Pse është e domosdoshme vitamina A për shikimin?

November 13, 2017 19:27

Pse është e domosdoshme vitamina A për shikimin?

Një dietë e varfër me vitaminë A sjell efekte të shumta negative për shikimin që mund të çojnë deri në verbërim. Një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A është ulja e aftësisë shikuese pas perëndimit të diellit.

Simptomat nisin të shfaqen që në fëmijëri. Prindërit mund ta kuptojnë që fëmija ka këtë sëmundje pasi në muzg, po qe se ka pak dritë, fëmija nuk është në gjendje të njohë personat, nuk luan, si dhe lëviz me vështirësi. Këto simptoma të ngjashme mund të shfaqen edhe tek moshat më të rritura.

Në këto kushte është shumë e rëndësishme që fëmija, ose i rrituri që përballet me shenja të tilla klinike, të kërkojë ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Krahas trajtimeve të rekomanduara nga mjeku, për të parandaluar mungesën e vitaminës A duhet të konsumohen edhe disa lloje ushqimesh që kanë në përmbajtje të tyre sasi të bollshme të kësaj vitamine. Ndër më të përdorshmet janë:Qumështi i gjirit dhe ushqimet me origjinë shtazore: si mëlçia, e kuqja e vezës, qumështi i lopës. Sasi të bollshme të vitaminës A gjeni edhe tek zarzavatet me gjethe me ngjyrë jeshile të errët, si: spinaqi, si dhe perimet me ngjyrë të verdhë e të kuqe, karotat, specat, domatet. Duhet të theksojmë se edhe frutat e freskëta përmbajnë këtë vitaminë.  p.k/dita

November 13, 2017 19:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*