Paris ka humbur besimin

Redaksia Online July 3, 2013 12:34

Paris ka humbur besimin

Paris Hilton thotë se e ka humbur besimin në meshkuj pasi një video seksuale të cilën e kishte realizuar me ish të dashurin e saj Rick Salomon, kishte dalë në publik.

Ylli televiziv 32-vjeçe ishte vetëm 21-vjeçe kur i dashuri i saj i atëhershëm Rick, kishte xhiruar skenat e tyre të seksit dhe më vonë pasi janë ndarë, ai e kishte nxjerrë në internet xhirimin.

Më pas kjo video kishte dalë në shitje si DVD me titull ‘One Night in Paris’ dhe e tërë kjo përvojë kishte shkatërruar besimin e biondes tek meshkujt.

“Ishte gjëja më e dhimbshme që kam kaluar nëpër jetë. Ky nuk ishte një person i rastësishëm, por ishte i dashuri im me të cilin isha në lidhje me vite dhe të cilën vërtetë e doja dhe i besoja. Ishte një dhunim i gjithçkaje. Isha aq e lënduar dhe e shokuar sa e kam të vështirë t’i besoj ndokujt tani, posaçërisht meshkujve, sepse kjo ishte gjëja më e tmerrshme që mund t’i bësh një personi”, ka thënë ajo për revistën “Daily Mirror”.

Redaksia Online July 3, 2013 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim