Pse e ka humbur Serbia Kosovën

September 10, 2018 10:26

Pse e ka humbur Serbia Kosovën

Ivan Ahel*

Këndvështrimet e popujve të Ballkanit, të cilët jetojnë në territoret “e çliruar” (okupuar) janë të atillë që dëshmojnë se ndërhyrjet luftarake të Serbisë u kanë sjellë atyre pozitë koloniale, terror, varfëri, mungesë lirie dhe shumë të këqia të tjera që nuk kanë ekzistuar as në kohën e Turqisë.

Ata nuk kanë pranuar që pushteti serb t’i inkuadrojë në sistemin e Serbisë, pa emër apo si pakica kombëtare pa kurrfarë të drejtash politike dhe ekonomike.

Ata akuzojnë politikanët e Serbisë si shkaktarë për varfërinë tyre të rëndë dhe për prapambetjen e tyre në shkallën e qytetërimit. Në të kundërt të kësaj pikëpamjeje pothuaj të gjithë veprimtarët serbë të cilët formulojnë informimet në hapësirën publike të Serbisë, gjatë gjithë shekullit XX, i kanë injoruar tërësisht pikëpamjet e bashkësive të tjera nacionale, me të cilat shpjegohen “të drejtat historike” ose “të drejtat njerëzore” të tyre, me të cilat sot përcaktohet përkatësia e territoreve në konflikt, veçanërisht nëse ata janë aty banorë shekullorë e që edhe sot përbëjnë shumicën e popullsisë. Ata popuj, për pushtetarët serbë s’janë veçse terroristë, shkatërrues të kompaktësisë shtetërore të Serbisë së Madhe dhe ata duhen dënuar brutalisht, duhen dëbuar, madje edhe asgjësuar.

Nëse do të ekzistonte mundësia që populli serb të informohej ç’mendime kanë pjesëtarët e tjerë në lidhje me konfliktin në Kosovë, të informohej mbi bazën e çfarë faktesh ata arsyetojnë, pohojnë dhe mbrojnë “të vërtetat” dhe “të drejtat” e veta lidhur me zhvillimin e konfliktit në Kosovë nga fillimi i shekullit XX e veçanërisht që nga hartimi e miratimi i Kushtetutës së Serbisë të vitit 1990, si dhe mbi zhvillimet e veprimtarive ushtarake serbe dhe intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare , me siguri që mosprivimi nga mundësia që edhe ata “të dinë atë që gjithkush e di” mbi konfliktin në Kosovë, do t’u sillte serbëve njohuri të ndryshme nga të sotmet. Të këtilla informata do t’ia mundësonin popullit serb të marrë vesh se si, mbas viteve 1990, pushtetarët e tyre dhe eprorët e tyre ushtarakë janë dënuar prej bashkësisë ndërkombëtare për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale kundër njerëzimit mbi popullin shqiptar; të marrë vesh cilët prej politikanëve serbë dhe eprorëve ushtarakë, janë fajtorë për krimet e kryer dhe për dështimin që i ka ndodhur Serbisë. Krimet kanë qenë tepër të rëndë, kanë goditur popullsinë civile shqiptare dhe është e domosdoshme që ata krime të njihen me hollësi. Për veprën e krimeve kundër njerëzimit Serbia është ndëshkuar shumëfish si më poshtë:

Grupi i parë i masave ndëshkuese lidhet me sanksionet nga ana e institucioneve të OKB-së, në mënyrë që Kosova iu muar Serbisë dhe u bë protektorat i OKB-së.

Grupi i dytë i masave ndëshkuese lidhet me disfatën ushtarake të Serbisë dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, simbas të cilës të gjithë potencialet ushtarakë, policorë dhe pranushtarkë të Serbisë kanë qenë të detyruar të largohen nga Kosova dhe prej atij momenti ka mbaruar çdo mundësi e Serbisë për të marrë pjesë në veprimtaritë qeverisëse në Kosovë.

Grupi i tretë i masave ndëshkuese lidhet me sanksionet politikë dhe ekonomikë nga ana e BE-së dhe SHBA-së, me ç’rast janë asgjësuar ekonomia dhe valuta e Serbisë, si dhe të gjitha bankat më të rëndësishme serbe.

Grupi i katërt i masave ndëshkuese lidhet me bombardimin e ekonomisë dhe infrastrukturës serbe nga ana e NATO-paktit; kjo ndërhyrje është quajtur “Engjëlli mëshirues”. Kjo ndërmarrje ushtarake ndëshkuese nga ana e forcave të NATO-s nuk ka qenë miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të vetos ruse, megjithëse këtë ndëshkim e ka kërkuar i gjithë shtypi botëror i qytetërimit perëndimor.

Grupi i pestë i masave ndëshkuese lidhet me pranimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës prej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ai pranim i ka dhënë Republikës së Kosovës legjitimitetin juridik, gjë që për popullin serb duhej të përbënte një informim të rëndësishëm.

Grupi i gjashtë i masave ndëshkuese lidhet me gjykimin dhe dënimin e politikanëve dhe eprorëve ushtarakë serbë nga ana e Gjykatës së Këshillit të Sigurimit në Hagë për krimet kundër njerëzimit që ata kanë kryer.

Me anë të këtyre informacioneve mbi masat ndëshkuese të ndërmarra kundër Serbisë, populli serb do të kish marrë vesh që akti i njohjes së Kosovës dhe masat e tjera ndëshkuese nuk janë prodhim i vendimeve politikë të disa shteteve perëndimorë për të cilët thuhet se nuk u pëlqen Serbia dhe se “e urrejnë” për shkak të politikës së saj. Është pa dyshim e qartë që humbja e Kosovës (krijimi i Republikës së Kosovës nga ana e institucioneve të OKB-së) lidhet me dënimin e Serbisë të deklaruar nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të tjerë institucioneve të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit kryer nga ushtria serbe, milicia dhe pranushtria mbi popullin e Kosovës; ato masa ndëshkuese sot është e pamundur të tërhiqen në suazat e bisedimeve. Republika e Kosovës nuk është një shtet i përkohshëm por është një realitet juridik i krijuar në një proces të gjatë në kuadër të OKB-së.

Orientimi i njëanshëm informativ i popullit serb e ka penguar zhvillimin e Serbisë për një shekull të tërë, sepse shekulli XX ishte një shekull i ndryshimeve të papërfytyrueshëm (industrialë, teknologjikë, revolucionarë në fushën e informatikës). Proceset e mbështetur mbi motivet e së kaluarës e kanë dëmtuar edhe mënyrën e të menduarit te qytetarët serbë dhe prandaj sot është i rënduar zbatimi i qasjes sistematike për rregullimin e problemeve të Kosovës.

Mbetet problem, si të informohet opinioni serb lidhur me këto të vërteta, në mënyrë që të gjithë shtetasve të Serbisë t’u bëhet i qartë konflikti, në mënyrë që, sipas  Uest Çerçmenit (West Curchman), të mund ”të dinë atë që gjithkush e di“. Ka rëndësi të veçantë të merret vesh se ç’pasoja do të ketë për Serbinë në qoftë se opinioni serb nuk do të informohet me faktet që i parashtrojnë palët e tjera të involvuara në konfliktin e Kosovës dhe ashtu qytetarëvet të Serbisë të mos u jetë dhënë mundësia “të dinë atë që gjithkush e di”.

Popullit po i mbahen sekret faktet që dëshmojnë se në konfliktin e Kosovës të viteve 1990 të shekullit XX viktimat shqiptare kanë qenë shumë më të mëdha se viktimat serbe, që veprimet ushtarakë të Serbisë e kanë goditur rëndë popullsinë civile shqiptare dhe që për shkak të kryerjes së krimeve kundër njerëzimit, për ç’gjë ka shkruar krejt shtypi botëror, është irrituar krejt opinioni botëror. Ndryshimi i mënyrës së të menduarit të qytetarëve të Serbisë do të kërkonte pranimin e fajit nga ana e politikanëve serbë për veprat e ulëta të kryera në Kosovë, një katarsis përmasash gjithëpërfshirëse dhe një veprimtari të madhe racionale të koordinuar të të gjithë politikanëve të Serbisë dhe të të gjithë organeve udhëheqës të informimit publik, të Kishës Pravosllave Serbe dhe të një numri të madh intelektualësh. Mendimi aktual i popullit serb është krijuar mbi një bazë emocionesh, të cilët ndër shekuj janë instaluar rrejshëm në vetëdijen dhe nënvetëdijen e tij, nga ana e pushtetarëve dhe kishës.

Që popullit serb t’i bëhet e qartë pse është dënuar Serbia dhe pse është humbur Kosova është e domosdoshme të pasqyrohen faktet që flasin lidhur me vuajtjet e popullit shqiptar në luftën e kaluar dhe lidhur me reagimet e bashkësisë ndërkombëtare mbi ato ngjarje. Simbas informatave zyrtare në Luftën e Kosovës kanë humbur jetën 12000 njerëz, prej të cilëvet 10000 shqiptarë dhe më pak se 2000 serbë; mbi 1000 serbë ende konsiderohen të humbur. Në katër varreza masive në Serbi (Batajnicë, Petrovo Sello, Liqeni i Peruqicës dhe Rudnica), janë zbuluar afër njëmijë kufoma shqiptarësh të Kosovës. Sipas të dhënave të organizatës Hjumen Rajts Uotç (Human Rights Watch) është prurë një listë e plotë e masakrave që i kanë kryer: ushtria serbe, pranushtria dhe polica, gjatë luftës në Kosovë në katërmbëdhjetë varreza masive me dhjetëra, e në disa raste qindra të vdekur. Ushtria Popullore Jugosllave ka transportuar kufoma shqiptarësh sistematikisht në minierën e Trepçës pranë Mitrovicës së Kosovës, ku i ka djegur. Sipas “një dukumenti“, janë asgjësuar në atë mënyrë në Trepçë 1200 deri në 1500 kufoma.

Në maj 2001 qeveria serbe ka lajmëruar se një kamion plot me kufoma shqiptarësh (gjithsej 86 trupa) është hedhur në Danub. Në korrik 2001 pushteti serb ka lajmëruar se janë gjetur edhe katër varreza në Serbi, me gjithsej 1000 kufoma shqiptarësh të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës1999, forcat serbe e kanë zbatuar qëllimisht fushatën e “shuarjes së identitetit“, me ç’rast banorëve të Kosovës me kombësi shqiptare u janë marrë dhe asgjësuar dokumentet personalë dhe dëshmi të tjera mbi shtetësinë, si dhe të gjitha të hollat që ata zotëronin.

Dëbimet masivë në Kosovë në pranverë 1999 kanë përfshirë rreth 800000 njerëz dhe kanë qenë shoqëruar me vrasje, përdhunime grash, plaçkitje dhe shantazhime. Në qoftë se shqiptarët do t’u kundërshtonin serbëve të armatosur, janë kërcënuar me vrasje, ose u janë rrëmbyer fëmijët dhe u është kërkuar që të jepnin çdo gjë që kishin. Midis marsit 1999 trupat serbe kanë djegur e rrënuar me mijëra shtëpi shqiptarësh në Kosovë, me ndihmën e artilerisë, me buldozerë, me eksplozivë dhe me zjarrvënie, veçanërisht nëse kanë pasur lidhje të forta me “Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” (Pse është vënë në thonjëza?! Gj.D.) Në këtë luftë janë asgjësuar fshatra të tërë, kurse veçanërisht e kanë pësuar Peja dhe Gllogovci; në shumë vende janë asgjësuar edhe xhamitë. Krejt këto ngjarje i kanë ndjekur korrespondentët e gazetave kryesore botërore, gjë që ka shkaktuar në opinionin publik botëror urrejtje kundër Serbisë, shoqëruar me kërkesat që ajo të dënohet politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Me nxjerrjen e këtyre të vërtetave populli serb do të “mësonte atë që e dinë të gjithë“ dhe atëherë do të shmangeshin përrallat që thonë se për luftën e për çdo gjë që ka shkaktuar tragjedinë e popullit serb dhe atij shqiptar në Kosovë, janë fajtorë vetëm shqiptarët, përrallat mbi gjoja tradhtinë e shteteve të Perëndimit ndaj Serbisë dhe përrallat simbas të cilave shqiptarët e Kosovës nuk kanë të drejtë për shtet të pavarur, sepse askush nuk i ka asgjësuar mizorisht. Me të këtilla veprimtari të njëanshme informative problemi i Kosovës i është errësuar plotësisht popullit serb dhe i është bërë informativisht i paarritshëm. Në të këtilla rrethana rregullimi afatgjatë i problemit të Kosovës, duke përdorur ide sistematike, bëhet i pamundur, kurse kërkesa e Aleksandar Vuçiqit, që ai vetë me njohjet e tija të mbrojë interesat e Serbisë, është shumë e rrezikshme, sepse shkon kundër idesë mbi domosdoshmërinë që populli serb “të mësojë atë që e dinë të gjithë“. Për zbatimin e një qasjeje sistematike ndaj rregullimit të pasojave të konfliktit në Kosovë, është e domosdoshme që në skenën politike të Serbisë të shfaqen zëra mjaftësisht të guximshëm të cilët të paraqesin argumente të vërtetë mbi proceset e luftës në 20 vitet e shkuar, që i nxjerrin në dritë veprimet dhe pësimet e të gjithë pjesëmarrësve në atë luftë. Argumentet e parashtruar kështu do t’u mundësojnë qytetarëve të Serbisë që “ mësojnë atë që e dinë të gjithë“ dhe atëherë ata do të mund të nxjerrin vetë përfundimet mbi konfliktin në Kosovë dhe të gjejnë më lehtë zgjidhjet për rregullimin e punëvet, ndërkohë që politikanët “magjistarë” nuk do të jenë domosdoshëm.

   * Gazeta “Danas”, 2 shtator 2018, Beograd.

Përktheu nga serbishtja: Gjokë Dabaj

 

 

 

Logjika së prapthi e zonjës Tanja

(Shënim i përkthyesit)

Midis shumë reagimeve pro dhe kundër këtij shkrimi të zotit Ivan Ahel, unë po veçoj vetëm njërin, autore e të cilit shfaqet një grua me emrin Tanja. Shkrimin e kësaj zonje e kanë miratuar 61 vetë, ndërsa e kanë kundërshtuar 326 vetë.

Zonja Tanja shkruan: “Autori i artikullit është nisur nga premisa që represioni i shtetit serb është fajtor për kryengritjen e shqiptarëve në Kosovë, por problemi përkatës, në vend që të ketë parë të pjesërishmen, duhej ta shihte atë në kontekstin regjional, dhe atëherë do të mund të pyeste veten: Pse shqiptarët po shfaqin të njëjtët synime separatistë në Maqedoni kundër shtetit të atjeshëm në të cilin i gëzojnë të gjitha të drejtat? Përveç Serbisë dhe Maqedonisë, ata kanë shfaqur pretendime lidhur me Epirin në Greqi, kurse në Mal të Zi, me anë të institucioneve, ata po pushtojnë territoret një nga një, duke përfituar nga politika dashamirëse e Millo Gjukanoviqit. Të merresh me analizën e një të këtillë problemi kaq kompleks dhe pa pasur aftësinë që problemi të shikohet në një kontekst më të gjerë, është e meta kryesore e këtij shkrimi. Autori e pranon që shqiptarët janë në një nivel të ulët qytetërimi, për çfarë e fajëson shtetin serb, i cili nuk është shtet amë i këtij populli, prandaj dhe nuk mund të jetë përgjegjës për “nivelin” e tyre. Atyre shqiptarëve të Kosovës, të ikur nga mjerimi në Shqipëri e të vendosur në Kosmet mbas Luftës së Dytë Botërore, u janë dhënë pasuri, bagëti e para, me qëllim që të fillojnë një jetë më të mirë, pra Serbia ka kontribuar në gjendjen e tyre materiale, por shkallën e qytetërimit ata e kanë prurë prej shtetit të tyre amë. Pra gjendja e tyre është pjesë e një historie dhe kulture shumëshekullore, që ata nuk e kanë pasur. Sot e kemi situatën që, ai popull, me atë shkallë qytetërimi në të cilën ndodhet, po rrëmben pjesë të shteteve fqinjë dhe po krijon një shtet të madh nacional. Kush qëndron mbas kësaj, a do të ketë luftë, do të ishte interesante që dikush në gazetën„”Danas” të merrej me këtë temë. Dikush me një vështrim analitik më të gjerë.

Le t’i bëjmë një koment të shkurtër, me pika, reagimit të zonjës Tanja:

1.Shihet që zonja Tanja di mjaft gjëra lidhur me shqiptarët, por që të gjitha i thotë së prapthi. A do vetë që i thotë së prapthi, apo vërtet ashtu mendon?!

2.Ajo i bën thirrje zotit Ivan Ahel që problemin e shqiptarëve ta shikojë në kontekstin regjional, por nuk i shkon mendja të thotë që Shqipëria ËSHTË COPËTUAR në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX. A nuk e di zonja Tanja, apo bën sikur nuk e di, që Shqipëria, në gjendjen e sotme, është e ndarë në gjashtë shtete?!

3.Zonja Tanja ka prirjen të vërë në dukje që shqiptarët “janë në një nivel të ulët qytetërimi”, por hesht, hesht dhe e mbyll gojën përballë fakteve që ka sjellë këtu zoti Ivan Ahel, mbi djegiet e mijëra shtëpive, mbi vrasjet me mijëra civilëve, mbi përdhunimet e mijëra grave dhe mbi dëbimet nga vendi i vet e qindra mijë shqiptarëve, që kanë kryer serbët! Nën dritën e këtyre fakteve, lind natyrshëm pyetja: Cili nga këta dy kombe ka nivel më të ulët qytetërimi, kombi serb apo kombi shqiptar?!

4.Në pjesën ku thotë se Serbia, shqiptarëve “të ikur nga mjerimi në Shqipëri”, u paska dhënë pasuri, bagëti e para, zonja Tanja e ka ngatërruar veten aq keq, sa do të ish më mirë të kish heshtur. Të kish heshtur, sepse është krejt e kundërta: Janë serbët dhe malazezët kolonistë, të cilëve Serbia, thënë më saktë Jugosllavia, u ka dhënë në Kosovë, edhe pasuri, edhe bagëti, edhe para. Ndërsa shqiptarë të ardhur në “Kosmet” nga Republika e Shqipërisë mbas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka thuajse fare. Jo vetëm kaq, por edhe sot Serbia u jep para atyre serbëve që pranojnë të rrinë në Republikën e Kosovës. Si nuk i ditka zonja Tanja këto “hollësira”?!

5.Më në fund, zonja Tanja na shfaqet shumë e shqetësuar: “Ai popull, me atë shkallë qytetërimi në të cilën ndodhet, po rrëmben pjesë të shteteve fqinjë dhe po krijon një shtet të madh nacional”. Ou! Po krijoka shtet NACIONAL?! Domethënë, nuk po marrka tokat e kombeve të tjerë! Këtu zonja Tanja nuk e ka vënë re gabimin trashanik që ka bërë: Simbas logjikës së saj, serbëve u lejohet të kenë shtet NACIONAL, ndërsa shqiptarëve nuk u lejohet! Si kështu?! Ç’qenka ky lloj gjykimi “i qytetëruar”?!

Të ish vetëm një Tanjë që mendon kështu dhe flet kështu, nuk do të përbënte kurrfarë rreziku as për Serbinë, as për rajonin. Por e vërteta është pikërisht ashtu siç ka konstatuar zoti Ivan Ahel, se një shumicë e madhe e kombit serb jeton në të njëjtën errësirë njohjeje e, rrjedhimisht, në të njëjtën errësirë gjykimi si dhe zonja Tanja. Midis reaguesve ndaj shkrimit të zotit Ivan Ahel pati madje edhe të atilla viktima të fanatizmit vetëmbytës serb, që thoshin se nuk do ta blejnë kurrë më gazetën “Danas”.

Prandaj, forcave progresive serbe u del detyrë e madhe patriotike që ta ndriçojnë mendjen e kombit të vet, sepse vetëm ashtu ai komb do të mund të shkëputet nga kjo shkallë KAQ E ULËT E QYTETËRIMIT, në të cilën fatkeqësisht e kanë katandisur, Kisha Pravosllave Serbe dhe disa subjekte, disa fragmente, të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. / Gjokë Dabaj

September 10, 2018 10:26
Komento

7 Komente

  1. Arben September 10, 10:50

    kush tha qe e ka humbur.

    gjithshka konsumohet ne kosove prodhohet ne serbi

    dhe pseudoqeverria atje i ka duart e lidhura.

    Reply to this comment
  2. fery September 10, 11:12

    Pase luftes ruso – otomane ku Rusija doli fituese dhe e shpartalloi ushtrine turke , Rusise iu rriten apetitet dhe qellim vehtes ia vuri daljen e saje ne Detin Adriatik dhe ” bashkimin ” me Detin Baltik nga ku ajo do te kontrollonte dhe sundonte gjithe Europen . Kjo ishte arsyeja pse Rusija ilegalishte organizoi Konferencen e Fuqive te medha te Londres me 1913 dhe kjo ishte arsyeja pse Rusija ia imponoi Fuqive te Medhe te Europes krijimin e Mbreterise
    serbo – kroato-sllovene ku per qellim kishte forcimit ekonomikishte dhe ushtarakushte te Serbise nepermes te ciles Rusije donte ta arrinte qellimin dhe shtrirjen e saje deri ne brigjet e bregdetit shqiptar. Per kete qellim ruso serb , u angazhua gjithe potencijali intelektual serb , akademija serbe e shkences dhe arteve ( SANU ) , Kisha Ortodokse Srbe , klasa politike serbe , klasa puntore , fshatarija dhe cdokush qe mund te jepte kontributin e tij ne realizimin e ketij projekti te madh rus
    Sigurishte se ne realizimin e ketij projekti do te personin me se shumti shqiptaret pasi , ne shqiptaret ” ua zentim rrugen ” Serbise dhe ne shqiptaret ishim me te paorganizuarot ne nivel shtetor e institucional
    ( ende se kishim te konsoliduar shtetin tone dhe ende shtresat intelektuale nuk arrinin te merreshin veshe si dhe ne c menyre ta perfasonin popullin e vete )
    Pase goditjes qe morri ky projekt i madh ruso- serb fillimishte me 1994 dhe perfundimishte me 1999 nga aleanca e NATO -s projekti i daljes se Rusise ne brigjet e Detit Adriatik nepermes Serbise mbeti ne gjysem te rruges duke u be perpjekje nga ana ruse dhe serbe ne riparimin sa me te shpejte te tije , konsolidimin dhe pershtatjen e mjeteve te realizimit te tij rrethanave egzistuese te kohes gjithmone duke luajtur ne karten e perqarjes ose dobesimit te aleances se NATO -s dhe perqarje ne klases politike perendimore europiane , futjen e parase ruse ne Ballkanin Perendimor dhe avancimin e interesave ekonomike te Rusise si qe edhte gazi rus

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN September 10, 11:42

    pi ça ka Tënja mor aman ? mos i ka ngele ndonje gje merak mamit te Tënjes …. te na thote ku eshte , se qe nga 1999 kur ‘populli’ i saj me kulture vriste gra e femije ‘pa kulture’, jane 10 fishuar shqiptaret dhe i bejne hall Tënjes e rraces se majmuneve te Uralit.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 September 10, 13:34

    shkrim shumë i mirë i shkurtër dhe tmerrësisht i saktë!!
    gjithashtu mbyllja e Gjokë Dabaj
    “Prandaj, forcave progresive serbe u del detyrë e madhe patriotike që ta ndriçojnë mendjen e kombit të vet, sepse vetëm ashtu ai komb do të mund të shkëputet nga kjo shkallë KAQ E ULËT E QYTETËRIMIT, në të cilën fatkeqësisht e kanë katandisur, Kisha Pravosllave Serbe dhe disa subjekte, disa fragmente, të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. ”
    është po aq e bukur dhe e saktë!!

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri September 11, 00:14

      “E bukur dhe e sakte” po pa vlere se eshte vetem ne shqip!! Akoma edhe tani nuk gjen nje
      Politikan te huaj te jete komplet ne krahun tone propozime behen nga me te ndryshmet asnje ne favor te shqiptareve!! Propozimi qe duket me i “arsyeshem” krijimi i nje tone ekonomike te perbashket per Ballkanin perendimor per tu parapregatitur per te tyre ne BE kjo do te ishte goditja e fundit per shqiptaret ne te dyja anet e kufirit .Akoma nuk i di perendimi se si qendrojne problemet ne Kosove dhe Shqiperi ,dua te them publiku perendimor .Politikanet jane tjeter hesap ata jane te bindur se c’do gje do zgjidhet ne nje kontest me te gjere Europe-Rusi dhe ketu fillojne prap pazaret si mbas luftes Ruso-Turke

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 September 11, 12:35

        para se të thuash ” Akoma edhe tani nuk gjen nje
        Politikan te huaj te jete komplet ne krahun tone “-duhet të shtrosh pyetjen se sa politikanë shqiptarë ka në anën tonë?më thjeshtë sa poliitkanë shqiptarë punojnë për shqipërinë,për popullin nga i cili kanë dalë dhe nga i cili janë zgjedhur!!
        pothuajse asnjë!!bllofojnë në opozitë dhe për fushata zgjedhore e më pas!?thikën pas shpine!!
        zona e përbashkët ballkanike duhet të kishte filluar me kohë!!por duke qënë se jemi të gjithë “shqiptarë”,në kuptimin të përçarë deri në palcë,nuk jemi në gjëndje të përfitojmë nga njëri tjetri!nuk jemi në gjëndje të bashkpunojmë me njëri tjetrin!ne bëjmë zakonin!i prishim punë njëri tjetrit!!një bashkpunim ekonomik mes ballkanasve nuk ka asgjë të keqe nëse është reciprok!

        Reply to this comment
  5. Viro September 11, 07:19

    Shkrim realist, me argumenta logjik DHE juridik qe thekson pikat kryesore te konfliktit Serb me shqiptaret e Kosoves. Serbet Jane nje popull i verbuar nga nacionalizmi dhe urrejtja ndaj shqiptarve. Nisur nga ideja e serbise se madhe kane hapur lufte me sllovenet, kroatet, boshnjaket dhe shqiptaret. Qendrimi I tyre tregon se nuke kuptojne kohen, po ecin ne kahe te kundert me civilizimin evropian. Shqiptaret su kane asnje borxh, Jane ne te drejten e tyre DHE ne rrugen e duhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*