Pse heshtin liderët e opozitës përballë “sfidës” për zgjedhje të parakohshme?

March 24, 2019 14:14

Pse heshtin liderët e opozitës përballë “sfidës” për zgjedhje të parakohshme?

Ndërsa dje Partia Demokratike pati disa reagime refuzuese ndaj ofertës së kryeministrit Edi Rama për mënyrën e vetme se kur ai do të pranonte të shkonte në zgjedhje të parakohshme, nga LSI-ja edhe pse reagimet politike kanë qenë më të shumta, nuk është thënë asnjë fjalë nëse do të ishin të gatshëm të tregonin ‘forcën’ më 30 qershor, për të marrë qoftë edhe një bashki më shumë sesa PS-ja.

Ish-deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj, mes rreshtash, lë të kuptuar se nuk do të ketë ulje në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshimet për reformën zgjedhore. Duke cituar Albert Ajnshtain, Rrokaj, thotë se ndryshimet nuk duhen bërë me Ramën kryeministër – nga e njëjta mendësi që i ka krijuar – siç ai shprehet. Thotë se duhet krijuar qeveri tranzitore, e më tej të bëhen ndryshime në për t’i thënë stop shitblerjes së votës.

“Albert Ajnshtain na mëson se nuk mund të zgjidhen problemet nga e njëjta mendësi që i ka krijuar. Ndaj krijimi i një rendi të ri kushtetues është mision për ndërtimin e një demokracie funksionale me pushtete të pavarura. Një qeveri tranzitore që synon çeljen e negociatave, korrigjimin e reformës në drejtësi, çlirimin qeverisjes prej monopoleve, korrupsionit dhe drogës, sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke i thënë stop blerjes së votës, janë shtyllat e një dialogu midis partive politike në vend. Çdo gjë tjetër është retorikë, papërgjegjshmëri dhe humbje kohe në dëm të qytetarëve”, shkruan Rrokaj në një postim në Facebook.

Një tjetër anëtar i partisë po jo kryetarja Monika Kryemadhi reagoi për kongresin e PS. Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, thotë se kjo forcë politike duhet të bëjë publike transparencën e shpenzimeve të kongresit që u nda dje në tre sesione dhe u konkudua me zyrtarizimin e 7 kandidaturave për kryetar bashkish në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

“Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e shpenzimeve të mitingkongresit të vet. Një gjë e tillë do të kënaqte shumë edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!”, thotë Luan Rama.

Po dje, kryeministri Edi Rama sërish shtriu dorën e dialogut ndaj opozitës. I ftoi ata të ulen për të miratuar bashkë reformën zgjedhore me ndryshimet që ata duan të bëhen, duke përmendur ashpërsimin e kodit penal për shit-blerjen e votës dhe eksperimentimin që në këto zgjedhje të votimit elektronik, kërkesë e shumëpërfolur nga opozita. Por zv.kryetari i LSI-së nuk tha asnjë fjalë rreth kësaj sfide. As kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe nuk ka reaguar. Dje as kryedemokrati Basha nuk reagoi nga selia blu, shkuran shqiptarja.com.

Ai doli me një vendim për të vijuar protestat anti-qeveritare, ku u zgjodh data 13 prill për protestën e radhës. Nuk do të ndryshojnë tubimet para Kuvendit sa herë që do të mbahen senaca plenare. Por në një ndryshim skenari nga gjashtë protestat e mëparshme, më 13 prill tubimi do të nisë në orën 18:00 të pasdites, duke lënë të hapura dyshime të forta të një skenari për të qëndruar gjatë para Kryeministrisë…ndoshta një “çadër” e dytë e cila u instalua për 3 muaj para kryeministrisë, me të njëjtën kërkesë, largimin e kreut të qeverisë, Edi Ramës.

Opozita që tashmë i ka djegur mandatet dhe ndodhet jashtë parlamentit, ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhje lokale me Edi Ramën kryeministrër, dhe vijon këmbëngul për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por firma e bojkotit të zgjedhjeve të 30 qeshorit 2019, ende nuk është vulos.

March 24, 2019 14:14
Komento

9 Komente

  1. Tosi March 24, 14:34

    Paska dhene mend dhe shejzo floklyeri i leshitlikes

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 March 24, 14:58

    “Pse heshtin liderët e opozitës përballë “sfidës” për zgjedhje të parakohshme?”
    një pyetje sa idiote aq dhe e ndyrë!!
    flas për një princip dhe jo për ngjarjen!!
    sepse më ndyrësi se rama është “opozita”,pra batakçijt e 30 viteve të fundit!!
    që ti përgjigjesh kësa “sfide”,gracke duhet të:
    -ndërpresësh portestën
    -duhet të bësh një kompromis të ri
    -do tregosh se je po aq debil sa debili që vë baste me punët e shtetit
    -nuk të garanton kush se do të mbahet fjala
    -do të tradhëtosh dhe njëherë atë masë njerzish që vijnë në demostratat e tua,por që nuk duan të ta shohin surratin!

    Reply to this comment
  3. Arben March 24, 15:34

    Nuk vjen me beogradi ne pushtet.

    Kesaj here do te vendosin Shqipetaret.

    Reply to this comment
  4. XXXL March 24, 17:23

    “anticensure” dhe pro kar, ke nevoje per gojore qe te pastrohesh, ore grua e moter-qire.
    Ilir Alende do ja fusi vetes me plumb ne koke (kokekatrori nuk del bosh) dhe gruaja e tij ka shkuar tek Sali Pinoceti.
    Hajde kar nga trute hajde.

    Reply to this comment
    • Ket nusen do ta morim partizone March 24, 17:43

      XXXL pidhi , bej nje teke me anticensuren se e permend shume karin , siç duket e ke qefe, e kujton ditet kur ishe e re dhe sekretaret e PPSH te vinin verdalle dhe ti i prisje krahapur dhe kopilat populluan kete vend!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 25, 09:36

      e paske zbatuar këshillën time për të zgjeruar byçkën??
      nga xx ke përfunduar në xxxl??
      bravo,tashti nuk do të kesh më nevojë as të ulesh për të dhjerë!!e bën që në këmbë!
      vetëm se ka një kundër indikacion!!
      të merr muti shalët!!
      sa për metën shpresoj dhe unë!!
      por do të ishte mirë kur tia fusë vetes të ketë në krah dhe saliun e ramën!!
      kuptohet me një dezert igëll i përshkon të tre kokat!!

      Reply to this comment
  5. Asap March 24, 22:01

    https://www.aljazeera.com/news/2019/03/albania-project-boost-tourism-violating-land-rights-190321154313832.html
    Edhe njeher I shqetësuar për grekët luli. Dhe gënjeshtrat greke nëpërmjet miqve arab të Rames.

    Reply to this comment
  6. fteri March 25, 07:58

    Luli e Mona heshtin se planifikojnë supriza të reja në protestat e rënjes murit me kokë ,por këtë radhë suprizat do jenë mbreslënse do lënë gojë hapur edhe miqët tanë ndërkombëtar,grupeve të sulmit kundër policisë do tu vënë në kokë maskat në mënyrë që policia të mos i njoh ,dhe ti shpëtojnë arrestimit.

    Me parimin : -“Vë maskën , fshihë fytyrën dhe jap goditjen !”,ky është parimi i protestave ” DEMOKRATIKE ” të Lulëzim Bashës dhe Monika Kryemadhit..

    Reply to this comment
  7. Gege Kosova March 25, 08:47

    Eshte problem I opozites,çka te beje.te dal ne zgjedhje,humbjet jane te ditura, me te thella se zgjedhjet e kaluara, te dalim, o te mosdalim,t e krijome paqartesira.Kjo eshhte opozita aktuale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim