Pse dhe si ikën gjermanët më 29 nëntor 1944

Xhelal Gjeçovi November 28, 2015 15:28

Pse dhe si ikën gjermanët më 29 nëntor 1944

Ka një çerek shekulli që diskutohet për datën e çlirimit të Shqipërisë, një diskutim krejt i panevojshëm, pasi data e çlirimit dihej e njihej nga shqiptarët dhe qe kremtuar për vite të tëra në këtë vend; ajo nuk kishte mbetur që të saktësohej e të mësohej pas gjysmë shekulli nga përfundimi i Luftës. Ndryshimi që iu bë datës së çlirimit në vitin 1993, me një vendim politik parlamenti, ishte një veprim i padenjë i shtetit, një precedent i pa njohur në historinë e vendeve të qytetëruara, një provokim që i bëhej vendit dhe historisë; si i tillë ai u prit me mosaprovim e me shqetësim në opinionin publik.

Megjithatë, një gjë duhet ndarë e duhet kuptuar. Debati në mes historianëve është një praktikë normale, kurse ndërhyrja e politikës, e shtetit në këtë rast, është tjetër. Është e vërtetë që historianët u kujtuan për 29 nëntorin vetëm pasi nisi zhurma e politikës, kur u pa se për të është i interesuar dhe i angazhuar vetë kreu i shtetit. Më parë askush nuk kishte dalë të thoshte se ekzistojnë të dhëna, se ka dokumente që kontestojnë, që e venë në dyshim datën e çlirimit, që t`i publikonte ato dhe mbi këtë bazë të niste dhe debati mes historianëve. Megjithatë, askush nuk mund të fajësohej, përse tani e jo më parë. Në fund të fundit, debati në vetvete, debati në mes historianëve, do të ishte i dobishëm. Ai do të sillte në vëmendje të opinionit ngjarjet e Luftës Nacionalçlirimtare, të zhvilluara gjysmë shekulli më parë, me pikëpamjet e me qëndrimet e historianëve të drejtimeve të ndryshme. Dhe kjo do të ishte gjëja më pozitive. Në këtë proces do të sqarohej e do të dokumentohej, nga burime të shumta e të besueshme, të vendit e të huaja, se 29 nëntori është data e çlirimit të Shqipërisë.

Për opinionin e gjerë edhe sot është e pashpjegueshme se si erdhëm deri tek kjo situatë, tek këto zhvillime; përse u hap kjo çështje, ky sherr, që për ta zbutur po e quaj “diskutimi mbi datën e çlirimit”, të cilin zoti Sabri Godo e pati quajtur të kotë. Çfarë i mundonte e çfarë kërkonin të arrinin autorët e këtij skenari? Pikërisht këto çështje, mendoj se ja vlejnë të diskutohen, jo për datën e çlirimit se ajo është e provuar dhe e dokumentuar, por për të nxjerrë mësimet e duhura nga kjo histori e trishtë. Dy çështje mendoj se janë me rëndësi të veçantë, në kuadër të trajtimit të kësaj teme. Së pari, si u arrit në çlirimin e Shkodrës dhe, së dyti, si u njoh 29 nëntori dita e çlirimit të Shqipërisë, ku u mbështet dhe ku u bazua kjo njohje.

 

***

Çlirimi i Shkodrës, qytetit të fundit që mbahej nën kontrollin e forcave ushtarake gjermane, ka qenë padyshim ndër aktet e mëdha historike të Luftës Nacionalçlirimtare, që ka kërkuar angazhimin maksimal, me ditë të tëra, të njësive partizane të UNÇSH-së dhe të njësiteve guerile, që, siç dëshmon dokumentacioni i kohës, ishin shumë aktive brenda në qytet dhe kishin gjithë mbështetjen nga populli i Shkodrës. Nganjëherë në shtyp, kur bëhet fjalë për këtë ngjarje, përdoret një formulim që të duket sikur e thjeshtëzon ngjarjen: “Ikën gjermanët dhe në qytetin e lirë hynë partizanët”.

Po, përse ikën dhe si ikën gjermanët?

Kjo ka rëndësi të shpjegohet. Vërtet, Gjermania ishte drejt kapitullimit, për rrjedhojë dhe qëndrimi këtu i trupave të saj i kishte ditët e numëruara, por komanda gjermane dhe repartet e saj, që arrinin në rreth katër mijë trupa, ende nuk ishin të gatshëm të lëshonin qytetin dhe vendin. Për këtë arsye, Shkodra dhe rrethinat, sidomos në javën e fundit të qëndrimit të trupave gjermane do të përjetonin një situatë nga më të rëndat, por dhe më heroiket, në të gjithë vitet e Luftës.

partizanet-duke-kaluar-lumin-buna-me-varkane-mengjezin-e-29-nentoritAty qenë grumbulluar repartet naziste të korpusit 21,që në bazë të urdhërit të Komandës së Vermahtit duhet të mbanin medoemos qytetin deri sa të largohej edhe ushtari i fundit gjerman. Në Shkodër qe grumbulluar gjithashtu thuajse i tërë reaksioni shqiptar, që me ndihmën e gjermanëve, do të përpiqej të largohej nga vendi. Nga ana tjetër, Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm urdhëruan repartet partizane që çliruan Kukësin, Pukën dhe Lezhën, që të lëviznin me shpejtësi drejt Shkodrës dhe t`u bashkoheshin forcave që zhvillonin luftime aty. Për rrjedhojë në Shkodër do të kishte një koncentrim të madh të forcave, nga të dy palët. Konfrontimi ishte shumëplanësh, raprazaljet dhe terrori i forcave naziste kishin arritur kulmin. Këto zhvillime po i çirrnin maskën demagogjisë së okupatorit, por dhe të kolaboracionistëve shqiptarë, që gjatë gjithë kohës së qëndrimit të trupave gjermane në Shqipëri, nuk pushuan së propoganduari se Gjermania hitleriane ishte një aleate dhe mike e Shqipërisë. Se sa për zemër e kishin nazistët Shqipërinë, e tregoi plani kriminal për hedhjen në erë të qytetit, që për pak desh të kthehej në një katastrofë të vërtetë për Shkodrën dhe banorët e saj.

Me qëllim që të pengonin hyrjen e forcave partizane në qytet, natën e 28-29 nëntorit gjermanët hodhën në erë Urën e Bahçallëkut dhe atë të Bunës, e krahas kësaj bënë dhe minimin e qytetit, për ta hedhur atë në erë. Fatmirësisht, ky plan kriminal dështoi në saj të ndërhyrjes së guximshme të dy ushtarëve italiane që kishin asistuar gjatë minimit, të cilët arritën të këputnin fijet ndezëse, të bëjnë çminimin dhe të evitojnë një katastrofë. Ndërkohë, megjithë vështirësitë forcat partizane kishin filluar të hyjnë në lagjet periferike të qytetit. Në një situatë të tillë kritike, Komanda Gjermane mori vendim që repartet naziste të largoheshin nga Shkodra, pa zbardhur ende dita, me qëllim që t`i shpëtohej asgjësimit të plotë të trupave. Në këtë mënyrë, pasi terrorizuan qytetin dhe vranë disa qytetarë që po ndiqnin momentet e largimit të trupave naziste, në orën 4 të mëngjezit të datës 29 nëntor 1944, pa zbardhë ende dita, repartet naziste lënë Shkodrën dhe nisin udhëtimin në rrugën Shkodër-Koplik-Han i Hotit, për të dalë në Malin e Zi.

Sipas shënimit të bërë në ditarin e luftës të komandës gjermane (shënimi i oficerit Behn), në orën 11 trupat naziste mbërrijnë në Koplik. Pak orë pas largimit të trupave gjermane, rreth orës 7-8, në qytet filluan të hyjnë forcat partizane, të përshëndetura nga mijra qytetarë të Shkodrës. Në orën 10, në qendër të qytetit, në sheshin përballë prefekturës u organizua një miting festiv. Pjesëmarrësve u ka uruar ditën e çlirimit, Riza Dani, kryetar i Këshillit Nacionalclirimtar të Shkodrës, si dhe Irfan Çelkupa, kuadër drejtues i njësive partizane që morën pjesë në luftimet për çlirimin e Shkodrës.

 

***

Në rrethana të tilla, njohja e 29 nëntorit si data e çlirimit të Shqipërisë, as në atë kohë, pra në ditën që ndodhi kjo ngjarje dhe as më vonë, kurrë nuk ka qenë problem e as një çështje e ngatërruar. Ajo nisi të manipulohej vetem pas ndërrimit të sistemit, sidomos pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike. Nisën pretendimet, ndërhyrjet e manipulimet e politikës, që kërkonte të arrinte disa përfitime të çastit në kurriz të historisë. Deri në këto momente, jo që askush nuk kishte qenë i interesuar që kjo datë të ngatërrohej; po edhe sikur të doje, ishte e pamundur të bëhej. Çlirimi i Shkodrës nuk kishte qenë rrjedhojë e një puçi ushtarak të fshehtë, që bartte enigma e mistere, por produkt i një lufte të hapur, jo disa orëshe, por me ditë të tëra, një lufte që ndiqej me gjak të ngrirë nga qytetarët e Shkodrës, por me interes të jashtëzakonshëm edhe nga institucionet e vendit dhe të huaja që vepronin në Shkodër. Kjo çështje pra nuk u vendos arbitrarisht, por mbështetur në ngjarje të ndodhura në dritë të diellit, në sytë e qytetarëve të Shkodrës dhe të institucioneve që vepronin aty.

Njoftimet e para mbi largimin e trupave gjermane dhe çlirimin e Shkodrës, fillimisht u dhanë nga vendngjarja, pra nga Shkodra; nga kanale e nga organizma zyrtare e të besueshme, Komiteti Qarkor i PKSH dhe Këshilli Nacionalçlirimtar i Qarkut, si dhe nga Komandat e reparteve partizane që çliruan Shkodrën, nga komunikatat e nga njoftimet e tyre. Nga dokumentet e kohës të depozituara në arkivin e shtetit, duhen veçuar tre prej tyre, pasi ato kanë një rëndësi të posaçme për sqarimin e kësaj çështjeje.

Së pari janë dy trakte të nxjerra më datën 28 nëntor, njëri nga Komiteti Qarkor i PKSH për Shkodrën dhe tjetri nga Këshilli Nacionalçlirimtar i Qarkut. Pas dy ditësh, atyre u shtohet dhe “Njoftimi” me titull “Shkodra u çlirua”, që doli pikërisht më datën 30 nëntor. Në traktet e datës 28 nëntor bëhet e qartë se në këtë datë Shkodra ishte në prag të çlirimit, por ende nuk qe çliruar. Në traktin e Komitetit Qarkor, pasi përshkruhet situata politike që sundonte në qark,thuhet shprehimisht se “Kjo dëshmon se sa e ka urrejtë populli i qarkut tonë okupatorin e tradhëtarin. Dhe kjo na lënë me shpresue se populli i jonë nuk do t`i uli armët deri sa të mos qërojë vendin nga çdo gjurmë nazisti e tradhëtarësh, të cilëve u vjen festja vërdallë, sepse nuk dijnë nga t’ja mbajnë. Shkodra kreshnike në këto çaste vendimtare ka me ditë me e diftue veten..”. Kurse në traktin e Këshillit Nacionalclirimtar të Qarkut, me titull “Drejt Çlirimit”, ndër të tjera thuhet: “…Mbas çlirimit të Tiranës martire vetëm Shkodra ngeli pa u cliruar. Nga të gjitha anët e Shqipërisë, tradhëtarët dhe miqtë e tyre nazista u grumbulluen në qytetin tonë…”. Siç shihet, dokumentet e mësipërme pikërisht më 28 nëntor e bëjnë të qartë se Shkodra ndodhej në prag të clirimit, por ende nuk qe çliruar. Kurse më datën 30 nëntor, siç u tha, doli njoftimi me titull “Shkodra u çlirue”. Në njoftim, ndër të tjera thuhej: “Shqipëria e plotësoi çlirimin e saj. Shkodra, që këta muajt e fundit ishte ba fortesa e okopatorit dhe reaksionit shqiptar, u çlirua nga forcat e Ushtrisë s`onë heroike. Atje lartë, mbi Taraboshin historik valon flamuri i lirisë, i lyer me gjakun e partizanëve trima”.

Traktet e mësipërme dhe njoftimet e komandave partizane, u përcollën më së pari në Tiranë, dhe nga Tirana lajmi u përhap në gjithë vendin. Fadil Paçrami, figurë e njohur e luftës dhe e periudhës pas saj, shkruan se po atë ditë, pra më 29 nëntor njoftimi për çlirimin e Shkodrës dhe gjithë vendit erdhi dhe në Vlorë, “ku unë ndodhesha i deleguar për kremtimin e 28 nëntorit, përvjetorit të pavarësisë dhe hyrjen e qeverise demokratike në Tiranë. Në këtë mënyrë, populli i Vlorës i festoi në liri të dy këto data. (F.Paçrami: Gjykimi im për 29 nëntorin. Ku më gjeti çlirimi i vendit. “Ballkan”12 nëntor 2005).

 

Dy-tri ngjarje të ndodhura pikërisht në datat 28 e 29 nëntor në Tiranë, ndihmojnë që të sqarohet më tej kjo çështje. Së pari, është telegrami i urimit që sekretari amerikan i shtetit E. Stettinius i drejton më 28 nëntor popullit shqiptar me rastin e përvjetorit të pavarësisë. Në telegram, pasi përcillen përshëndetjet për festën e pavarësisë, thuhej: “Populli shqiptar i vazhdoi përpjekjet për pesë vjet rrjesht dhe e shporri sunduesin gjerman nga Shqipëria e Jugut, nga Shqipëria e Mesme dhe nga Tirana, kryeqytet i Shqipërisë. Sot, me rastin e 32 vjetorit të ditës së indipendencës ata patriotë po luftojnë që të plotësojnë çlirimin e Shqipërisë”. Nga përmbajtja e telegramit, që siç thamë, mban datën 28 nëntor 1944, kuptohet se çlirimi ende nuk ishte arritur. Dhe këtë administrata amerikane e dinte mirë, pasi këtu ndodhej një mision ushtarak amerikan, që mbante lidhje të vazhdueshme me drejtues të Shtabit të Përgjithshëm. E në raste të tilla e për ngjarje të tilla si çlirimi, informacioni jepej në moment.

Po këtë ditë, pra më 28 nëntor, Enver Hoxha, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH-së u ka drejtuar një urdhër dite efektivave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku pasi u uron festën e pavarësisë dhe i përgëzon për trimërinë e treguar në luftë, ndër të tjera thekson: “Detyrat që kemi përpara janë të mëdha. Qyteti i Shkodrës ndodhet në duart e okupatorit. Ne duhet ta çlirojmë dhe të mos lëmë asnjë gjerman që të dalë i gjallë nga vendi”. (Shih: Buletini i Luftes Nacionalclirimtare, nr.52, viti 1944).

Të nesërmen, më 29 nëntor, po në Tiranë regjistrohet një fakt tjetër me interes. Në një miting të BRASH-it, rreth orës 14 në sheshin përballë godinës së Asamblesë Kushtetuese, sot Akademia e Arteve, ndërsa fliste, Nako Spiru, President i BRASH-it, në një moment ndërpret fjalimin dhe merr një letër nga sekretari tij Muhamer Spahiu, i sapo ardhur enkas aty. Pasi e lexon atë, i mbërthyer nga emocionet, ai u drejtohet pjesëmarrësve: “Shokë, sapo më njofton Shtabi i Përgjithshëm se në mëngjezin e ditës së sotme Shkodra u çlirua. Tani e tërë Shqipëria është e lirë”. Sheshi shpërthen nga brohoritjet e pjesëmarrësve. Ky fakt u pasqyrua të nesërmen, 30 nëntor, në Buletinin e LANÇ-it të Qarkut të Tiranës.

Kuptohet që dokumentacionet e mësipërme, që lidhen me këtë eveniment, ishin të mjaftueshme për të krijuar bindjen se largimi i trupave gjermane dhe hyrja e forcave partizane në qytet kishte ndodhur pikërisht në mëngjesin e datës 29 nëntor 1944. Askush nuk dyshonte në informacionet e dhëna dhe, siç u tha, edhe sikur të doje nuk mund të fshihej e të manipulohej kjo ngjarje. Faktet ishin zhvilluar hapur, në sytë e qytetarëve të Shkodrës. Nga ana tjetër, zhvillimet e kësaj dite i ndiqte, në mënyrën e vet, dhe reaksioni i grumbulluar në Shkodër. Po të manipulohej me këtë fakt,ai do të reagonte në ato momente, në ato ditë apo dhe më pas, qoftë dhe kur u ndërrua sistemi e u hap diskutimi mbi këtë çështje. Por një përgënjeshtrim të tillë nuk pati kurrë. Mos vallë ata kanë dashur që në këtë çështje t`i vijnë në ndihmë pushtetit komunist?

 

Veç dokumenteve, ata që do të hidhnin dritë mbi ngjarjen ishin padyshim dhe qytetarët e Shkodrës, ushtarakët gjermanë dhe luftëtarët partizanë, protagonistë dhe dëshmitarë. Kush ka ndjekur debatet mbi datën e çlirimit gjithë këto vite, ka patur mundësi të shikojë e të lexojë qindra e mijëra faqe, me dokumente e me punime të dhjetra autorëve tanë dhe të huaj, si dhe kujtime, dëshmi, rrëfime nga të tria këto burime, nga qytetarët e Shkodrës, ushtarakët gjermanë dhe nga veteranët e luftës. Ndër qytetarët e Shkodrës numërohen me gishtat e njërës dorë ata që janë shprehur se 28 nëntori është dita e çlirimit të qytetit të tyre. Ndër ta dhe dy miq të mij, dy figura të njohura si Sitki Bushati dhe Zija Shkodra, i pari mjek dhe i dyti historian, që të dy pjesëmarrës në Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe anëtarë të Komisionit që hartoi historikun e LANÇ-it të Qarkut të Shkodrës (Maket), madje i dyti dhe redaktor përgjegjës i vëllimit, në të cilin 29 nëntori është fiksuar si data e çlirimit të Shkodrës. Pas viteve 90-të, të dy u reshtuan krah Partiëe Demokratike, një e drejtë kjo sigurisht, e tyre. Por, mesa duket kjo ka ndikuar dhe në ndryshimin e mendimit për këtë çështje, pra për 29 nëntorin, ditën e çlirimit, të cilën më parë e kishin mbrojtur me bindje. Por janë me qindra bashkëqytetarë të tyre, veteranë, intelektualë e njerëz të thjeshtë, dëshmitarë okularë që janë shprehur me dhjetra herë se Shkodra është çliruar në mëngjesin e datës 29 nëntor. Kurse, sa u përket ushtarakëve të palëve ndërluftuese, të armikut dhe njësive partizane, nuk gjen as edhe një, që të pohojë se Shkodra u çlirua më 28 nëntor; e kundërta ka ndodhur; të gjithë ata që kanë shkruar e janë prononcuar publikisht (dhe këta nuk janë pak), kanë pohuar vetëm një gjë, që trupat gjermane u detyruan të largohen nga Shkodra në mëngjesin e datës 29 nëntor dhe menjëherë pas tyre, pra po atë ditë, në qytet hynë forcat partizane.

Është interesant se ata që konsiderojnë 28 nëntorin si ditën e çlirimit, pretendimet i bazojnë në faktin se largimi i trupave gjermane, sipas tyre, paska ndodhur para mesnatës së datës 28. Por, njëherësh, po prej tyre, pranohet që forcat partizane kanë hyrë në qytet në mëngjezin e datës 29. Po a thua një ditë u është dashur forcave partizane që të hyjnë në qytet, kur natën e fundit (28-29 nëntorit), ata kishin filluar të hynin në lagjet periferike, kurse të tjerët ishin në dyert e Shkodrës, në Bërdicë e afër Bahçallëkut, në Bardhaj, në Postribë, në Shtoj, Golem e Dobraç, fare pranë qytetit?

Një institucion shumë i rëndësishëm dhe i besueshëm ishte Përfaqësia e Selisë së Shenjtë me qendër në Shkodër, personeli i së cilës, ashtu si banorët e Shkodrës, panë me sytë e tyre momentin e largimit të trupave naziste nga qyteti. Institucioni i Selisë së Shenjtë, i papërzier, siç u tha me konfliktet e kohës, kishte vetëm një preokupim, përfundimin sa më parë të luftës, që të mernin fund vuajtjet e banorëve. Në raportin që Nigris, i dërguari Apostolik i Vatikanit, i drejton Selisë së Shenjtë pas dy ditësh, pra më 1 dhjetor 1944, pasi përshkruan tmerrin që përjetuan qytetarët dhe personeli i Përfaqësisë, terrorin që bënë trupat naziste para se të linin Shkodrën, theksohet shprehimisht se “Për fat, kontigjenti i fundit u nis në orën 4 të datës 29, kështu që partizanët mundën të hynin pa probleme në qytet”. Dokumenti, i nxjerrë në Arkivin e Vatikanit, u publikua për herë të parë, në gazetën “Panorama”, më datën 29 nëntor 2009.

Më pas, të dhënat dokumentare mbi datën e çlirimit dhe zhvillimet që çuan në këtë perfundim kanë ardhë duke u kompletuar. Ndër burimet gjermane, që sigurisht kanë rëndësi të posaçme, duhet veçuar dokumenti që bën fjalë drejtpërdrejt për datën e largimit të trupave gjermane nga Shqipëria, i nxjerrë nga origjinali në arkivin e Vermahtit dhe i dorëzuar në vitin 2002 Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Pëllumb Qazimi nga Atasheu Ushtarak Gjerman Koloneli Volfram D. Hoffman. Në deklaratën e bërë në këtë rast, ushtaraku i lartë gjerman thekson: “Gjatë qëndrimit tim këtu kam kuptuar se nëntori është shumë i rëndësishëm për ju, prandaj vendosa t’ju dhuroj një kopje të dokumentit që tregon se kur janë larguar nazistët gjermanë nga Shqipëria. Komanda Gjermane ka urdhëruar largimin e trupave më 13 tetor 1944. Trupat e fundit që kanë ikur nga Shqipëria janë trupat alpine të korpusit 21 dhe kjo ka ndodhur më 29 nëntor 1944”. Dokumenti dhe deklarata e bërë në rastin e dorëzimit, sot ndodhen të depozituara në Arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes…

Mbështetur pra në këto burime të kohës, 29 Nëntori i vitit 1944 hyri në histori si dita e çlirimit të Shqipërisë dhe si e tille ajo është kremtuar për gati gjysmë shekulli, pa u kundërshtuar e pa u kontestuar nga askush, bile as nga krerët e Ballit e të Legalitetit, kundërshtarë të vendosur të PKSH.

 

 

Numrin e ardhshëm do të lexoni

-Tentativat politike të pas 90-ës për zbehjen e datës 29 dhe arsyet

-Kulisat parlamentare dhe reagimet e historianëve

-Rikthimi zyrtar i një fakti historik

Xhelal Gjeçovi November 28, 2015 15:28
Komento

22 Komente

  1. KOZi November 28, 15:50

    Ka edhe nje variant te cilin shkrimtari mendoj e perkrahe! Nuk eshte problemi se eshte clirimi me 28 apo me 29 nentor,le te jete me 29. Problemi eshte se neve nuk duhet te pranojme asnjehere variantin qe Shkodra eshte qyteti i fundit.
    Perse e quajme te fundit ? Per te thene serbeve se tani vashdoni se nuk eshte jona?
    Cili shtet ka si date clirimi jo vetem ne lufte te dyte por ne shekuj ,cili ka date clirimi “qytetin e fundit”.
    Neve jemi te vegjel dhe nuk kemi lozur rrol ne gjeopolitike por ama nuk duhet te vetevendosim kufirin,le te jete clirimi me 17 Nentor dita e clirimit te kryeqytetit.
    Ne periudhen e shtetit shqiptar monarkist ,parlamenti me kushtetute e quajti “Mbreteria Shqiptare” dhe “Mbreti i Shqiptarve” Keto terma nuk kishin percaktim kufiri.
    Edhe dicka ,figura publike te Kosoves jane shprehur se data 29 ju kujton ripushtimin serb te Kosoves.
    Atehere perse kembengulet per dicka qe i takon periudhes diktatures.7 Nentori 1917 eshte perkujtuar ne Rusi e me vone ne BS si dita e fitores se revolucionit socialist. Pas 1990 ajo nuk perkujtohet me ne Rusi e asgjekundi. Eshte perkujtimore e Partise Komuniste . kaq

    Reply to this comment
    • Partizani November 28, 22:47

      Kush eshte ky kelysh tradhetari qe bashkepunoi me pushtuesit dhe qe merr guximin dhe na jep mend se si duhet te vleresojme LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE dhe daten e CLIRIMIT te Shqiperise???
      Per kete epope te LAVDISHME,me te madhen ne te gjithe historine MIJRA VJECARE te kombit shqiptar,kane te drejte te FLASIN DHE VENDOSIN vetem ata qe bene LUFTEN,pra CLIRIMTARET E VERTETE TE Shqiperise!
      Ndersa bashkepuntoret me pushtuesit,jo vetem qe nuk u takon te FLASIN,por te heshtin,ne se nuk marrin guximin te pranojne TRADHETINE E TYRE e te PARA ARDHESVE te tyre ballisto zogiste!
      Shqiperine e cliruan PARTIZANET nen udheheqjen e PKSH-se dhe udheheqesit te saj ENVER HOXHA!
      Kjo lufte u mbeshtet fuqishem nga FUQITE E MEDHA TE KOALICIONIT BOTEROR FITUES , ata ANGLO-SOVJETO-AMERIKAN,ndersa BALLI KOMBETAR dhe LEGALITETI u rreshtuan me HUMBESIT,me pushtuesit,pra i kane nje BORXH te perjetshem TURPI E KRIMI popullit shqiptar qe nuk do ta lajne asnjehere!!!
      Daten 29 nentor si date e CLIRIMIT te Shqiperise e caktoi LUFTA HEROIKE PARTIZANE dhe u takoi atyre qe ta caktonin kete date te CLIRIMIT TE QYTETIT TE FUNDIT TE SHQIPERISE,si date te CLIRIMIT TE GJITHE SHQIPERISE!!!
      Armiqte e Shqiperise,qe duan te percajne akoma popullin dhe te mund te lajne TRADHETINE e tyre,te denuar nga e gjithe bota permparimtare,pretendojne se Shkodra nuk qenka qyteti i fundit i cliruar,por Mitrovica!!!
      Qe kemi te bejme me nje SHARLATAN ,kelysh kolaboracionisti,si ky KOZI,kjo nuk diskutohet!
      Ky ditezi akoma nuk ka marre vesh se Fuqite e Medha europiane ne Konferencen e Londres ne 1913-ten i SHQYEN trojet shqiptare duke kenaqur pretendimet e fqinjve,ndersa u la si SHTET me emrin SHQIPERI,vetem keto 28 mije km/2 qe kemi sot!!
      PKSH ,si udheheqese e LANC-it zgjodhi rrugen e LUFTES SE ARMATOSUR per clirim e jo ate qe zgjodhen ballisto-zogistet,bashkepunimin me pushtuesit se keshtu gjoja do te fitonin pushtetin dhe SHQIPERINE ERNIKE NEN PUSHTIM!!!
      Ne se Europa do te ishte e pushtuar nga HITLERI,jo vetem qe nuk do kishte Shqiperi Etnike,por edhe asnje shtet tjeter ne Europe!
      E gjithe Europa do te quhej “GJERMANI” dhe gjuha zyrtare do te ishte gjermanishtja!
      Administrata qe do caktonte pushtuesi do te ishte ne sherbim te tij dhe nuk do te lejohej as gjuha ,as letersia,as historia e as e shkuara e as e ardhmja e cdo populli autokton!!!
      Ne se kosovaret dhe camet donin Shqiperine ETNIKE,duhet te kishin LUFTUAR ME ARME NE DORE kunder pushtuesve ne trojet e tyre si ne ishJugosllavi ashtu edhe ne Greqi!
      Por ata zgjodhen rrugen e TRADHETISE,ate te bashkepunimit me pushtuesit,gje qe i la me gisht ne goje!!
      Ndryshe vepruan camet ne Shqiperi qe formuan Batalionin Partizan “CAMERIA”,duke u bere pjese e LUFTES ANTIFASHISTE!
      Edhe kosovaret,me ndihmen e 4 DIVIZIONEVE PARTIZANANE,qe ndoqen pushtuesit naziste pas Clirimit te Shqiperise edhe per CLIRIMIN E TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI,krijuan per here te pare BRIGADAT PARTIZANE ME KOSOVARE,qe bene te mundur pas CLIRIMIT TE ish Jugosllavise te fitonin statusin e FITIMTARIT dhe te KRAHINES AUTONOME TE KOSOVES!
      Ne se nuk do ishin formuar Brigadat Partizane Kosovare,askush nuk do ta njihte me pas Kosoven si NJERI TERITORIALE me perberje shqiptare,por vetem si pjese e SERBISE!
      Pra Kosova do te kishte po aq te drejta sa kane edhe shqiptaret ne Presheve,Mal te Zi dhe Cameri!!!
      LAVDI LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTATE!!!
      LAVDI PKSH-se dhe udheheqesit te saj te LAVDISHEM ENVER HOXHA!!!
      POSHTE TRADHETARET E VENDIT,BASHKEPUNTORET ME PUSHTUESIT,ballistet e zogistet!!!

      Reply to this comment
      • marion November 29, 00:16

        Thuhet sot e 25 vjet se Enver Hoxha ka retushuar historine!!!
        Dakort!
        Po keto 25 vjet,pse u kthye permbys gjithcka?? Ku e mori guximin tradhetari Sali Berisha qe rehabilitoi te gjithe KOLABORACIONISTET dhe vuri shtatoren e SATRAPIT Ahmet Zogilli ne mes te Tiranes?
        Po heqjen e emrit te rruges “Deshmoret e 4 shkurtit” dhe ne vend te tij vune emrin e nipit te kriminelit XHAFERR DEVA,Ibrahim Rugova???
        Ku e mori guximin tradhetasri Berisha qe i SHITI 360 km/2 nga Deti Jon,teritor shqiptar, Greqise???etj,etj,etj!!!
        LAVDI HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!
        LAVDI 29 NENTORIT HEROIK!!!

        Reply to this comment
      • KOZi November 29, 00:35

        Po te perseris. Familjaret e mi jane angazhuar qe me 7 Prill 1939 kunder fashizmit.Deshmoret e luftes fillojne ate dite dhe sigurisht nuk kane qene komuniste.Kam hero populli ne mbiemer tim ra ne lufte ne 1943.
        E megjithate nuk e pranoj qe shqiperia mbaron ne shkoder. dhe i jap te drejte figurave te kosoves qe e quajne 29-ten si dite e ripushtimit serb te kosoves.
        asnje vend nuk ka date clirimi “qytetin e fundit” duke ditur qe nuk eshte i fundit.
        kaq.

        Reply to this comment
      • Dushku November 29, 01:23

        Xhihadistet komuniste dhe kopilja e jugosllaveve me emrin PKSH u bashkuan me serbin, grekun, rusin. Vetem kriminelet, spiunet e serbit-grekut-rusit dhe tradhetaret e kombit shqiptar krenohen tani me Masakren e Tivarit dhe krimet e tjera qe bene si “çlirimtare”.

        Reply to this comment
    • Dushku November 29, 01:24

      Po “çlirimi” nga italianet a do festohet?

      Reply to this comment
    • Koci November 29, 06:51

      Ato qe ishin kunder xhihadizmit komunist sllav dhe me ate rast edhe kunder kopiles se jugosllaveve me emrin PKSH jane heronjte kombetare shqiptare. Tradheti e kolaboracionisteve komuniste shqiptare me serbet ishte dorezimi i atyre viseve shqiptare qe i ishin bashkuar shtetit shqiptar gjate luftes.

      Reply to this comment
  2. x November 28, 15:59

    Shqiperia eshte cliruar vetem kur don Sala
    Person i cili deri tani ka dy datelindje.keshtu qe ai e din mire.e tha salisis eshte ligj.

    Reply to this comment
  3. # November 28, 16:00

    Data e clirimit 29 nendor 1944 nuk duan ta pranojne kolaboracionistet,tradhetaret e vendit parardhesit e ketyne zagarve sot qe kerkojne damshperblimet qe gezonin nen dashurin e pushtuesit gjerman.
    Qellimi i mos bindjes ne vendimin qe duan keto tradhetar eshte qe te krijojne bindjen se Enever Hoxha ishte sherbetor i Titos.Pikrisht nga kjo duan te tregojne se iu serviloz Titos.
    Opozita sot me ne krye Partine Demokratike nuk asht e bazuar ne objektiva te shendosha qe shqetesojne seriozisht te ardhmen e popullit.Keto kapen si hijena per te krijuar sa ma shume rrumuj ne popull,destabilizim te gjendjes dhe anarshi,vllavrasje,kurvllek e korrupsion.

    Reply to this comment
  4. gushti November 28, 16:08

    Problemi i PD-se dhe i pinjolleve te kolaboracionisteve eshte, jo nje date, ajo mund te jete cilado, por vete Lufta Nacionalçlirimtare. Mohimi i dates eshte preteks per te mohuar vete Luften tone. Aq e vertete eshte kjo saqe ka karagjoze qe e quajne deri edhe lufte civile.

    Reply to this comment
  5. Mark uk November 28, 16:09

    O Gjecovi kujt ja mbante te kundershtonte as nje brigadier arash e jo te kundershtonte ose te thoshte te verteten,vetem sic thoshte partia o historian politike.Nese je burre trego pse eshte festuar dita e clirimit ne vitin 1945 me 28 nendore,ket nuk mund ta mohosh se tregojn parullat qe mbajn ne duar njerzit.

    Reply to this comment
  6. ne emer te popullit November 28, 16:19

    Po vicidoli kur u clirua, sepse ky katund eshte shume i rendesishem per Shqiprine. Nuk ka mundesi qe nje malok te shkatrroje shqiprine dhe historine e saj.Pse nuk ka mundesi qe historianet te gjejne gjithe dekumentat e duhura dhe te vendoset me se fundi dita e sakte e clirimit.

    Reply to this comment
  7. Arben November 28, 16:43

    PO IK O XHELAL, FUTJA PORDHEVE NEN JORGAN.

    Reply to this comment
    • Samir November 28, 20:13

      I nderur Arben,
      Mund ta mbash koken nen jorgan, e te nuhasesh e ti kenaqesh çte leshojne aty, por e verteta nuk mbulohet me jorgan.
      Mungesa e respektit per fjalen e deshmuar, nuk po them te vertete (ndonese besoj se kjo qe shkruan autori eshte e vertet) pasi Saliu –kjo hale e Shqiperise– i ka tredhur mendjen shumkujt. E si rezultat shpesh njerezia flasin ne halucinacion (lexo gazetat e ndiq parlamentin) e jo rralle ne hava (sic beni ju).
      Nuk eshte turp te kesh luftuar per clirimin e Shqiperise, nuk eshte turp te thuash te verteten e dokumentuar, por eshte turp te fyesh pa shkak, pasi jo vetem deshmon injorance, por nje cektesi humane te pashoqe, traits of a subhuman subservant species.

      Reply to this comment
      • Arben November 28, 21:10

        29 NENTORI U IMPONUA ME DHUNE NGA SERBET DHE ENVER KRIMINELI E PERDORI NE FUNKSION TE NGRITJES SE KULTIT TE TIJ PERSONAL.

        MJAFTOJNE KETO QE NE TA ZHDUKIM SI FESTE NGA HISTORIA JONE.

        HISTORIANET JANE ATA QE DUHET TE FLASIN, E JO NJEREZIT QE JANE PJESETARE NE KETE MASHTRIM TE MADH QE I ESHTE BERE SHQIPETAREVE.

        Reply to this comment
  8. Mark uk November 28, 19:20

    Shkoni more idiota se nuk po mohon kush luften po vetem daten e clirimit(ne fakt te okupimit )nga komunistet.

    Reply to this comment
    • Samir November 28, 20:19

      Pervec fjales se komunistit bukeshkale, e tradhetarit te kombit sali efeneiu, cfare deshmie ke o mark uk, qe edhe pa shkak i fyen te tjeret “idiota”. Ti e perdor lehte kete fymje, qe dyshoj se e pranon me te njejten lehtesi, ndonese i pershtatet me se miri (jo-komentit) fyerjes tende mendjecekte per te tjeret. Zoti i rujte mendjecektit, se te mencurit ruajne veten!

      Reply to this comment
      • KOZi November 28, 21:11

        Edhe kjo eshte deshmi:
        -Ka edhe nje variant te cilin shkrimtari mendoj e perkrahe! Nuk eshte problemi se eshte clirimi me 28 apo me 29 nentor,le te jete me 29. Problemi eshte se neve nuk duhet te pranojme asnjehere variantin qe Shkodra eshte qyteti i fundit.
        Perse e quajme te fundit ? Per te thene serbeve se tani vashdoni se nuk eshte jona?
        Cili shtet ka si date clirimi jo vetem ne lufte te dyte por ne shekuj ,cili ka date clirimi “qytetin e fundit”.
        Neve jemi te vegjel dhe nuk kemi lozur rrol ne gjeopolitike por ama nuk duhet te vetevendosim kufirin,le te jete clirimi me 17 Nentor dita e clirimit te kryeqytetit.
        Ne periudhen e shtetit shqiptar monarkist ,parlamenti me kushtetute e quajti “Mbreteria Shqiptare” dhe “Mbreti i Shqiptarve” Keto terma nuk kishin percaktim kufiri.
        Edhe dicka ,figura publike te Kosoves jane shprehur se data 29 ju kujton ripushtimin serb te Kosoves.
        Atehere perse kembengulet per dicka qe i takon periudhes diktatures.7 Nentori 1917 eshte perkujtuar ne Rusi e me vone ne BS si dita e fitores se revolucionit socialist. Pas 1990 ajo nuk perkujtohet me ne Rusi e asgjekundi. Eshte perkujtimore e Partise Komuniste . kaq.

        Reply to this comment
  9. historia e lavdishme perballe hajnave November 28, 20:22

    29 eshte dite e shenjte e shkruar dhe vaditur flamur me gjak deshmoresh.
    lavdi partizaneveqe rane per clirim
    lavdi gjithe partizaneve qe luftuan
    lavdi komandantit ENVERper mobilizimin e ushtrise ne lufte
    lavdi popullit qe mbeshteti luften nacional clirimtare
    gabimet e komunizmit le ti gjykoje historia
    gabimet e demokrazise i shohim dhe i vuajme me varferi dhe pasurine e moren sala, nano iliri, edi @co….
    ndonje kacidhe per injorancen dhe servilizmin dhe [email protected] uk,

    Reply to this comment
  10. Mark uk November 28, 20:36

    samir: Une ju them atyre qe vertet e meritojn.Ju kundershtojeni nese nuk je i till.

    Reply to this comment
  11. andrea November 28, 21:07

    Eshte detyre te respektosh Clirimtaret. Eshte pjese e kesaj detyre te respektosh daten 29 Nentor, qe Clirimtaret e festuan dhe vazhdojne ta festojne si Dita e Clirimit te Shqiperise nga pushtuesit nazist gjermane dhe bashkepuntoret e tyre shqipfoles.
    Ata qe e percmojne kete date dhe perbaltin Fitoren me te madhe, me te bukur qe bijte dhe bijat me te mire te Popullit Shqiptar arriten ne lufte kunder pushtuesve, jane jashteqitja e kombit, trashegimtare te bashkepuntoreve te pushtuesve, te atyre qe ia mbathen se bashku me ta – per te plotesuar Clirimin e Shqiperise prej tyre.
    Respekt dhe konsiderate e vecante per prof. Xhelal Gjecovin! Ju faleminderit!

    Reply to this comment
  12. Oketo November 29, 01:03

    Daten e kane vendosur ata qe e cliruan Shqiperine! Gjithe diskutimet e mevoneshme skane asnje vlere .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*