Pse hesht Berisha për atentatin ndaj Meksit?

Fatos Mahmutaj March 28, 2016 17:24

Pse hesht Berisha për atentatin ndaj Meksit?

 

Ka tre ditë që Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës ka trazuar sërish politikën në Shqipëri me dëshmitë e tij nga Turqia ku jeton në syrgjyn prej 17 vjetësh. Kësaj here ka qenë dëshmia e tij, rreth një atentati të pastër në fund të pranverës ‘92 të organizuar nga zëvendëskryeministri i atëhershëm Bashkim Kopliku, me bekimin e presidentit Sali Berisha për të eleminuar kryeministrin e kohës Aleksandër Meksi. Arsyeja ishte babëzia e pashpirt e të dyve për të marrë pushtet absolut mbi gjithçka. Pra shkurt, rrëmbimi i postit të kryeministrit nga Kopliku. Nuk jam duke folur gjatë rreth politikës së kësaj kohe, pasi shqiptarët janë vetë dëshmitarët më të mirë të “zhvillimeve të vrullshme demokratike” të atyre viteve dhe njëkohësisht të luftës për pushtet dhe poste brenda të djathtës që veç pak muaj më parë kishte mundur të merrte pushtetin. Po ajo që më shqetëson janë deklaratat e personazheve të ngjarjes, ku ndonjë prej tyre e ka titulluar edhe përgënjeshtrim ‘të vërtetën’ sipas tij. (Për të respektuar të gjitha palët, rrëfimet e tyre i gjeni në lidhjet më poshtë).

1 – Izet Haxhia: http://www.gazetadita.al/1992-plani-i-berishes-per-te-rrezuar-avionin-qe-udhetonte-aleksander-meksi/

2 – Aleksandër Meksi: http:// www.gazetadita.al/atentati-me-avion-reagimi-i-aleksander-meksit-per-izet-haxhine/

3 – Bashkim Kopliku:  http:// www.gazetadita.al/bashkim-kopliku-i-pergjigjet-izet-haxhise-ja-e-verteta-per-meksin/

4 – Albert Gajo: http://perqasje.com/2016/03/albert-gajo-pergenjeshtron-izet-haxhine/

5 – Endri Meksi:  http:// www.gazetadita.al/reagimi-ne-dita-djali-i-meksit-cka-ndodhur-ate-mbremje-ne-rinas/

Do të dalloni se askush nuk e mohon ngjarjen dhe për më tepër askush nuk është i drejtpërdrejtë me të. Izeti sqaron: “një dorë e padukshme këputi kabllon e furnizmin me energji elektrike”. Endri Meksi sqaron me aq sa i kanë thënë asokohe: “Na u tha që ishte dëmtimi i llambave në tokë prej deleve dhe lopëve që kalonin lirshëm në aeroport”. Edhe sikur delet dhe lopët të kalonin vërtet të shpenguara nëpër aeroport, llogjikisht është e pamundur që të dëmtojnë sistemin elektrik të aeroportit, ndoshta disa prej llambave dhe absolutisht jo të gjithë rrjetin. Kopliku vetë nuk e sqaron sesi ka ndodhur që të shkëputeshin dritat në aeroport. Ai bën sqarime të stërgjatura rreth mënyrës sesi ka hyrë në PD, sikur kjo të ishte akuza më e rëndë dhe jo akuza për eleminimin e Meksit. Të dy Meksët, at e bir, e pranojnë këtë ngjarje, madje Endri shton se menjëherë pas dështimit të eleminimit Kopliku kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e tyre. Genc Ruli e Fidel Ylli, si dy prej ‘shenjestrave’ të tjera nuk janë shprehur për këtë. Albert Gajo hedh një tjetër version, duke pretenduar se prej 6 muajsh nuk funksiononte ndriçimi në aeroport. Pak absurde për t’u pranuar, ndoshta dëshmitarë të tjerë do e sqarojnë më mirë. Gjithësesi tani mbetet Berisha për të dhënë versionin e tij. Si i gjithëinformuar për gjithçka ai duhet të ketë pasur dijeni, ndoshta me detaje për ngjarjen. Duket si e pamundur që të mos e dijë Berisha këtë ngjarje, duke parë se ai rrëfen me detaje ngjarje të rëndomta të mëhershme. Akuza ndaj tij nuk është e vogël. Nëse nuk do të flasë, dmth e pranon në heshtje. Por edhe nëse do të flasë, me siguri do shpikë ndonjë histori të ngjashme me çadrat pistoletë e thikat me helm…

Fatos Mahmutaj March 28, 2016 17:24
Komento

19 Komente

  1. cicerimat e fatosit te lumtur... March 28, 18:31

    I Nderuar Mahmutaj !

    Nqs se nuk e ke kuptuar qe berisha ishte hybrid I sherbimeve inteligjente udb-usa ne vitet 80-90 dhe kaloi ne kanibalizem ekstrem pas 1992..duhet te shkosh per vizite mjeksore per funksionimin e hemisferes mesit.

    Po te jap nje shembull qe USA-BE duhet te reflektonin se behet fjale per nje k/m te NATOS.

    E kam fjalen per mitralimin e kontigjentit gjerman ne Rinas ne mars 1997..

    eshte video orgjinale qe jep

    makinen e blinduar te bankes te dhene SHIKUT GAZIDEDES nga mikesha e bankes e sllobodankes.

    ..eshte efektivi I shikut gazidedes ka deshmitare.
    .eshte dhe ambasdori Pavlo “QORRI” qe dha intervisten kontraverse te CNN

    pra eshte nje qark I mbyllur faktesh qe nxjerr berishen TERORIST.

    PRA AI QE DUHET TE FLASE NUK ESHTE BERISHA SE NUK KA NDODHUR QE NJE KRIMINEL TE KERKOJE TI VIHEN PRANGAT.

    ATA QE DUHET TE FLASIN JANE:

    ZOTI OBAMA DHE ZONJA MERKEL qe po tolerojne kr terroristin berishe qe ka bere me shume krime se bin ladeni..

    shkurt pas 21 janarit 2011….berisha nuk eshte problem shqiptar..por amerikan…..dhe ata duhet te flasin

    boll me ciu ciu nga vakancat e begjikes

    Reply to this comment
    • Claus March 29, 15:46

      Per te kuptuar arsyen e heshtjes se Sali Berishes, o Fatos,lexo deshmine e deputetit socialist,Fidel Ylli,atebote shoqerues i Aleksander Meksit.
      Edhe ju lexues trupjerdhur socialiste,lexoni deshmine e deputetit tuaj socialist Fidel Ylli.
      Kurse botuesit e kesaj gazete,do te duhej te botonin deshmine e Fidel Yllit,se u bene gazi i botes.
      Keshtu eshte kur mllefi i madh ti ze syte,dhe brockullat e nje krimineli ua servirin lexuesve si “zbulime rrenqethese”.
      Lexojeni Fidel Yllin,ju plaqshinin syte,o viktima e perjetshme te trushpelarjes enveriste!

      Reply to this comment
      • ai March 29, 16:21

        zoti Claus….

        ju lutem mos merrni flamurin e “fitimtarit”

        kam mendimin se kjo “nderprerja e drites” eshte si skedinat e futbollit 1X2

        une anoj nga thote Izeti pasi ka qene koburja ,shkopi dhe “gershera e saliut” per te prere tela si Guerilas

        pse kujton ti se Salimonstra do ti merrte “leje” Fidel Fyellit ??

        por per hatrin tuaj po ja falim Salimonstres kete “akt terrorist”

        Por cfare do te beje me kete sagen e krimeve me poshte ??

        Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.

        Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.

        1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.

        2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.

        3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.

        Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:

        4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
        5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
        6–Tradhetia kombetare me detin Jon
        7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
        8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
        9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
        10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
        11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
        12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
        13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
        14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
        15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
        16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
        17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
        18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
        19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
        20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
        21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
        22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
        23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
        24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
        25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
        26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
        27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
        28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
        29-Krim ekonomik me Albetrolin
        30-Krim ekonomik me Kromin
        31-Krim ekonomik me Albetrolin
        32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
        33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
        34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
        35….vazhdon rromani i krimeve…
        Nga sa me siper i nderuari duke i krahasuar me keto komentet tuaja dal ne perfundimin qe je nje shurdh memec i grades fundit dhe me shume kenaqesh kur shkruan emrin ne blogje anonimesh se sa i sherben atij kombi qe tashme eshte ne “recovery room before surgery ” qe do te thote qe te ngrihen shqiptaret kudo qe jane per te shpetuar ate vend per te bere operacjonin duke i prere koken e tumorit agerziv kanceroz te Sali Qenit dhe ta hedhim ne birucat e burgut.

        pra sic thote komentuesi me lart.

        PAS 21 JANARIT 2011 saliqeni nuk eshte me problem i shqiperise por i dipllomacise dhe inteligjecias euroatllantike

        tung

        Reply to this comment
  2. frike apo censure March 28, 19:44

    Shume te cuditshem jeni ju moderatoret.

    ose censuroni..ose i vononi shume komentet sa here qe komentuesit “shajne ameriken” per lidhje te dyshimta te berishes me ca “korrente” atje

    kini parasysh nje gje te nderuar moderatore.

    kritikat per politiken amerikane ne shqiperi (qe eshte e gabuar) vecse i bejne mire jo vetem shqiperis epor dhe vete amerikes..

    eshte fakt me keto krime qe ka bere berisha dhe vete amerika ka faj kryesor me veprimet e mos veprimet e saj

    Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.

    Reply to this comment
  3. .....maj thanes March 28, 20:08

    eh more fatos mahmuti qe u bere edhe ti i famshem. nje fshatar taleban nga mallakastra qe tu dha rasti te jetosh si rrefugjat ne brukselin e enderrave te tua. ik o budalla.

    Reply to this comment
  4. D O K L E A T I March 28, 22:01

    Normalisht qe Sali Berisha do heshte. Pret ngritjen e padise nga prokurori i shtetit.

    Reply to this comment
  5. toni March 28, 23:23

    Bravo frikes e censures dhe ti koqe maj thanes qeke megjith men koqe dhe qorr.

    Reply to this comment
  6. toni March 28, 23:27

    Maja e thanes ti qeke Jo vetem maje thane POR edhe icik koqe

    Reply to this comment
  7. Vermosh Huri March 29, 04:50

    Berisha u kthye ne kriminel ordiner qysh heret viteve 90.
    Problemi eshte se binjaku i tij debil dhe me vese Nano nuk guxoi te zbatonte ligjin me Saliun ne 97.Ketu filloi tragjedia e madhe per vendin qe vazhdon edhe sot.Vazhdim i tragjedise Hoxhiane, fatkeqesi e ketij vendi.

    Reply to this comment
  8. passionanti March 29, 13:32

    Fideli u prononcua dhe thote qe s’eshte e vertete. Nje oferte tjeter ka marre, si duket. Mos kerko o Fatos nga keta burra muti te degjosh ndonje gje te vertete. Keta jane krimba haleje te gjithe me radhe qe na genjyen ne 1991-eshin , gjoja profesore e studente te dhjet-orit dhe sot jane ose si Sali berisha qe e njohin dhe qente, ose si Altin Goxhaj qe te vjen per te vjelle kur e shikon. Keta jane. Saliu s’ka se si te prononcohet per nje aksident te pandodhur te atyre viteve se ka halle me te medha ne kurriz: te shpetoje per vete dhe te djeg dhe nje here Shqiperine.

    Reply to this comment
  9. marta March 29, 15:19

    Sa me pasion diskutoni brockullat e Izet Haxhise. Po te jete burre vjen ne Shqiperi dhe kallzon ne prokurori. Fundja burgu per burrat eshte. Ju shisni gazeten tuaj me histori te sajuara.

    Reply to this comment
  10. l ri March 29, 17:10

    Jo nuk ka folur asnjëherë ,për asnjë akuzë,,ziene nga brenda e i duhet të tregohet mospërfillës ,karakteristika këto të një killeri gjak ftohtë,por në se dikush e do reagimin,patjetër që do të përgjigjet zëdhënësi ujku mark,muti nga humbëtira..,,,,,,,,,,,,!,,

    Reply to this comment
  11. Lpl March 29, 17:37

    Ne Shqiptaret duke qene popull kriminel ne gen pernjehere behemi me kriminelin dhei japim te drejte dhe bejme shoqeri e miqesi .Urrejta e madhe qe kemi ne formimin tone nuk na lejon me hece perpara por vazhdojme te sillemi ne vorbullen e ngaterresat qe kemi krijuar veta nga urrejtja kunder atij qe sna pelqen dhe besimi fanatik per ate qe na pelqen jemi shoqeri qe punon si motorret e vjeter me dy kohe dhe jo me kater kohe dhe per kete arsye kemi gjithe kete perplasje nga mungesa e shpirtit dhe dijes jemi lehte te manipulushem .Nga mungesa e shpirtit vjen urrejtja nga mungesa e dijes vjen mos orjentimi dhe keto te dyja mjaftojne per te shkaterruar nje shoqeri dhe ne Shqiptaret po e vuajme kete mungese qe eshte baza e ndertimit te nje shoqerie demokratike e humane qe deshtimi mos te jete qindra vjecare.

    Reply to this comment
  12. tomsojeri March 29, 20:18

    Claus ! Me lejo per konsideraten qe kam te them mendimin tim te kundert ! Saliu hesht sepse passi te dalin disa Fidel te dhier qe te na “bindin” e te nxjerin bagazhin e Izetit te pa vlefshem ,ateher ai do pergjigjet !Kjo esht bindja ime ! Fideli genjen dhe mos u cudit aspak !Saliut i erdhi rasti te “mbrohet “dhe mendja e forca e tij prej intriganti do ver ne pun gjith “makinen”e se keqes qe ka brenda vetes per ta nxjer Izetin skarto ! Saliu nuk esht vetem ne kte loj dhe sado qe te perpiqet nuk mbulohet Dielli me shosh !Vet Leka Meksi e paska “haruar ” dhe nuk e tha ne prononcimin e tij dje???Un i besoj Izetit megjith se nuk e kam njohur kurr ! Vet rjedhja e ngjarjeve dhe e ktij degjenerimi i ktij shteti Shqiptar ku mbreteron hajnia, krimi,mashtrimi e korupsioni,me aq sa kam nje mendje te pavarur dhe asnjanese, me ben te kem kte bindje qe kush jan pergjegjsit !
    Nderime Claus dhe ne jam gabim, koha ben punen e saj

    Reply to this comment
  13. tomsojeri March 30, 07:08

    Nuk kuptoj Dita pse nuk cfaqni shkrimet apo pse i vononi kaq shum !!!! Po humbi aktualitetin nuk ka vler ma dhe kjo esht nje arsye te mos angazhohem e te humbas kohen edhe te lexoj edhe te shkruaj ! Mbase per ju aq ju ben por mendoj qe ky zhgenjim me con larg konsiderates dhe respektit per ate bindje qe kam per kte gazet ! Nuk di kush humbet nga ky qendrim……..

    Reply to this comment
  14. Mark uk March 30, 13:54

    Berisha nuk eshte i marre te merret mesa Hamutaj lehin si qen te rrahur.

    Reply to this comment
  15. Malsori April 2, 16:22

    Mark uk, vërtet Berisha nuk ka kohë të merret… me këtë akuzë, sepse aktualisht ka problemin e destabilizimit të Shqipërisë për të mos miratuar reformën në drejtësi, të cilës i ruhet se ajo mund të jetë shkaku që ai të përgjigjet pikërisht për ato bëma monstruoze që evidentohen nga komentusit e më silërm.
    Sidoqoftë ai duhet të punojë që kjo reformë të mos godasi kokën e krimit, që është vetë, por ca poshtë tij. Dhe mos ketë merak se ka kush e mbron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*