Pse Ismail Kadare duhet ta fitojë Çmimin Nobel 2013 për Letërsinë

August 15, 2013 20:26

Pse Ismail Kadare duhet ta fitojë Çmimin Nobel 2013 për Letërsinë

Revista World Literature Today, e themeluar në vitin 1927,e cila botohet një herë në dy muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi pardje një shkrim të Nina Sabolik, Profesore në Universitetin Shtetëror të Arizonës, nën titullin “Pse Ismail Kadare duhet ta fitojë Çmimin Nobel 2013 për Letërsinë”.

Në vijim po japim një përmbledhje të zgjeruar të këtij shkrimi.

 

Unë duhet ta urrej Ismail Kadarenë. Unë duhet ta urrej atë sepse unë jam maqedonase, ndërsa ai është shqiptar dhe dy popujt tanë kanë qenë armiq prej shekujsh dhe u futën në luftë së fundmi nja dymbëdhjetë vjet më parë. Unë duhet ta urrej atë, sepse në një takim së fundmi të PEN-it ndërkombëtar ne Bled të Sllovenisë, ai ishte i vetmi që refuzoi të firmosë një peticion për njohjen e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues – një peticion që u firmos nga të 70 anëtarët e PEN-it, përfshi dhe pesë shkrimtarët e tjerë shqiptarë… Megjithatë, pas leximit të romaneve dhe tregimeve të tij, unë jo vetëm nuk mund ta urrej atë, por dëshiroj ta nominoj atë për Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2013. Më lini t’u tregoj përse.

Shumë nga librat e tij ishin ndaluar gjatë tridhjetë vjetëve që ai kaloi si një shkrimtar në Shqipërinë komuniste. Midis tyre është romani që është konsideruar si vepra më mirë e tij ‘Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981) i cili bën një paralele të dukshme midis regjimit të Hoxhës dhe një vendi të trilluar ku ëndrrat shqyrtoheshin për shenja të ndonjë disidence politike. Megjithatë, pavarësisht nga gjithë ky mendim i lirë i tij, Kadare jo vetëm mbijetoi, por u bë i famshëm në një vend ku shkrimtarët në përgjithësi internoheshin, burgoseshin, ose ekzekutoheshin për gabime shumë më vogla ideologjike.

Romani “Kështjella”, si disidencë e Kadaresë, është një alegori e një alegorie. Në thelbin e saj, ajo nuk është vetëm një kritikë e komunizmit, por gjithashtu një reflektim mbi relativitetin kulturor të shfaqjes historike.

Si historia e “Kështjellës” – dhe si ajo e familjes sime, në kuptimin më të vrazhdë, komunistët e klasës punëtore, socialistët borgjezë liberalë dhe antikomunistët konservatorë përziheshin dhe bënin krushqi me njëri-tjetrin – jeta politike e Kadaresë nuk përfaqëson një kufi të qartë midis komunistëve “të këqij” dhe disidentëve “të mirë”. Në vend të kësaj, në rrëfimin e tij Kadare përdor lentet e historisë për të treguar natyrën e disidencës politike në përgjithësi. Kronikani oportunist politik i “Kështjellës”, për shembull, sajon historinë e përplasjes midis ushtrisë osmane dhe armikut shqiptar, e cila është konsideruar nga kritikët bashkëkohorë si një histori mbi përplasjen midis komunistëve dhe kundërshtarëve të tyre.

Të ishe shkrimtar në Shqipërinë komuniste duhet të ketë qenë e ngjashme me të qenit kronikan në një ushtri të madhe lindore në ditët e Perandorisë Otomane. Portretizimi i Kadaresë për Tursun Pashën, komandantin e ushtrisë otomane te ‘Kështjella” dhe një paraqitje e Enver Hoxhës dhe diktatorëve ushtarakë gjithandej, është rrëfyer në këtë vështrim. “Nata ishte shtatzënë dhe ai ishte në barkun e saj, krejtësisht i vetëm” është, për shembull, se si kronikani përshkruan gjendjen emocionale të Pashait në prag të kështjellës. Një karakter i trazuar në muzgun e jetës së tij, i shqetësuar për tatëpjetën e karrierës së tij ushtarake, Tursun Pasha ndihet i dërrmuar nga pesha sa personale dhe qytetëruese e misionit që ai synon të arrijë. Në barkun e dyshimeve të tij, ai i kundërvihet vlerës së jetës së tij të kaluar si një shërbëtor dhe krijues i një perandorie të sapolindur dhe mizore. Në fund të karrierës së tij, shfaqja e qiellit të kuq- gjak nga Lindja ishte parandjenja e një rrethimi të përgjakshëm, ndërsa vdekja e tij është i vetmi njoftim i mundshëm që del nga kufijtë e perandorisë. Kështu, “barku i errët” i natës shërben me qëllime të shumëfishta simbolike sa për konfliktet e brendshme të një personi të paaftë për t’i shpëtuar peshës dërrmuese të historisë, zgjedhës së një perandorie të stërmadhe të përhapur në drejtim të perëndimit, dhe, tërthorazi, por pagabueshëm, perandorisë komuniste të Stalinit. Vetëvrasja e Tursun Pashait në fund të rrethimit nënvizon kuptimin e zymtë të kësaj metafore, vdekja e tij duke u bërë “një lloj vendi askund, një vend me të vërtetë përtej mundësive të ligjit, jashtë botës dhe Perandorisë”.

Një element tjetër i kritikës së Kadaresë ndaj regjimit të Hoxhës është sulmi i tij mbi idenë e denacionalizimit, që te ‘Kështjella” fillon nga padishahu, ose sulltani, i cili ishte gjithashtu një argëtim i preferuar i perandorisë më të fundit komuniste… Kjo është një temë që Kadare i rikthehet në veprën e tij të fundit, “Aksidenti” (2010), e cila shenjon ndikimin korruptiv të vlerave të shtrembëruara perëndimore në Europën postkomuniste juglindore. Tek “Aksidenti”, megjithatë, armiku nuk është një diktator komunist, por sulmi ideologjik i vlerave të padiskutueshme perëndimore, i cili, në emër të lirisë, ka prishur thelbin moral të Shqipërisë postkomuniste.

Rrethanat e Kadaresë sfidojnë nocionin e Josef Brodskit që ekzili, fizik apo mendor, është e vetmja përgjigje e arsyeshme ndaj një regjimi shtypës. Për Kadarenë, mënyra e vetme për t’i bërë ballë një diktature, qoftë komuniste, koloniale, apo neokoloniale, është për ta luftuar atë, sërish e sërish, nga brenda, në thellësitë e shpirtit të saj.

Ndryshe nga autorë të tjerë disidentë nga regjime të ndryshme diktatoriale, Kadareja nuk sheh një dritë në fund të tunelit historik. Nuk ka shpëtim nga cikli i përjetshëm i grindjeve dhe pajtimit. Lufta vazhdon, nën shumë maska të ndryshme. Nuk ka shpëtim në anën tjetër të vijës kufitare, as në vijën e frontit të një revolucioni fisnik.

Të gjitha kundërshtimet kryesore për nominimin e Kadaresë për Çmimin Nobel rrjedhin nga një burim i vetëm: paaftësia e një audience perëndimore për të lënë pas provincializmin e vet kulturor dhe të vlerësojë një shkrimtar që nuk i përshtatet stereotipit të letërsisë botërore, siç e përshkruan James English, një përzierje salcash multikulturore vendore.

I pari prej këtyre kundërshtimeve, ideja se Kadare nuk ishte dhe aq disident dhe se ai bashkëpunoi me regjimin e Hoxhës, buron nga një opinion tipik perëndimor të disidentit antikomunist, si një figurë e spikatur, si fjala vjen Solzhenicini që boton veprën e tij disidente kundër mosmarrëveshje të mëdha, dhe pastaj emigron në Perëndimin e ndritshëm dhe të lumtur – një version hollivudian i disidentit të Europës Lindore. Kadareja, nga ana tjetër, bën pjesë ndër ata shumë të padukshëm që i rezistoi regjimeve diktatoriale nga brenda, një akt shumë më i frikshëm dhe më heroik. Kadare i mbijetoi për më shumë se dyzet vjet botimit të romaneve të tij në heshtje, por të padyshimta antikomuniste nën hundën e diktatorit të egër stalinist Enver Hoxha. E vetmja gjë që do ta bënte atë më shumë një hero do të ishte në qoftë se ai do kishte vdekur i persekutuar (një mundësi konstante kjo) dhe të publikoheshin rrëfimet e tij heretike nga vetë kupola komuniste.

Kundërshtimi i fundit, i publikuar nga New York Sun në vitin 2005, – ku thuhet se vepra e tij është shumë e errët dhe shumë e vështirë për t’u përkthyer, vendi i tij shumë i largët dhe i njohur për së keqi në audiencën perëndimore për t’u kuptuar (le më pastaj për t’u vlerësuar) – rrjedh nga i njëjti vetëgjykim perëndimor që e ka të vështirë ta imagjinojë Kadarenë si një kritik shumëdimensional të ideologjive kontradiktore. Temat e romaneve të Kadaresë – alegoritë ndaj perandorive të vjetra dhe të reja, çështja e historisë dhe kuptimi i saj; besimin e tij ende të sigurt të vazhdueshëm dhe këmbëngulës te shpirti i njeriut – të gjitha këto zhvillohen përtej kohës dhe kufijve. Konteksti për tregimet e tij nuk është vetëm Shqipëria në momente të ndryshme të historisë, ai është për ne – lexuesit, si dhe për botët që ne kemi krijuar në mendjet dhe zemrat tona. Gjuha e tij, ndonëse poetike dhe me të vërtetë e vështirë për t’u përkthyer me të gjithë gjallërinë e saj shkëlqyese, ruan fuqinë e saj edhe në një përkthim të dyfishtë, sikurse ndodh te “Kështjella”, e cila është përkthyer në anglisht nga frëngjishtja, e jo nga shqipja origjinale.

Së fundi, për t’u kthyer sërish te çmimet Nobel,këta Oskarë të botës letrare, çfarë idealizmi apo një “vepër letrare në një drejtim ideal” kërkohet sot? Idealistët nuk janë njerëz të cilët jetojnë në një kullë të fildishtë, duke parë përmes dritares së tyre të ngushtë një qiell të zbukuruar me palma, duke ëndërruar një botë të qetë, paqe dhe lumturi. Idealistët janë shpesh të çuditshëm, dhe nganjëherë vërtet mizantropë. Për ta, një qiell i zbukuruar me palma është sipas gjasave për të treguar më shumë vezullimin e  Technicolor-it dhe mjegullën e kulturës bashkëkohore pop se sa një oaz të ndritshëm të të ardhmes. Me fjalë të tjera, ata janë të përfshirë intensivisht me të tashmen. Kadare zgjodhi të komentojë mbi gjërat që janë të pakëndshme, për atë po aq sa dhe për ne; që shtrojnë pyetje më shumë se përgjigje, që nuk kanë asnjë zgjidhje në të tashmen dhe ndoshta asnjë në të ardhmen. Ky është idealizëm. Dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të fitojë Çmimin Nobel për vitin 2013 në Letërsi./Perktheu: Xhevdet Shehu

August 15, 2013 20:26
Komento

29 Komente

  1. tik August 15, 21:11

    Dmth “Aksideni” qeka Sala? Shyqyr qe e morem vesh qe jo vetem e paska kritiku po dhe i paska bo nji liber komplet Sales. Tashi ene una jam dakort per nobelin e paqes per Kadaren.

    Reply to this comment
  2. VISAR ZHITI JR. August 15, 21:53

    EDHE UNE VISARI I FOTOVE TE THYERA DUA NOBELIN

    Pse te mos prpozohem edhe une per çmimin Nobel. Krijimtaria ime ja kalon edhe asaj te Kadarese ne poezi. Poezite e mia jane nje perle e pa vleresuar nga te shumte e veçanerisht nga maqedonsja e Aizones.
    Kur Kadareja shkruante poemen madheshtore per PPSH-ne dhe Enver Hoxhen.
    ..dhe Stalingradin dy lumenj do te lagnin
    Vollga dhe gjaku…
    une ngrohesha ne qeline me pak drite te burgut me frymen e vetme te pasionit tim mashkullor te neteve te pafundme dhe i pergjigjesha Kadarese se privilegjuar me kunder rimen: …. dhe Tiranen dy lumenj do ta lagnin Lana dhe gjaku.
    Pse jo une nje premio Nobel.
    Une pres, nuk humbas shpresen, une di te pres. Mund te thyej vazo, kuadri, foto por une di te pres.
    Pse jo dhe Hitleri me “Main Kampf”-in e tij. ah ai eshte i vdekur. Edhe Kadare mund te prese pas vdekjes ta marre ate. Une pre, pres, pres.

    Reply to this comment
  3. sali trapi August 16, 07:51

    Po ik o visar zhiti jr.,se ti para Kadarese je nje bajge qe s’do te iki era gjithe jeten.Ik o b…lepires i berishes,vetem per kete te takon cmim ty.

    Reply to this comment
  4. studenti August 16, 09:14

    Absolutisht deshiroj qe Kadare te marre çmimin ‘Nobel’, jo se i njoh konkurentet e tij dhe mendoj se Kadare ua kalon atyre, jo se me kete rast mund t’i mburrem dikujt meqe jam nga nje vend i vogel, por deshiroj se vepra e tij , te cilen ne pjesen me te madhe e kam lexuar dhe jam rritur e edukuar me te, me ka pelqyer, me duket se shoh malet mbi nje koder..E deshiroj çmimin ‘Nobel’ te Kadarese jashte kontekstit politik-ideologjik te vepres se tij, te angazhimeve konkrete te tij dhe te disa retushimeve te panevojshme te ketij konteksti,qe me kane lene te kuptoj mungese integriteti dhe nje lloj frike nga vetevetja.E interpretoj vepren ‘Nepunesi i pallatit te endrrave’ ashtu si shume vepra te tjera te letersise boterore, si nje desidence e figurshme e subkoshiences kunder tiranise se pushteteve.por duke i sherbyer tiranise me te gjitha veprat e tjera , me te gjitha format e angazhimit politik-ideologjik-kulturor-letrar-artistik, do te thote se demaskohej tirania ne sherbim te tiranise, qe eshte taktika me turbulluese e saj.Besoj se rrejeta e merimangave te tiranit qe fshihej mbi trare, dhe zagaret qe nuhasnin ne zyre, ne fabrike, ne are, do t’i terhiqte nga hundet lexuesit, studiuesit, kritiket, te kerkonin te shkonte ne ferr si te tjeret ky tradhetar. Nuk gjej arsye te mendoj se ne ate kohe te shkelqimit, te lavdise e shperblimit te Kadarese si shkrimtar, superstruktura e supersofistifikuar e diktatures te hyjnizonte nje kundershtar. Eshte fyese per te gjithe njerezit, qe motivoheshin nga Kadare, si flamurtar i komunizmit, dhe besonin ne vepren e fjalet e tij se ishin ne rruge te mbare, t’u thuhet sot nga ai e te tjere se te verteten nuk mund ta shihnin, idhullin e tyre nuk mund ta njihnin, sepse ai ate qe donte e fshihte, ate qe nuk i duhej e shiste ne pazar.Eshte denigruese dhe po aq tiranike si me pare,t’i quash perseri mijra e mijra njerez,te rinj e te vjeter, qytetare e fshatare, si nje kope qe kenaqet te haje bar.Per vlerat letrare-artistike vepra e Kadrese deshiroj te marre çmimin ‘Nobel’, ndersa dredhite e shfajesimit komunist deshiroj te rrokullisen ne perroin e marrezive si nje gpgel.

    Reply to this comment
  5. lida August 16, 09:41

    …. Kadare zgjodhi të komentojë mbi gjërat që janë të pakëndshme, për atë po aq sa dhe për ne; që shtrojnë pyetje më shumë se përgjigje, që nuk kanë asnjë zgjidhje në të tashmen dhe ndoshta asnjë në të ardhmen. Ky është idealizëm. Dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të fitojë Çmimin Nobel për vitin 2013 në Letërsi….

    Kjo eshte e verterte dhe Kadare e meriton pa dyshim ate cmim te madh.

    Reply to this comment
  6. samir August 16, 10:13

    po cdesident leshi tani kadareja, histori qe i sajon vete me vlerat e endrrave qe krijon…po qe se duhet ta marre nobelin ta marre fale menyres si shkruan jo si disident, tere jeten ka pare armiq dhe tani po armiq sheh eshte lloji i prozes qe ai prodhon, eshte e thjeshte
    artikulli i mesiper shume interesant dhe dashamires pervec pjeses se disidences qe mundohet ta shtjelloje por pa arrire
    urojme kadarene qe te tentoje dhe kete here per cmimin por per mendimin tim i duhet nje tjeter veper e madhe si gjenerali i ushtrise se vdekur qe te godase ne target

    Reply to this comment
  7. Aliu August 16, 10:46

    Qe te japesh nje mendim duhet ti njohesh te gjith konkurentet, por si shqiptare ja deshiroj Kadarese .Por per nje gje jam sinqeisht i cuditur.Si ka mundsi qe nuk e tha nje fjale per Berishen dhe berishizmin qe e masakroj Shqiprine? Njerzit e medhenj ketu ndryshojne me bashkekohesit e tyre.Per njeriun tjeter te madhe Rexhep Qosen ruaj respekt sepse ne vazhdimsi I eshte kundervene me argumente qeverisjes skandaloze te Berishes. Kjo te le te dyshoshe ne ndershmerine e Kadarese.Te jeshe shkrimtare I mire je per vete kurse BURR i mire je per gjithe shoqerine.

    Reply to this comment
  8. VISAR ZHITI JR. August 16, 11:03

    PER JUVE QE ME KRITIKONI, MUA VISARIN E FOTOVE TE THYERA

    Te krijosh poezi, ta thuresh ate, ta qendisesh ne xherxhefin e muzes se maleve te zinj, ndersa debora mbulon lule delet e para te pranveres, ishte dhe eshte per poetet me te medhenj te te gjitha kohrave nje sfide per tu arritur.
    Poeti i vertete nuk ulet te kerkoje nje rime, nje varg, te mbushe nje faqe me fjale te perzgjedhura. Tek ai vjen natyrshem poezia, e ndjek ate, e bezdis kur rri ne kembe apo kur fle duke enderruar, e pickon, e gudulis, i shkul veshet e pameshireshme duke i derdellitur me zerin e saj mallengjyes apo te çjerre: ja ku jam, merrme, jam e jotja.
    Ja perse ju kerkoj ndihme gjithe adhuruesve te mij per te me propozuar per nje çmim Nobel, duke ju kerkuar ndjese per vazot e fotot qe thyeva, ne fund te fundit edhe kjo eshte poezi, eshte frymezim, eshte muze qe zbret e çilter nga pullazet e ndotura me glacat e kulumbrive, eshte modernizem poetik.
    Krahasoni ju vete nje fragment te poezise se Kadarese me nje timen te thurur vetem per ju:

    (I.K. – poezi per PPSH-ne)

    Te na rroje Enveri, te na rroje Partia
    Karli, Marksi, Engelsi e Lenini
    Te na rroje Shqiperia!

    DASHURI E PAFTUAR (V.ZH. Jr.)

    Futa brengat nen dhemballe
    Mes deshires, etjes e pasionit
    Bukuroshja mu soll verdalle
    Virgjereshe nen hijen e ftonit

    Isha i dobet si xhybe halli
    Frynte ere e forte murlani
    Mbusha xhepat me gure zalli
    Nga pasioni u ngrit fustani

    Kuvenduam endrren tone
    Tere naten nen nje hene
    Ish shum heret u be vone
    Dashuria na kish zene.

    E shihni vete diferencen mes dy krijimeve njeri (i Kadarese) i vrazhde, i zymte, i imponuar tjetri (i imi) plot drite, pasion, muze. Ndihmomeni per te marre Nobelin.

    Reply to this comment
  9. ANALISTI ZVICER. August 16, 11:51

    ISMAIL KADARE emer i MADHE ne AKADEMIN UNIVEZITARE GLOBALE dhe meritone shume ma shume se QMIMIN NOBEL,por kadare nuk duhet harruar edhe tjere kavalje shqiptare me ZEMER SHQIPTARI siq eshte GJERGJ FISHTA,PJETER BOGDANI,HASAN PRISHTINA,LUIGJ GURAKUQI,ANTON QENTEN,etj…………..kadare se bashku me nipin e ISA BOLETINIT shalianin mitrovicas MURAT BEJTEN kane dhene kontribut te madhe ne ELITEN UNIVERZITARE PARIZIENE ku binden fuqishem se SHQIPTARET gjithmon ka qene dhe jane VIKTIMA te BARBARIS serbo-sllavo-greke ku franca ndryshoje qendrimin radikalisht dhe PERKRAHU NDAMJEN e KOSOVES NGA SERBIJA.

    Reply to this comment
  10. LORA August 16, 11:52

    pshn

    Reply to this comment
  11. Atipiku August 16, 12:15

    Kadare meriton vleresim dhe padyshim eshte konkurenti yne i forte,gje qe edhe pse pa ndikim ne vlersimin per Nobel,e pranon kjo zonje qe ka shkruar jo keq! Vrejtje mund ti bejme plot Kadare,sidomos per konformizmin skandaloz ndaj malokarit Berisha,pasi edhe Sovrani qe e varrosi kete qelbesire shqiptare,tejkaloi vizionin mosluftues te Kadare!Por Kadare mos harrojme u injorua,poshterua nga djaboliku vrases shqiptaresh e spiun i ndyre kunder kosovareve ,Lulezim Basha,vazhdues i deklaruar i monstres se vdekur politikisht Berisha! Ajo leter tronditse ka efekte “devastante” shkaterruese mbi vazhduesit kriminal Basha! Nuk mundet dot ne Shqiperi te rrinë ne nje hapsire kriminaliteti i pandeshkuar dhe korrupsioni i Bashes,me gjenialitetin e padiskutueshëm te Kadare! Letra e tij ndaj Bashes eshtë tentative kadareniane,per të fituar edhe ne Shqiperi moderniteti europian,vota e lire e Sovranit e numeruar dhe finalizuar qarte perpara syve dhe duartrokitjeve te ishambasadorit amerikan Arvizu. Por ajo qe beri Basha dhe detyrimisht Berisha,ishte me tej se nje poshterim per korifeun e letrave shqipe ne boten e sotme moderne…Poshtersise ndaj Kadare mendoj se i dha pergjigje grushtuese e varrimtare,me. 23 qershor Sovrani.Koshjenca e tij kish regjistruar magnituden e termetit qe Basha provokoi jo pa prapaskena shovinistesh,kunder gjeniut shqiptar Kadare!Ai,Sovrani edhe per këte arrogance monstruoze te , megjithë rezervat e drejta per qendrim mefshtesie te Kadare ndaj Berishës,dhe supergoditje,te kalkuluar mirë gjer ne qelizë kunder monstrave Berisha,Basha e vrasesve te tjere kriminale ne të vdekuren perjete, PD… Kjo ishte me pak fjale,jo vetem hakmarrje Sovrani ndaj krimeve qe banda ne pushtet i kish bere,por dhe pergjigje ndaj sulmeve,shpifjeve dhe poshterimeve qe u ishin bere korifejve te mendimit e shkrimit shqip,Rexhep Qose dhe Kadare!…Ja pse Kadare meriton cmimin qe edhe pse nuk varet as nga kjo autore,do na nderonte si komb i qyteteruar edhe pse ka ende ministra të tij qe “quhen” poete, por thyejne portrete te paraardhesve ministra kulture qe natyrisht mund dhe te mos jesh dakord dhe jam dakord per mosdakordesine e ministrit,por të dhunosh,te prekësh e nxitësh thyerje,eshtë talebanizem!… Mesa di, ministri i varrosur Zhiti eshte ne origjine taleban sepse mbiemri i tij ne të vertet dhe me garanci juridike,eshtë Shiti i korrigjuar qellimisht ne Zhiti…Pra,per te thene dy fjale dhe per talbanin Shiti,”poet” pa ndergjegje kombetare e kulture kontemporane(nuk me interesojne e tij, e marre a jo,as gjuha e huaj) eshtë mire qe redaksite a shtepite botuese ti shkruajne mbiemrin taleban Shiti e perpos tyre jo emrin Visar,por per cka bere duhet shkruar Pisar Shiti! E meriton jo vetem pse shkoi me “kamzhik” e projekt tek Berisha e Basha,por dhe sepse vuri dorë mbi kulturen shqiptare duke thyer me mendesi kriminale,portretet paraardhese te ministrave te kultures shqiptare!…Kjo eshtë nderkohe dhe paikologjik dhe mentaliteti shpellar shqiptar qe nje kategori mizerabile ndot Shqiperine!Kadare eshte e kunderta e tyre,por si dielli i letersise shqiptare,njollat e pakdukshme,nuk e ftohin ngrohtesine e tij te zjarrte!…Megjithse veshtire,une pres me ankth fitimin nga Kadare te cmimit Nobel! Vlera jone kulturore,sot per sot,me e larte ne letersi!…

    Reply to this comment
  12. Mehmet Metaj August 16, 12:33

    Kadare para se te pretendoj te marre cmimin “Nobel” ne letersi-duhet te marre cmimin “Nobel” si shkrimtar dhe si njeri-publik ne Shqiperi gje qe s’e merr dot asnjehre !!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  13. ermir August 16, 13:12

    Kujdestareve te gazetes:
    ruajeni faqet e saj, mos lejoni te dale cdo sharje, urrejtje e shpifje e zhgarravine, qe te na kujtoje muret e pista te WC-ve, ku cdo i marre mund te shkruaje cde doje. Respekt per lexuesin dhe per vete.
    Respekt per fjalen dhe per te verteten dhe per pastertine normale. Me mirkuptim, Lexuesi juaj i fundit.

    Reply to this comment
  14. VISAR ZHITI JR. August 16, 14:01

    @ERMIRIN

    Shikon molla mollen e piqet thuhet andej nga Llakatundi. Pallati ku ti jeton e admiron wc-ne tende poetike ishte me pare Spitali Psikiatrik i Tiranes ku Enver Hoxha dergoi shume poete, piktore e shkrimtare iluministe, duke falur Kadarene. Te mungon vetem doktori, tani qe eshte i lire Sali Ram Berisha nje fjale te mire mund ta shpenzojme edhe per ty.

    Reply to this comment
  15. fidai August 16, 16:43

    Kadare e merriton cmimin NOBEL ne letersi per shtjellimin artistik dhe qe mbajti gjalle nje popull te tere, por Kadareja , i cili ka shkruar shume e me shume ne keto 23 vjet post diktature, ku ka qene qe nuk i ka kapur syri bemat e Berishes qe jan dhjetra here me te medha se demet qe na beri Turqia 500 vjet dhe mijera here me te medha se demet qe na bene pushtuesit ne Luften e Pare dhe te Dyte Boterore? Persa i erket Visar hipokritit, as qe mund te llogaritet per cmime ne Shqiperi e jo me ne Bote

    Reply to this comment
  16. Altin Kocaqi August 16, 18:04

    Me siguri qe artikullshkruesja ska arsye se perse te urrej Kadaren pasi ky nuk ka mbajtur ndonjehere qendrim te paster pro Shqiperis por gjithmon ka pare karrieren e vete dhe vetem per te ka luftuar me mish e me thonje.Ka dhe dicka teper pozitive qe vjene per shtate artikullshkrueses …jane vete sulmet e shpeshte indirekte te Kadares kundra myslimanizmit e pro” krishterimit evropian” qe cojne uje ne mulliri e dipllomacis sllavomaqedonase qe ,ashtu si serbet ,shfarrosin shqiptaret si fondamentalista

    Reply to this comment
  17. lili August 16, 18:53

    Cdo Vjet shqiptaret duhet te durojne prape kruzaden e prokadareve per cmimin Nobel!kjo na bene gazi i botes edhe tregon se ku jetojme’ne cilin vend te botes keni pare te behet keshtu? Cmimi Nobel fitohet kur sjell dicka te re,te admirueshme per Njerezimin nepermjet krijimtarisetende. Kadareja asgje te re e te admirueshme nuk ka ba:krijimtaria e tij eshte shume klasike si per shkrimet si per idetet,kurde per an en morale que ndonjehere Nobel do me vleresuar,ky asgje nul ka bâ ,po perkundrazi.Sikur ky te fitoje kete Cmim,nuk e fiton Shqiperia se zyrtarisht ky eshte franceze-prape nje gje qe nuk ka ndodhur me asnje shkrimtar te madhe tjeter ne bote-prape do hulumtohet jeta e tij NBA gjithe vota edhe do dalin jo vetem régime si te vizarit ketu,po edhe na zi.
    Po ta kishte merituar Nobelin moj Zoje e kishte marr qe moti,pra mos u mundo kot me ofenduar prape ata qe kadareja Burgosi e varrosi neper kampe me kishe disidencen e tij,se nuk ia dell edhe nga amrika moj bije se kemi en de njereze gjalle viktima te tij,

    Reply to this comment
  18. Mos perdorim emra polemike August 16, 18:59

    Nuk jam i autorizuar te dergoj mesazhe te tille,
    por duket shkoqur qe po keqperdoret emri i Visar Zhitit, si V Zh Junior.

    Aq me shume ne detyren qe mban provizorisht, Visar Zhiti nuk e leshon veten ne shprehje te tilla, vulgare dhe te papermbajtje, sic i atribuohen me mesazhet e ketij Visar Zhiti Junior.

    Se paku lexuesit e ktyre meszheve duhet te jene te shpetuar prej kesaj ndjesie te keqe, gjersa moderuesi i gazetes ta bej natyrshem kete diference.

    Reply to this comment
  19. studenti August 17, 11:32

    Te gjitha tiranite vijne ne pushtet me nje propagande marramendese kunder tiranise dhe njerezit genjehen duke menduar se eshte e mire çdo gje qe i kundervihet se keqes prej se ciles vuajne.Kjo menyre te menduari ka çuar ne ripertritjen e se keqes ne emer te luftes kunder saj.Ky eshte paradoksi qe ushqen entusiazmin duke vene ne gjume arsyen per te mos e kuptuar se si veteveten e vrasim.Kjo ben qe e keqja te perseritet duke ndryshuar vetem masken.Pas shembjes se regjimit komunist ne vendet e Evropes dhe ketu te kupoles, konstruktoret, ndertuesit, mirembajtesit, brohoritesit dhe hyjnizuesit e tij, te mesuar ne simbioze me te, e lane menjane kete “elefant te ngordhur” dhe u turren ne kerkim te nje tjetri duke u veteshpallur si kundershtuesit dhe shkaterruesit e se keqes me gjitheçka qe kurre nuk e kishin thene dhe nuk e kishin bere dhe me vullnetin qe kurre nuk e kishin patur. Disa intelektuale arriviste dhe qejfmbetes per pozite, qe kishin marre ose kishin rinovuar teserat e Partise se Enverit, kur ajo po jepte shpirt, perdoren momentin qe ishte mbarsur per te marre pushtetin dhe te shpetonin nga mekatet veteveten dhe eterit e tyre qe ishin mesuar si te rreshqasin.Studiuesit ,shkencetaret e shkrimtaret e medhenj , te ndeshkuarit ideologjike, qe ishin ne buze te varrit,predikuan ndryshimin me argumentet dhe sjelljet e intelektualit.dhe nuk hyne ne allishverishet e pazarit, ndenjen larg butaforise e ulerimave te shpellarit.Ata qe te ndenjurat i kishin lagur si sherbetore te kupoles dhe kishin bere punen e djallit, kaluan lumin duke nemur e djegur shalen e kalit.Ata jane shkaku i ketij tranzicioni te sterzgjatur sepse ne buzeqeshjen e tyre te flashkur, ne perdredhjet e tyre per t’u pershtatur, fshehja e se vertetes e mashtrimi duken hapur, demaskojne dyfytyresine qe kane mbajtur, protiranizmin qe kane patur, per te cilin tirani i ka shperblyer, i ka nderuar e dekoruar dhe i ka mbajtur afer.Vlera e ketyre njerezve per kohen qe e kane patur, vepra e tyre publikisht e hapur, eshte ajo qe ishte,nuk mund te tjetersohet as per inat, as per hater.Orvajtjet per t’u fshehur mundet t’i pelqejne idhujtaret, t’i mbeshtesin pushtetaret,t’i mbulojne me klithjet e tyre zagaret,por do te ndjehen edhe me te bezdisur njerezit e ndershem, qyetaret, fshataret, shkollaret.Qendrimet per çmimin “Nobel” per vepren e Kadarese nuk jane as nje çeshtje urrejtje, as atdhetare, autori dhe idhujtaret e tij per te “mbrojtur” veteveten, tjetersojne vepern ne duaret tona me nje sjellje tejet hileqare.Askujt nuk i ka vajtur ndermend te tjeresoje shtate mmrekullite botes, te cilat jane krijuar ne sherbim te tiranive elitare,shtypse skllavopronare, sepse e shkuara nuk mund te xhirohet sipas lekundjeve tona: borgjeze edhe proletare.

    Reply to this comment
  20. LBS August 17, 17:38

    LBS: I a kishte bërë benë: me altoparlant
    Artikulli i Nina Sabolik meriton titullin: “Kadare, ta kisha bërë benë, ta gjeta ditën, dëgjoje altoparlantin tim”. Si një e persekutuar në Jugosllavinë e dikurshme, ajo nxjerr një mllef të sheqerosur. Ngaqë e do shumë fitoren e Kadaresë, ajo, pasi i numëron arsyet e urrejtjes së saj ndaj tij(madje i përsërit ato) dhe pasi përkujton kundërshtitë propagandistike ndaj Kadaresë, sakrifikon të vërtetat historike dhe vlerat e veprës së Kadaresë duke e bërë të pavlefshëm në mos qesharak artikullin e saj.
    Mosnjohja historike apo ndonjë motiv tjetër e bënë atë ( edhe ata që mbështet ajo duke u bërë jehonë) të bëjë deklarata të kundërta me të vërtetën si: popujt shqiptar e maqedonas janë armiq, që shumë nga librat e Kadaresë janë ndaluar para 1990-ës (në fakt dy vepra që ajo ka për zemër janë botuar pikërisht atëhere), që shkrimtarët përgjithësisht ishin të persekutuar…, se romani Kështjella është disidencë ( kur doli Kështjella Stalini kishte kohë që kishte vdekur dhe bashkë me të edhe perandoria komuniste ), se kampi turk ishte në vend askund dhe alegoria e alegorisë…(sofizëm – ai ishte në tokën shqiptare dhe personazhet brenda e jashtë kështjellës janë figura historike), se romani Dimri i Madh është lavdërim për Enver Hoxhën (ai është vetëm një fakt historik, aty nuk ka asnjë elozh, madje as aq sa i takon). Çmimi Nobel për letërsinë nuk fitohet me gënjeshtra as me kutin disidencë (politik e ideologjik) as me idealizëm shterp, as edhe me dashuri apo urrejtje personale. Veprat e Ismail Kadaresë përcjellin në art fakte dhe ngjarje historike shqiptare, stuhitë që kaloi dhe mbijetoi populli shqiptar, pavarësisht nga politika dhe ideologjia, ashtu siç kanë ndodhur.
    Kujt nuk i intereson (për arsye të ndryshme) ta vlerësojë artin e tij bën komente negative si: ai është i errët dhe gjuha e tij shumë e vështirë për t’u përkthyer. Ata harrojnë se përkthyesi është si puna e perit që duhet t’i ngjajë gëzofit. Habia më e madhe është se megjithëse deklarohet i errët, interpretimet e shkrimeve të tij jo vetëm nuk mungojnë, por janë prapë negative si: ai guxoi të sulmojë ideologjinë imperiale perëndimore-lirinë, apo pati kurajo të tregonte se liria që pasoi komunizmin nuk ishte “një fund i lumtur”(mos vallë liria perëndimore është njëlloj në të gjitha vendet, mos vallë për perfeksionimin e saj nuk luftohet me letërsi në vetë vendet perëndimore?). Ata thonë se Ismail Kadare nuk sheh dritë në fund të tunelit historik. Po të ishte kjo e vërtet ai nuk do t’i kishte shkruar letër Kryetarit të Bashkisë të Tiranës për mirëkuptim të situates dhe të rezultatit zgjedhor në vitin 2011 për ta çuar përpara demokracinë dhe lirinë në Shqipëri.
    Veprat e Ismail Kadaresë janë vlerësuar maksimalisht brenda dhe jashtë vendit edhe nga panele profesionale, natyrisht sipas motiveve që kanë për vendimmarrjen e tyre. Urojmë nga zemra që vendimmarrësit e Çmimit Nobel për vitin 2013 t’i referohen edhe një herë veprave të shkrimtarit tonë të madh se do të gjejnë aty motivin që këkojnë për të çuar përpara artin dhe mendimin njerëzor.
    17 gusht, 2013.

    Reply to this comment
  21. studenti August 18, 08:42

    Shkrimtari i madh Kadare, neqoftese i beson vepres se tij te madhe,duhet ta dije se ajo mbron veteveten me idete dhe madheshtine e saj midis valeve e dallgeve.Turbullirat se njerezit nuk duhet te besojne ate qe kane ne duar ashtu siç e kane lexuar,siç eshte lavderuar e vleresuar ne kohen kur eshte shkruar ,por diçka tjeter te nenkuptuar eshte veçse nje sherbim i keq, qe vetem e zvogelon vleren e kesaj vepre qe u be e çdo vatre. Nuk eshte e qarte pse autori dhe idhujtaret e tij e mbysin madheshtine ne vogelsi per te tjetersuar veteveten pasi tirania pasi kishim nenshkruar nje autobiografi, na kishte bere çdo ekzaminim me analiza, radioskopi e radiografi..Neqoftese autori ka problemet e tij dhe koston e tyre e di vetem ai, per sherbimet qe ka bere ne fshehtesi, nuk ka asnje arsye te ngrihet dikush qe sajon brenda gotes nje stuhi dhe na hedh para syve tym te zi.Autori eshte i vdekshem,e pavdekshme eshte vepra e tij,vepren e lexojne miliona e miliona ne pafundesi, autorin e njohin fare pak prej tyre qe e kane kontaktuar gjate jetes se tij.Çmimin “Nobel” e merr vepra, autori gezon vetem shkelqimin e tij dhe jane kohe e humbur te gjitha keto superpozime, keto dredhi, jane kotesi.E verteta gatuan integritetin e koezionin njerezor pa hilera e hipokrizi.Vetem mashtruesve u duhet genjeshtra qe djeg si thengjilli nen hi.Larg ketyre teprimeve te panevojshme do ta gezonte shkrimtari yne madheshtine e veprtes se tij ne thjeshtesi. Ata qe tremben nga e keqja e tyre,e vogel a e madhe qofte, dhe nuk e shohin drejt ne sy,shembin prej vetes dalengadale çdo madheshti.

    Reply to this comment
  22. hyjnore October 15, 18:50

    si shkrimtari visar zhiti nuk do kete as ne shqiperi e as ne bote ai kanji stil te veten te mrekullueshem qe esht vlersuar nga bota e kulturuar nuk pres ndonji gje nga shqiptari qe del nga erresira dhe qe nuk mundet ta vlersoj zotin visar zhiti sepse nuk ja din vlerat e kultures i uroj visarit jete te gjate dhe pun te mbaremisioni i tij esht shum fisnik e me vlera te medha

    Reply to this comment
  23. hyjnore October 15, 18:54

    zoti visar zhiti meriton cmimin nobel per vitin 2013 ketij mendimi i bashkohen dhe shume misjonar te huaj qe diten ta vlersoni letersin e burgut si shtetet e bashkuar te amerikes dhe vende te tjera te botes urime per punen tuaj fisnike

    Reply to this comment
  24. anonimi March 23, 21:05

    absolutisht qe kadareja duhet ta marre nobelin. esht shkrimtar me stil dhe i drejteperdrejte dhe mbi te gjitha shkrimet e tij kuptohen. eshte i mireinformuar per ato qe shkruan dhe kjo e lejon lexuesin qe te marre njohuri te reja si dhe terheqje ne lexim, gje qe eshte paresore per nje shkrimtar si ai. Di si te perdore mire stilizimet:groteskun, ironine etj dhe kjo i ben shkrimet e tij te mrekullueshme dhe te deshirueshme per tu lexuar

    Reply to this comment
  25. kuci vlore August 22, 14:23

    per mendimin tim visari ka poezi te mrekullueshme ,e meriton cmimin nobel ,kam degjuar nga mamaja ime qe eshte nga berati dhe ka bere gjimnazin me te vellain e zotit zhiti kan qene nje nga familjet me te mellaja ,e ka nderuar me poezite tija tomorin ,e kam pare ne berat visarin kur ishte minister kulture dhe me la mbresa te jashtezakonshme.me respekte mario nga kuci i vlores

    Reply to this comment
  26. Adrian Sherka July 15, 22:29

    Ja se si do ta meritonte Ismail Kadare çmimin Nobel: http://kadare-nobel.blogspot.ca/

    Reply to this comment
  27. ELIOT February 1, 17:39

    UNE JA JAP CMIMIN PETRO MARKOS ….. SEPSE AI SIHTE I VETMI QE SI SHKRUAJIT ENVER DIKTATORIT … DHE KADAREJA KA SHKRUAR NDNJE GJE PER POPULLIN … GJE POZITIVE FLAS JO ENVER E KE GOJEN ME SHEQER ????? SIKUR MS TE ISHTE SISTEMI I DIKTATURES …. DO TE KISHTE SHUM ME TE MIRE SE KADAREJA SI SHKRIMATR ……

    Reply to this comment
    • Sebastian Zëri September 12, 15:39

      Koment fals, dashakeq, abuzues, shkruar nga ndonje ziliqar i maskuar si “V Zh jr”. Pse s’guxon të dalesh më emrin tend apo s’ke emër? Mjeran prapasjenash, ndonje deshtak je…

      Reply to this comment
  28. Sebastian Zeri September 12, 15:47

    Koment fals, dashakeq, abuzues, shkruar nga ndonje ziliqar i maskuar gjoja si “V Zh jr”.
    Duket qe i ke zili ata te dy e te tjerë.
    E pyeta Shkrimtarin V. ZH., per keto komente te shpifura dhe ai s’dinte gje e nuk donte t’ia dinte per falsifikatore e perndjekes, sigurimsa te perhershem…
    Pse s’guxon të dalesh më emrin tend apo s’ke emër? Mjeran peapaskenash, ndonje deshtak je, kuptohesh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*