Pse Barak Obama nuk e lan më dorën e djathtë

April 21, 2016 11:51

Pse Barak Obama nuk e lan më dorën e djathtë

 

Një zhvillim i pazakontë ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, pas vizitës historike të delegacionit të lartë qeveritar shqiptar. Gojët e liga thonë se presidenti Barak Obama nuk e lan më dorën e djathtë. Bile, menjëherë pas përfundimit të takimit, Obama ka vrapuar nëpër korridoret e Shtëpisë së Bardhë duke bërtitur, “askush të mos ma shtrëngojë këtë dorë. Kurrë, në jetë të jetëve!”

I merakosur nga parimi tinëzar “njëra-dorë lan tjetrën”, duket se po e pësonte edhe dora e majtë, prandaj Obama vendosi të shtojë një ndihmës presidencial që do t’i lante me kujdes të majtën, pa ia prekur dorën fatlume. Ky episod ka lënë pa mend gjithë stafin dhe këshilltarët e lartë presidencial, që ende janë në errësirë për detajet reale pas këtij zhvillimi. Por presidenti më në fund dikujt iu rrëfye.

“Ty po ta them, se je dora jonë”, mësohet se i është hapur Obama ndihmësit të ri me të cilin zhvilloi miqësi të ngushtë këto tre ditë. Dhe në vijim, Baraku bëri këtë monolog të thellë shpirtëror:

“E kam llafin, ti jo vetëm që më lan dorën por bëjmë edhe ndonjë dorë letra. Dëgjo”, dhe pa me kujdes rreth e rrotull, “gjithkush me të drejtë mund të mendojë se nuk e laj dorën sepse me këtë gjymtyrë timen të rëndomtë, kam shtrënguar dorën e Sajmes nga Shqipëria. Dhe me siguri ke dëgjuar se në traditat e lashta shqiptare, dora që ka takuar një udhëheqës të madh nuk lahet. Teorikisht ke të drejtë. Por çështja është më e thellë se kaq. Saimiri vërtet është një lider i padiskutueshëm, karizmatik dhe magnet për masat, nga i cili ka ç’të mësojë bota. Por nuk është puna se unë shtrëngova dorën e Sajmes: Puna është se cilat duar ka shtrënguar më parë dora e Sajmes”.

Dhe Baraku e uli zërin edhe më shumë, teksa sytë i shkëlqenin nga emocioni:

“Ti me siguri i njeh përmendsh qytetet shqiptare. E mban mend sesi Xhorxh Bushi vizitoi Fushë Krujën? Dhe i bënë një statujë? Po kush është tjetër nga Fushë Kruja?”. Ndihmësi me origjinë nga Uajomingu nuk u mendua më shumë se dy sekonda dhe tha: “Po sigurisht, Durim Bami”.

“Bravo”, ja ktheu Baraku, “Po e di ti që Sajme e ka ftuar personalisht Durimin në zyrën e vet dhe jo vetëm që i shtrëngoi dorën, por e ka qerasur me kapuçino me aromë luleshtrydhe? Pra, sipas vetisë kalimtare të trekëndëshave dybrinjëshëm, i bie që unë kam takuar vetë Durim Bamin!”

Ueee, ça fati!”, mërmëriti ndihmësi, “rrezik edhe ju e fitoni ndonjë statujë në Mamurras. Por po ta mendosh pak më në perspektivë, ti zoti president mund të kesh takuar edhe…”.

“Shtttt”, ja bëri me shenjë Obama, “se këtu edhe muret plasin nga zilia! Po i dashur po, mund të kem takuar edhe Shullazin!”       

 

******

 

SHËN.RED. / Gojët e Liga është një rubrikë satirike. Çdo përputhje me ngjarje apo rrethana reale është krejt rastësi

April 21, 2016 11:51
Komento

6 Komente

  1. Sinani April 21, 13:09

    Kot nuk thone shakaja gjysma e te vertetes. Do them nje gjysem te vertet dhe une ( perputhja ne ngjarje e njerez patjeter rastesi ). Kur filloi pune qeveria Rama, nje deputet i PD ( me pare i PS e sipas meje me i zgjuari ), i tha kolegeve te opozites keto fjale : Mos sulmoni Saimir Tahirin se na duhet pasi ky do hedhe Ramen ne opozite me deshtime! Parashikues apo jo, mendoni vete.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit April 21, 14:21

    Ne vazhdim presidenti Obama therret bahcevanin, u cili kish pritur kohe me pare Bwrishen ne mensen e shtepise se Bardhe.Ai e mbante te fashuar doren e djathte. Obama kujtoi se kete e bente per Berishen, por bahcevani shkoi 40 vjet me prapa ne kalendar, qekur Berisha takoi Enverin dhe s’è lau me doren e djathte. Pikerisht, kjo beri te mundur ate qe s’ndodh dot drejtperdrejte, meqe Obama takoi Kastron vellain e Fidelit dhe vellai kish takuar vellane, kurse Bahcevani Berishen e Berisha Enverin, i bie qe me ane te bahcevanit dhe Obames te takohet dora vete Enveri me Fidelin mu ne zemer te kapitalizmit, ne shtepine e Bardhe.

    Reply to this comment
  3. Sadush Cani April 21, 21:32

    Kjo qe thoni eshte e vertet. E kini pare foton ku jane takuar presidentet e Amerikes : Bushi plak,Bushi i ri,Kllinton e Obama ,i cili ka qeshur me shume. Qeshen se Bushi i madh u tregoi historine kur priti Berishen e i dha stilolapsinMidis te tjerave e pyeti Saliun: – Kur ke gabuar gjat 25 vjeteve komunist? Pasi u mendua pak duke rrotulluar stilolapsin ne doren e djathte i tha: Ser, une kam gabuar e kete e kam kuptuar tani qe u bera antikomunist. Doren e djathte nuk e kam lare per disa vite,mbas takimit me Enver Hoxhen. Madje per mos tu larguar era e dores se tij ,meqenese isha kirurg e mbaja me dorashke plastike. As ate nuk e nderroja se i ikte era,po e laja . E lava vetem diten qe u nisa per tek ju. PO goja e lige eshte goja e lige. Obames iu kujtua kjo histori dhe i tha Tahirit duke qeshur: ” Te lutem mos e laj doren pas takimit me mua, Jepja Saliut t’i marri ere meqenese i ka mbetur merak. Bashes duk ia jepja dot jo vetem qe nuk e takova,po i kishte duarte ter gjak nga 21 Janari. Kjo eshte e verteta. Po Tahiri e lau doren,pasi nuk donte qe Saliut ti binte infarkt ,pasi nuk ginjente dot pastaj duke mohuar mos takimet……. Kjo eshte e verteta ,o” Goje e lige”

    Reply to this comment
    • ... April 21, 21:47

      Per ta plotesuar kuadrin ti Sadush duhet te na tregosh se me cilen dore e fshijne bythen, ose e fshinin bythen te gjithe keta personazhet e komedise tende. Ti duhet ta dish si i Sigurimit qe ke qene.

      Reply to this comment
  4. Mark uk April 26, 16:44

    Nuk e ka ditur se ma pare do ta kishte futur ne .ute se te ja jepte Edverit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*