa te caktuara
    — Komentus ”kopili” dr Harxhin mos e kritiko . Perkundrazi mendoj se ka folur shum gjate dhe shume me shume se cduhet per njohuri.

    Reply to this comment
    • Kopili April 27, 17:23

      …Eshte evidente qe psiqika juaj ka nevoje te menjehershme per kura te perditshme!!

      …Megjithate po ju them me keqardhje se truri juaj ka nevoje per nje shpelarje te plote dhe disinfektim imediat…

      …Me vjen keq per ju…

      Reply to this comment
  7. lec kakashi April 27, 19:55

    ” kopili”
    I Lumi ti … per at mendjje qe ke….
    Natyra , ..edhe kafshet i ka orjentuar drejt ciftezimit normal.
    Te qofte udha e bute … o i mencmi ”kopil”

    Reply to this comment
  8. lec kakashi April 27, 20:20

    ” kopili”
    I Lumi ti … per at mendjje qe ke….
    Natyra , ..edhe kafshet i ka orjentuar drejt ciftezimit normal.
    Te qofte udha e bute … o i mencmi ”kopil”.
    Disa e kane shfrytzuar e jane treguar vertet kopil popilash. .. Kane ngritur shoqata, marin ndima ,fonde e ushtrojne biznes. MAos e humb rastin.

    Reply to this comment
    • Kopili April 28, 16:09

      Jeni me te vertete shume simpatik, Ta them me te vertete qe jeni simpatik, sepse duket se jeni njeri modern pavaresisht qe ju mbroni kahun tuaj: pra mendojme ndryshe. …Eshte po aq e vertete lum zotnia qe ne natyre edhe tek kafshet ekziston hoseksualiteti i mirefillte ose ne formen e biseksualitetit. Jane provat reale qe flasin. Po perse ekziston ky fenomen edhe tek kafshet?? Nuk dihet perse-ja. Nese do t’i drejtohemi Zotit per kete fenomen, atehere o te presim pergjigje ose te “dergojme” ne ferr edhe shume e shume lloje kafshesh si luanet, leopardet, etj etj. Une more lum zotnia nuk justifikoj njeri nese e aplikon ose jo homoseksualitetin o biseksualitetin, jo ne asnje menyre! Une nuk i bej “propagande” e nuk ngre “piedestal” fenomenit per te cilin po debatojme, eshte e kunderta: une i jap te drejte se drejtes se secilit qe ne jeten e vet te vendose vete ai sesi deshiron te perdore trupin e vet, te perdore ndjenjat e veta!! E ne kete kuader e riperseris prape qe askush nuk ka te drejte te perqeshe, ta perbuze, ta nençmoje, ta denigroje kete individ ose grup individesh!!! Pra secili ne te drejten vet sepse eshte ne jeten e vet, E riperseris::: ASKUSH NUK KA TE DREJTE T’I MARR DIKUJT NEPER KEMBE TE DREJTEN QE VETE KY I FUNDIT KA PER TE VENDOSUR PER JETEN E TIJ!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*