Pse celulari po i bën keq burrit tënd?

July 7, 2019 22:18

Pse celulari po i bën keq burrit tënd?

 

Nëse prej kohësh po përpiqeni të bëni fëmijë dhe asnjë rezultat, përgjigjen mund ta keni në xhepin tuaj. Kështu siç e dëgjuat, në xhepin tuaj! Studimet e kryera së fundmi në Japoni kanë zbuluar se valët elektromagnetike që gjenden në pajisjet me WiFi si celularët, kufjet a gjithçka tjetër, i shkaktojnë shumë dëme spermës.

Si fillim duhet të dimë se 30% e problemeve me fertilitetin vijnë nga burrat.

15% e çifteve të botës kanë probleme kur vjen puna tek shtatzënia dhe shkaktarë për një pjesë të mirë për këtë janë burrat. Sigurisht pamundësia për t’u riprodhuar mund të vijë si pasojë e shumë gjërave siç janë stresi, mjedisi i jashtëm i keq, dieta e varfër, genet, etj. Gjithsesi, duhet ta dini se ajo gjëja e vogël që mbahet shumicën e kohës në xhep mund të jetë shkaku kryesor që nuk lejon të rriteni në familje.

Nga eksperimenti i kryer me mostrat e spermës rezultoi se përfundimet ishin të frikshme. Për 30 minuta ekspozimi ndaj WiFi-it nuk kishte ndonjë efekt, por pas 2 orësh u vu re që mostra e vendosur pranë celularit me WiFi ishte dëmtuar dhe s’ishte më e shëndëtshme për t’u riprodhuar.

Sipas statistikave, në ditët që jetojmë numri i celularëve aktivë është më i madh se numri i popullsisë së botës.

Si ta parandalojmë këtë?! Zgjidhja është e thjeshtë. Në vend të xhepave kujtoni që telefonat t’i lini në tryezë dhe provoni nëse është nata juaj me fat!/ Anabel

l.h/ dita

July 7, 2019 22:18
Komento

2 Komente

  1. Ate thuaj ... July 7, 23:01

    fati, luan sot rolin kryesor ne jete e pdyshim edhe ne ate deshire te fsheht
    Esht fati pran me ty (dmth mua) ndodh mrekullia ,
    nuk eshte aty , gjithcka s’ka kuptim ,gjithcka te duket e kot ,
    pa vler ,thjeshte mbaje me dor shpres te madhe ,te cmenduur ,qe per ty do te thote aq shume ne Storie e jetes .

    Reply to this comment
  2. MH July 8, 00:29

    Me kete fakte te patundshem.Te gjithe familjet e reja mbasi te ken kryer lindjen e dy femijve te paisen me kete gjene e vogel qe mbahte nexhep dhe te mbyllin pjellshmerin.E te vashdohet loja me rrena.Lang e kenaqesi e trashigimi pa kurrni femi.Boll mbasi keni plotesue kuoten dy.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?