Pse është kaq i domosdoshëm aktiviteti fizik?

November 19, 2017 21:36 Updated

Pse është kaq i domosdoshëm aktiviteti fizik?

Aktiviteti fizik sjell shumë efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime, kanë me pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, duke përmendur këtu: diabetin jo insulinvartës, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale, ose sëmundjet mendore. Gjithashtu, personat që kryejnë aktivitet fizik ditor të vazhdueshëm, mund të mbajnë peshën e tyre trupore në normat e lejuara, duke reduktuar rrezikun per zhvillimin e sëmundjeve.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, është tepër e rëndësishme që dieta e shëndetshme të kombinohet me aktivitet fizik ditor të nevojshëm, për të minimizuar jetën sedentare, që është një faktor risku i zakonshëm për shumë sëmundje kronike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në bazë të evidencave të marra nga sektori i shëndetit, referon se me kryerjen së paku të 30 minutave të aktivitetit fizik gjatë 5 ditëve të javës, do të reduktoni rrezikun për sëmundje të tilla kronike, si: sëmundjet e zemrës, obezitetin, diabetin deri në 50 për qind, dhe në mënyrë të dukeshme do të zvogëloni edhe sëmundjet hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare, si: stresi, ankthi, depresioni, etj. p.k/dita

November 19, 2017 21:36 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*