Pse fluturimet sot janë më të ngadalta nga se ishin 20 vjet më parë?

May 15, 2018 12:04

Pse fluturimet sot janë më të ngadalta nga se ishin 20 vjet më parë?

 

Fluturimet nuk janë siç ishin dikur dhe nëse keni dyshime se po shpenzoni më shumë kohë në fluturimet tuaja nga sa shpenzonit dikur keni plotësisht të drejtë.

Udhëtimet ajrore janë ngadalësuar këto dekadat e fundit për një arsye fare të thjeshtë, ngadalësimi i shpejtësisë ju kursen para.

“Çështja kryesore është ekonomia e karburantit. Shkuarja më shpejt merr më shumë lëndë djegëse për milje”, tha profesori i Aeronautikës dhe Astronautikës Mark Drela.

Sipas Drelës, ndërtuesit e aeroplanëve të sotëm në të vërtetë favorizojnë një avion më të vogël, më të lehtë dhe më ngadaltë që rrit efikasitetin e karburantit me shpejtësi më të ngadaltë.

Këto ditë shumë pilotë përdorin planifikuesit e rrugëve të fluturimit për të përcaktuar rrugën më efikase të karburantit.

Pra, fatkeqësisht, fluturimi juaj nga një pikë në tjetrën do të jetë pak më i gjatë se i prindërve tuaj.

a.s/dita

May 15, 2018 12:04
Komento

6 Komente

  1. MH May 15, 12:57

    Rritja e shpejtesise ne toke dhe ne hava ndryshokan rrenjesisht ne sens te kundert.Nesa ne toke makina qe ecen me shpejtesi ne autostrade kursen karburant.Ndersa Avioni ne hava duhet te ulin shpejtesin qe te kursej karburant.
    Mbetem te di si spjegohet ky fakt nga princimi i motoreve me djegie te brendeshme me karburant te mos funksionoj i barabart si ne hava dhe ne toke.Kush asht “katalizatoi” i keti ndryshimit.

    Reply to this comment
  2. ne hava, ajri eshte i rralle, forca reaktive e motoreve....me e vogel . May 15, 14:04

    ne fakt mh, nuk jane njelloj reaktivet me motorat (me pistona) me me djegje te brendeshme .

    Reply to this comment
  3. Rr. B. Gramshi May 15, 14:45

    MH,
    kam vene re qe fut hunden kudo, ne cdo problem apo shkence.
    Makina qe hecen ne autostrade per te harxhuar minimumin e karburantit ka nje shpejtesi optimale per te pershkruar gjatesine e rruges qe kryen me karburantin e nevojshem per kete distance. Mbi kete shpejtesi, e cila ne raport me llojin e motorit te makines eshte diku nga 90km/ore deri 120km/ore, per te njejten distance harxhohet me shume karburant. I njejti fenomen ndodh edhe me avionet.
    Peandaj kepucar rri te kepuca mos shko me lart!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 16, 08:03

      plotësisht të drejtë!!
      por ka dhe një faktor tjetër!!
      si në të gjithë motorrët me djegje të brëdnëshme,”djegje të jashtme”,elektrik,fillimi,pra nisja harxhon shumë!ndërrimi i marshave gjithashtu!
      në autostradë,normalisht,si e thua dhe ti ,ke pothuajse një lëvizje me marrshin më të larët(idealja) për pasojë nuk ke ngritje të skajshme të harxhimit!!
      sipas MH i vjen që formula 1 të harxhojë më pak se një makinë normale!!apo një rraketë gjithashtu!!
      shpejtësia e madhe do shtatje të madhe për pasojë dhe harxhim të madh!!
      rrezistenca e ajrit shtohet me rritjen e shpejtësisë!!
      më pëlqeu shumë kjo fjali e gazekarucëve tanë”Këto ditë shumë pilotë përdorin planifikuesit e rrugëve të fluturimit për të përcaktuar rrugën më efikase të karburantit.”,që mendojnë se njerzit duhet të kuptojnë fjalët që ata kanë në kokë por si shkruajnë!!

      Reply to this comment
  4. MH May 15, 23:16

    Disa thone qe punojne me benzol.Disa thon qe punojne me vajgurit.Benzoli asht benzin super e paster qe del nga krekingu i perpunit te naftes bruto.
    Avionet reaktiv me cfare punojne.Te drejtohem ty qe keron te na pengosh futjen e hundes kudo.
    Komenti im nuk asht per te bindur juve zotrrote Gramshi.Ai asht per te dite dicka mbi kete shkak te uljes se shpejtesise.Mbasi per here te pare po e ndigjojme nga profesori i Aeronautikës dhe Astronautikës Mark Drela.
    Meqe ti je i ditur i shetitur dhe pampor ke ngren pse nuk e the ti i pari,po z.Mark Drela.Si mbyllje te falenderoi per qendrimin tim per tek kepuca.Qe do te thote me kembe ne toke.Ndersa une me shume perzemersi te uroj te qendrosh tek shurrqeli ndermjet kerthizes dhe giunit(gjunit).Aty ne rrenjet e shalve.
    Ashtu asht.Sa ma nalt aq ma i vogel asht presioni.Ndersa sa ma posht ajri rrite dendsine dhe arrin maksimumin ne niveli e deti ku puqet me token presion tregon 750 (shkalle)mm te kolones se zhives e kjo quhet 1 atmosfere.

    Reply to this comment
    • Thanasi qe ta plasi May 16, 11:53

      Karbuarnti i avionit quhet kerosan dhe eshte nje tip vajguri. Makinat kur rrisin shpejtesine kursejne karburant per shkak te nderrimit te marsheve por brenda te njejtit marsh harxhojne me pak me shpejtesi te ulet sesa me shpejtesi te larte. Dikur Tirane Athine me avion behej per 35 minuta ndersa tani per 1 ote e 25 minuta

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*