A është Visho Ajazi “qytetari dixhital” i Berishës?

May 11, 2016 10:53

A është Visho Ajazi “qytetari dixhital” i Berishës?

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka kërkuar shpjegime nga drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi, për rrjedhjen e informacionit nga SHISH, informacione të cilat përfundojnë tek Berisha.

Ajo iu referua rastit të fundit të ndalimit të Arben Frrokut në Holandë.

“Me arrestimin e fundit si ishte e mundur, ju mendoni ka pasur rrjedhje informacioni që, dikush që nuk e ka këtë certifikatë sigurie që merr informacion të klasifikuar, e dinte dhe e shpalli në media ndalimin e një personi të rrezikshëm që ka kryer krime këtu? Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura, kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar?”, pyeti Dade.

Seferi u përgjigj se informacionet në lidhje me këtë çështje janë të rezervuara, por sipas tij kjo është një çështje e lidhur edhe me shkaqe politike.

“Nuk mund të flasim për një rast konkret. Thashë që grupet parlamentare mbajnë qëndrimet e veta, ndërkohë që ne shikojmë pjesën teknike. Mbajtësi i certifikatës së sigurisë ka një procedurë nga marrja e saj deri në dorëzim, me kushte të cilat personi nuk duhet t’i cenojë dhe në momentin që cenohen këto kushte, është ligji që ndërhyn dhe atij i hiqet kjo certifikatë”, u shpreh Seferi.

Por Dade ka këmbëngulur.

Jo se atë e dërgonte homologu i vet, më duket mua. Apo jo? Kështu që nuk është përgjegjës vetëm ai që e prodhon informacionin, është përgjegjës edhe ai që e ka marrë informacionin, detyrimet janë nga të dyja palët. Ai që e merr, që e ka në dispozicion informacionin, çfarë bën? Ia çon ish-kryeministrit, shokut të vet.

Këto janë shqetësime, pikërisht se ndodh diçka, njerëzit marrin masa, prodhojnë ligje, sepse duke i shpjeguar secilit se të gjithë kur bëjnë gabim veten e vet e konsiderojnë rast të veçantë. Kush e nxjerr informacionin? Se pastaj dalin raste më shqetësuese, nuk tregohet seriozitet për partnerët, më e pakta. Më e shumta mund të marrin edhe masa që ta shpëtojnë, ata që kanë marrë, gjithmonë dhe e kanë shpëtuar”, tha Dade.

May 11, 2016 10:53
Komento

11 Komente

  1. Claus May 11, 10:29

    Eshte paragjykuese pyetja e shoqes Arta Dade.Po ashtu edhe percjellesit e lajmit ketu.
    O njerez jo te mire,pse beni te tille pyetje,pergjigjen e te ciles e ka dhene vete Sali Berisha?!
    Sali Berisha ka deklaruar publikisht,ne nje interviste televizive,se shume informacione,i vijne nga oficere qe punojne ne institucionet e rendit dhe sigurise.
    Sali Berisha e shpjegoi kete,me mosbesimin qe kishin ata tek eproret e tyre.Kaq eshte.Me qarte se kaq s’ka ku te veje.
    Shume informacione qe do te duhej te ishin sekrete,dalin ne media,ne mediat e qeverise,per llogari te qeverise.Por,per kete asnje nuk ben pyetje,se ashtu ia do interesi.
    Por,kur keto informacione i shkojne edhe Berishes,te gjithe bejne te skandalizuarin!
    Cfare halli kane kete qe shqetesohen per kete “rrjedhje”?!
    Hallin se po cenohet rendi dhe siguria ?!
    E beson kush kete?! Nuk besoj.
    Halli i tyre eshte qe, cdo skandal i madh korruptiv dhe kriminal qe ka plasur keto 3 vite qeverisje te socialisteve,eshte denoncuar nga Sali Berisha.Po te mos ishte per Sali Berishen,shume afera korruptive dhe krime,qe tanime i dime te gjithe,nuk do ti kishim ditur.As avione me droge,as Mark Frrok,as Arben Frrok,as Emiljano Shullaz,as e as e as pa fund,qe po me vjen merzi t’i them ketu.
    Jam i sigurte,100% i sigurte,qe perhere kur Sali Berisha denoncon ndonje afere korruptive apo krim,keta qe “skandalizohen” dhe “indinjohen” nga rrjedha e informatave,e vuajne,ndjehen keq..ndjehen keq sikur ta paskeshin bere vete krimin…!!!
    Sa e cuditshme,apo jo!
    Pikerisht,kjo ndjesi qe nuk mund te mos e shfaqin, tradheton ndergjegjen e tyre te piset,ne rastin me te mire,dhe perfshirjen direkte ne keto afera korruptive dhe kriminale,ne rastin me te keq.
    Rasti i shoqes Arta Dade,eshte rasti i pare.Ajo,si edhe shume kolege te saj ne PS,kane ndergjegje te piset,sepse heshtin per krimet e kryera nga njerezit e tyre;heshtin per trafikantet dhe vrasesit qe i kane shoke grupi dhe shoke partie.Heshtin dhe vetem heshtin.
    Kjo heshtje eshte turpi i tyre.Turpi me i madh i tyre.Turpi me i turpshem.
    Por,kur,jo vetem qe heshtin,por edhe akuzojne ata qe nuk heshtin,atehere,kjo kapercen cdo kufi.
    Mire,qe po heshti ti per krimin dhe kriminelin qe e kryen ate.Por,cdreqin ke qe shan ata qe nuk heshtin?!
    Eee??
    Keta me te vertete qe ta shpifin!

    Reply to this comment
    • qytetari May 11, 11:52

      Plotesisht dakort me CLAUS-in. Pyetja shtrohet; Denonciet qe ka bere Berisha, cenojne interesin e qytetareve apo te Qeverise, cenojne interesat e Shqiperise apo te qeverise? Pergjigjia: Te qeverise mashtruese. Prandaj Claus ka me se te drejte. Zonja Dade, me sa po duket, eshte pjese e hajnise qeveritare dhe e korrupsionit galopant te PS-se e LSI-s. Nese PD-ja do te kish, dhe ka korrupsion, pse nuk i cojne keta te mazhorances ne Prokurori? Sepse jane te implikuar bashke, dhe neve duan te na hedhin hi syve.

      Reply to this comment
    • A.M May 11, 14:13

      Nuk eshte e mundur qe te justifikohet qe nje oficer i sherbimeve sekrete te jape informacione te kualifikuara personave te trete. Si ka mundesi qe nuk e fusin ne burg ate hale bashke me ata qe bejne keto krime. Si ka mundesi qe ka njerez qe e mbeshtesin akoma si keta trapat qe komentojne ketu. Po ku ka shtet te botes qe tolerohet kjo,..mbase andej nga zululandi i tropojes!! Po te ishte burre i mire ai Berisha keto “denoncime” nuk i bente ne facebook po i bente ne prokurori”. Ishte vet ne krye te shtetit per sa e sa vite. Si i behet qe eshte i pari qe nuk respekton shtetin. Si nuk e kuptoni qe kjo eshte e pafalshme. Eshte e jashteligjshme. Dhe kur e jashteligjshmja tolerohet duke e justifikuar se personi e ka emrin Sali Berisha apo Filani apo Fisteku kjo domethene qe ju keni mare fund ne arsyetime dhe keni nevoje per spital dhe ilaçe. Hengshi njeri tjetrin!!

      Reply to this comment
    • arbereshi May 11, 17:09

      HAHAHAHAAAAAAA dikur ka patur yllka,fatosa pioniere e me radhe. Clausi eshte yllka e sotshme vetem se eshte i ngjizur ne nje miter jo njerezore, dukuri te dukshme qe ne moshen e yllkave, kur te rritet eshte e sigurt qe do te jete nje monster rrobotike se me njerzit nuk ka asnje lidhje. nuk e di se ku e kane mare ate qelize per te klonuar nje qenie te tille, qen jo mace jo dele jo dhi jo lope jo se jane kafshe shtepiake, edhe kafshet e pyllit jo sepse kane disa elemente te njohura, e sigurt ndonje zvaranik ose mi se atyre nuk ju njifet karakteri dhe niveli i inteligjences

      Reply to this comment
  2. Zef Leka May 11, 13:30

    Tani nuk ka me gjera sekrete nuk duhet te shqetsohet njeri nga keto.Shqetsim duhet te jet qe nuk merren masa ligjore per ato gjera qe denoncohen,nuk leviz prokuroei polici e askush.Nuk reagon as personi i denoncuar apo i ofenduar a poshteruar nemedja e kudo.Kjo per mua do te thote wse nuk ka shtet.

    Reply to this comment
  3. Moza May 11, 13:39

    Eshte pyetje retorike titulli.E ka pergjigjen vete

    Reply to this comment
  4. Ylli May 11, 14:38

    Kush ja tha e si ja tha pak rendesi ka. Jane te verteta. Sekrete nuk ruante dot as diktatura. Shqetesimi i Dades eshte qesharak.

    Reply to this comment
  5. Rita May 11, 18:05

    Ne vend te pyetet pse per dy muaj nuk dergonin te dhenat personale te njeriut qe ishte ne kerkim te inerpolit ( ne rastin tone te A Frrokut ) . pyesin se kush eshte personi dixhital qe informon doktorin !!! Intepoli hollamdez per dy muaj kerkonte te dhenat e nje korcari me pashaporte greke fallso e nga ana e policise shqiptare heshtje ,heshtje qe perkthehet ne mbrotje te kriminelit !!! Sa e nxorri doktori lajmin te nesermen shkojne dhe te dhenat ne Hollande !!! Ky eshte problemi ,se kush ,me emer e mbiemer ndihmoi kete kriminel te rrinte per dy muaj ne burgjet e Hollandes e te dhenat biollogjike ( me shenjat e gishtave ) nuk i conin interpolit !!! Pse e kush e informon doktorin as qe na intereson e uroj te kemi dhe te tjere qe informohen per qendrime te tilla pro kriminelesh qe te dijme se ku e ke votojme !!!

    Reply to this comment
    • A.M May 12, 00:49

      Dhe sipas teje o fyçke denoncimi behet ne televizor dhe ne facebook?! Ish kryeminister, ish president, deputet, minister i jashtem denoncon ne facebook. Po me ter mend je kaq budallaqe o Rita. Ti dhe ata qe i shkojne nga mbrapa ketij zuzarit. Ja ku eshte dera e prokurorise dhe bej denoncim. Kur mos t’a kete varur prokuroria ke te drejten morale te dalesh e te çirresh.Pershembull ti po te shohesh nje hajdut qe po vjedh je deshmimtare apo ke prova, ç’fare ben e shkruan ne facebook apo lajmeron policine?!

      Reply to this comment
  6. polua May 11, 20:49

    Kete pyetje e kam bere me ata qe bisedoj shpesh here: nga i merr informacionet kaq sekrete Sali berisha, para gjithe instancave sekrete te shtetit shqiptar? Asnje gazetar nuk e ka bere kete pyetje ne emisionet televizive dhe me vjen mire qe zonja Dade e kerkon. Atehere Sali Berisha ka ndertuar nje shtet paralel me ate qe ka votuar populli para se ate ta largonte nga pushteti dhe iformacioni i pare eshte se ate e furnizon Visho Ajazi, ne kundershtim me çdo ligj dhe kanun te shtetit ligjor, bile Visho perben krim te rende shteteror duke e vene pushtetin e popullit para veshtiresive te mos informimit per detyren qe ka. Visho Ajazi duhet arrestuar, por nga kush?!Kete le ta gjeje vete populli shqiptar se shteti i mafjes se Sali Berishes funksionon qe nga Amerika e deri ne Viçidol.

    Reply to this comment
  7. Asnjeansi May 12, 09:32

    Po sigurisht qe Viso Ajazi eshte furnizuesi me informacione i Sali Berishes , pse , do shume mend per t’u kuptuar ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*