Pse do na vlente historia e fesë

April 20, 2016 11:02

Pse do na vlente historia e fesë

Nga Sadik Bejko

Të jepet a të mos jepet lënda mbi fenë në shkollat tona të mesme – kjo është çështja. Perifrazova këtë varg të dilemës përjashtuese hamletiane se kështu duket se po ndërtohet debati. Progresistët, të majtët ateistë me traditë të hershme në historinë e shkollës shqipe, janë kundërshtarët më të vendosur të idesë së futjes së disiplinës mbi fenë në shkollat tona. Tezat e tyre janë të ngjashme me një debat të hapur vite më parë mbi mitet dhe rolin e tyre në shoqërinë e sotme. Evolucionistët, sekularët janë me të vërtetë “fetarë” fundamentalistë në këtë pikë. Ose laicizëm, ose rashë e vdiqa, për ta alternativë tjetër nuk ka. Për ta origjina e gjithësisë dhe e njeriut, natyra e gjërave nën këtë diell, natyra e njeriut, problematikat madhore të ekzistencës bashkë me mënyrat e zgjidhjes së tyre gjejnë shpjegim vetëm te ateizmi e te sekularizmi. Tonaliteti përçmues ndaj fesë, të kujtojnë ato vite kur në Shqipëri rrënoheshin tempujt fetarë. Disa nga këta diturakë që i shkundin nga pluhuri dhe i risjellin në të sotmen teza të tilla janë ish-gjimnazistë nga ata që mund t’i kenë përlyer duart si ikonoklastë, si rrënues ikonash e tempujsh në vitin 1967.

Nuk them se dhe klerikët janë entuziastë. Ashtu siç nuk pritej, klerikët ose kanë heshtur, ose janë kundër. Njëra nga arsyet e kundërshtimit është ajo që dhënia e lëndës mbi fenë në shkolla do të çojë në blasfemi: Mësimet e secilit prej besimeve që janë ekskluzive dhe përjashtuese për të tjerat, për hir të kompromisit që njihet ndryshe si harmoni apo tolerancë fetare do të trajtohen si një alternativë ndër të tjerat, si një besim ndër të tjerët (pastor Albert Kona, gazeta Shqip, datë 18.04. 20016).

Pranohet më mirë laicizmi që si fe shtetërore i përjashton gjithë të tjerat, e degdis secilin besim në tempullin e tij, sesa harmonia fetare që jo fetarisht, por shoqërisht u jep një status barazie gjithë besimeve.

Duke mos e përjashtuar idenë se Kryeministri për leverdi elektorale bën lojëra politike me besimet, prapë jam i mendimit se kjo disiplinë nuk duhet të mungojë në kurrikulat e shkollës sonë. Më pëlqen ideja e hedhur këto ditë në rrjetet sociale për përkthimin e një libri nga ata që e trajtojnë këtë lëndë në shkollat e mesme amerikane. Në SHBA mësimi mbi fetë trajton thelbin e gjithë feve. Kjo mënyrë përkon me shumësinë e feve në Shqipëri. Si fillim një tekst i tillë do t’i kënaqte të gjithë edhe ata që hidhen përpjetë kur u përmend fenë në shkollë, por dhe ata që kundërshtojnë në heshtje.

Mbi dhjetë vjet kam dhënë në Filologjik një kurs mbi qytetërimin. Më pas këto leksione i sistemova në një tekst nën titullin ‘Qytetërime të mëdha’, botim i Onufrit. Aty jepen njohuri për fetë pagane të asirëve, për teologjinë egjiptiane, induiste, budiste, mitologjinë greko-romake, për konfucianizmin dhe për të tri fetë abrahamike: hebraizmin, krishtërimin, islamizmin. Në fund të librit ka një fjalor mbi termat kyçe të të gjitha besimeve që trajtohen.

Në fund të kursit, (ky tekst shërbeu dhe për studimet master te fakulteti i Gjuhëve të Huaja) studentët pyesnin se cilit besimi i përkas. Kjo pyetje ishte e natyrshme se me të njëjtin përkushtim trajtoja njohuritë mbi cilindo besim dhe se nuk jepej teologji, transhendencë, mister, praktikim besimi, jepeshin njohuri mbi bazën e kategorive përkatëse, e terminologjive konceptuale si për çdo fushë tjetër të dijes.

Këto dije sjellin universalizimin e urisë dhe të instinktit fetar në shekuj, dinamikën e lindjes së ideve fetare krahas strukturimit të tyre hierarkik sipas shoqërive. Çdo fe i mjafton vetvetes dhe besimtarëve të saj, por dijet mbi fetë janë të rëndësishme për të gjithë. Ato tregojnë shumë mbi popujt, kulturat, mbi qytetërimet në larminë e tyre, mbi historinë e së mbinatyrshmes dhe mbi personazhet e mëdhenj fetarë, të cilat kanë bërë historinë e njerëzimit (u kanë dhënë emrin e tyre epokave) më mirë sesa shtetarët a gjeneralët e mëdhenj. Këto dije të pasura e të çmuara janë të denja për t’u mësuar në shkolla mbi bazën e trajtimit disiplinar, shkencor.

Historitë e figurave të feve kanë frymëzuar shkrimtarë të mëdhenj botërorë si H. Hese (Sidharta), Kazanxaqi (Tundimi i fundit), T. Man (Jozef), J. Saramago (Ungjilli sipas Krishtit). Solla libra që mund të jenë blasfemikë, por ka dhe shumë poezi e prozë botërore që nuk mund të kuptohet pa një taban njohurish mbi religjionet. E gjithë historia e artit të madh botëror është e ngritur mbi parimin e Krijimit, mbi lindjen prej së mrekullishmes. Këtë e sheh në tempujt egjiptianë, në katedralet italiane, në Luvër…

Nga ana tjetër, në këtë vend me shumë probleme që nuk mbarojnë, ka uri fetare. Mjafton të vëresh se sa njerëz shkojnë e kërkojnë shpëtim te gjithfarë fetarësh e gjysmë fetarësh, të vëresh pelegrinët te kisha e Laçit, te mali i Tomorit, pelegrinë që janë nga të gjitha besimet. Këtë uri a këto instikte fetare mbase bëjmë mirë t’i pajisim me ca njohuri racionale mbi besimet. Në këtë pikë do të thosha se sekularët tanë nuk i ndalojnë dot njerëzit me smartfonin më të fundit që të shkojnë te Kisha e Laçit, nuk e ndalojnë dot atë fshehtësi të natyrës njerëzore, atë që njeriu njëherësh mund të jetë modern, të jetë i arsimuar në shkallën më të lartë të së sotmes e prapë të ketë nevojë për praninë e besimit në jetën e tij.

Një argument tjetër është se institucionet e besimeve tona nuk e kanë thithur nevojën, urinë për besim të njerëzve tanë. Të rinjve u pëlqen që jo vetëm të praktikojnë, por edhe të mësojnë, të lexojnë. Biblën, ungjillin, për traditë tek ne e ka përkthyer Shoqëria Biblike, por klerikët e kishave “të tjera’ nuk ua sugjerojnë këto botime besimtarëve të tyre. Në katekizmat a librat e praktikimit fetar që përkthehen prej gjuhës nga është e orientuar hierarkia klerikale përkatëse, ka shumë shprehje mospëlqimi e deri përçmimi për besimin tjetër. Kjo për vendet nga përkthehen tekste të tilla mbase nuk ka problem, por te një larmi besimesh si tek ne ngjall ndjenja negative. Jo vetëm që nuk lexohen librat bazë të besimit, por në praktikë u vihen bërrylat në brinjë besimeve të tjera. Te klerikët myslimanë profesioni është bërë i trashëgueshëm: i biri i shehut, i nipi i babait, i hoxhës bëhen pasardhës të etërve. Në këto raste arsimimi vjen i fundit. Rëndësi ka leverdia e profesionit dhe praktikimi i besimit ‘siç e ka thënë e bërë baba’. Në një klimë të tillë gjërat kanë ndryshuar jo për mirë. Sot te adoleshentët e të rinjtë ngarkesat e negativitetit për tjetrin janë shtuar. Në vitet ’90, në fillimet e ringritjes së institucioneve fetare, myslimanët ndihmonin në ngritjen e kishave dhe të krishterët të xhamive. Sot, pas një çerek shekulli jemi në një largësi që mund të thellohet.

Nuk është e thënë që problemet që u parashtruan më lart, mund të zgjidhen me futjen e disiplinës mbi fetë në shkollat tona. Shteti nuk ndërhyn në punët e feve, në organizimin, në kanonet dhe në praktikat e shërbesave të tyre. Shteti ka për detyrë që t’i arsimojë shtetasit e tij. Feja është një ndër displinat shkollore dhe akademike nga më të vjetrat në arsimin evropian dhe nuk ka pse t’i mbyllet dera e shkollave tona.

April 20, 2016 11:02
Komento

13 Komente

  1. Pelengrini April 20, 12:44

    Edhe xha Sadiku do te nxjerre ndonje leke,sepse e di mire se ç’krime monstruoze kane bere fete katolike,ortodokse, myslimane … ane ane ane….
    Me qene se populli eshte degraduar moralisht mund te haje çdo gje qe i ofron politika..madje edhe mut

    Reply to this comment
    • Shtylla April 20, 16:38

      Shoku Sadik merr tani rroge nga sulltani Erdogan. Shoku Sadik ka shkuar ne Kosove e ka lshu kumtesa per sulltanin Erdogan dhe osmanizmin arab atje. Ky shkrim i shokut Sadik vlen vetem per shokun Sadik PARA PASQYRES.

      Reply to this comment
  2. Amerikani... April 20, 13:49

    Perdhunimi 500 vjeçar i koleres turke, kaloi deri ne zhberje te identitetit te kombit shqiptar, duke e kthyer kete rrace te pervuajtur ne popull-milet…Kur gjithe Europa dhe perendimi, po ktheheshin ne identitetin e tyre natyral, per popullin-milet arnaut, tragjedia vazhdonte…Me shpalljen e “mevetesise”, u duk sikur rete e zeze te mortajes turke do largoheshin…Por nuk ishte e thene…Bijte e bab dovletit, jashteqitjet e benevrekeve, te gjithe ato qe kishin ngrene buken e sulltanit, gjakprishurit dhe gjithe llumi turko-greko-sllav, u mobilizua edhe njehere qe Shqiperia te mos kthehej kurre ne identitet..!!!.Mallkimi dhe tragjedia vazhdon me neootomanet Zogolli-Hoxha…Kur ne vitet ’90, ndihej era e ndryshimeve te medhe ne boten komuniste, ne qiellin shqiptar u shfaq nje rreze drite nen thirrjet heroike te rinise,…”E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA “…Por kjo rreze drite shpejt u zhduk nen rete e zeza, te cilat mbuluan çdo cep te territorit shqiptar…Llumi i llumit te kombit u instalua ne krye te politikes dhe shtetit…Ate qe turku nuk e kishte bere per 500 vjet, kjo kolere e re e beri ne 5 vite…U mboll vendi anekend me simbolet e mortajes turko-arabe, u zhyt vendi ne gropen e zeze te konferences islamike,…duke i dhene keshtu nje goditje fatale vdekjeprurese identitetit te drobitur te nje kombi…Keshtu, armiqte e perjetshem turko-greko-sllav, ate qe nuk e bene me shpate e gjak, e realizuan me fekalet e helmuara qe lane prapa..!!!.Kjo eshte ne vija te trasha ajo pjese e historise se ketyre “feve” te helmuara qe na dhuruan perdhunuesit tane…Ky popull-milet, duhet t’a kuptoje njehere e pergjithmone, se identiteti i tij eshte europian,…dhe se asnje aspirate kombetare nuk do t’a realizoje kurre jashte ketij identiteti…Te tjerat jane perralla te llumit politik, qe mundohen te fshehin diellin me shoshe per qellimet e tyre personale dhe antikombetare…Prandaj jemi ne emergjence historike si komb, ..jemi ne “tik-taket “e fundit te historise sone, qe nje ore e me pare te kthehemi ne familjen tone natyrale europiane…Neser do jete shume vone…!!!…

    Reply to this comment
    • klinton September 22, 12:27

      Per budallenj si puna jote duhet te jepet lenda ne lidhje me fene dhe ai msusi historise qe te ka mesuar ty paska qene vk

      Reply to this comment
  3. Amerikani... April 20, 13:56

    Perdhunimi 500 vjeçar i koleres turke, kaloi deri ne zhberje te identitetit te kombit shqiptar, duke e kthyer kete rrace te pervuajtur ne popull-milet…Kur gjithe Europa dhe perendimi, po ktheheshin ne identitetin e tyre natyral, per popullin-milet arnaut, tragjedia vazhdonte…Me shpalljen e “mevetesise”, u duk sikur rete e zeze te mortajes turke do largoheshin…Por nuk ishte e thene…Bijte e bab dovletit, jashteqitjet e benevrekeve, te gjithe ato qe kishin ngrene buken e sulltanit, gjakprishurit dhe gjithe llumi turko-greko-sllav, u mobilizua edhe njehere qe Shqiperia te mos kthehej kurre ne identitet..!!!.Mallkimi dhe tragjedia vazhdon me neootomanet Zogolli-Hoxha…Kur ne vitet ’90, ndihej era e ndryshimeve te medhe ne boten komuniste, ne qiellin shqiptar u shfaq nje rreze drite nen thirrjet heroike te rinise,…”E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA “…Por kjo rreze drite shpejt u zhduk nen rete e zeza, te cilat mbuluan çdo cep te territorit shqiptar…Llumi i llumit te kombit u instalua ne krye te politikes dhe shtetit…Ate qe turku nuk e kishte bere per 500 vjet, kjo kolere e re e beri ne 5 vite…U mboll vendi anekend me simbolet e mortajes turko-arabe, u zhyt vendi ne gropen e zeze te konferences islamike,…duke i dhene keshtu nje goditje fatale vdekjeprurese identitetit te drobitur te nje kombi…Keshtu, armiqte e perjetshem turko-greko-sllav, ate qe nuk e bene me shpate e gjak, e realizuan me fekalet e helmuara qe lane prapa..!!!.Kjo eshte ne vija te trasha ajo pjese e historise se ketyre “feve” te helmuara qe na dhuruan perdhunuesit tane…Ky popull-milet, duhet t’a kuptoje njehere e pergjithmone, se identiteti i tij eshte europian,…dhe se asnje aspirate kombetare nuk do t’a realizoje kurre jashte ketij identiteti…Te tjerat jane perralla te llumit politik, qe mundohen te fshehin diellin me shoshe per qellimet e tyre personale dhe antikombetare…Prandaj jemi ne emergjence historike si komb, ..jemi ne “tik-taket “e fundit te historise sone, qe nje ore e me pare te kthehemi ne familjen tone natyrale europiane…Neser do jete shume vone…!!!……………………..

    Reply to this comment
  4. elio April 20, 14:10

    Te gjitha argumentat jane qesharake per nje Prof. qe pretendon qe ka dhene lenden e qyteterimit. Ka argumenta plot por zoteria ka zgjedhur (apo vetem ato dinte) me qesharaket…Zaten shiko nivelin e shkollave dhe me tej shiko profesorin… Ne shume raste ky Prof-i thote qe shtei nuk duhet te perzihet ne mesinim e fese sepse eshte Laik…Por ka harruar te thote se po flasim per shkolle shteterore pra ne, qe femijet i cojme ne shkolle shteterore, PRETENDOJME qe mesimi i fese TE MOS IMPONOHET, por asnje nuk ka ndaluar dhe nuk mund te ndaloje qe te studiohet feja ne kontekstin historik…sepse asnjeri nuk mund te mohoxje se vete qyteterimi yne eshte i inflyencuar nga fete apo moralet dhe teorite qe jane te ndertuara mbi to…Me vjen keq qe ky zoteria eshte detyruar te flase(per te na bindur) ne kete menyre…eshte teori dhe arsyetim MJERAN…

    Reply to this comment
  5. Haaaaa April 20, 15:14

    Jepeni fene ne shkolla,por jo vetem ate!
    Filloni te jepni njohuri per SOCIALIZMIN,KOMUNIZMIN,FASHIZMIN,NAZIZMIN,FERERIN dhe PARAJSEN,Konfucin,Perandoret,mbreterit,sulltanet etj!
    Te gjitha i beni,bile i ndani femijet sipas feve ne klasa,pastal ndani shkollat dhe mesimet t’i japin prifterinjte dhe hoxhallaret!
    Vetem SHKENCE mos beni se nuk i hyn njeriu ne pune!
    Sikur nje jave leksione,”pune laboratori,praktike ne terren etj te beje nje mesuese prostitute,i jep fund te gjitha lendeve te tjera!
    A keni vendosur ta shkaterroni ARSIMIN SHQIPTAR???
    Bejini te gjitha keto!

    Reply to this comment
    • beni April 20, 17:10

      Jam shum dakort mesimi i fese se krishtere neper shkolla,si menyre integrimi per cdo qytetar shqiptar i cfardo lloj feje tjeter ne menyre qe te behen vertet europiane!
      Duam te shkojm ne europe por pa mesuar kulturen e saj ska mundesi te behesh i tille?

      Reply to this comment
      • ortes April 20, 19:08

        Per cfare kulture e ke fjalen ti o ben prifti?
        Europa bnuk te do per fene por per mendjen,aftesite per pune etj!
        Asnjehere fete nuk i kane dhene gje njerezimit pervec LUFTRAVE,GJAK DERDHJEVE,INJORANCES,djegien e librarive shkencore,djegien ne turren e druve te shkencetareve dhe tani edhe PEDOFILINE MASIVE!
        LAVDI TE MADHIT ENVER HOXHA QE I ZHDUKU FETE!!!

        Reply to this comment
        • beni April 21, 10:21

          Nuk mundet te debatosh me nje islamo komunist!
          Ne fene e krishtere si nje fe umaniste ne rangun njerzor esht hapur si ndihme e pare per njeriun spitali e kujdesi per nje te semure kte e ka bere feja e krishtere,pastaj e ndoqen edhe fete e tjera si ajo gjysem henza!
          Ditet kalendarike ne kalendarin grigorian apo edhe ate juljan dita e djele esht me te kuqe dit pushimi edhe kjo esht nga krishterimi,nuk esht ne fene islame ku esht dit pune e regullt ne vendet arabe apo shum vende myslimane!
          Meso pastaj kundershto?

          Reply to this comment
      • elio April 20, 19:13

        Mos thuaj budallalleqe…europa eshte laike. Fete thuajse kane te njejten permbajtje…dhe ne asnje vend nuk eshte I detyrueshem..nejse keto jane shashkat e Rames per te mos dhene llogari per gjendjen , deshperuar te ekonomise..

        Reply to this comment
        • beni April 21, 10:27

          I detyrueshem nuk eshte mesimi i fese por i zbatueshem ne programet mesimore 1 ose 2 ore ne jave,!
          Sa per laicitetin je gabim feja u esht pershtatur modernizimit te shoqerise mjafton paguajn takse edhe pse dikush esht indiferent e nuk shkon ne kishe?
          Prifterinjte e teologet duhen paguar!

          Reply to this comment
  6. E po kjo pune! April 20, 18:50

    O zoteri, aty ku trajtohet historia e kombeve, te jete pjese me vete dhe feja, kaq. Sic mesohet per rendet, ngjarjet, te mesohet dhe per fene. Jo lende me vete sepse u hapet oreksi pastaj dhe pakuptuar behet ore teologjie dhe i bie qe te mos besojme me se dikur ka patur dinosaur. Feja nuk eshte shkence, thjesht filozofi por qe per rrethana ka diktuar gjithe shoqerine dhe meqe ka qene padrejtesisht aq e futur ne jeten e gjithsecilit, nuk i bie ta fusim prape ne jeten e brezit te ri. Ka kisha e xhamia mbasdite per ate pune. Lere qenin qe fle te qete – thote anglezi, pse e ngacmon!!! Problemet tona nuk kane ardhur nga mosfeja sepse edukata fillon ne shtepi dhe po nuk e pyeti shtepine, as nuk e can trapin njeri per priftin e hoxhen. Apo duam qe njerezit te sillen mire se ndeshkohen nga ai lart, dmth ti bejme me pordhe ne zemer! Duhet te sillemi mire sepse duhet te na vrase ndergjegja dhe opinioni apo jane mbeturina komuniste keto gjera!!!! Feja vetem po na ngaterron pune sepse nje shkencetar i njohur anglez ka thene se feja transformon njeriun e mire ne ekstremist dhe atehere ai ben keq.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim