“Pse, idiotë janë kosovarët të futen në minishejtan?”

December 25, 2019 18:30

“Pse, idiotë janë kosovarët të futen në minishejtan?”

Akademiku Artan Fuga del sërish kundër idesë së Mini-Shengenit Ballkanik, teksa shkruan në “Facebook” se kosovarët do të humbisnin sovranitetin ende pa u njohur nga OKB duke u bërë pjesë e këtij procesi.

Sipas tij, me një vendim të tillë, Kosova do të bëhej njësoj si ish-republikat sovjetike.

“Pse, idiotë janë kosovarët që pasi fituan me gjak e sakrifica me mbështetjen amerikane dhe perëndimore pavarësinë, një rast që nuk vinte prej dekadash të tëra, pa asnjë garanci formale dhe juridike ndërkombëtare, ta humbisnin sovranitetin në vendimmarrje ekonomikë, politike, sociale duke futur kokën nën zgjedhën e minishejtanit? Ende pa iu njohur pavarësia dhe territori nga BE, dhe nga OKB?

Apo pasi dolën shtet me vete të rifuten andej nga dolën që t’u ndodhi si republikave ish-sovjetike te Azerbajxhanit, Kazakistanit, etj, qe ekonomikisht sapo dolen rihyne përsëri nën sqetullën e vellackos te madh? Fet e fet.

Kjo do ngjante sikurse nje gruaje qe e rreh burri, te divorcohet me mbeshtetjen e opinionit te lagjes, por pasi e bën këtë, pa u tharë vula te noteri, i mungon burri, rikthehet të ai, i hidhet ne qafe duke i thene : rrihme, rrihme i dashur!”, shkruan Fuga.

j.l./ dita

December 25, 2019 18:30
Komento

11 Komente

  1. Jimi December 25, 19:50

    Jo kosovaret nuk jane budallenj, por budalla je ti qe gjithandej te fanepsen shejtane!

    Reply to this comment
    • Filozofi marksist nuk pranon paqe midis kombeve - December 25, 20:46

      Ky teoricieni i markizem-leninizmit mbeti idiot! Po Franca e humbi sovranitetin kur pas luftes se dyte boterore (dhe me pare e pushtuar nga Gjermania) hyri ne BE bashke me Gjermanine (ne 1993) dhe hapen kufijte per njerezit, mallrat, dhe punesimin. Kosova ka 20 vjet qe eshte e lire dhe liria e saj garantohet nga forcat e NATO-s. Sa idiot duhet te jesh te hedhesh gure te tille budallai ne lume ore ti filozof i ngjyer me bojen e zeze te Sali Pashe Toptanit!? Ti ore filozof na ke mesuar qe sipas dialektikes se marksit gjera ndryshojne me kalimin e kohes dhe akumulimin e ndryshimeve. Dhe pastaj kemi nje kercim ne nje zhvillim te ri! Tani mesa duket nuk e pranon qe ndryshimi mund te ndodhe me kalimin e kohes dhe ndryshimet politike ne rajon.

      Reply to this comment
  2. Zgalem December 25, 21:40

    Nuk e di qarte pse e vetquan veten akademik , ky njeri ? Ne se je sadopak I shkolluar dhe tolerant , minimalja duhet te perkrahi frymen e diallogut . Ky vijon me monollogun enverist , qe pa tjeter te vetizolon.
    Sa te jete jeta , pavaresia e Kosoves , nuk preket . Ky e ve ne diskutim . Duhet te kerkoi falje , se eshte jasht binarve kohore . Zgalem

    Reply to this comment
  3. Laboviti December 26, 00:31

    Kosovarët nuk janë idiot por idiot je ti që e mban veten për të zgjut zoti Artan Luga.

    Reply to this comment
  4. hasani December 26, 08:12

    Qelbesire, idiot je ti more mender “akademik” e jo kosovaret. Qelbesire.

    Reply to this comment
  5. E èma e Zeqos December 26, 09:14

    30 vjet nè tunel, 30 vjet tè humbura, 30 vjet ku kaqoli del me daulle nè dorè dhe thyen heshtjen e natès me klithmat e tij. UNÈ JAM AKADEMIK. Edhe qentè e rrugève heshtin kur dègjojnè klithmat e tij.
    Mè mirè dègjoj pèllitjen e ndonjè gomari diku buzè rrugès sesa rrjedhèn e fekaleve tè “akademikève” tè vetèshpallur.

    Reply to this comment
  6. Genti December 26, 09:45

    Mor po Kosovaret futen ne c’do minishejtan qe ju diktohet, rendesi ka c’fare urdheron Amerika e c’fare pjese e lojes ju eshte caktuar te luajne.

    Reply to this comment
  7. Shqiptar i Ndershëm December 26, 09:48

    Pjeset e te njejtit Komb bashkohen natyrshem, nuk bashkohen me menyre shengen.
    Natyrisht ne Kosove dhe nga Kosova duhet te kalojne marredheniet Shqiperi – Serbi.

    Reply to this comment
  8. hysni December 26, 11:17

    Po po nuk jane idiot si ti. Se ti je dopio idiot me diplome per idiotizem

    Reply to this comment
  9. Fiqua December 26, 18:12

    Ky fare akademiku u perpoq te behej rektor i Universitetit, nuk ia vari kush teneqen. U perpoq te behej deputet ne PD, serish nuk ia fershelleu njeri. Beri demarshe te behej kryetar i Akademise, duke prrallisur me ca gjoja “reforma”‘, prape ia mbyllen deren. Do ti qe i mbajti syte te behej edhe President i Republikes?! Nuk e dime; e njeh veten ky njeri, apo… Nuk e di se çfare do tjeter ky fare njeriu! Nga komunist me tesere PPSH, u konvertua ne njeri lloj lloj ideologjish dhe prap nuk po gjen karar. Mbase mund t’i dale per hajer te behet i madhi i Ballit Kombetar Komunist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim