Pse e majta do ta humbasë Bashkinë e Dibrës

August 26, 2016 12:22

Pse e majta do ta humbasë Bashkinë e Dibrës

Ministri i Energjetikës u shfaq në ekranin e vogël tokësor e satelitor si drejtues “nga lart” i fushatës zgjedhore për bashkinë e Dibrës.

Gjiknuri nuk është dibran dhe me sa dihet publikisht nuk ka ndonjë lidhje gjaku apo krushqie me Dibrën. Gjiknuri nuk e njeh Dibrën dhe nuk e ka lexuar rresht për rresht këngën epike “Hajredin pasha po bie Radikës”.

Gjiknuri është lakuar në të gjitha rasat dhe numrat këtij dimri e kësaj pranvere për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Drin, për vendosmërinë e tij për ta mbytur me çdo kusht Dibrën. Një janari i vitit të ardhshëm është caktuar prej tij si dita e nisjes së ndërtimit të hidrocentralit të Katundit të Ri. Deklaratat, kronikat televizive, reportazhet në gazetat e përditshme dhe periodike e kanë bërë fakt të kryer mbytjen e Dibrës. Mbytje në fillim me digën e “Katundin të Ri” e në vijim me diga të tjera deri në Skavicë.

Gjiknuri, në pozicionin publik si ministër, po qe se populli i Dibrës nuk ia këndon atë refrenin e njohur… “Hajredin pasha more krejeshënejk,/Nuk është Dibra Selanejk”, do të mbetet në histori si njeriu që i hapi varrin Dibrës, që mbyti luginën më të madhe, më të bukur dhe pjellore të Shqipërisë (pas asaj të Korçës).

Gjiknuri është zgjedhën e atllarëve në karrocën e shtetit që nuk e mbajti fjalën për t’i dhënë Dibrës rrugën e vet historike, Rrugën e Arbrit.

Qeveria e tij i dha fjalën dhe nuk e mbajti. I dha besën dhe e theu.

Dibra është e njohur për institucionin e besës. Thyerja në besë, mos mbajtja e fjalës së dhënë përbën sakrilegj për Të.

Në Dibër janë vënë në garë për kryetarin e bashkisë dy dibranë, një i larguar prej vitesh dhe tjetri i ‘ngujuar’ atje që në lindje, dy njerëz që siç thuhej në një prezantim kanë lidhje krushqie të shkallës së ngushtë.

I djathti është më në avantazh.

I majti ka mbi supe “bëmat e Shukriut” çka do punë të madhe e përkushtim që në kushtet e mentalitetit moral dibran të kapërcehen lehtë. Ka edhe “bëmat e Gjiknurit”, alergjinë që ka shkaktuar ai duke u vënë në krye të zhdukjes së Dibrës nëpërmjet gjoleve të korrupsionit mbi Drinin e Zi.

Muharrem Ramës i duhet lehtësuar barra.

Gjiknuri, koordinatori i Partisë Socialiste duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i fushatës zgjedhore në Dibër. Ai është në konflikt interesi me Dibrën, është zotuar ta mbysë…

Partia Socialiste po qe se nuk do ta tërheqë Gjiknurin nga fushata e ka të humbur kryetarin e bashkisë së Dibrës.

 

Abdurahim Ashiku

 

August 26, 2016 12:22
Komento

20 Komente

  1. Tefta Cami August 22, 00:17

    Po mire mor pse jeni ne hall nese komunistet humbin Dibren, sikur po humbasin Kremlinin ? Pastaj c lidhje ka Kredaktori me komunistat. Ne daci me fitu Dibren, qoni Bedri Islaminn se ai vdes per Nexhmije Xhuglinin.

    Reply to this comment
  2. Xhelil Cibaku August 22, 07:51

    Qytetaret Dibrane do zgjedhin ate qe u ka sherbyer si Doktor dhe do tu sherbeje perseri si kryetar bashkie dhe si Doktor. Kandidati i djathte prej vitesh deputet ne Diber nuk ka shanse, gjithashtu po humbi ai nuk qendron ne Diber, se eshte banor ne Tirane ndersa Doktori perseri do jete ne Diber. . Z. Ashiku nuk qendron ne Diber dhe ngaterron qellimisht problemet. Ne takimet elektorale ne Maqellare, Peshkopi, Fushe Cidhen, kandidati Muharrem Rama eshte pritur shume mire.

    Reply to this comment
    • Abdurahim Ashiku, gazetar August 22, 13:59

      Unë z. Cibaku (në qoftë se je ti që ke shkruar dhe jo ndonjë që të ka vjedhë emrin) kam qenë i detyruar nga klasa politike e të dy krahëve që të jetoj tash njëzet vjet NJËMIJË kilometra larg Dibrës dhe jam më pranë saj se sa ti që je 182 kilometra larg saj. Dëshmi për këtë kam librat dhe shkrimet e mija.. Unë nuk i ngatërroj problemet, për më tepër “qëllimisht”. Unë kam shkruar për ata që dinë të lexojnë. Unë kam shkruar “Muharrem Ramës i duhet lehtësuar barra”. Ai që din të lexojë e kupton. Unë kam shkruar që Gjiknuri, mbytës legal i Dibrës është faktor që Rremi të humbasë shumë vota sepse Gjiknuri vjen në Dibër për ta ngritë por për ta mbytë.

      Reply to this comment
      • Nick August 22, 16:50

        Abdurrahman, e paske marre nje dore te mire lekesh. Ti gezosh leket qe te kane dhene por sdo te kete efekt fjala tek kurrkush.

        Reply to this comment
      • ??? August 26, 15:27

        A. Ashiku “gazetar”, opinion po, por vetem gazetari nuk eshte kjo qe ke shkruar. Ketu duket qarte inati yt me Gjiknurin dhe turp per ty qe shfrytezon te qenit “gazetar” per te sulmuar nje individ. Prandaj kerceni perpjete me ligjin e ri qe fut gazetarin ne burg per presion ndermjet gazetes.
        Dita, turp qe I jepni hapesire tipave te tille qe shkruajne opinione te shremberuara sipas interesit dhe te pabazuara ne fakte.

        Reply to this comment
      • PO.PO August 26, 18:57

        Abdurrahman Ashiku = Tellalli i Bishes se Vicidolit .

        Reply to this comment
    • qife cami August 26, 15:40

      Edheti me breket me vrime mor Xhelil se emrin e ke si mbiemri i shukes

      Reply to this comment
  3. ARIU August 22, 09:52

    Po nese e humbet Dibren PS cfare fitojne dibranet duke ia dhene PD-se,qe i la per 25 vjet me fukarenjte e Shqiperise?
    Vetem me PS ne Bashki dibranet mund te zgjidhin realisht hallet e tyre.
    A nuk u ngopet me krimet dhe hajdutlliqet e Berishes?
    Provojeni prap se HURIN nga prapa do j’u fuse.

    Reply to this comment
    • bobi August 22, 10:41

      Ndersa shukriu jo vetem qe i la me te varfrit e shqiperise por u kujdes veçanerisht per vajzat dhe grate e tyre siç premtonte lartgjatesia ne 2013!

      Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 August 22, 10:17

    nuk e di kush je ti o Abdurahim Ashiku,por nga ky shkrim po të vlerësoj si një koqe gomarit!për të vetmen arsye se po bën një fushatë të trashë,mesjetare,elektorale!!
    mjafton kjo për të të vërtetuar budallallëkun dhe gënjeshtrën tënde”Dibra është e njohur për institucionin e besës. Thyerja në besë, mos mbajtja e fjalës së dhënë përbën sakrilegj për Të.”
    kjo shprehje është sa budallaqe aq e pavërtetë!!
    njeriu mund të flasë në njëjës,dhe këtë për raste të caktuara,asnjëherë në shumës dhe sidomos kur ka të bëjë me njerëzit e të njëjtës krahinë!!
    boll me këto fjalë të mëdha të cilat jo vetëm kurrizi tënd nuk i mban por dhe njëmijë kurrize janë pak!!
    mësohuni të bëni fushatë normale,elektorati do normalen dhe jo trampizmat!!
    trampizmat janë të larta por gjithnjë bien kollaj!!
    “Gjiknuri nuk është dibran dhe me sa dihet publikisht nuk ka ndonjë lidhje gjaku apo krushqie me Dibrën.”kjo është e vërtetë,por mos harro se nuk je më në mesjetë or Ashik!!flitet për shqipërinë dhe jo për dibrën!!o njeri mesjetar që akoma sot shkon me fise e bajraqe,fillo e mëso se dibra është një gur në zallin e lumit botëror!!
    hapi sytë or njeri!hapi ti që ti hapin dhe dibranët!!ti mesa duket nuk ke interes,për këtë!ty të duhen dibranët si në kohën e ali pashës kur për pes pare shkonei n e luftonin kundër shqiptarëve të tjerë!!

    Reply to this comment
  5. skifteri August 22, 10:28

    ****Dibra ka dhënë kontribut historikisht nëpërmjet popullit tijë patërjot trim dhe bujar nëpërmjet persanaliteteve tijë për kombin.
    ****Populli i mençur ,patërjot ,trim e bujar i Dibrës nëpërmjet bijve e personaliteteve të sajë historikisht ka dhënë kontribut madhor për kombin shqiptar,këtë kontribut duhet ta reflektoi edhe me këto zgjedhje lokale,për veten e sajë.
    ****Por mallkimi me i madhë për Dibrën ishte krijimi i Degës së partisë Demokratike të S.B.në DIBËR .Kjo solli klasën politike më kriminale e zezë në Dibër që me turma të verbëra me shtresën më pa përgjegjëshme ,njerëz të errësirës të hurit dhe litarit me rekorde kriminale ,ju vërsulë pasurisë dibrane më keq se pushtuesi e shkatërroi dhe vodhi në mesë rë ditës me justifikimin se janë psuri të E.Hoxhës dhe duhet të shkatrrohen e vidhen ,ju vërsul ndërmarrjeve,fabrikave ,stallave të blegtorisë ,uzinave mekanike ,gjologjike të kromit bulqizës ,ndërmarrjeve bujqësore ,pemtarisë moderne së fushës së Kastërjotit ,kreu falsifikimine të dokumentave e arkivave të tokave ,vodhi dhe diskreminoi popullin e dibrës dhe e la pa punë ,pa strehim ,pa shpresë e mbyti në detë.Qindra e mijra djem dibranë morën rrugën e kurbetit për të kërkuar punë ,.qindra të tjerë humbën në fundë të detit ose u vranë rrugve të shqipërisë si mercenar të S.Berishës gjatë trazirave të v.1997-98-tën.
    ****Me grupin kriminal të PD-së në Dibër S.Berisha për 25 vjet grabiti pronën ,vodhi e falsifikoi pasuritë e dibranve ,shkatrroi depot e ushtrisë në Dibër ,krijoi shtresën e politikanve PD-istë më të pasur e kriminalizuar, vjedhës dhe vrasës të egër e të pa mëshirshëm , kjo shkatrroi Dibrën e dikurshme që ishte plot kulturë e pastërti ,shetitorja që vinte era blina si era e parfumit,edhe drutë nëpër ballkone stoliseshin si lulet anash rrugve .Po sot ?…shetitorja në Dibër është kthyer në një koshë mbeturinash dhe plehrash.!!!
    ****E’ si mundë ti harrojë populli i dibrës këta kriminel të zi TË S.Berishës këta shfrytëzues të pa mëshirshëm që dikreminuan DIBRËN dhe dibranët ,që për vete kan vënë pasuri prrallore ,kan vjedhur pasuritë e dibrës me qeverisjan antikombëtare të PD-istve ka bërë që në dibër sot të mbizotroi skamja varfëria e ulur këmbëkryq në sofrat dibrane dhe krimi i ringjalljes së hasmërive të vjetra dhe gjaqeve dhe krimit të hakmarrjes mesjetare po bën kërdinë .
    ****Për vete këto kriminel të S.Berishës jetojn në luks prrallor kan vila e dyqane dhe pasuri të pa tundëshme siç është edhe ky SHEFERDIN SHEHU ,kandidati që do ti bëjë përsëri gropën popullit dibrës.
    *****Mos kini besim te qeverisja e P.D-së ,është antikombëtare për 25 vjet krime ,me mashtrime ,falsifikime prone,me vrasje ,me dinamite ,me përdhosje herojësh dhe figurave kombëtare.
    **** Këto janë krimet e PD-së që shkatrrojnë jetën e DIBRANVE,këto sharlatan që lëpihen në çdo sahanë po përpiqen të përçajnë vendin ,këta tropojanë . Këto janë një mallkim i zi për dibrën dhe gjithë shqiptarët *****Kush nuk e shikon është qorr ,kush e shikon por nuk reagon është fatkeqësi për dibrën dhe për kombin.Ekeqja më e vogël ,votat për të majtën [email protected]@@@@@@@@@@@@@@@

    Reply to this comment
  6. Zani Burimi August 22, 12:39

    Z. Abdurrahim, Ndryshe nga komentuesit e mesiperm, mendoj qe po ngrini nje problem ne parim dhe sipas kodeve zakonore qe e kane mbajtur Dibren si gjithe shqiptaret.Por per dijeni, i nderuar Abdurrahim, po ju sjell nje fakt qe ju nuk e dini nga Athina:PS nuk ka sy e faqe te dergoje ne krye te fushates deputete dibrane, sepse e kane nxire veten e tyre me nepotizmin ekstrem ne politiken e kuadrit. Askush nuk fal kur vjen puna qe edhe punonjeses se pastrimit t’i heqesh vendin e punes, sikur kane bere ca deputete dibrane, pra duke u hequr buken e gojes. Dhe, ju e dini, zotni, se Dibra nje grusht njerezish eshte dhe e njohin mire njeri-tjetrin! Por, sidoqofte, ate fytyrepetullen minister nuk duhej ta çonte Rama ne Diber.
    Muharrem Rama e meriton te behet kryetar i Bashkise, edhe pse eshte djale kryeulet, ndonese nga fis i mire dhe me emer ne Melan. Ndersa zoteria e tij Sherefedin vertet eshte nga dere e mire e Vleshes, por i ka hipur
    kalit nga e prapa qe kur tha ne zgjedhjet e kaluara me vetemburrje: “Une dhe vetem xhaketen te var ne Vleshe, e fitoj voten e krejt Dibres! Nje megaloman i vertete qe nuk ka asnje kontribut ne Diber dhe qe ia ka pa hajrin vetem Tiranes, ndonese edhe me Berishen nuk eshte se beri prokopi, ndonese te shkretet njerez pompoheshin se çoç ishte si financier demek.
    Jam me Ariun se dibranet do te dine te zgjedhin dhe do t’ia vene teneqen Shehut mendjemadh dhe te zgjedhurit te Lulit qe gjeti formen me te mire per ta hequr qafe nga Tirana.
    Siç thote proverbi latin:”Inteligenti pauca!”, te mençurit mendojne me pare dhe pastaj ecin. Ne mos qofshin ngopur me PD, ngrençin koken e vet!
    Tungjatjeta , Abdurrahim!

    Reply to this comment
  7. tonini August 22, 13:47

    Po mor burre ,po sa ka si shukriu dhe si shukria,qe nuk kane fatin te dalin ne vidio,po qe merren me kete pune,se ankoheshin per brigadierin e kooperatives,po tashti e kane bere mode,qofte ne pune,qofte ne motele dhe hotele,prandaj dhe ata qe ato qe na shesin moral neper portale e televizione,do benin mire te te trgonin dicka nga bemat e tyre se besoj do te na argetonin me teper.

    Reply to this comment
  8. anticensurë 25642654 August 24, 10:10

    nuk e di kush je ti o Abdurahim Ashiku,por nga ky shkrim po të vlerësoj si një koqe gomarit!për të vetmen arsye se po bën një fushatë të trashë,mesjetare,elektorale!!
    mjafton kjo për të të vërtetuar budallallëkun dhe gënjeshtrën tënde”Dibra është e njohur për institucionin e besës. Thyerja në besë, mos mbajtja e fjalës së dhënë përbën sakrilegj për Të.”
    kjo shprehje është sa budallaqe aq e pavërtetë!!
    njeriu mund të flasë në njëjës,dhe këtë për raste të caktuara,asnjëherë në shumës dhe sidomos kur ka të bëjë me njerëzit e të njëjtës krahinë!!
    boll me këto fjalë të mëdha të cilat jo vetëm kurrizi tënd nuk i mban por dhe njëmijë kurrize janë pak!!
    mësohuni të bëni fushatë normale,elektorati do normalen dhe jo trampizmat!!
    trampizmat janë të larta por gjithnjë bien kollaj!!
    “Gjiknuri nuk është dibran dhe me sa dihet publikisht nuk ka ndonjë lidhje gjaku apo krushqie me Dibrën.”kjo është e vërtetë,por mos harro se nuk je më në mesjetë or Ashik!!flitet për shqipërinë dhe jo për dibrën!!o njeri mesjetar që akoma sot shkon me fise e bajraqe,fillo e mëso se dibra është një gur në zallin e lumit botëror!!
    hapi sytë or njeri!hapi ti që ti hapin dhe dibranët!!ti mesa duket nuk ke interes,për këtë!ty të duhen dibranët si në kohën e ali pashës kur për pes pare shkonei n e luftonin kundër shqiptarëve të tjerë!!
    prej tre ditësh shoh gjithnjë “Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!”dhe prapë nuk publikohet!!
    përse????

    Reply to this comment
  9. fshatari pafshat August 26, 15:56

    Abdurahim Ashikut ose Dashnorit (turqisht-shqip)

    Ti shkruan se: “Dibra është e njohur për institucionin e besës. Thyerja në besë, mos mbajtja e fjalës së dhënë përbën sakrilegj për Të”. Me fal, po ia ke fut pordhes kot fare, sepse:ku ka mbetur shqiptar me bese, dhe bese per shqiptaret !?. Ku jeton Ti, ku ha buke, dhe ku voton Ti – mor mashtrues kombetar dhe nderkombetar pakufi. Koncepti “Bese” ka lindur dhe eshte kultivuar kulturalisht, me zell te papare, vetem ne ato krahina, shtete ku “Pabesia” bente dhe ben Kerdine. Mos e perdor me kete koncept, sepse edhe ne Shqiperi: Besa ka ra, sapo ajo ka le. E jo me ne kapitalizem, ku nuk behet fjale per besen!.
    Sa per Gjiknurin ose Nurin e Gjikes, djale me te mire nuk e ben nena. Dhe lidhjet, topalle, qe Ti ben, me rruget, hidrocentralet etj., jane dukuri tipike te Pabesise, ose sofizma dashnoresh te pabese. Turp.
    pa u zgjat. A bon me te vet? Sa leke ke mar per ket shkarravine te porositun nga PD ose SHQUP, me sakte me thane!?. Po te sjell ne mendje, se:
    Dibra nuk eshte Loce
    Por dibrane
    Me nder e me lavdi
    Qe fort mire voten
    Din ku me e shti.

    Reply to this comment
  10. perkthyesi August 26, 16:46

    Per fat te keq, po vihet re nje e care jo e vogel mes elektoratit te majte dhe elites politike qe votoi! Kjo eshte semundja me e rrezikshme qe ze pushtetaret. Nje nder qeveritaret qe ka humbur kontaktet me njerezit eshte dhe ky Gjiknuri. Keshtu qe, humbja e mundshme e kandidatit te majte nuk perben ndonje cudi!

    Reply to this comment
  11. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd August 26, 17:45

    Rama dhe gjikurvi duhen arrestuar. Po permbysin me dhjetra fshatra buze vjoses. Me mijera fshatare te cpronsuar do ti drejtohen rruges se rende te emigracionit. Cfare kujtojne keta palla se enveri nuk kishte mundesi ti bente keto rrangalla?
    Ps dhe leshelia kurre nuk do fitojne dot zgjedhjet e ardheshme. Dhe fatkeqesisht do fitoje armiku i shqiptareve berisha. Ky kriminel.
    Hajdutria e ps ka kaluar cdo imagjinate

    Reply to this comment
  12. logjika August 26, 20:01

    Abdurraman Ashiku ! E di kujt i themi ne ashik? Eshte nje kenge…ashik nuri mos ma tremb, se e kam çoban me dhen…Nuk dua te shkoj me tutje. Por keto qr shkruan nuk qendron asnje dhe pse: sepse nuk je njeri i sinqerte por kerkon te besh propagande. Une te theme; ja e humbi e majta bashkine e dibres, çfare do fitojne dibranet, borraçon e Sherefedinit? E pse u ka ikur truri per se gjalli, pa le mendja qe ka mbaruar. Ne qoftese Sherefedini behet kryebashkiak, e majta humbet bashkine, ndersa dibranet humbasin me shume ne mireqenien e jetes tyre dhe pastaj te bajne Sherefedinin e ti falen atij. Po te jene aq budallenj, le ta bejne se nuk prishet dynjaja. Kush eshte i mençur sot, shikon atje ku eshte interesi; eshte koha e interesit dhe jo partise qe hiqet zvarre. Mbaruan partite qe me partine e punes. Foli qyqes, Ashik nuri!

    Reply to this comment
  13. Jimi August 26, 21:34

    Mire more z Ashiku! Dibranet le te moe e votojne dr Ramen per kryetar te bashkise, se ne stafin elektoral na qenka z Gjikenuri dhe ky i fundit na i prishka imazhin !
    Atehere le te votojne Sheron kete “zengjinin e ri” me 600 mije euro, pasuri te lujteshme e te palujteshme, te deklaruara,( Nuk e di me sa qindarka ne xhep u nis nga Dibra per tu ngulur ne Ttirane?) mbase atij mileti te Dibres nga kjo pasuri qe do te darovisi ky zengjin do ti takoj dhembi dicka?
    Ta votoj kete zengjin se ne stafin e vete elektoral ka vetem engjuj, njerez shume te nderuar, se pari nje tabor ish bashkepuntoresh te sigurimit, kupto te persekutuar, dhe se dyti figuren shume te nderuar pr, dr, ashikun e perveluar te “shami kuqes ” se Kamzez Xhelo Mezi(u)n

    Reply to this comment
  14. petrit August 26, 22:33

    O Avdurrahim !! ja ke futur pordhes kot . flet per gjiknurin ,po perse Gjiknuri do zgjidhet ? flet per “bese “,koncepte primitive te kanunit te 1450 .ke ndonje verejtje per kandidatin e majte , beje , po ske mbylle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*