Pse duhet të ikë Visho Ajazi

Bedri Islami October 13, 2014 12:38

Pse duhet të ikë Visho Ajazi

Kushdo që e ka ndjekur të gjithë atë që ka ndodhur me karrierën e zotit Visho Ajazi, shefit fuqiplotë të Shërbimit Informativ, nuk ka pse çuditet për asnjë moment me skandalin më të ri që ka ndodhur: Atë të përgjimeve. Kjo gjëja më e zakonshme që është pritur prej tij, dhe kësaj here, njëra nga gjërat më të dukshme, të cilën ai, ose nuk arriti ta fshehë, do të thotë ta fshijë, ose e ka lënë qëllimisht të shpaloset, por jo në të gjithë përmasat e saj për një fakt të thjeshtë: Tani të gjithë e dinë se dosjet e tyre nuk gjenden më tek ministria e Brendshme apo tek sigurimi i ri i shtetit, por më shumë se kudo tjetër, ata gjenden në zyrën e Berishës, i cili është në të vërtetë edhe urdhëruesi i përgjimeve, specifikimeve dhe përzgjedhjes së tyre, e më pas arkivimit.

Ky fakt, i shpallur tashmë publikisht, por i ditur nga të gjithë, pasi edhe vetë kreu sekret i Sigurimit të Shtetit, Berisha, e ka bërë të njohur. Disa herë ai ka folur për dosjet që mban pas vetes, disa herë ai ka shpallur gjysmë të vërteta, nisur nga ajo që i kanë dërguar dhe që ka arkivuar, dhe, më shumë se gjithçka tjetër, ai ka bërë presion tek të tijtë për t’i mbajtur për kapistalli. Dhe ia ka arritur. Sa herë që dikush ka pozuar kundërshtimin, ai është gjetur para tri alternativave: braktisjes së atdheut, aksidentit dhe linçimit politik.

Përgjimi i fundit i shpallur, sepse përgjimet vazhdojnë nga struktura brenda SHISH, por edhe jashtë saj, që ishin më parë pjesë e këtyre strukturave, solli dy risi, që mund të jenë edhe të veçantat e saj. Së pari, përzgjedhja e politikanëve të përgjuar është dukshëm e qartë se kë quan Berisha dhe kë ka trajtuar Visho Ajazi si armiq të pushtetit të Berishës. Lista është e dyfishtë: brenda vetes, e më shumë jashtë vetes. Duke qenë se përgjimet e zbardhura kanë datim para zgjedhjeve të 23 qershorit, në rrjetën e një shërbimi personal kryeministror, kanë rënë edhe aleatët e tij; që nga Meta, si njeriu më i afërt deri në fillimet e vitit 2013, e deri tek ministrat e tij që ishin të gatshëm të rebeloheshin. Hapja e kësaj katrahure në të njëjtën kohë është një shenjë se i gjithë koalicioni i ngritur para 23 qershorit ishte bërë mbi përgjimin, dyshimin, “dosjimin”, dhe mbi të gjitha mbi mundësinë për të hequr qafe njëri tjetrin. Fakti se Visho Ajazi ka dhënë urdhër të përgjohen krerët e opozitës së djeshme nuk e bën më interesante këtë tablo, por e bën më të mjerueshme; pasi njeriu që bubullinte nëpër sheshe për votën plebishitare, më shumë se gjithçka i trembej humbjes , të cilën e priste dhe e dinte se do të vinte. Kjo ka bërë që më pas, me shpejtësi të marramendëse, Berisha dhe të tijtë, të bëjnë rrokada të fuqishme në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të dërgojnë pranë Nishanit njerëzit më besnikë, si kontrollues apo dedektivë privatë berishianë, ta rrethojnë atë me njerëz nga dora e fortë, të cilët kishin mbi vete edhe faje të tjera të mëdha, si ishte prishja e serverit kryeministror në natën e 21 janarit 2011. Po ashtu, Visho Ajazi u rrethua shpejt e shpejt me njerëzit e vitit famëkeq 1997, vit në të cilin, pikërisht kjo strukturë shpalli njërin nga kumtet më famëkëqinj të 25 viteve të fundit; rrethimin e shtetit përmes bandave të armatosura. Berisha e bëri të gjithë këtë me një dorë të sigurtë, pasi ai, ashtu si ka në dorë dosjet e sotme, ka edhe të djeshmet, dhe e di fare mirë se cili nga të komanduarit e vitit 1997 është i përfshirë në botën e krimit, edhe pas kësaj date, kush ka mëkate për të larë dhe gjynahe për të paguar. Kjo kategori është pikërisht ajo që Berisha mban më afër se gjithçka tjetër, pasi, përmes tyre, ai ka dhënë kurdoherë goditjen e fuqishme.

Kjo sajesë nomenklature dhe njerëzore, kjo mbarsje e krimit me politikën, është edhe shkaku i parë përse Visho Ajazi duhet larguar që andej ku e kanë vënë; por jo vetëm kaq… që këtu duhet të fillojë llogaridhënia e tij, qoftë edhe penale, pasi, duke kriminalizuar një strukturë kaq të rëndësishme, ai në fakt e ka bërë kriminalizimin pjesë të shtetit të tij.

Së dyti, veçoria e këtyre përgjimeve janë rrjetëzimi i një shtrese njerëzish të pasur, të cilët, edhe mund të kenë fajet e tyre në botën e financës, por që kanë shërbyer si karrem i ardhshëm për të mbuluar të vërtetën e përgjimit.

Këto njerëz nuk janë përgjuar se ishin miq të Olldashit, Metës, Ramës, Patozit, Ballës etj etj, sepse në vitin 2012 e deri në qershor të vitit 2013 askush prej tyre nuk e merrte guximin të shpallte miqësinë me opozitën. Nëse do të ndodhte kjo, pasuria e tyre financiare do të përmbysej shumë shpejt, dosjet për to, ose do të dilnin në sipërfaqe ose do të bëheshin që nga fillimi. Visho Ajazi i ka përgjuar ata dhe të tjerë si ata, regjistrime që tashmë janë fshirë, jo se nuk e ka ditur se atyre u rreh zemra për pushtetin, jo se nuk e ka ditur se ishin pikërisht ata, që në të shumtën e rasteve ishin donatorët më të fuqishëm të zonjës Berisha, jo se nuk e dinte se ata ishin miq të Zen Berishës dhe klientë të Argitës, por sepse ishte gjithnjë rreziku se ndonjëri prej tyre, ose të gjithë bashkë, pas 23 qershorit do të braktisnin lidhjet e vjetra me familjen kryeministrore. Kjo familje kishte investuar tek ato, ndoshta pas perdeve të perandorive financiare fshihen pikërisht bosët e kësaj zallamahie kryeministrore, dhe këtë, më mirë se gjithë të tjerët, e dinte Visho Ajazi. Dhe e dinte në detaje të imta, sepse në përgjithësi e dinin të gjithë.

Vendosja e shërbimit të fshehtë shqiptar, që sipas kushtetutës ka të tjera detyra e veçori, në shërbim të një familje, që është e mbarsur me dallavere e ngjarje makabre, dhe që përmes këtij shërbimi kërkon të mbajë edhe në të ardhmen fijet e një loje të përgjakur mafioze, është shkak i mjaftueshëm përse Visho Ajazi duhet të ikë, e jo vetëm kaq, por edhe duhet të përgjigjet.

Në Shqipëri, deri me 23 qershor e pak javë më pas, dy shërbime informative, i shtetit dhe i ushtrisë, kanë qenë edhe përgjuesit më të zellshëm; në fakt ata kanë përgjuar edhe njëri tjetrin, pasi bosit qeveritar nuk i mjaftonte besimi vetëm tek njëri shërbim. Janë përgjuar diplomatë të huaj, gazetarë, biznesmenë, njerëz të politikës, të mediave, por kurrë në këtë shkallë dhe me kaq seriozitet infiltrimet e kobshme të ekstremizmit islamik, sidomos lëvizjes xhihadiste e vehabiste. Miliona euro janë shpenzuar për të ngritur një sistem të tërë vëzhgimi, më saktë, spiunimi, në të gjithë piramidën e atyre që Berisha i quante dhe i quan armiq apo tek të cilët dyshonte si devijatorë; miliona janë harxhuar për të zbardhur bisedimet e regjistruara, që nga diplomatë të lartë e deri tek politikanë të rastësishëm apo që mendohej se mund të rithirreshin. Ndërkohë lëvizja vahabiste në Shqipëri merrte hov të pandalshëm, nëpër xhami jashtë strukturës së Komunitetit Mysliman Shqiptar, bëheshin thirrje të hapura për xhihad, luftë të shenjtë, niseshin djem të marrakosur drejt një lufte që nuk ishte e askujt tek ne; pastaj familje të tëra; vendoseshin lidhje të rregullta mes radikalëve islamë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, bëhej ndërrimi i emrave nga Lavdërim në Abu… dreqi e i biri, dhe Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë paratë e mëdha i harxhonin tek përgjimet e një liste që kishte ardhur nga familja kryeministrore.

Devijimi nga qëllimi kryesor përse është ngritur ky shërbim informativ dhe kalimi i tij nëpër një hallkë krejt të rrezikshme për shtetin, është po ashtu një arsye bindëse përse duhet të ikë Visho Ajazi. Për shumë muaj me radhë, ky shërbim dhe ky njeri, e quanin të huaj për to njeriun e parë të qeverisjes, të cilin deri pak më parë e kishin përgjuar si srmik të qeverisjes berishiane; për shumë muaj me rradhë ky shërbim dhe ky njeri njihnin vetëm dy zota: njërin në presidencë, dhe ky ishte njeriu që do i mbrojë nga ajo që ka ndodhur; dhe tjetri, disa dhjetra metra më tej, në një zyrë luksoze, ende i plotfuqishëm tek ato. Qeverisja e shtetit shqiptar për problemet më madhore të sigurisë së vendit dhe për rrezikun më të ndjeshëm të saj dhe të imazhit politik të Shqipërisë, lëvizjes ekstreme vahabiste, kishte më pak informacion se sa një qytetar i informuar mjaftueshëm; pasi terri informativ i shërbimit informativ ishte ngritur pikërisht për këtë qëllim. Bashkë me synimin për të krijuar për të rrëzuarin nga pushteti, Berisha, imazhin e një njeriu që kishte qenë dorë e fortë e luftës ndaj lëvizjes radikale islame. Në të vërtetë, e gjithë historia politike e këtij të fundit lidhet pikërisht me shtigjet që hapi fillimisht për lëvizjen radikale islame e duke e bërë vendin strehë të tyre, e më pas, duke ngritur një trase bashkëpunimi.

Mënjanimi i qeverisjes shqiptare nga informimi i saktë, në kohën e duhur dhe shpallja e qeverisë si “non grata” për shërbimin informativ, është po ashtu një shkak tjetër përse duhet të hiqet sa më parë Visho Ajazi.

Visho Ajazi, në një kohë tepër të vështirë për vendin, pas ngjarjeve të vitit 1997, u largua, thuajse u arratis, më shumë nga pesha e asaj që kishte ndodhur dhe që rëndonte edhe mbi të, se sa nga pamundësia për të jetuar normalisht, në një vend që shërbimi i tij e kishte bërë anormal.

Ky precedent do të thotë se ai mund ta ketë bërë rrugë largimin kur gjendja është e rëndë, dhe se, mendimi i tij, nuk ka qenë për shtetin, por për vete. Përsëritja e këtij precedenti tani është krejt i lehtë, pasi Visho Ajazi, si njeri që ka banuar në Kanada për shumë vite, është thuajse njeri i njohur; por kjo e bën edhe më të domosdoshme largimin e tij. Dhe, nëse ai ka ende nënshtetësinë kanadeze, kjo e bën edhe më urgjente largimin e tij, ashtu si do e kishte bërë që në fillim mosqenien e tij në drejtimin e këtij shërbimi.

Nëse parlamenti do të vazhdojë të luajë cic-micin politik, ta hetojmë apo mos ta hetojmë, ta heqim apo mos ta heqim, atëherë Visho Ajazi bën mirë që i përgjon dhe, po ashtu, bën mirë që tallet haptazi me to përmes sejmenëve medialë të Berishës. Emisioni i fundit në TV Klan e dëshmoi këtë.

Bedri Islami October 13, 2014 12:38
Komento

34 Komente

  1. Naci October 13, 12:48

    Sepse eshte nje atishqipetar i njejte me Berishen.

    Reply to this comment
    • feniks October 13, 14:53

      Edi Rama ne se nuk e SHKARKON URGJENTISHT Visho Ajazin,atehere duhet ta thote PUBLIKISHT PARA POPULLIT ARSYEN E TIJ!!!
      Asnje ligj,rregull apo tjeter gje nuk mund ta lejoje nje ARMIK TE SHQIPERISE te qendroje ne nje detyre kaq te rendesishme!
      Ne SHBA nje zyrtar i njejte do kishte “FLUTURUAR” ne burg brenda 24 SEKONDAVE!!!
      Ja pra pse nuk AKUZOHET ZYRTARISHT Sali Berisha,qe ka mbi vete DHJETRA KRIME MONSTRUOZE!!!
      Dhe pastaj justifikohen se e…. KA FAJIN DREJTESIA!!!

      Reply to this comment
  2. Euro Maloku October 13, 13:04

    Presim qe se shpejti SALIHI te filloi trasmetimin e kabllogrameve te VISHOS
    VISHUA SE SHPEJTI FUTET NE AMBASADEN E FILIPINEVE…..

    Reply to this comment
  3. Mark uk October 13, 13:21

    Visho Ajazi duhet te ik vepem per ti lene duar te lira PS dhe kryesisht Edi Rames e Koco Kokdhimes.Migjithse aty jan 13 deputet te lidhur me krimin.

    Reply to this comment
    • andi October 13, 14:03

      Visho Ajazi duhet te iki sepse eshte nje Kriminel ne sherbim te Sali Serbit, duhet te iki sepse eshte nje agjent i Serbise, eshte nje armik i Shqiperise e Popullit Shqiptar. Si i tille ai ben gjithecka per Sali Kriminelin e Serbine. Ka dhe shoke te tjere te pa njohur ne publik por qe sherbejne e punojne njesoi si ai, Agim e Ritvan Karrapici jane ne te njejten linje, po dhe shume te tjere.

      Reply to this comment
    • bato October 13, 14:59

      Idioti MArk UK
      Duhet te rrije Visho qe Saliu yt te vijoje te beje krime edhe pa qene ne pushtet. Logjika jote idiote, servilizmi apo me keq bytheputhja jote ndaj Saliserbit te detyron te shkruash keshtu, sepse si agjent qe mund te jesh, ty nuk te dhimbset asgje shqiptare. Ti do vetem Berishen dhe serbet te cileve mund t’u sherbesh. Te qofte faqja e zeze, me e zeze se c’e ke ne kete kohe! Dhe ligesia te dalte te femijet e tu!

      Reply to this comment
      • LORA October 13, 16:07

        Bato,meqe ky e ditka numrin “13 te deputeteve te lidhur me krimin”
        une bindem se ky,Mark.uk, eshte dr.mortja dora vete.
        Pohimi i tij ne saktesine e numrit e konfirmon si arshiven dhe arshivistin brekedhjere.

        Reply to this comment
        • Toni October 13, 16:34

          Lora ji ke rene kokes me kete koment per kete pleren e ndyre me nick mark uk,ky o eshte dr veremi ose mortja sic e etiketon ti ose do jete ndonje nga ata veremsit e visho ajazi-likes qe nuk lene fakale+wc duke hyre per te pergjuar+spiunuar,po shiko sa te ndyre dhe te inkriminuar qe jane pergjojne njeri tjetrin e deri tek xeni ja ky eshte sistemi i dr mortjes…

          Reply to this comment
    • Artur October 13, 15:16

      ke te drejte Mark, i verteti, keto plehra qe shkruajne ketu dhe ato plehra qe jane ne parlament ate duan, hapesiren per te vazhduar katrahuren qe filluan ne 1941 me gjyshat e baballaret e tyre. Mendojne se historia e Shqiperise fillon me Enverin dhe e kane prone te tyre cdo qelize te shtetit. Edhe SHISH e mendojne prone te tyre, ja lane sigurimsat trashegimi. Ne demokraci pushteti nderrohet.

      Reply to this comment
  4. Kris October 13, 13:23

    Berisha, me llumpenet e tij , ka ndjekur thenien popullore : – Qiju nenen ,te te thone “BABA” !

    Reply to this comment
  5. Sherbyesit e mafies se saliut October 13, 13:29

    Pergezime Z Bedri!
    Cdo fjale eshte me vend dhe uroj qe kjo qeveri te kete nje strategji dhe plan konkret dhe jo vetem demagogji, zvarritje dhe lojra fjalesh, sic jemi mesuar rendome te lexojme prej nje viti e gjysem qe kur keta jane ne maxhorance!
    Keta kane harruar se nese do ishte saliu me mafien e tij ne pushtet, nuk do i toleronte as edhe nje qime, por per te do ishte alibia me e mire per t’i fundosur…ashtu sic eshte sjellur gjithmone kundra kujdo qe nuk i èershtatej intrigave dhe djallezive te tij!
    Nuk kuptoj perse kjo qeveri vazhdon dhe hesht , perse nuk reagojne brenda parametrave qe ja lejon ligji kushtetues? Perse kaq ”zemer gjere” ndaj ushtareve dhe sherbyesve se mafies berishiane?
    Keta duan te tregojne se jane me tolerant dhe zemer mire ndaj shkaterruesit te kombit dhe mafies qe ka istaluar per me shume se dy dekada familja berisha, keta nuk e kuptojne se populli eshte i lodhur dhe i zhytur ne mjerim dhe cdo dite presin qe keta t’i japin pak shprese dhe te mos vonohen me per te vene drejtesi…
    Stop deklaratave, stop batutave pa kriter, stop fjaleve shabllon dhe brockullave qe leshojne sa here dalin ne tv, duhet patjeter dhe sa me pare te reagojne jo vetem ndaj Visho Ajazit qe eshte i zhytur ne mekate te medha , por edhe ndaj mikut te Shkelzen Berishes , kryepprokurorit mafioz Adriatik Llalles, jo vetem te shkarkohen , por te ndeshkohne rreptesisht per krimet dhe sherbimet qe bejne ne favor te familjes berisha!

    Reply to this comment
  6. Rimi October 13, 13:36

    “Nëse parlamenti do të vazhdojë të luajë cic-micin politik, ta hetojmë apo mos ta hetojmë, ta heqim apo mos ta heqim, atëherë Visho Ajazi bën mirë që i përgjon dhe, po ashtu, bën mirë që tallet haptazi me to përmes sejmenëve medialë të Berishës. Emisioni i fundit në TV Klan e dëshmoi këtë”.Eshte kjo fraze e fundit qe i permbledh te gjitha i nderuar Islami e sa per ironi te fatit ,heqjen e Vishove nuk e ka ne dore as pozita e sotme as shumica parlamentare,as vete opozita, por vetem nje dere ajo dere qe sa here Vishot,Berishet,Fullhajnet soj e sorrollop i tyre gjenden ne rrezik hapet e u vjene ne ndihme me gjithfare menyrash te paskrupullta qe mbart neper eresiren e abientit.Kjo eshte aresyeja pse sot Berisha,Visho,Dhalla ,Fullhajnet jane me imunitet te perjeteshem si vegla te montuara nga nje dore qe ka eskluzivitetit vetem ajo ti ç’montoje e kerkush tjeter!Ka ardhur koha qe z.Rama duhet te luaj karten qe perdori per “demontimin e armeve kimike”,duke sensibilizuar popullin deri ne djegjen e kartes qe perdorin keto metastaza te mafies per ti dhene fund njehere e pergjithmone kesaj rrjete merrimange qe eshte thurur me aq kujdes .Ndryshe Ai he vetem Ai do te kete fatin qe parashikon here pas here kryekrimi i ketij vendi Sali Berisha se “Ne do te vijme ne pushtet perpara zgjedhjeve lokale”.Makina leviz me shpejtesi e ne te gjitha drejtimet deri sa te realizoje destinacionin e saj,,e atehere do te jete vone ku minimumi i perfundimit te kesa katastrofe do te jete nje 97 e dyte edhe me e rrezikshme se e para pasi edhe problemet rreth kufirit te Shqiperise kane evoluuar ne menyre te atille qe jane bere disi te favorshme per realizimin e nje plani tejet i kahereshem per copeziin e Shqiperise e shqipetareve !

    Reply to this comment
  7. sopiqoti October 13, 13:55

    Mos na folni per “spiunllekun” se historia e ka treguar se sa te afte jane shqiptaret ne kete fushe.POR te habisin dy gjera : se pari,Luan Rama i LSI-s ka thene se nuk eshte pergjuar kush dhe pa pritur asnjwe spjegim prej tij se per ku shkonte fjala/dhe se dyti/duam te dime ne se pergjimet e bera jane ligjore apo jo???.Ne rast se JO dergoni prapa hekurave ata qe i kane bere dhe ne se jane te ligjeshme skemi nevoje te dime kush eshte pergjuar e kush JO.

    Reply to this comment
  8. Mark uk October 13, 14:12

    Cfare ben ky kryeministri Edi Rama, pse nuk e shkarkon ne vend kete antishqiptar, i vene nga diktatori kriminel Berisha ne ate pozicion. Dihet, Visho Ajazi i sherben vetëm klanit mafioz te Berishes dhe sherbimit sekret serb. Ai duhet te shkarkohet urgjentisht dhe te çohet para drejtesise se bashke me kryeprokurorin Llalla, sepse edhe ai eshte ne taven e Berishes.
    Sahanlepiresit e Berishes duhet menjehere te largohen ngapostet e larta shteterore qe mbajne, per arsye se ata nuk i sherbejne popullit shqiptar, por jane ne sherbim te Berishes.

    Reply to this comment
  9. Mediu October 13, 14:22

    Z. Bedri,
    te pergezoj per analizat e sakta qe ben dhe na ndihmon edhe ne lexuesve te thjeshte qe nuk kemi njohuri dhe eksperience me sherbimet. U bene vite qe ju kontriboni ne kete fushe, qe djale i ri ndihmuat armen tone te dashur, me vone perseri ndihmuat simotren tone ne shtetin fqinj ne luften e Kosoves. ndihmuat edhe sherbimin shqiptar deri ne vitet e fundit. Sapo te ike Ajazi besoj perseri si me pare do ndihmosh sherbimin shqiptar. Edhe nje here faleminderit per ndihmen.

    Reply to this comment
  10. Mark uk October 13, 14:50

    Juve qe shkruani ne emer tim dhe qe keni shkruar per Berishen,nuk eshte nevojshme te shaj se ftyra jote e ndyr nuk skuqet as nuk zverdhet.Ju kam share me cfar te permban pragu e prap shkruan.Tani shkruaj sa te duash se nuk ju fyej ma.

    Reply to this comment
    • Toni October 13, 16:43

      mark uk te pershnes prej Shkodre me pula+gjela car te kesh dhe si ti kesh ne shpi,hajt shnete dhe te fala zheles qe na e bani Shkodren si Venezia dhe kokrren lekut su rimborsum,a e mer vesh sa i marume je…

      Reply to this comment
  11. NIKO RAPO October 13, 15:05

    JO VETEM VISHO AJAZI QE ESHTI I PARI QE TE LARGOHET POR EDHE ISH DREJTORET E PERJUDHES SE FUNDIT QE KA VENDOSUR AI DUHET TE LARGOHEN.VISHO ME POROSI TE PARTISE HAPI NJE KUR 6 APO 9 MUJOR DHE MOBILIZOI ATJE ANETARE NE MOSHE TE RRE NE P.D. DHE ME PASA I SISTEMOI NE SHISH.TE SHIHET GJITHE KJO STRUKTURE DHE TE GJITHE ATA TE LARGOHEN NGA SHISHI.

    Reply to this comment
  12. alfade October 13, 16:46

    Visho Ajazi- nje antishqiptar i terbuar, i cili duke i sherbyer Berishes i ka sherbyer Serbit !!!!!

    Reply to this comment
  13. Mark uk October 13, 17:26

    toni:Po nga Shkodra ju pershenfes.Mjer ajo nane si te lindi.Me kene se je shkodran [lagje Liria] nuk po ju shaj pula e gjela e cfar te permban pragu,po per qef nje kafe ta qese.Ju kam se shko ne tyrqi ,pa editur se nga je.Po shkoni e te pastrohet shkoder locja nga kto meturina qe nyne Shkodren

    Reply to this comment
  14. Anonimi October 13, 18:45

    PD eshte ndertuar sipas modelit staliniste , me struktura te dubluara , njera qe qe njihet nga te gjithe simpatizantet e populli shqiptare , tjetra struktura ilegale , paralele me strukturat legale qe ka nje shtete, nga ku kontrollon miqte dhe armiqte e PADRINOS, nisur nga kapacitetet qe ka Visho Ajazi ne fushen e elektronikes dhe pozicionet qe ai ka pasur si zevendes i Gazidedes ne vitet 1997 , mbeshtetja qe i eshte dhene nga Sali Berisha , Visho Ajazi u kthye ne krye te ketyre punenve , dhe ne qofte se duam te mesojme se ku jane stokuar keto regjistrime , shteti shqiptare duhet te merret me Visho Ajazin , i cili jo vetem eshte projektusi i ketyre strukturave ilegale , por ne njejten kohe specialist i mirefillte qe munde ta garantoje Berishen qe te mos rrjedhe ky informacion , sa me shume te vonohet shteti shqiptare aq me teper do ti jepet mundesia Berishes dhe Viso Ajazit ti largohen pergjegjesise qe kane para ligjit per pergjimet e bera …

    Reply to this comment
  15. ollga October 13, 18:49

    PSE DUHET IKE KRIMINELI AJAZI (do ishte titulli i sakte)

    Zoti bedri pamvaresisht se kemi respect per personin tuaj me duket se ju mundoheni kot,(ndonse shkruani ne menyre brilante) per ceshtje t etilla qe jane shume shume te rendesishme te kombit..

    Nqs se ka nje tregues ku duket hapur fare qe ne nuk jemi shtet Sovran eshte pikerisht kjo loja e felliqur qe behet me Visho Ajazin pasi portofoli I Shikut percaktohet me shume nga sherbimet partnere se sa nga paria e tiranes.

    Eshet ne burrerine tuaj nqs e keni seriozisht qe keto shkrime tuaj tja drejtoni nenpunesit arvizu (jo ambasdorit) pasi eshte elexueshme qe ky diplomat eshte personi me powerfull ne shqiperi.

    Pra me sakte nga 4 dhjetori 1991 (prishja qeverise satbilitet nga S.E.W. e deri me sot vendi yne eshte republike amabasdoriale qe mbahet ne kembe nga 1.5 miljon emigrante dhe nga borxhet shtet-zhdukese

    Pefundimisht ne kete situate ku nje vend nuk prodhon gje te hajrit vecse miljarda dollare droge nuk mund te quhet shtet.

    Dhe ne nje territory qe banohet nga shqipfoles dhe pak shqiptare ku nuk ka shtet nuk ka as siguri kombetare dhe sherbime inteligjente dhe as Shik

    Rrjedhimisht dhe V.A.L eshte nje kukull qe shume shume mund te pergjoje tipa si ai pedofili I sarandes dhe ti coje ne rrjeten e berihses.

    Pranadj I nderuar bedri perseris:

    Berisha me vishot e tij jane kriminele por jo fajtore

    Fajtoret jane mazhoranca e sotme qe po tregon nje impotence kriminale si dhe paneli nderkombetar qe po toleron ne menyre poshtruese (te most hemi kriminale banden e berishajve bashke me ajazet e tij.

    Do beni mire I nderuar qe keto artikuj patriotike dergojeni te LMT e tij te rruga e elbasanit se ky popull e di qe Visho Berisha eshte kriminel por nuk kupton akoma pse tallin lesht nderkombetaret per 22 vjet me ate popull fisnik ?!

    Reply to this comment
  16. ARUSHA October 13, 18:59

    ZVAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAARRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE URRITHIN E MALOKEVE

    Reply to this comment
  17. Mark uk October 13, 19:44

    Kur bene si trim laluci i myzeqes.

    Reply to this comment
  18. Sokol Zadrima October 13, 19:53

    Pergezime zoti Bedri.
    Shenimi juaj eshte i kendshem ne te lexuar.
    Kualifikimit tuaj nuk duhet t’i shpetoje shtrirja proceduriale e ketij skandali.
    Agjensite e hetimit bejne kerkesen per pergjimin, Prokurori i Pergjithshem e miraton dhe ShISh kryen pergjimin.
    A mos ju duket se jeni ndalur ne shenimet tuaja ne hallken e fundit? A thua e ka fajin gozhda qe ngulet dhe jo çekani qe godet, apo dora qe mban çekanin?

    Reply to this comment
  19. iri October 13, 19:59

    A kuku per ty o mark idioti ,,!Po qenke shkodran o ndyresire turp turp qe bere pis Shkodren , pa pike kulture e dinjiteti, o njeri pylli I denje per ate qe ben o I fundit njeri I lagjes Liria .!!!!!!!!

    Reply to this comment
  20. Anonimi October 13, 20:37

    Cka je tuj thane or lum miku , nja ai zotnia ashte malok i rame ne rrethinat e shkodres , m’ka pas than axh nje here e nje kohe, paria e venit e kane qite sofren e mikut vetem per malsorin ,ndersa maloket i kane cu ne zalle te Kirit me kullote thiu, ose me pastru kanalet tek shpeja e muskojes

    Reply to this comment
  21. Mark uk October 13, 22:09

    Shkoni e gjeni noj pune e mos rrini tu prit me i vjedh nokuj noj lek ne xhep e me shkue ne ineternet kafe.Vetem Kadria ju ka ardh hakut ju lagjes Liria.

    Reply to this comment
  22. M A R K O October 13, 22:30

    Visho Ajazi e ne p… te nenes se vet te futet, nuk i shpeton drjetesise se bashku me fashistin Berishe.

    Reply to this comment
  23. MEMEDHETARI October 13, 23:45

    Mbase titulli do duhej shkruar :”Pse duhet futur ne burg Visho Ajazi”…

    Reply to this comment
  24. Taraboshi October 14, 01:38

    MARK UK pershnetje nga nje shkodran I arratisur me banim ne Kaliforni te SHBA as, mos te hane palla per keto meturinat komuniste , qe u ka rene partia e flliqur dhe tani lehin kunder cdo patrioti dhe shqiptari te ndershem qe studentet dhe superstari I pa vdeshmi SALI BERISHA na pruni demokracine se sa per keto plehra sllavo-ruso turko-fila aziatike do te kishim qene kuba e ballaknit te rrethuar me tela me gjemba tamam si majmunet ne kopshtin zoologjik

    Reply to this comment
  25. shqip hesapi October 14, 03:58

    Nuk e di kur do te vije dita kur Berisha e CO dhe keto lepujt si Visho,Llalla,Lulushja e tj do te japin llogari para drejtesise per poshtersite qe i kane bere ketij populli.Kur do te veproje ligji?

    Reply to this comment
  26. LARA October 14, 13:56

    1- DUHET TE IKI SEPSE NUK DI TE DREJTOJE SHISH.

    2- DUHET TE IKI SEPSE NUK KUPTON DOT SE SHQIPERIA ESHTE 1 NGA JUGU NE VERI.

    3- DUHET TE IKI SEPSE ESHTE VETEM PREFERENCIAL E KA URREJTJE PER JUGORET E PREFERON VETEM LIDHJE PERSONALE NGA KRAHINA E JUGUT.

    4- DUHET TE IKI SEPSE NE SHISH HYNE VETEM ATA TE CILET PAGUAN SHKELQIM SPAHIUN, OSE ISHIN MIQ TE KETIJ TE FUNDIT.

    5- DUHET TE IKI SEPSE I PELQEJNE SPIUNLLIQET E BRENDSHME E NUK DI SE CFARE ESHTE PROFESIONISTI NE SHISH.

    6- DUHET TE IKI SEPSE SHISH-in e KA CUAR NE PIKEN ZERO, KU REPUTACIONI I KETEIJ INSTITUCIONI ESHTE NE PIK TE HALLIT.

    7-DUHET TE IKI SEPSE EFEKTIVET E SHISH PO DEGJENEROJNE RRUGEVE TE VENDIT ME SJELLE NGA ME TE ULETAT.

    Reply to this comment
  27. ARBERI October 15, 11:14

    Bravo,shume kurajo e vlersime per z.Bedri Islami. si gjithmon i sakte…i drejte i ndershem e shume transparent me lexuesin…..
    Ai shkruan ja ku eshte visjo saliserbi…..ja ku eshte parlamenti e qeveri……
    Atehere une shtoj …
    Ja ku eshte thirja e saliserbit…protesta.populli ne proteste….se ndjen frike…burgosjen..
    Ja ku teshte Lul vrasesi hajdut e krimineli…qe bertete..deri ne skajet e mafjes se BE,sepse me serbet ju ka dala boja….ai bertet si saliu..: -‘”.qeveria e krimit dyshja Rama Meta ,po kap institucinet E PAVARURA,qe jane vetem ne sherbim te tyre e SHQUPIT…frika burgosjes..”.
    Tradhetare,E SHUME E MEFESHT eshte heshtja e mazhorances….fol me popullin,o qeveri,mos bene te fortin.se mafja eshte sali lulka….etj pafundesi qe nuk hyjne ne parlament
    mos keni frike,pse frikesoheni nga sali vrasesi,me ushtrine e tij…po jua perserisqe:….
    ” se populli,mbi 1 miljon vota,jane me te forta se mafja saliserbit e lulke vrasesit..e ushtria e tij populli ju vuri per te denuar keta tradhetare e kusare…..e ne se rrini keshtu me lepe peqe te Llalles 6/mujorit…..do marrin ne drejtimin e vendit…keni shembull ndeshjen e futbollit Serbi Shqiperi,qe ky vend ka trima…..ja tregon brenda pas sekondave Hagen saliserb antishqiptarit qe historikisht herojt ketij kombi si kane munguar p[erkundrazi kane tranditur mbare boten…mos heshtin edhe aleatet Angli e SHBA…..TREGPO VENDIN SALISERBIT OSE DERGOJE NE isis si si ato eshte….maskarada..A lexojne keto komente te popullit…qe kerkojme burgosjen e ketyre antishqiptareve….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*